Wikipedia shqip: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Zeke (diskuto | kontribute)
v U kthye versioni 609642 i bërë nga 77.28.147.251 (diskutimet)
Zeke (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 124: Rreshti 124:
|}
|}



Kush ishte prof.dr.Sejfedin Sulejmani

Prof.dr.Sejfedin Sulejmani, filozof, poet, dramaturg , estetikan, eseist, publicist, politikan, humanist dhe patriot, është i lindur më 30 maj në vitin 1938, në fshatin malor Izvor të rrethinës së Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në Izvor dhe Kumanovë ndërsa atë të mesme të mësuesisë në shkollën normale Liria në Shkup, në vitin 1958.

Pas dy vite pune në shkollën fillore Bajram Shabani të Kumanovës, në vitin 1960 regjistrohet në fakultetin filozofik në Shkup në të cilin diplomon në një afat të shkurt prej dy vitesh, më 1962. Pas diplomimit do të ligjëron lëndët filozofike në gjimnazin Goce Dellçev të Kumanovës. Ishte profesor i pare dhe i vetmi shqiptar i punësuar në këtë shkollë. Kjo nuk ra në sy të mirë para shovenistëve, nacionalistëve të brendshëm të shkollës të cilët ma përbuzje shikonin në Sejfedin Sulejmanin, nën preteks të konceptit injorues dhe mohues se shqiptarët nuk mund të jenë profesorë ose me arsimim sipëror. Por, Sejfedin Sulejmani e dëshmoi të kundërtën dhe e bindi palën tjetër se jo vetëm që mund të të jenë profesorë të diplomuar por janë shumë më të aftë dhe më punëtorë se ato. Ky veprim i këtij profesori të talentuar theu mitin sllav se shqiptarët nuk janë të aftë të kryejnë studime sipërore e as të jenë profesorë në një institucion me renome siç ishte gjimanazi në atë kohë.

Në vitet 1962-68, ushtroi edhe postin e kryetarit të rinisë në nivel regjoinal. Në Kuvendin komunal porpozoi që në vend të postit të një zyrtari të “lartë” shqiptar komunal, mjetet finasiare të këtij posti të destinohen në stipendi për nxënës të shkollave të mesme dhe studentëve me qëllim që të ketë sa më shumë kuadro të arsimuara shqiptare. Ky propozim strategjik u miratua. Ky potez ishte kontribut shumë i madh për ecjen e proçeseve përpara dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat balafaqoheshin të rinjtë shqiptarë. Gjatë viteve 60, Sejfedin Sulejmani filloi të vepron në Lëvizjen Kombëtare. Në vitin 1968 së pari organizoi program solmnen për kremtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, e pastaj vendosi flamurin kombëtar në shkollën fillore Bajram Shabani të Kumanovës. Në ketë vit ishte i zgjedhur deputet nga Komuna e Kumanovës në të cilën bënte pjesë edhe ajo e Likovës. Në Parlament propozoi që honararin të cili e merrnin deputetët të destionohet për burse dhe stipendi për studentë dhe nxënës. Deputetët në atë kohë nuk kishin rrogë të rregullt në Kuvendin republikan por vetëm honorar. Ky propozim shkaktoi nervozizëm të madh në në qarkun e deputetëve dhe nuk morri përkrahje. Po në këtë vit shkroi dhe botoi përmbledhjen e poezive me motiv patriotik dhe frymë iluministe “Drita e kohës së re”. Ky veprim patriotik provokoi dhe nxiti autoritetet shtetërore dhe Sejfedin Sulejmani ishte i ftuar në bisedë informative lidhur me këto aktivitete. Ai nuk iu përgjigj ftesës dhe sektretariati për punë të brendshme dërgoi ekpin e vet për ta privuar Sejfedinin nga liria. Por, imuniteti i deputetit e shpëtoi nga arresti. Gjatë kësaj periudhe për deri sa ishte në Kumanovë organizoi kurse për zhdukjen e analfabetizmit të masës më të gjërë shqiptare. Për përfundimin e këtyre kurseve iu jepej e drejta për punësim. Këto aktivitete nuk shiheshin në sy të mirë në organet më të larta partiake. Vendosën ta largojnë S.Sulejmanin nga Kumanova. E dërguan si punëtor politik në KQ-LKM pa ndonjë detyrë me peshë. Qëllimi i tyre ishte që ky personalitet të izolohet dhe pasivizohet në veprimin politik dhe shoqëror.
Sejfedin Sulejmani nuk u pajtua me këtë status. Dha dorëheqje nga KQ i LKM dhe u emrua drjetor i dramës shqipe në Teatrin e Kombësive në Shkup dhe njëkohësisht ishte në kishillin redaktues të revistës mujore letrare-artistike Jehona në Shkup. Në këtë revistë ai do të boton një numër të madh punimesh filozofike dhe letrare dhe do të boton tri dramat e shkruara:“Rrugët e fatit”, “Shkëndijat e para”,dhe “Abelardi e Heloiza”. Kjo e fundit ishte në frymën volteriane të iluminizmit francez. Njëkohësisht, përveç në këtë revistë Sejfedin Sulejmani kishte shumë punime të botuara në revista dhe gazeta shqiptare:Fjala,Rilindja, Flaka e vëllazërimit, Jeta e re, Përparimi etj. Në vitin 1970 botoi veprën e parë filozofike “Disa aspekte konteplative mbi filozofinë e jetës”. Pas kësaj pasuna edhe shumë të tjera. Në vitin 1971 Sejfedin Sulejmani emrohet profesor në Fakultetin Filozofik – katedra e filozofisë-sociologjisë dhe do të ligjeron drejtimet filozofike: filozofinë, etikën dhe estetikën. Paraprakisht, në vitin 1970, së bashku me prof.Eshref Saraqinin ishin iniciatorë të parë për themelimin e Shkollës së lartë pedgogjike dyvjeçare në të gjitha drejtimet lëndore dhe drejtimin klasor në gjuhën shqipe. Në vitin 1972 emërohet kryeredaktor i Flakës së vëllazërimit, gazetë e vetme e cila botohej në gjuhën shqipe. Detyra e parë e tij ishte që këtë gazetë, e cila botohej një herë në javë, ta boton tri herë në javë. Pasi e arriti këtë qëllim atëherë gazetarëve, poetëve dhe shkrimtarëve nga Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës ua hapi dyert që ta ushtrojnë detyrën e tyre dhe të kontrubuojnë në avancimin e proçeseve kombëtare. Njëashtu edhe revistën Jehona e futi në kuadër të Flakës dhe më nuk kishte probleme rreth finasimit të kësaj reviste shqiptare. Në vazhdën e këtyre viteve ishte iniciator dhe njëri prej themeluesve të Normalës në gjuhën shqipe në Kumanovë. Vullnetarisht i ofroi shërbimet e veta si profesor pa pranuar kompensim as për orët e as për harxhimet rrugore.

