Llashtica: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Personalitet
Rreshti 66: Rreshti 66:
Kësaj godine të diturisë tani i mungon edhe nxemja qendrore, pasurimi i kabineteve të ndryshme, si dhe paisja e sallës së edukatës fizike me mjete dhe rekuizita sportive, por shpresojmë se pushteti i ynë, qeveria, ministria e arsimit, si dhe donatorët e ndryshëm do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve, gjegjësisht projektev.

PERSONALITET
[[Kategoria:Fshatra në komunën e Gjilanit]]
Esat Berisha
[[Kategoria:Fshatra në Kosovë]]
ESAT ( YMER ) BERISHA
1913 - 1944

U lind në Gjilan më 14.4.1913 në një familje me tradita patriotike. I ati Ymeri, ishte me profesion hoxhë, kurse e ëma, Refiqja, amvise,të cilët patën 5 djem e 1 vajzë. Shkollën fillore Esati e regjistroi më 1922 dhe e kreu më 1926 në Gjilan në gjuhën serbe. Në vitin shkollor 1927/28 regjistrohet në Medresenë e Madhe "kral Aleksandri"të Shkupi, të cilën e kryen me sukses më 1935. Në Medrese pati fatin të njihet me shumë intelektual e patriotë të kohës. Menjëherë pas mbarimit të medrasesë regjistrohet në në fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit në vitin shkillor 1935/1936. Pas fillimit të luftës së Dytë Botërore u detyrua t`i ndërpres studimet, ndërsa më 1942 u regjistrua në Universitetin e Zagrebit, ku edhe u diplomua në mars të vitit 1943. Gjatë studimeve sa ishta në Beograd u angazhua në Lëvizjen e Rinisë Përparimtare të Kosovës, e cila ishte e organizuar dhe funksiononte përmes Organizatës "Kosmet" . Kundërshtoi publikisht planin e pushtetit jugosllav për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Më 1937 ishte njëri ndër shumë studentë të Kosovës që nënshkroi Proklamatën kundër shpërnguljes së shqiptarëve me dhunë për në Turqi në bazë të marrëveshjes që Jugosllavia e kishte nënshkruar me Turqinë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Esat Berisha u angazhua në jetën politike si veprimtar për qështje të kosolidimit të shtetit shqiptar dhe të përfshirjes së të gjitha trojeve etnike brenda kufijve të Shqipërisë. Si intelektual Esati bashkëpunoi me shumë gazeta e revista të kohës që dilnin në gjuhën shqipe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Interesimet dhe shkrimet e tij ishin të angazhuara dhe preknin fushën kulturo- arsimore dhe politiko-jurdike të jetës dhe shtetit shqiptar. Me këtë rast po veqojmë artikujt "veprimtaria e arsimtarëve në Gjilan" të botuar në gazetën "Lidhja e Prizerenit" të datës 2 prill 1944 dhe "Shqipëria në letërsinë serbe" të datës 9 prill 1944. Esat Berisha udhëhoqi tubimin e organizuar me nëpunësit e rininë që shërbente në administratën e nënprefekturës së Gjilanit më 1941. Si i ri u mor edhe me sport , sidomos me futboll. Luante në klubin sportiv "Bashkimi" të Gjilanit së bashku me Xheladin Kurbaliun, Abdullah Preshevë, Selim Selimin etj.
Ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues të këtij klubi. Meqë me profesion ishte jurist, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai punoi një kohë si gjyqtar i Gjyqit Paqtues për Nënprefekturën e Gjilanit.
Esat Berisha së bashku me Mehmet Devajën ishte delegat i Gjilanit në Kuvendin Themelues të Lidhjes së Dytë të Prizerenit. Në këtë Kuvend u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Qendror.
Kur me propozimin e Tahir Zajmit Kuvendi Themelues i Lidhjes së Dytë të Prizerenit proklamoi bashkimin e kosovës, Dibrës, Tetovës, Strugës, Ulqinit dhe Tivarit me Shqipërinë si dhe të qarkut të Kosovës ( Mitrovica, Vushtrria dhe Podujeva ) që i takonte zonës së pushtimit gjerman, avokati Esat Berisha në cilësinë e delegatit të Gjilanit kërkon nga Kuvendi që të ndërhynte për rishikimin e vijës kufitare me bullgarinë fashiste duke u angazhuar që brenda kufijve të Shqipërisë të përfshihen trevat shqiptare që ndodheshin nën pushtimin bullgar. Me rastin e riorganizimit të Komitetit Qendror të lidhjes së Dytë të Prizerenit nga ana e Xhafer Devës, në korrik të vitit 1944, Esat Berisha caktohet përgjegjës për dikasterin e transportit.
Pas 17 nëntorit 1944 kur shumica e anëtarëve të Komitetit Qendror të lidhjes së Dytë të Prizerenit vendosën të lëshonin vendin, Esat Berisha u gjend në mesin e atyre që nuk deshtën të largohen nga Kosova. Pothuaj të gjithë ata që mbetën në Kosovë ose që kaluan në Shqipëri u ekzekutuan nga ana e organeve të pushtetit serb, i cili u vendos në Kosovë në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Menjëherë pas depërtimit në Gjilan të njësiteve të UNCJ-së dhe të forcave të ushtrisë bullgare, si dhe me konsolidimin e pushtetit komunist filloi riaktivizimi i elementeve proçetnike sebo-malazeze, të cilët shfrytëzuan momentin për të realizuar qëllimet e tyre për likuidimin fizik të shqiptarëve, sidomos të atyre më me autoritet dhe të atyre që kishin mbrojtur dhe mbronin interesat kombëtare shqiptare. Ata veçmas i likuidonin intelektualët dhe patriotët shqiptarë. Kësisoji brenda një kohe të shkurtër u mbushën burgjet përplot shqiptarë dhe filloi likuidimi i tyre pa kurrfarë procedure gjyqësore. Organet e OZN-së Esatin e arrestuan më 17 dhjetor 1944, ndërsa e pushkatuan të nesërmen më 18 dhjetor 1944 në mënyrën më mizore me të vetmin "faj" se kishte qenë anëtar i Komitetit Qendror të Lidhes II të Prizerenit. Më vonë ia vrasin edhe babanë - Ymerin, pa kurrfarë gjyqi, ndërsa vëllaun Hamdiun, ia denojnë me burg të përjetshëm.

