Mehmet Ali Pasha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: simple:Mehemet Aali
v roboti ndryshoj: simple:Muhammad Ali of Egypt
Rreshti 94: Rreshti 94:
[[pt:Mehmet Ali]]
[[pt:Mehmet Ali]]
[[ru:Мухаммед Али Египетский]]
[[ru:Мухаммед Али Египетский]]
[[simple:Mehemet Aali]]
[[simple:Muhammad Ali of Egypt]]
[[sv:Muhammed Ali av Egypten]]
[[sv:Muhammed Ali av Egypten]]
[[tr:Kavalalı Mehmet Ali Paşa]]
[[tr:Kavalalı Mehmet Ali Paşa]]

Versioni i datës 20 korrik 2009 08:12

Skeda:Mehmetali.gif
Mehmet Ali Pash Egjipti

Muhamed (Mehmet) Ali Pasha themeluesi i shtetit të Egjiptit modern, si shtet i parë islamik i dalur nga feudalizmi i mesjetes.

Lindja dhe karriera

Skeda:Muhamed Ali Pasha.JPG
Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali, është një nga djemtë më të mirë që tokat Shqiptare kanë nxjerrë në historinë e tyre. Fatkeqësisht nëpër mjetet e propagandës Perëndimore, Mehmet Ali Pasha shpesh here tregohet sikur të ketë qene Grek, apo "shqiptar" nga Kavalla ne Greqi (!) që në fakt është pjesë e Çamërisë, tokë Shqiptare të cilën juntat greke me forcën e pastrimit etnik e de-popullzuan në mesin e shekullit të XX nga Shqiptarët e besimit Islam.

Për Mehmet Aliun tregohet që të ketë lindur në një familje të thjeshtë shqiptare, dhe pasi Mehmeti për njëfarë kohë është marrë me tregti nëpër Çamëri, më vonë ka vendosur që ti bashkohet ushtrisë së perandorisë osmane. Për Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te shkruaje dhe te lexoje ka qenë një njeri i mençur dhe largpamës, gjë që e beri atë të bëjë karriere në ditët e më pasme të jetës. Në ditët kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili që nga koha e Sulltan Selimit kishte qenë pjesë e pandashme e perandorisë osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shume myslimanë të tjerë, shtetas te perandorisë u ngrit për të mbrojtur këtë tokë të perandorisë osmane nga këta kolonizator të rinj.

Në krye të një batalioni me Shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas përpjekjeve të ndryshme luftarake me francezët më në fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha bonaparte. Pas çlirimit te Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile, më në fund në vitin 1805 Mehmet Aliu më këshillën e sheikut të Azharit, morri fermanin nga Sulltani për tu bërë guvernator i Egjiptit se bashku me titullin Pasha.

Eleminimi i kundershtareve politike

Duke pare situaten e prapambetur te Egjyptit te asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai qe filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me çifligaret vendas (Mamluket), intrigat e tyre, kercenimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmerine ndaj rregullave te shtetit, Mehmet Aliu me rastin e dergimit te birit te tij Tosum Pasha ne Arabi kunder "Vehabive" (Selefive) organizoi nje darke për te gjithe parine vendase Memluke (ketu fillon konspiracia Arabe J).

Pasiqe i ftoi te gjithe Memaliket ne keshtjellen e tij, Mehmet Aliu qe e kishte rrethuar keshtjellen me rojet e tij Shqiptar, i urdheroi ata qe te ekzekutonin te gjithe kundershtaret e tij qe i kishte ftuar ate nate ne keshtjelle. Pas ketij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njehere e pergjithmone pushtetin e tij mbi Egjypt, pasiqe ai arriti qe ti eleminoje rivalet e tij ne ate mbremje. Nga ky akt, sa mizor dhe i pabese i Mehmet Aliut, shume Memluk qe shpetuan, filluan te nxisin urrejtjen arabe kunder Mehmet Aliut qe mbahet si i pari politikan Makiavelian ne historine moderne Islame.

Lufterat e Mehmet Aliut

Perdoria Osmane

Nje nga zotesite kryesore qe Shqiptaret kane patur ne Perandorin Osman, kane qene arti i luftes. Keshtu qe nga ditet e marrjes se Egjyptit, e deri ne ditet e fundit te jetes se tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve te tij zhvilloi mjaft beteja te suksesshme nepër bote.

Nga te parat ekspedita luftarake qe Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me rradhe qe Mehmet Aliu, me urdher te Sulltanit kreu ne Arabi kunder "Vehabive",ku djemte e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arriten qe kryengritjen e Saudeve ne Arabi ta shype dhe te ktheje qytetet e shenjta te Mekes dhe Medines ne gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte te mund te kryenin vizitat e tyre ne token e shenjte ne menyre te qete dhe pa probleme.

Nga vitet 1820 deri me 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kunder Sudanit, ku ne 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet te tij. Me 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve te barbareve ne Greqi, Sulltan Mahmudi i II qe nuk mund te ta shtypte dot kete rrebelim Grek, therriti ne ndihme Mehmet Aliun, i cili duke çuar ne krye te kesaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti qe te shuaje dhe shtype revoltat ne Greqi. Si rrjedhoje e kesaj fitore, Mehmet Aliu u shperblye nga Sulltani qe te behej edhe governator i Kretes. Por fuqite e medha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke pare shtrirjen e gjere qe Mehmet Aliu pati qe nga Sudani e deri ne Krete, me 1827 derguan armatat e tyre për te luftuar Ibrahim Pashen, te birin e Mehmet Aliut, i cili pas perplasjes me fuqite e medha u thye, dhe u detyrua qe te leshoje shtypjen e terrorizmit Grek.