Gjithë ky kontribut nuk e kënaqi Sejfedin Sulejmanin. Bëri edhe një hap të guximshëm dhe ua hapi portat edhe gazetarëve dhe krijuesve të Shqiprisë të viozitojnë edhe Shkupin edhe qytetet tjera të banuara me shqitarë në kuadër të bashkëpunimit në mes intelektualëve shqiptarë të këtuit dhe të Shqipërisë. Me ftesën e Institutit Albanologjik të Shqipërisë, në vitin 1972, Sejfedin Sulejmani formoi delegacionin të cilit i priu si kryetar dhe morri pjesë aktive në Kongersin e Unifikimit të gjuhës shqipe në Tiranë. Për vizitë në Shkup e ftoi edhe prof. Eqrem Çabej, i cili me ftesë të veçantë ishte musafir i Sejfedin Sulejmanit. Deri s a ishte kryeredaktor morri guximin dhe botoi veprën e dr.Ali Hadrit e cila hapi polemika të zjarrta në kuadër të fedreratës Jugosllave. Në vitin 1973 do të doktoron në Universitetin e Prishtinës në tezën e disertacionit të doktoraturës: Mendimi filozofik në veprën e Naim Frashërit. Do të bëhet doktor i parë shqiptar në Maqedoni.

Organet e vendimarrëjes nuk ishin të qeta ndaj këtyre veprimeve patriotike të Sejfedin Sulejmanit. Vendosën të marrin poteze të reja për ta pasivizuar. Fare pa qenë i informuar,në vitin 1974,e emruan anëtar në Këshillin Ekzekutiv të Maqedonisë duke ia lënë sektorin e urbanizimit, sektor me të cilin nuk kishte asgjë të përbashkët me profesionin dhe aktivitetet e tij. Por, Ai nuk rrinte i qetë. Në njërën nga seancat qeveritare ngriti iniciativë për themelimin e Fakultetit Albanologjik në kuadër të Universitetit Shën Qiril dhe Metodij në Shkup. I përkrahur edhe nga përfaqësuesi i nacionalitetit turk dhe miqëve që kishte krijuar brenda qeverisë dhe më gjërë, në Parlamentin e atëherëshëm kjo iniciativë kaloi dhe u themelua një institucion arsimor sipëror shqiptar. Kabinetit të qeverisës së atëhershme këto gjëra dhe shumë veprime tjera nuk iu pëlqyen. Pasi i skadoi mandati 4 vjeçar nuk ia vazhduan tjetrin. Më 1978,e destinuan në Kuvendin Republikan pa kurrëfarë detyre vendimmarrëse. Kishte në shfrytëzim vetëm privilegjitë sekondare: legjitimacionin dhe disa gjëra tjera. Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare Sejfedin Sulejmani tanimë kishte botuar shumë vepra filozofike dhe nga arti, dhe për krijimtari të bujshme u dekorua Laureat i çmimit 11 Tetori, i cili jepej për krijmtari ose veprime të dalluara në nivel shtetëror. Përforcoi edhe më shumë bashkëpunimin me studentët e Universitetit të Prishtinës pavarsisht trysnive politke që vinin edhe nga Maqedonia edhe nga Kosova.