Versioni i datës 30 korrik 2009 22:02

Stampa:Infobox KS fshat

Llashtica është vendbanim në Komunën e Gjilanit.

Gjeografia

Vendbanimi është i vendosur rrëzë Maleve të Karadakut përgjatë lumit të Llashticës. Vendbanimi është i tipit të dendur dhe formë të zgjatur.

Arsimi

Në Fshatin Llashticë gjendet shkolla fillore "Esad Berisha" me një kapacitet prej 300 deri 350 nxënës dhe biblioteka e fshatit "Fan S.Noli".

Shkolla shqipe në Llashticë ka filluar punën menjëherë pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 1 dhjetor 1946, si shkollë katër klasëshe e kombinuar.

Para kësaj date fëmijët shqiptar (një numër i vogël i tyre) mësonin në mejtepin e fshatit, ku i merrnin elementet e para të mësimit fetar islam. Mësimi laik shqip në këtë fshat startoi në objektet që nuk ishin të destinuara për zhvillimin e mësimit. Kështu dita e parë e mësimit shqip u mbajt në dyqanin e Selmanit që kishte rreth 12 metra katror, pastaj në shtëpinë e Feriz Llashticës dhe në objektin e mejtepit të xhamisë.

Mësuesi i parë i shkollës shqipe ishte Sylejman Osmani, i biri i Ramush Cvircës, i cili në fillim punoi me nxënës të moshave të ndryshme.

Pas renovimit të shtëpisë së kulturës më 1949 dhe rregullimit të saj për punë aty rreth viteve 1952-1955 nxënësit vendosen në lokalet e shtëpisë së kulturës, ku një pjesë e saj ekziston edhe sot edhe pse gjatë luftës së vitit 1999 armiku gjakatar e dogji, mirëpo falë ndihmës së SHBA-ve , gjegjësisht Organizatës qeveritare Amerikane USAID kjo godinë në vitin 2000 u rinovua dhe tani ajo është edhe më e bukur se kurrë më parë. Këtu në objektin e vjetër mësimi zhvillohet deri në vitin 1979 dhe në këtë vit d. m. th. në vitin 1979-1980 bëhet inaugurimi i objektit të tashëm shkollor.

Objekti u ndërtua kryesisht nga vetkontributi i qytetarëve të Llashticës dhe puna vullnetare e tyre.

Në fillim shkolla shqipe e Llashticës ishte katërklasëshe, ndërsa më vonë, apo më saktë më 1 shtator 1967 është hapur edhe klasa e pestë, kështu që në fillim të viteve të 70-ta janë hapur edhe dy klasë tjera, përkatësisht klasa e gjashtë dhe klasa e shtatë. Me rritjen e numrit të nxënësve rriteshin edhe paralelet, kështu që shtohej edhe nevoja për zgjerimin e lokalit të shkollës. Prandaj në vitin 1976 Emin Shabani, Asllan Ibishi, Musa Qerimi morën iniciativën për të punuar dhe udhëhequr punën në zgjerimin e lokalit shkollor. Kështu sëbashku me qytetarët e tjerë të fshatit ia arritën qëllimit që e kishin. Pra që fëmijët e tyre të kenë hapësirë të mjaftueshme për mësim. Kjo punë e mundimshme u arrit të finalizohet deri në vitin 1980 sepse pushteti i atëhershëm nuk e ndihmonte këtë fshat, mirëpo tani është krejt ndryshe.

Ndërsa shkolla e sotme "Esat Berisha" llogaritet të jetë shkollë e plotë fillore që nga viti 1977-1978, sepse atëherë ishte ajo gjenerata e parë që e kreu tetëvjeçaren në Llashticë, atëbotë shkolla fillore e Llashticës ishte paralele e ndarë fizike e shkollës fillore të Zhegrës. Shkolla e jonë ishte nga dy herë paralele e ndarë fizike e Zhegrës dhe Pisjanit, ndërsa për herë të fundit ishte e kësaj të fundit deri në vitin 1991.

Pavarësimi i shkollës sikundër edhe i Kosovës ishte ëndërr e kahmotshne e Llashticasve, e kjo u arrit më 15 maj 1992, ku Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës e shpallë shkollën fillore të Llashticës shkolle të Pavarur.

Sh.F. Esat Berisha

Po në këtë vit mirret vendim që kjo shkollë të pagëzohet me emrin "Esat Berisha" dhe me këtë rast edhe z. Asllan Ibishi mësues i vjetër i kësaj shkolle, përdryshe arsimtar i mësimit klasor zgjdhet ushtrues i detyrës së drejtorit.

Në konkursin e parë të Ministrisë së Arsimit të datë së 20.08.1995, z Isa Qerimi zgjdhet drejtor i shkllës më mandat katër vjeçar.

Ishin këto vitet më të lumtura për të gjithë ne, por edhe më tragjiket sepse arsimi shqip po përjetonte aktet më çnjerzore nga SSHS e policia serbe ndiqeshin punëtorët arsimor, konfiskohen materisli shkollor, punohej pa paga, pa tekste e mjete mësimore, por megjithatë u arrit të mbahet kjo hallkë e rëndësishme e ndër të vetmet e shtetësisë së Kosovës.

30 nëntor 1999, për drejtor te shkollës emrohet z. Nehat Shabani professor i gjuhës frenge, i cili pranim dorëzimin e bëri publikisht në prani të arsimtarëve.

Menjëherë pas luftës filluan interesimet për rregullimin e ambientit shkollor dhe faza e parë ishte investimi në inventarin e shkollëspra në banka dhe karrika, drrasa të zeza si dhe gjësende të tjera të nevojshme për shkollën. Mirëpo edhe tani drejtoria e shkollës ka bërë projekte për lyerjen në pjesën e jashtme të shkollës si dhe disa ndryshime në ambientin e shkollës,për të cilat presim që në të ardhmen e afërt të realizohen.

Me këtë program të punës edukimi dhe arsimimi i gjeneratave mbështetet në rregulloret e më hershme të freskuara nga udhëzimet e DA-it, ndër të cilat më të rëndësishmet janë :

  • shtimi i përgjegjësisë së punëtorëve dhe nxënësve dhe respektimi i orarit të punës,
  • edukimi dhe arsimimi i përgjithshëm i nxënësve,
  • shtimi i kualitetit të punës edukativi-arsimore,
  • shtimim i përgjegjësisë ndaj procesit të përgaditjes dhe planifikimit të punës edukativo-arsimore,
  • shtimi i efikasitetit të mësimit të rregullt e përgaditor,
  • puna rreth orientimit professional të nxënësve,
  • mirësjellja dhe realizimi i proceseve të novacioneve të ndryshme në procesin edukativo- arsimor,
  • etj.

Nga lufta e fundit e vitit 1999 shkolla e jonë e humbi njërin ndër arsimtarët më të zellshëm të kësaj shkolle arsimtarin Selami Rifat Shabani dhe nxënësin Lulzim Feti Musliu.

Arsimtarin selami Shabani e vrau dora më mizore e okupatorit barbarë serb në pranverë më 30 prill 1999, ai ishte ndër mësuesit më të dashur të kësaj shkolle, i cili punoi plot dy dekada për shkollën shqipe. Në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, kështuqë shëmbylltyra e Tij, puna e vepra e Tij do të mbetet gjithmonë në kujtesë në zemrat tona, nga brezat e gjeneratat e reja. Ai së bashku me viktimat tjera të fshatit dhe të mbarë Kosovës do të mbeten Martir dhe Dëshmor i Kombit Shqiptar të Kosovës, që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës, për një Kosovë demokratike dhe të Pavarur.

Sot përkatësisht tani të gjithë nxënësit, arsimtarët, prindërit janë të lumtur që mundi i mëhershëm i tyre sot u kurorëzua me renovimin e kësaj shkolle, gjegjësisht të kësaj vatre të diturisë. Prandaj në emër të të gjithë të pranishmëve dhe në emër të shkollës ne e falemnderojmë nga zemra organizatën CDF që bëri një punë kaq të madhe për ne. Këtu nuk duhet harruar edhe organet komunale dhe komunitetin që e ndihmuan këtë projekt për tu realizuar.

Kësaj godine të diturisë tani i mungon edhe nxemja qendrore, pasurimi i kabineteve të ndryshme, si dhe paisja e sallës së edukatës fizike me mjete dhe rekuizita sportive, por shpresojmë se pushteti i ynë, qeveria, ministria e arsimit, si dhe donatorët e ndryshëm do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve, gjegjësisht projektev.

PERSONALITET Esat Berisha ESAT ( YMER ) BERISHA