Dallime mes rishikimeve të "Jul Variboba"

Jump to navigation Jump to search
11 bytes added ,  12 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
No edit summary
No edit summary
[[Figura:Giulio Variboba.jpg|thumb|Jul Variboba]]
'''Jul Variboba''' ([[1727]] në [[Mbuzati]]/[[San Giorgio Albanese]] - [[1788]]) [[Prifti|prift]], [[shkrimtar]] [[arbëreshët|arbëresh]] nga [[Kalabria]], [[Itali]].
 
Arbëresh nga Mbuzati (''[[San Giorgio Albanese]]'') i Kalabrisë. Ishte rektor i Seminarit arbëresh të Shën-Benedikt në Ullano dhe aty në vitin 1762 botoi veprën "''Gjella e Shën-Mërisë Virgjër''"- një vepër e hartuar me synim artistik që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga [[poezia]] e llojeve të shkurta në [[poema|poemën]] e gjatë, gjë që s'ishte parë deri në atë kohë ndër shkrimtarët shqiptarë.<ref><small>''Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut'' nga [[Gjovalin Shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9</small></ref>.
 
At Juli, prift uniat, mësimet i filloi e i mbaroi në kolegjin e përmendur arbëresh të Shën Adrianit, në Shën Mitër të Koronës ([[San Demetrio Corone]]). Bashkëkohësit dëshmojnë se At Juli ka qenë një prift i drejtë e shpresëtar. Meqë ishte djalë i vetëm, prindët dëshironin ta martonin përpara se të dorëzohej prift. Variboba nuk ishte i atij mendimi sepse e urrente martesën, por pas shumë lutjesh nga familja e farefisi, pranoi të shkonte në [[Napoli]] për të gjetur nuse. Pasi qëndroi disa kohë në qytetin e madh, u kthye më në fund në fshat ku hapi fjalën se nusja do të mbërrinte së shpejti. Nuk mbeti njeri pa dalë të shikojë e të përshëndesë nusen e Varibobës, por u çuditën së tepërmi kur panë në vend të nuses një shtatore të Zonjës [[Shën Maria|Shën Mëri]]. Djaloshi s'përmbahej dot nga gazi, hoqi unazën e tij dhe ja shkoi në gisht Zonjës së Bekuar duke thënë se ajo ishte nusja e tij.
 
Më vonë At Juli u padit në [[Vatikani|Vatikan]] se kish rënë në mëkat me një vajzë të fshatit, mëkat të cilin e pohon edhe vetë ne kreun e dytë të veprës së tij, dhe për të cilin u dërgua syrgjyn në [[Romë]]. Në Qytetin e Përjetshëm u njoh me shumë dijetarë e filozofë të [[Kisha|Kishës]], u pendua për mëkatin që kishte bërë dhe shkroi veprën e tij të pavdekshme "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër", e cila u botua në Romë më 1762.
At Juli vdiq në Romë duke meshuar dhe menjëherë u hap fjala se trupi i tij nuk ra përdhe, por qendroiqëndroi një pëllëmbë mbi tokë derisa e morën për ta përcjellë në banesën e fundit.
 
==Tituj të veprave==
*[[Gjella e Shën-Mërisë Vigjër]] - Ullano, ([[1762]])
10.357

edits

Menyja e lëvizjeve