Liderët jugo-komunistë nuk e lejuan të qëndron në këtë institucion të lartë shtetëror. Vendosën që t’ia marrin të gjitha privilegjitë dhe ta dërgojnë në një nivel edhe më të ulët se ku ishte. Më 1982, e emruan këshilltar pa detyrë të caktuar në Këshillin Ekzekutiv të R.M., vetëm sa të merrte një rrogë.Në këtë periudhë, një vjet më parë sapo i kishin filluar protestat apo demostrata në Kosovë. Organët e brendshme të R.M. gjatë kësaj periudhe më të egër të skenës politke komuniste filluan përndjekjen e intelektualëve shqiptarë. Në fillim, Sejfedin Sulejmanin e akuzuan për nacionalizëm për shkak se kishte marrë pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Tiranë. Nuk patën argumente të qëndrueshme që ta burgosin, sepse lejen e vulosur dhe të nëshkruar për të shkuar në Shqipëri e kishte marrë nga kryeministri i atëhershëm. Kështu nuk patën mundësi ta mposhtin. Kurdisën kurthe komplote dhe intriga të ndryshme politke që të krijohet një imazh negativ për Sejfedin Sulejmanin. Shumë qarqe antishqiptare i ndihmuan kësaj dukurie të shëmtuar. Në vitin 1982 për shkaqe dhe trysnisë së madhe politke jep dorëheqje nga Universitetit i Prishtinës dhe pastaj do të ballafaqohet me shumë sfida,obstrukcione, dhe probleme të karakterit politik e shoqëror. Pas kësaj filluan shpifjet dhe shpekulimet dhe shumë të pavërteta t’i mveshën Sejfedin Sulejmanit. E gjithë kjo kampanjë e pandershme ndihmohej edhe nga shqiptarët e instrumentalizuar dhe të instaluar në qarqet antishqiptare. Qëllimi ishte që të diskreditohet ky personalitet i madh shqiptar, Me veprime të këtilla përmes akteve të kryera dhe inskenimeve edhe ndaj personaliteteve tjerë shqiptarë qendra sllavo-komuniste lehtë pastaj e kishte të manipulonte me shqiptarët dhe ta arrinte qëllimin dhe realizimin e projektit të draftuar antishqiptar.
Gjitha këto shpifje dhe shpekulime disa deputetë shqiptarë, e sidomos të PPD-së, i përdorën dhe shfrytëzuan për diskriminimin e personalitetit dhe autoritetit të Sejfedin Sulejmanit edhe në shoqërinë pluraliste. Qëllimi i vetëm ishte konkurenca politke dhe pozitat e larta qveritare. Këta politikanë nuk zgjedhën as mënyrë e as metoda për ta sulmuar diskredituar Sejfedin Sulejmanin. Kritikat kaluan në ofendime të rënda. Paradoksale me këtë, në takime të fshehta, disa deputetë po të njëjtës parti kërkuan ndihmën politike të Sejfedin Sulejmanit, por vetëm në katër sy. Pavarsisht shpifjeve,shpekulimeve dhe ofendimeve që vinin po nga kjo parti, Sejfedin Sulejmani këtyre deputetëve do t’u shkruan edhe referate edhe elaborate.Në atë periudhë S.Sulejmani tanimë ishte ndihmës ministër i kulturës.

