Arabia Saudite: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: hif:Saudi Arabia
Rreshti 55: Rreshti 55:
==Ekonomia==
==Ekonomia==
: '''''Artikulli kryesor : [[Ekonomia e Shteteve - {{PAGENAME}}|Ekonomia e Arabisë Saudite]]'''''
: '''''Artikulli kryesor : [[Ekonomia e Shteteve - {{PAGENAME}}|Ekonomia e Arabisë Saudite]]'''''

==Demografia==
==Demografia==
: '''''Artikulli kryesor : [[Demografia e Shteteve - {{PAGENAME}}|Demografia e Arabisë Saudite]]'''''
: '''''Artikulli kryesor : [[Demografia e Shteteve - {{PAGENAME}}|Demografia e Arabisë Saudite]]'''''

Versioni i datës 21 mars 2009 00:11

Mbretëria e Arabisë Saudite është shtet në Azinë e afërt. Arabia Saudite ndodhet në ishullin e Arabisë dhe kufizohet nga Iraku, Jordania, Kuvajti, Omani, Katari , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. Ka dalje në detin e kuq, dhe në gjirin e Persisë. Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës si dhe si vendlindje e fesë islame.

Historia

Artikulli kryesor : Historia e Arabisë Saudite

Nga të dhënat e historisë lë të kuptohet se ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët (ang. Semitic). Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi ekonomi e bujqve endacakë të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profeti Muhamet në shekullin e VII-të. Brenda ca dhjetëditësh myslimanët në krye me profetin e tyre ja arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.

Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtë Arabia humbi rendësin politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me Lëvizjen reformuese islamike Ualhabitët që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë ka bërë Emir Saud I me një invasion gjatë viteve 1803-1814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktoji veziri i sulltanit në Egjipt, Muhamet Ali Pashë Egjipti . Trupat e djalit të Saudit (Abdallah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 1818-1882 dhe më 1838-1843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexh u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga prijësi e fiseve besnike të perandorisë Osmane. Emiri Abd-al-Aziz II. ibn Saud (sundoi nga 1902-ta)që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemidëve të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta. Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe basenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë.

Politika

Artikulli kryesor : Sistemi shtetërorë në Arabinë Saudite

Arabia Saudite është Monarki islame absolute e udhëhequr nga Mbreti Fahd bin Abd al-Aziz Al Saud i cili ka edhe funksionin e kryeministrit. Princi kandidatë për mbretë tani kryen punët e qeverisë për shkak se mbreti është i sëmurë që nga 1995-ta. Që nga shpallja e mbretërisë kanë sunduar pesë mbretë, të gjithë nga familja Al Saud, emërimi i një mbreti të ri bëhet nga kuvendi i Pleqve të familjes mbretërore. Mbretit i nënshtrohet kuvendi i ministrave i themeluar në vitin 1993 që ka 120 anëtarë me mandate prej katër vitesh. Të gjithë anëtarët e kuvendit të ministrave zgjidhen personalisht nga mbreti. Kuvendi nuk ka fuqi legjislative apo juridike por luanë funksionin e kabinetit të këshilltarëve të mbretit. Postet kyçe të pushtetit i mbajnë princat e kurorëzuar. Ndikimin më të madh në popull kanë Ulemët, klerikë që predikojnë në xhamitë e vendit.

Vendi është ndarë në 13 rrethe administrative (sipas vitin 1993) të cilat administrohen nga një i dërguar personal i mbretit. Qytezat dhe fshatrat udhëhiqen zakonisht nga kuvendi i Pleqve. Kushtetuta e vendit në formë të shkruar është që nga 1992 ku është përpiluar dokumenti me 83 paragrafë të bazuara në Sheriat. Po ashtu ligji i Arabisë Saudite është i bazuar edhe në Kuran dhe “Sunai”. Rregullat e këtyre librave praktikohen rreptësishtë .

Deri më tani Arabia Saudite ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ShBA-të të cilat janë ftohur paksa pas sulmeve të 11 Shtatorit. Përndryshe Arabia Saudite ishte edhe një ndër vendet kooperuese në dy luftuat e Gjirit Persik

Mbretërit e Arabisë Saudite

Artikulli kryesor : Mbretërit e Arabisë Saudite

Njësitë territoriale

Artikulli kryesor : Njësitë territoriale
Provinces of Saudi Arabia
Provinces of Saudi Arabia

Arabia Saudite ka 13 njësi territoriale (mintaqat, njëjës - mintaqah).

  1. Al Bahah
  2. Al Hudud ash Shamaliyah
  3. Al Jawf
  4. Al Madinah
  5. Al Gassim
  6. Ar Riyad
  7. Ash Sharqiyah
  8. 'Asir
  9. Ha'il
  10. Jizan
  11. Makkah
  12. Najran
  13. Tabuk

Gjeografia

Artikulli kryesor : Gjeografia e Arabisë Saudite

Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të azisë Jugperëndimore. Me 2,1 milion km2, ajo pëfshin afro 80% të Gadishullit të Arabisë. Asnjë shtet i këtij regjoni nuk ka një fizionomi specifike, siç ka Arabia Saudite. Ajo në pjesën më të madhe është shtet shkretinor. Në strukturën gjeologjike Gadishulli i Arbisë është i ngjashëm me kontinentrin e Afrikës. Zatën, deri në periudhën e terciarit, Gadishulli i Arabisë ka qenë pjesë tokësore e kontinentit të afrikës. Lëvizjet tektonike në terciar shkaktuan çrregullime në relievin e saj, duke formuar grebenin më të madh në Detin e Kuq, e me këtë bëhet bashkimi i Gadishullit të Arabisë me kontinentin e Azisë. Në aspektin reliever, Arbinë Saudite e karakterizojnë rrafshnaltat si formë dhe kategori morfologjike. Arabia Saudite është e tëra një rrafshnaltë, skaji perëndimor i së cilës është i ngritur, kurse në drejtim të lindjes ajo ulet gradualisht. Pjesa veriore dhe e brendshme e saj karaktyerizohet me një reliev të rrafshët me lëkundje të vogla të lartësive. Në formimin e relievit bien në sy dy elemente më të rëndësishme : çarjet dhe zhvendosjet vertikale, të cilat shprehen plotësisht në bregdetin e detit të kuq, dhe alterimi fizik, përhapja e të cilit është në brendësinë e shtetit.

Klima aride është manifestuar në përhapjen e sipërfaqeve të mëdha të shkretirave. Në veri shtrihetshkretira Nefudi i Madh e, midis Riadit, kryeqendrës së Arabisë Saudite dhe të bregdetit të Gjirit Persik, shkretira Nefudi i Vogël. Ndër shkretirat më të mëdha , jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë është shkretira Rub-el-hali, e cila shtrihet në jug të vedit. Vetëm kjo përfshinë një teritor prej 650.000km2. Mbizotërimi i klimës shkretinore përkujton Saharën në kontinentin e Afrikës.

Ekonomia

Artikulli kryesor : Ekonomia e Arabisë Saudite

Demografia

Artikulli kryesor : Demografia e Arabisë Saudite

Kultura

Artikulli kryesor : Kultura e Arabisë Saudite


Lidhje të jashtme

 Commons: Arabia Saudite – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Arabia Saudite – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale