Teki Biçoku: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:Proi 3.jpg|left|thumb|200px|'''Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku''']]Teki Isak Biçoku, Akademik e Gjeolog shqiptar. U lind më 06.05.1926 në Elbasan
[[Skeda:Proi 3.jpg|right|thumb|200px|'''Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku''']]
Teki Isak Biçoku, Akademik e Gjeolog shqiptar. U lind më [[6 qershor]] , [[1926]][[Elbasan]].


== Arsimimi dhe karriera shkencore ==
== Arsimimi dhe karriera shkencore ==

Versioni i datës 31 korrik 2009 21:12

Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku

Teki Isak Biçoku, Akademik e Gjeolog shqiptar. U lind më 6 qershor , 1926Elbasan.

Arsimimi dhe karriera shkencore

Kreu pesë klasët fillore (1932-1937) në shkollën fillore "Naim Frashëri", Elbasan, më pas pese klasë qytetëse në Normalen e Elbasanit. Arsimimin e mesëm e vazhdoi në Shkollat Teknike Korçë (1942-43) dhe Tiranë (1946-47) nga dy klasë në secilën shkollë.

Studimet universitare i kreu në BRSS, në Institutin e Naftës në Moskë gjatë viteve 1948-1953. Në datën 20 Mars 1953 u diplomua "Inxhinier Gjeofizik".

Në vitin 1965 (5 Prill) mbrojti gradën Doktor i Shkencave (asokohe "Kandidat i Shkencave") me temën "Analiza dhe përgjithësimi i retultateve të punimeve sizmometrike në Ultësirën Pranëadriatike dhe zgjedhja e metodës sizmike" (408 faqe dhe 61 figura)

Në vitin 1970 (27 Prill) merr titullin "Profesor"

Më 22 Janar 1973 bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku, viti 1974

Më 3 Shtator 2008 pranohet anëtar aktiv i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës; Klasa IV-Shkenca Natyrore.

Nga 4 Dhjetori 2008 është Anëtar i Përhershëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Karriera Profesionale

Fillimisht duhet thënë se Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku ndërpreu shkollën në vitet 1943-44, për të marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Mbas mbarimit të luftës shërbeu dy vjet si oficer në ushtri e më pas e ndërpreu këtë karrierë për të vazhduar studimet e larta.

Mbas doplomimit filloi punë si inxhinier gjeofizik në ekspeditën sizmike të Fierit (06.04.1953-31.12.1954). Më 1 Janar 55 emërohet Kryetar i degës gjeologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë në Tiranë(SHGJSH). Më tej në 1 Qershor 1957 emërohet Zv. kryetar dhe kryegjeolog i Komitetit Shtetëror të Gjeologjisë. Në këtë detyrë qëndroi deri më 1 Janar 1960 kur u emërua Kryegjeolog i drejtorisë së Përgjithshme të Gjeologjisë në Ministrinë e Minierave dhe Gjeologjisë. Nga 1 Shtatori 1965 deri në 31 Mars 1966 kreu detyrën e Drejtorit të Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike e Minerare, Tiranë. Në 1 Prill 1966 emërohet sërisht Drejtor i Përgjithshëm i Gjeologjisë në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave. Nga 1 Gushti 1975 deri më 14 Maj 1977 dërgohet inxhinier gjeofizik në ekspeditën sizmike të Ndërmarrjes Sizmo-Gravimetrike të Fierit, ku arrestohet.

Në periudhën 25 Shtator 2008-25 Shkurt 2009 mbajti postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë


Dënimi dhe Pafajsia

Mbas arrestimit dënohet me 20 vjet burg në akuzën "Sabotim, agjitacion dhe propagandë". Kryen 11 vjet e gjysëm burgim dhe lirohet më 16 Dhjetor 1988.

Më 25 Shtator 1991 Pleniumi dhe kolegji penal i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, shpalli të pafajshëm Akad. Prof. Dr. Teki Biçokun për akuzat e sipërpërmendura dhe e quajti të padrejtë dënimin që ai kishte kryer.

Kontributi në forumet e ndryshme gjeologjike

Kryetar i këshillit tekniko-shkencor të gjeologjisë në Ministri (1955-75)

Kryetar i Komisionit Shtetëror të Mineraleve të Dobishme pranë Këshillit të Ministrave (1957-75)

Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Diplomave të gjeologjisë dhe gjeofizikës në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Universiteti i Tiranës (1958-75).

Anëtar i Komisionit Ekonomik Qeveritar dhe përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Komisionin e KNER (1955-61)

Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakutetit të Gjeologjisë e Minierave, Universiteti i Tiranës (1962-1975)

Kryeredaktor i periodikut "Përmbledhje Studimesh" (sot Buletini i Shkencave Gjeologjike) (1965-75)

Anëtar i Kryesisë së Bashkimit të Gjeoshkencave Shqiptare (prej vitit 2000 e deri sot)

Kryeredaktor i periodikut Buletini i Shkencave Gjeologjike) (1997-2006)

Anëtar i redaksisë të periodikut Buletini i Shkencave Gjeologjike) (2006-2009)


Organizator i pese konferencave kombëtare të Gjeologjisë gjatë viteve 1956-68.

Urdhëra dhe medalje

Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku për merita gjatë punës së tij është dekoruar 8 herë:

  • 1946 "Medalja e Kujtimit"
  • 1946 "Medalja e Çlirimit"
  • 1953 "Medalja e Trimërisë"
  • 1957 "Urdhëri i Punës" Klasi II
  • 1962 "Urdhëri i Punës" Klasi II
  • 1970 "Çmimi i Republikës" Shkalla I
  • 2001 "Urdhëri Mjeshtër i Madh"
  • 2004 "Medalja 60 Vjetori i Çlirimit të Atdheut"