Këto trysni e detyruan atë që të largohet nga kjo ministri dhe rikthehet në Fakultetin Pedagogjik Shën Kliment Ohridski me titullin profesor ordinar. Po në këtë kohë studentët shqiptarë nuk u pajtuan me statusin e tyre në këtë fakultet. Kërkonin që të gjitha lëndët të ligjërohen në gjuhën shqipe. Filluan protestat studentore. Ato erdhën deri në kulminacion sa që dekani i Fakultetit Pedagogjik Nikola Petrov dha dorëheqje, dhe me dorëheqjen e tij ishte gati t’i vëhet çelësi këtij fakulteti. Për ta shpëtuar mbylljen e fakultetit situatën në dorë e morri Sejfedin Sulejmani. Kërkoi pranim te kryeministri i atëhershëm Branko Cërvenkovski dhe pas atij takimi u gjet marrëveshje që të funksionon ky fakulltet. Sejfedin Sulejmani në tetor të vitit 1998, emrohet Dekan në këtë fakultet. Pranoi dhe realizoi të gjitha kërkesat e studentëve shqiptarë duke punësuar profesorë shqiptarë për të gjitha lëndët të cilat ligjëroheshin në fakultet. Hapi portat për qindra e qindra studentë shqiptarë që të studjoinë dhe të riarsimohen në këtë fakultet. Me potezin e tij shpëtoi shumë studentë të ri që mos të mbetën pa arsimin sipëror këtu në Maqedoni.Në anën tjetër, PPD bënte trysni politke që në këtë post dekani ta emronte prof. Xheladin Muratin por nuk ia doli.

Prof. Dr. Sejfedin Sulejmani ka qenë mjeshtër i penës. Krijimtaria e tij është e bujshme. Gjatë jetës së tij shkroi dhe botoi 90 vepra nga filozofia, arti, sociologjia, etika, estetika, dramaturgjia, kultura, politika. Bashkëpunoi me shumë revista dhe gazeta të ndryshme në të cilat shkroi me qindra e qindra punime, artikuj, studime, ese nga sferat e ndryshme. Me këtë krijmitari dëshmoi se, shqiptari jo vetëm që mund të jetë krijues i veprave të lëmive të ndryshme shkencore, filozofike, artistike e shumë lëmive tjera, por ai mund të jetë edhe t’ia tejkalon ose të jetë i pakalueshëm nga pala tjetër. Me këtë krijimtari kaq të madhe përfundimish theu mitin dhe dëshmoi se edhe shqiptari vërtetë mund të gjendet në piedestalin e krijuesve të mëdhenj. Sejfedin Sulejmani vdiq në Shkup, më 24 Shtator të viti 2007, në moshën 69 vjeçare.


== Referenca ==
== Referenca ==

Versioni i datës 2 gusht 2009 21:51

Pamja e Faqes Kryesore së Wikipedia Shqip në 19 qershor 2007
Pamje ekrani e Wikipedia në Shqip
Webfaqjahttp://www.sq.wikipedia.org/
KomercialJo
Tipi i faqesProjekt për Enciklopedi në Internet
RegjistrimJo i domosdoshëm
Gjuha(t) e gjendshmeShqip
PronariWikimedia Foundation
Krijuar ngaJimmy Wales, Larry Sanger
Gjendja e tanishmeAktive

Wikipedia Shqip (shk. sq.wikiWP-SQ) është verzioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë. Ajo filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 96.591 artikuj. Wikipedia shqip e ka vendin e 55-të në rangun Meta sipas listës së Wikipedia-ve [1] dhe vendin e 155-të sipas listës së wikive më të mëdha.[2]

Zhvillimi

Momentalisht në Wikipedia-n shqip gjenden 161.202 përdorues të rregjistruar, 11 prej tyre janë me titull administrues dhe tre me titull burokrat.

Edhe pse Wikipedia shqip nuk ka aq shumë përdorues aktiv, ajo është një nga Wikipedia-t më aktive të këtij projekti.

Arritje madhore

Data Artikulli Numri i artikullit Artikuj për ditë
1
12 tetor 2003 Faqja Kryesore 1
2
18 maj 2005 ? 1000
8
20 shtator 2005 Rrethi i Pukës 2000
6
11 dhjetor 2005 John Wayne 2500
Arritjet nga 3000 deri 5500 nuk gjënden këtu, sepse nuk dihen se cilët janë. Kjo sepse brënda disa ditëve janë krijuar në mënyrë automatike mbi 2500 artikuj.
70
30 janar 2006 Will Smith 6000
10
23 mars 2006 .qa 6500
10
16 prill 2006 .gf 7000
13
23 nëntor 2006 Suretu Fatir 10000
41
5 dhjetor 2006 Mushkova 10500
50
8 janar 2007 1623 në literaturë 12000
125
12 janar 2007 Festat Islame 12500
33
26 mars 2007 Kate Beckinsale 14000
25
16 prill 2007 Rojet e mjegullës 14500
15
17 maj 2007 Opus Dei 15000
15
20 qershor 2007 Microsoft Windows 15500
45
2 gusht 2007 .zr 17000
13
19 prill 2008 Sallatë me rrepa të kuqe 20000
8
19 gusht 2008 Arkitektura post moderne 21000


Referenca

Lidhje të jashtme