Teurati: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
JAnDbot (diskuto | kontribute) v roboti shtoj: hi:तोरा |
v roboti shtoj: sw:Torati |
||
Rreshti 81: | Rreshti 81: | ||
[[sr:Тора]] |
[[sr:Тора]] |
||
[[sv:Torah]] |
[[sv:Torah]] |
||
[[sw:Torati]] |
|||
[[th:โตราห์]] |
[[th:โตราห์]] |
||
[[tl:Tora]] |
[[tl:Tora]] |
Versioni i datës 2 maj 2009 03:41
Torah (hebr.: תורה = mësimi, ligji) është shkrimi më i rëndësishëm fetar i Judaizmit dhe nderohet si fjala e frymëzuar e Perëndisë. Torah është pjesa e parë dhe më kryesore e Biblës hebraike. Në të përmbahen 613 urdhëresa. Tora është përmbledhja e pesë Librave të Moisiut, të cilët formojnë edhe në krishterim pjesën e parë kryesore të Besëlidhjes së Vjetër.
Torah është një dorëshkrim i mbledhur rrotull i cili shkruhet nga një shkrues i Torahs nën rregulla të posaçme dhe të rrepta. Në kuptimin e përgjithshëm Torah si emërtim përdoret si përmbledhje e ligjit gojor dhe ligjit të shkruar judaik, duke rrokur gjithë pikëpamjet mësimore fetare autoritative judaike gjatë historisë, së bashku me Mishnah, Talmudin, Midrashin e të tjerë.
Pesë librat që përmbledh Torah në gjuhën hebraike shqiptimi dhe përkthimi i tyre vijon si më poshtë:
- Zanafilla (בראשית, Bereshit: "Fillimi...")
- Dalja (שמות, Shemot: "Emrat")
- Levitikët (ויקרא, Vajjikra: "Ai thirri...")
- Numrat (במדבר, Bamidbar: "Në shkretëtirë...")
- Ligji i përtërirë (דברים, Devarim: "Fjalët", apo "Diskutimet")
Këta pesë libra të Torahs përshkruajnë krijimin e gjithësisë dhe historinë e saj, dhe në veçanti marrëveshjet e posaçme mes Perëndisë dhe popullit të Izraelit.
Judenjtë e kanë nderuar shumë Torahn gjatë gjithë historisë së tyre si popull i përzgjedhur i Perëndisë, ashtu siç kanë vepruar Samaritanët dhe të krishterët.
Torah është pranuar brez pas brezi si fjala e përpiktë e Perëndisë e thënë Moisiut. Për shumë njerëz, ajo s´është e saktë historikisht, as teologjikisht, as ligjërisht apo udhëzues ritual, por si diçka përtej këtyre tre termave. Ajo është udhëzuesja e parë e marrëdhënies midis Perëndisë dhe njeriut, dhe i gjithë kuptimi dhe qëllimi i kësaj marrëdhënieje, një dokument i gjallë që shpaloset nëpër breza dhe mijëvjeçarë.