Si rrjedhoje e disa mbeturinave Mamluke qe kishin lene Egjyptin pas masakres se Mehmet Aliut, shume prej tyre qe nga Siria kryenin akte sabotazhi kunder Mehmet Aliut. Për kete arsye ne 1831 Mehmet Aliu u detyrua qe te pushtoje Sirine dhe te ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemeroi Sulltan Mahmudin i cili hyri ne konflikt me Mehmet Aliun (besohet se e kete lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet Aliut qe ishte keshilltar i Sulltanit). Pas betejes se 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrine Osmane, filloi marshin për ne Anadoll, ku sipas shume historianeve ambicjet e Mehmet Aliut ishin qe ai tu bente Sulltan i shtetit Islam. Por duke pare forcen dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqite e medha e ndaluan dhe kercenuan serisht Mehmet Aliun qe te mos avanconte me tej. Nese ky plan do te kishte ndodhur, bota nuk do ti njihte me Shtetet e Bashkuara Islame, si Khalifati Osmanlli, por do ta njihnin si Khalifati Shqiptar keshtu qe Dom Ndocet e Dom Leshet e sodit duhet te gjenin shpifje te reja kunder Islamit Shqiptar.

Pas kesaj perpjekje te fundit, Mehmet Aliu u terhoq ne Egjypt ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi Egjypt (mbreterise), nga ku gjenerata e niperve te tij udhehoqi deri ne vitin 1956.

Arritjet e Mehmet Aliut

Xhamia e Muhamed Ali Pashës në Kairo, Egjipt

Cami Mehmet Ali, përvec betejave të tija të suksesshme në botën Islame, mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari qe ne boten Islame futi shtypshkronjen, ndertoi fabrika, ndertoi sisteme moderne për shtetet ku ai udhehoqi. Ne vecanti, vepra te Mehmet Aliut qe vlejne për tu theksuar janë: Krijimi i Egjyptit si shtet, modernizimi, ndertimi i qyteteve, qendrave tregtare, qendrave industriale etj.

Krijimi i Sudanit si shtet, emancipimi i shoqerise Sudaneze dhe dhënies së saj të një fizionomie qytetare (Hadara) përndryshe nga fizionomia fshatare (Badava) qe Sudani kishte perpara ardhjes së Mehmet Aliut.

Emancipimi i shoqerisë Egjyptiane, që sot ështe zemra e botës Arabe, ku nëpermjet aktivizmit të shoqërise vendase beduino - felahe në jetën shoqërore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu është ai që mbahet si arkitekt i Intelektualizmit dhe Iluminizmit arab abham Al - Xhedid; që do të thotë sistemi i ri dhe ka te bëjë me atë se Mehmet Aliu ishte ai që për herë të parë në botën Islame, krijoi një ushtri me të vërtet profesionale, dhe mjaft herë me te avansuar sesa ajo e Osmanëve. Vetë suksesi i ushtrive te Mehmet Aliut nëpër botë, i tregoi Sultan Muratit se Sistemi Osman ishte vjeteruar, gjë që e coi Sulltanin që pas Mehmet Aliut të shpalli edhe ai "Nidham Al Xhedidin'" ala - Turce, por që asnjëherë nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut.

Dhe pse pasardhësit e Mehmet Aliut më vonë u korruptuan dhe e dobesuan Egjyptin që Mehmet Aliu themeloi, sërisht vlerat e Mehmet Aliut për zemren e sotshme te botës Arabo - Islame janë të panumerta. Me të drejtë për punën në themelimin e Egjyptit dhe ringjalljën Arabe që zë rrenje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe illuminatori i intelektualizmit Arab.

Versionet e konspiracive arabe

Nuk është dicka e rralle qe mes shume Arabsh, here pas here te degjosh akuzime ndaj Mehmet Aliut, si ato qe mund te hidhen ndaj Ataturkut. Por edhe pse Mehmet Aliu ishte modernizues i botes Arabe, kjo nuk do te thote aspak se ai ishte anti-Islamist tip Ataturk. Teorire e Konspiracive Arabe ndaj Mehmet Aliut hidhen rreth 2 temave; modernizmi qe ai i beri botes Islamo - Arabe dhe masakra e tij mbi Mamluket.

Perderisa modernizmin e botes Islame, ne si Muslimane e kemi fardh (detyre), ideja e shume arabeve se modernizimi është de-islamizim është gabim, pasiqe Islamizimi nuk është prapambeturi, por ai shkon gjithnje me progresin njerezor.Modernizmi i civilizimeve Islame, kalimi i tyre nga Badava (fshataresi) ne Hadara (civilizim) sic Ibn Khalduni ka predikuar është nje nga nevojat e shoqerive Islame dhe jo-Islame nepër kohe. Kete nevoje ne e kemi pare gjate histories Islame ne ngritjen e civilizimit te Emevive, Abasideve, Fatimideve, Pahllavive etj dhe me ne fund te Shqiptareve ne Egjypt qe ndertuar civilizimin Arab te sodit, civilizim për te cilen Shqiptaret duhet te jene krenar qe janë arkitekt te tij.Kurse masakra e Mehmet Aliut mbi mamaliket mund te justifikohet si nje akt i nevojshme ne syte e realpolitikes qe koha e Mehmet Aliut nepër Evrope kishte filluar te vertetonte.

Tituj të veprav

Politik
  • Themelues i Egjiptit modern
Ushtarak

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme