Llashtica: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Histori
Rreshti 3: Rreshti 3:
| emri= Llashtica
| emri= Llashtica
| komuna= Gjilan
| komuna= Gjilan
| banor=
| banor= 230
| posta=
| posta=S'KA
| telefoni=
| telefoni=
| lartësia=606 m
| lartësia=606 m
| latitude= 42° 23' 6N
| latitude= 42° 23' 6N
| longitude=21° 30' 18E
| longitude=21° 30' 18E
| web=
| web=S'KA
}}
}}


Rreshti 85: Rreshti 85:
I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta!
I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta!
Përherë paçin lavdi!
Përherë paçin lavdi!

Historia
Në Llashtice jane gjetur vegat e fisit Ilir qe quhet Dardania.
Jane gjetur keto vegla te fisit Dardan:
BYLYZYK BRONZI -LLASHTICË
SHEK.VIII-VII P.K
FIBULLA ILIRE =LLASHTICË
SHEK.VIII-VII P.K
ENË QERAMIKE-LLASHTICË
SHEK.VIII-VII P.K
STOLI ILIRE-LLASHTICË
SHEK. VIII-VII P.K

Versioni i datës 1 gusht 2009 21:06

Stampa:Infobox KS fshat

Llashtica është vendbanim në Komunën e Gjilanit.

Gjeografia

Vendbanimi është i vendosur rrëzë Maleve të Karadakut përgjatë lumit të Llashticës. Vendbanimi është i tipit të dendur dhe formë të zgjatur.

Arsimi

Në Fshatin Llashticë gjendet shkolla fillore "Esad Berisha" me një kapacitet prej 300 deri 350 nxënës dhe biblioteka e fshatit "Fan S.Noli".

Shkolla shqipe në Llashticë ka filluar punën menjëherë pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 1 dhjetor 1946, si shkollë katër klasëshe e kombinuar.

Para kësaj date fëmijët shqiptar (një numër i vogël i tyre) mësonin në mejtepin e fshatit, ku i merrnin elementet e para të mësimit fetar islam. Mësimi laik shqip në këtë fshat startoi në objektet që nuk ishin të destinuara për zhvillimin e mësimit. Kështu dita e parë e mësimit shqip u mbajt në dyqanin e Selmanit që kishte rreth 12 metra katror, pastaj në shtëpinë e Feriz Llashticës dhe në objektin e mejtepit të xhamisë.

Mësuesi i parë i shkollës shqipe ishte Sylejman Osmani, i biri i Ramush Cvircës, i cili në fillim punoi me nxënës të moshave të ndryshme.

Pas renovimit të shtëpisë së kulturës më 1949 dhe rregullimit të saj për punë aty rreth viteve 1952-1955 nxënësit vendosen në lokalet e shtëpisë së kulturës, ku një pjesë e saj ekziston edhe sot edhe pse gjatë luftës së vitit 1999 armiku gjakatar e dogji, mirëpo falë ndihmës së SHBA-ve , gjegjësisht Organizatës qeveritare Amerikane USAID kjo godinë në vitin 2000 u rinovua dhe tani ajo është edhe më e bukur se kurrë më parë. Këtu në objektin e vjetër mësimi zhvillohet deri në vitin 1979 dhe në këtë vit d. m. th. në vitin 1979-1980 bëhet inaugurimi i objektit të tashëm shkollor.

Objekti u ndërtua kryesisht nga vetkontributi i qytetarëve të Llashticës dhe puna vullnetare e tyre.

Në fillim shkolla shqipe e Llashticës ishte katërklasëshe, ndërsa më vonë, apo më saktë më 1 shtator 1967 është hapur edhe klasa e pestë, kështu që në fillim të viteve të 70-ta janë hapur edhe dy klasë tjera, përkatësisht klasa e gjashtë dhe klasa e shtatë. Me rritjen e numrit të nxënësve rriteshin edhe paralelet, kështu që shtohej edhe nevoja për zgjerimin e lokalit të shkollës. Prandaj në vitin 1976 Emin Shabani, Asllan Ibishi, Musa Qerimi morën iniciativën për të punuar dhe udhëhequr punën në zgjerimin e lokalit shkollor. Kështu sëbashku me qytetarët e tjerë të fshatit ia arritën qëllimit që e kishin. Pra që fëmijët e tyre të kenë hapësirë të mjaftueshme për mësim. Kjo punë e mundimshme u arrit të finalizohet deri në vitin 1980 sepse pushteti i atëhershëm nuk e ndihmonte këtë fshat, mirëpo tani është krejt ndryshe.

Ndërsa shkolla e sotme "Esat Berisha" llogaritet të jetë shkollë e plotë fillore që nga viti 1977-1978, sepse atëherë ishte ajo gjenerata e parë që e kreu tetëvjeçaren në Llashticë, atëbotë shkolla fillore e Llashticës ishte paralele e ndarë fizike e shkollës fillore të Zhegrës. Shkolla e jonë ishte nga dy herë paralele e ndarë fizike e Zhegrës dhe Pisjanit, ndërsa për herë të fundit ishte e kësaj të fundit deri në vitin 1991.

Pavarësimi i shkollës sikundër edhe i Kosovës ishte ëndërr e kahmotshne e Llashticasve, e kjo u arrit më 15 maj 1992, ku Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës e shpallë shkollën fillore të Llashticës shkolle të Pavarur.

Sh. F. Esat Berisha

Po në këtë vit mirret vendim që kjo shkollë të pagëzohet me emrin "Esat Berisha" dhe me këtë rast edhe z. Asllan Ibishi mësues i vjetër i kësaj shkolle, përdryshe arsimtar i mësimit klasor zgjdhet ushtrues i detyrës së drejtorit.

Në konkursin e parë të Ministrisë së Arsimit të datë së 20 gusht 1995, z Isa Qerimi zgjidhet drejtor i shkllës më mandat katër vjeçar.

Ishin këto vitet më të lumtura për të gjithë ne, por edhe më tragjiket sepse arsimi shqip po përjetonte aktet më çnjerzore nga SSHS e policia serbe ndiqeshin punëtorët arsimor, konfiskohen materisli shkollor, punohej pa paga, pa tekste e mjete mësimore, por megjithatë u arrit të mbahet kjo hallkë e rëndësishme e ndër të vetmet e shtetësisë së Kosovës.

30 nëntor 1999, për drejtor te shkollës emrohet z. Nehat Shabani professor i gjuhës frenge, i cili pranim dorëzimin e bëri publikisht në prani të arsimtarëve.

Menjëherë pas luftës filluan interesimet për rregullimin e ambientit shkollor dhe faza e parë ishte investimi në inventarin e shkollëspra në banka dhe karrika, drrasa të zeza si dhe gjësende të tjera të nevojshme për shkollën. Mirëpo edhe tani drejtoria e shkollës ka bërë projekte për lyerjen në pjesën e jashtme të shkollës si dhe disa ndryshime në ambientin e shkollës,për të cilat presim që në të ardhmen e afërt të realizohen.

Me këtë program të punës edukimi dhe arsimimi i gjeneratave mbështetet në rregulloret e më hershme të freskuara nga udhëzimet e DA-it, ndër të cilat më të rëndësishmet janë :

  • shtimi i përgjegjësisë së punëtorëve dhe nxënësve dhe respektimi i orarit të punës,
  • edukimi dhe arsimimi i përgjithshëm i nxënësve,
  • shtimi i kualitetit të punës edukativi-arsimore,
  • shtimim i përgjegjësisë ndaj procesit të përgaditjes dhe planifikimit të punës edukativo-arsimore,
  • shtimi i efikasitetit të mësimit të rregullt e përgaditor,
  • puna rreth orientimit professional të nxënësve,
  • mirësjellja dhe realizimi i proceseve të novacioneve të ndryshme në procesin edukativo- arsimor,
  • etj.

Nga lufta e fundit e vitit 1999 shkolla e jonë e humbi njërin ndër arsimtarët më të zellshëm të kësaj shkolle arsimtarin Selami Rifat Shabani dhe nxënësin Lulzim Feti Musliu.

Arsimtarin selami Shabani e vrau dora më mizore e okupatorit barbarë serb në pranverë më 30 prill 1999, ai ishte ndër mësuesit më të dashur të kësaj shkolle, i cili punoi plot dy dekada për shkollën shqipe. Në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, kështuqë shëmbylltyra e Tij, puna e vepra e Tij do të mbetet gjithmonë në kujtesë në zemrat tona, nga brezat e gjeneratat e reja. Ai së bashku me viktimat tjera të fshatit dhe të mbarë Kosovës do të mbeten Martir dhe Dëshmor i Kombit Shqiptar të Kosovës, që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës, për një Kosovë demokratike dhe të Pavarur.

Sot përkatësisht tani të gjithë nxënësit, arsimtarët, prindërit janë të lumtur që mundi i mëhershëm i tyre sot u kurorëzua me renovimin e kësaj shkolle, gjegjësisht të kësaj vatre të diturisë. Prandaj në emër të të gjithë të pranishmëve dhe në emër të shkollës ne e falemnderojmë nga zemra organizatën CDF që bëri një punë kaq të madhe për ne. Këtu nuk duhet harruar edhe organet komunale dhe komunitetin që e ndihmuan këtë projekt për tu realizuar.

Kësaj godine të diturisë tani i mungon edhe nxemja qendrore, pasurimi i kabineteve të ndryshme, si dhe paisja e sallës së edukatës fizike me mjete dhe rekuizita sportive, por shpresojmë se pushteti i ynë, qeveria, ministria e arsimit, si dhe donatorët e ndryshëm do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve, gjegjësisht projektev.

Personalitet

                             Biografia e ish arsimtarit Selami Rifat Shabani

Të nderuar nxënës dhe arsimtarë, shokë e miq e posaqërisht e nderuara familje e arsimtarit Selami Shabani. Jemi tubuar sot këtu për të përkujtuar 9 vjetorin e vrasjes së ish arsimtarit tonë Selami Shabani.

       Mësuesi i ynë – martir Selami Shabani u lind më 02. dhjetor 1954 në Llashticë, nga babai Rifat Shabani poashtu martir dhe nëna Habibe, bijë pasardhëse e familjes patriotike të kreshnikut të maleve të karadakut – Idriz Seferit. Fëmijëria e Tij ishte po ajo e fëmijëve të lagjes së tij të fshatit të tij të asaj kohe. Katër klasë të fillores i kreu në vendlindje, katër të tjera në Pisjan, ndërsa shkollën e mesme të mësuesisë, përkatësisht normalen e kryen në Gjilan në vitin 1974, e më vonë edhe akademinë pedagogjike në vitin 1983/84.
       E zgjodhi profesionin e mësimdhënësit, të humanistit, të edukatorit të brezave të reja, sepse e deshi qysh kur ishte fëmijë
        Karrierën e tij të mësuesit e filloi po atë vit kur e kreu normalen, në vitin 1974/75 diku në thellësi të maleve të Karadakut, saktësisht në fshatin Depcë, ku punoi më se dy vite me radhë.
        Vendlindjen e deshi aq shumë, prandaj edhe që nga viti shkollor 1978/79 e gjejmë të punoj në Llashticë, në fillim mësues i lendës së kimi-fizikës, e më pastaj edhe mësues klasor. E deshi saktësinë, prandaj edhe vite me radhë ua mësoi nxënësve matematikën, me mjaft sukses.
         E deshi shumë profesionin e edukatorit, punoi me passion e përkushtim të madh, për nxënës ka qenë i dashur e i afërt. Nxënësve ua përcolli diturinë me kujdesin më të madh. 
         Në personalitetin e të ndjerit Selami, si mësues, vërehej një karakteristikë dalluese, një karakteristikë e mosngurrimit të kërkimit të rrugëve të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies së suksesshme, karakteristikën e këmbimit të përvojave profesionale, kërkoi ndihmë nga të tjerët, por edhe i ndihmoi të tjerët kur e kërkuan ndihmën e Tij. Prandaj edhe u çmua e u vlerësua nga të gjithë si punëtor i mirë e educator i kompletuar. Këtë po e them sot para jush familje e nderuar dhe para këtij tubimi përkujtimor me bindje se të gjithë ata që kaluan nëpër duart e mësuesit Selami do ta përkujtojnë me respekt.
          Selamiu ishte i lidhur shumë me shkollën, shkollën e pati shtëpi të Tij të dytë. Pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi, këtu në lokalet e kësaj shkolle. 
          Selami Shabani  ishte edhe përgjegjës i shkollës në kohën kur shkolla jonë ishte paralele e ndarë e shkollës së atëhershme “Bashkimi” e sot “Agim Ramadani” në Zhegër të cilën detyrë e kreu me sukses deri më 1985, pastaj kur shkolla e Llashticës bëhet tani pralele e shkollës së Pasjanit, ku edhe për një kohë e kryen këtë detyrë të përgjegjësit të shkollës, deri në pavarësimin e shkollës sonë më 1992 për të cilën nuk u ndal së bashku me kolegët  e tjerë të punës deri në arritjen e qëllimittë pavarësimit të shkollës sonë nga Pasjani.  Së fundmi ishte edhe kryetar i Këshillit të shkollës, detyrë e obligim që e kreu me nder e përkushtim.
          Ne kolegët e Tij, Selamiun e përkujtojmë edhe si mikpritës të mirë, me bujarinë e Tij na nderoi shumë shpesh me bukë e kripë e zemërn e bardhë të Tij, mirëpo në këtë e pati edhe mbështetjen e babait të tij xha Rifatit i cili me kujdes më të madh na ofroi mirëkuptim, ndërsa ne e mbajmë në kutesë xha Rifatin për ndihmën që na ofroi me të dhënat nga e kaluara e afërt dhe e largët e këtij fshati. Poashtu edhe nëna Habibe e cila ndërroi jetë para afër tri  vitesh  dhe e cila ishte një nënë bujare dhe nënë e qëndresës krenare që të pat ty dhe gjithë familjen tuaj të lavdishme, për qëndrimin e saj burrëror edhe në çastet më të rënda të jetës së saj, e cila humbi nga kjo luftë bashkëshortin Rifatin djalin Selamiun, rejen Zjaveren nipat Fisnikun dhe Lirimin dhe diti të na pranoj si është më së miri, e forte dhe e dashur për të gjithë.
        Edhe në këtë rast përkujtimi në emër të nxënësve e të mësimdhënësve të shkollës sonë familjen Shabani dhe familjet Hyseni, Ibishi e Berisha i ngushëllojmë nga thellësia e zemrës, ndërsa emri i mësuesit tonë Selami do të mbetet përgjithëmonë në zemrat tona.
     I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta!

Përherë paçin lavdi!

Historia Në Llashtice jane gjetur vegat e fisit Ilir qe quhet Dardania. Jane gjetur keto vegla te fisit Dardan: BYLYZYK BRONZI -LLASHTICË

    SHEK.VIII-VII P.K

FIBULLA ILIRE =LLASHTICË SHEK.VIII-VII P.K ENË QERAMIKE-LLASHTICË

    SHEK.VIII-VII P.K

STOLI ILIRE-LLASHTICË

    SHEK. VIII-VII P.K