Jul Variboba: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Bet 0 (diskuto | kontribute) v U kthyen ndryshimet e 91.187.116.67 (diskutimet) në versionin e fundit nga 82.114.80.218. |
Bet 0 (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 9: | Rreshti 9: | ||
==Tituj të veprave== |
==Tituj të veprave== |
||
*[[Gjella e Shën-Mërisë Vigjër]] - Ullano, ([[1762]]) |
*[[Gjella e Shën-Mërisë Vigjër]] - Ullano, ([[1762]]) |
||
==Burim i të dhënave== |
|||
{{ref}} |
|||
[[Category:Shkrimtarë arbëreshë]] |
|||
[[ca:Gjul Variboba]] |
|||
[[en:Giulio Variboba]] |
|||
[[es:Giulio Variboba]] |
|||
[[hu:Jul Variboba]] |
|||
[[sv:Giulio Variboba]] |
|||
[[uk:Варібоба Юль]] |
Versioni i datës 25 maj 2009 22:22
Jul Variboba (1727 në Mbuzati/San Giorgio Albanese - 1788) prift, shkrimtar arbëresh nga Kalabria, Itali
Arbëresh nga Mbuzati (San Giorgio Albanese) i Kalabrisë. Ishte rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benedikt në Ullano dhe aty në vitin 1762 botoi veprën "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër"- një vepër e hartuar me synim artistik që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga poezia e llojeve të shkurta në poemën e gjatë, gjë që s'ishte parë deri në atë kohë ndër shkrimtarët shqiptarë.[1].
At Juli, prift uniat, mësimet i filloi e i mbaroi në kolegjin e përmendur arbëresh të Shën Adrianit, në Shën Mitër të Koronës (San Demetrio Corone). Bashkëkohësit dëshmojnë se At Juli ka qenë një prift i drejtë e shpresëtar. Meqë ishte djalë i vetëm, prindët dëshironin ta martonin përpara se të dorëzohej prift. Variboba nuk ishte i atij mendimi sepse e urrente martesën, por pas shumë lutjesh nga familja e farefisi, pranoi të shkonte në Napoli për të gjetur nuse. Pasi qëndroi disa kohë në qytetin e madh, u kthye më në fund në fshat ku hapi fjalën se nusja do të mbërrinte së shpejti. Nuk mbeti njeri pa dalë të shikojë e të përshëndesë nusen e Varibobës, por u çuditën së tepërmi kur panë në vend të nuses një shtatore të Zonjës Shën Mëri. Djaloshi s'përmbahej dot nga gazi, hoqi unazën e tij dhe ja shkoi në gisht Zonjës së Bekuar duke thënë se ajo ishte nusja e tij. Më vonë At Juli u padit në Vatikan se kish rënë në mëkat me një vajzë të fshatit, mëkat të cilin e pohon edhe vetë ne kreun e dytë të veprës së tij, dhe për të cilin u dërgua syrgjyn në Romë. Në Qytetin e Përjetshëm u njoh me shumë dijetarë e filozofë të Kishës, u pendua për mëkatin që kishte bërë dhe shkroi veprën e tij të pavdekshme "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër", e cila u botua në Romë më 1762. At Juli vdiq në Romë duke meshuar dhe menjëherë u hap fjala se trupi i tij nuk ra përdhe, por qendroi një pëllëmbë mbi tokë derisa e morën për ta përcjellë në banesën e fundit.
Tituj të veprave
- Gjella e Shën-Mërisë Vigjër - Ullano, (1762)
- ^ Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut nga Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa, botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9