Jul Variboba: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Bet 0 (diskuto | kontribute)
v U kthyen ndryshimet e 91.187.116.67 (diskutimet) në versionin e fundit nga 82.114.80.218.
Rreshti 8: Rreshti 8:
At Juli vdiq në Romë duke meshuar dhe menjëherë u hap fjala se trupi i tij nuk ra përdhe, por qendroi një pëllëmbë mbi tokë derisa e morën për ta përcjellë në banesën e fundit.
At Juli vdiq në Romë duke meshuar dhe menjëherë u hap fjala se trupi i tij nuk ra përdhe, por qendroi një pëllëmbë mbi tokë derisa e morën për ta përcjellë në banesën e fundit.
==Tituj të veprave==
==Tituj të veprave==
*[[Gjella e Shën-Mërisë Vigjër]] - Ullano, ([[1762]vepra e tij eshte gjella e shen meris virgjer kur prinderit donin ta martonin a inuk pranonte, por dikur e binden prinderit dhe ai u shfaq ne truporen e shen meris se virgjer
*[[Gjella e Shën-Mërisë Vigjër]] - Ullano, ([[1762]])
kklfjkfdjakdkajdkjaw

Versioni i datës 25 maj 2009 22:21

Jul Variboba

Jul Variboba (1727Mbuzati/San Giorgio Albanese - 1788) prift, shkrimtar arbëresh nga Kalabria, Itali

Arbëresh nga Mbuzati (San Giorgio Albanese) i Kalabrisë. Ishte rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benedikt në Ullano dhe aty në vitin 1762 botoi veprën "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër"- një vepër e hartuar me synim artistik që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga poezia e llojeve të shkurta në poemën e gjatë, gjë që s'ishte parë deri në atë kohë ndër shkrimtarët shqiptarë.[1].

At Juli, prift uniat, mësimet i filloi e i mbaroi në kolegjin e përmendur arbëresh të Shën Adrianit, në Shën Mitër të Koronës (San Demetrio Corone). Bashkëkohësit dëshmojnë se At Juli ka qenë një prift i drejtë e shpresëtar. Meqë ishte djalë i vetëm, prindët dëshironin ta martonin përpara se të dorëzohej prift. Variboba nuk ishte i atij mendimi sepse e urrente martesën, por pas shumë lutjesh nga familja e farefisi, pranoi të shkonte në Napoli për të gjetur nuse. Pasi qëndroi disa kohë në qytetin e madh, u kthye më në fund në fshat ku hapi fjalën se nusja do të mbërrinte së shpejti. Nuk mbeti njeri pa dalë të shikojë e të përshëndesë nusen e Varibobës, por u çuditën së tepërmi kur panë në vend të nuses një shtatore të Zonjës Shën Mëri. Djaloshi s'përmbahej dot nga gazi, hoqi unazën e tij dhe ja shkoi në gisht Zonjës së Bekuar duke thënë se ajo ishte nusja e tij. Më vonë At Juli u padit në Vatikan se kish rënë në mëkat me një vajzë të fshatit, mëkat të cilin e pohon edhe vetë ne kreun e dytë të veprës së tij, dhe për të cilin u dërgua syrgjyn në Romë. Në Qytetin e Përjetshëm u njoh me shumë dijetarë e filozofë të Kishës, u pendua për mëkatin që kishte bërë dhe shkroi veprën e tij të pavdekshme "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër", e cila u botua në Romë më 1762. At Juli vdiq në Romë duke meshuar dhe menjëherë u hap fjala se trupi i tij nuk ra përdhe, por qendroi një pëllëmbë mbi tokë derisa e morën për ta përcjellë në banesën e fundit.

Tituj të veprave

  1. ^ Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut nga Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa, botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9