Kometa Hyakutake: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: hr:Komet Hyakutake
v roboti shtoj: bg:Хиакутаке
Rreshti 22: Rreshti 22:
{{Link FA|en}}
{{Link FA|en}}


[[bg:Хиакутаке]]
[[ca:Cometa Hyakutake]]
[[ca:Cometa Hyakutake]]
[[de:Hyakutake]]
[[de:Hyakutake]]

Versioni i datës 7 qershor 2009 07:36

Kometa Hyakutake

Kometa Hyakutake (shifra ufiqale C/1996 B2) është një kometë e cila u zbulua në janar të vitit 1996. Kjo kometë kaloi shumë afër Tokësmars të po këti viti. Edhe kjo kometë bënë pjesë në listën Kometat e mëdha si dhe specifikohet edhe me emrin: Kometa e Madhe e vitit 1996. Ky trup qiellor definohet si trupi që iu afrua më së afërmi Tokës në 200 vitet e fundit, edhe kjo kometë shihej me sy pa nevojën e ndonjë teleskopi apo dylbive, dhe miliona njerëz e vështruan në tërë botën, pasi që dukej e mrekullueshme dhe ndriçuese në netët e errta e të kthjellëta.

Kometa tërhoqi me vete një popullaritet dhe një vështrim të madh që paksa e zbehi interesimin për kometën Hale-Bopp e cila në po këtë vit afrohej në Sistemin diellor. Hyakutake arriti kulmin e ndriqueshmëris vetëm për pak ditë.

Hyakutake solli edhe disa risi për astronomët që e vështronin. Ajo më e rëndësishmja që zbuluan astronomët nga kjo komet ishin të ashtu quajturat rrezet X ishte hera e par që u indedifikuan këto rreze në një trup komete.

Kur sonda spaciale Ulysses e përshkoi bishtin e kësaj komete, ndodhi edhe një e pa pritur, bishti i saj doli më i gjati nga të gjitha kometat që i njeh bota deri më tani me një gjatësi prej 500 milion kilometra të joneve nukleare.

Hyakutake është një komet periodikisht shum e gjatë. Kjo mendohet se kishte kaluar edhe më parë në sistemin tonë Diellor, që thuhet se periodi i saj orbital është rreth 15 000 vjet, por influenza e saj gravitacionale të gazërave gjigande e rritë këtë tez në 72 000 vjet.


Zbulimi i saj

Kometa ishte zbuluar më 30 janar 1996 nga astronomi japonez Yuji Hyakutake. Me vite ishte vu në gjueti për të zbuluar kometa dhe kështu u transferua në Kagoshima sepse ishte një vend rural më i mir për këndvështrim. Në këtë mënyr filloi vështrimi i tij me dylbi dhe me teleskop në netët e errëta.

Hyakutake kishte zbuluar pak javë më parë edhe një kometë, atë: C/1995 Y1 mirpo që nuk ishte e dukshme për syrin e njeriut pa anën e teleskopit. Po në atë drejtim Hyakutake e sheh një trup tjetër qiellor e që fillimisht mendon se ishte ai i pari. Dhe për t`i larguar dyshimet që kishte, mëngjesin e ardhshëm drejtohet tek Qendra Astronomike e Japonis. Pak më vonë zbulimi u konfirmua nga mbikqyrsit e po kësaj qendre.