Mahmud Ahmedinezhad: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 6: Rreshti 6:
Kryetari iranian është figurë tejet kundërthënëse dhe komentet e tij kanë bërë që të njihet si njeri dhunshëm dhe luftëdashës. Së fundi, pohimi i tij në një konferencë të OKB-së se Izraeli është shtet i ndërtuar në baza raciste u përcoll nga braktisja e sallës ku ai po mbante fjalim.

Në qershor të këtij viti, Ahmedinezhad po sfidohet nga dy kandidatë reformistë, ish-kryeministri [[Mir Hosein Musavi]] dhe ish-kryeparlamentari, Mehdi Karubí dhe një konservator, ushtaraku dhe ekonomisti Mohzen Rezai. Vlerësimet e tanishme tregojnë se Ahmedinezhad është kandidati me përparësinë më të madhe dhe se pritet që ai të rizgjedhet.
Në qershor të këtij viti, Ahmedinezhad po sfidohet nga dy kandidatë reformistë, ish-kryeministri [[Mir Hosein Musavi]] dhe ish-kryeparlamentari Mehdi Karubí, dhe një konservator, ushtaraku dhe ekonomisti Mohzen Rezai. Vlerësimet e tanishme tregojnë se Ahmedinezhad është kandidati me përparësinë më të madhe dhe se pritet që ai të rizgjedhet.

== Shih dhe këtë ==
== Shih dhe këtë ==

Versioni i datës 2 qershor 2009 10:09

Skeda:Mahmud Ahmedinezhad.jpg
Mahmud Ahmedinezhad, Kryetar i Republikës Islamike të Iranit

Mahmud Ahmedinezhad (persisht: محمود احمدی‌نژاد, Mahmud Ahmadinežâd, IPA: mæhˈmuːd æhmædiːneˈʒɒːd), i njohur edhe si Mahmoud Ahmadinejad, është kryetari aktual, i gjashti me radhë, i Republikës Islamike të Iranit. Ish-kryebashkiak i Teheranit, Ahmedinezhad fitoi mandatin e parë katërvjeçar në zgjedhjet presidenciale të Iranit në vitin 2005. Si kryetar, ai mban postin më të lartë të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, si dhe kryen funksionet e kreut të qeverisë dhe disa funksione ceremoniale të kryetarit të shtetit. Kreu i vërtetë i shtetit në Iran është Udhëheqësi Suprem, i cili mban komandën e forcave të armatosura dhe ka tagër t'i rishikojë vendimet politike të ligjvënësve dhe ekzekutivit.

Ahmedinezhad mban titullin e doktorit të shkencave, ndërsa në politikë njihet si konservator i pikëpamjeve islamike shiite dhe një kundërshtar i madh i SHBA-ve dhe Izraelit. Telashet e Ahmedinezhadit janë dështimi i planit të tij ekonomik si dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Ai ka mbrojtur programin bërthamor të Iranit, me gjithë kundërshtimin e botës perëndimore. Njëherësh, gjendja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe të grave nuk ka ndryshuar gjatë gati një mandati presidence të Ahmedinezhadit.

Kryetari iranian është figurë tejet kundërthënëse dhe komentet e tij kanë bërë që të njihet si njeri dhunshëm dhe luftëdashës. Së fundi, pohimi i tij në një konferencë të OKB-së se Izraeli është shtet i ndërtuar në baza raciste u përcoll nga braktisja e sallës ku ai po mbante fjalim.

Në qershor të këtij viti, Ahmedinezhad po sfidohet nga dy kandidatë reformistë, ish-kryeministri Mir Hosein Musavi dhe ish-kryeparlamentari Mehdi Karubí, dhe një konservator, ushtaraku dhe ekonomisti Mohzen Rezai. Vlerësimet e tanishme tregojnë se Ahmedinezhad është kandidati me përparësinë më të madhe dhe se pritet që ai të rizgjedhet.

Shih dhe këtë

Referencat

BBC News, "Iran's presidential candidates," 21 maj 2009