Teki Biçoku: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6: Rreshti 6:
Kreu pesë klasët fillore (1932-1937) në shkollën fillore "Naim Frashëri", Elbasan, më pas pese klasë qytetëse në Normalen e Elbasanit. Arsimimin e mesëm e vazhdoi në Shkollat Teknike Korçë (1942-43) dhe Tiranë (1946-47) nga dy klasë në secilën shkollë.

Studimet universitare i kreu në BRSS, në Institutin e Naftës "Gubkin" në Moskë gjatë viteve 1948-1953. Në datën 20 Mars 1953 u diplomua "Inxhinier Gjeofizik".
Studimet universitare i kreu në BRSS, në [[Universiteti Shtetëror Rus i Naftës dhe Gazit Gubkin|Institutin e Naftës "Gubkin"]] në Moskë gjatë viteve 1948-1953. Në datën 20 Mars 1953 u diplomua "Inxhinier Gjeofizik".

Në vitin 1965 (5 Prill) mbrojti gradën Doktor i Shkencave (asokohe "Kandidat i Shkencave") me temën "Analiza dhe përgjithësimi i retultateve të punimeve sizmometrike në Ultësirën Pranëadriatike dhe zgjedhja e metodës sizmike më racionale për të" (408 faqe dhe 61 figura)

Versioni i datës 4 gusht 2009 10:16

Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku

Teki Isak Biçoku, Akademik e Gjeolog shqiptar. U lind më 6 qershor , 1926Elbasan.

Arsimimi dhe karriera shkencore

Kreu pesë klasët fillore (1932-1937) në shkollën fillore "Naim Frashëri", Elbasan, më pas pese klasë qytetëse në Normalen e Elbasanit. Arsimimin e mesëm e vazhdoi në Shkollat Teknike Korçë (1942-43) dhe Tiranë (1946-47) nga dy klasë në secilën shkollë.

Studimet universitare i kreu në BRSS, në Institutin e Naftës "Gubkin" në Moskë gjatë viteve 1948-1953. Në datën 20 Mars 1953 u diplomua "Inxhinier Gjeofizik".

Në vitin 1965 (5 Prill) mbrojti gradën Doktor i Shkencave (asokohe "Kandidat i Shkencave") me temën "Analiza dhe përgjithësimi i retultateve të punimeve sizmometrike në Ultësirën Pranëadriatike dhe zgjedhja e metodës sizmike më racionale për të" (408 faqe dhe 61 figura)

Në vitin 1970 (27 Prill) merr titullin "Profesor"

Më 22 Janar 1973 bëhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku, viti 1974

Më 3 Shtator 2008 pranohet anëtar aktiv i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Europës; Klasa IV-Shkenca Natyrore.

Nga 4 Dhjetori 2008 është Anëtar i Përhershëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Karriera Profesionale

Fillimisht duhet thënë se Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku ndërpreu shkollën në vitet 1943-44, për të marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Mbas mbarimit të luftës shërbeu dy vjet si oficer në ushtri e më pas e ndërpreu këtë karrierë për të vazhduar studimet e larta.

Mbas diplomimit filloi punë si inxhinier gjeofizik në ekspeditën sizmike të Fierit (06.04.1953-31.12.1954). Më 1 Janar 55 emërohet Kryetar i degës gjeologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë në Tiranë(SHGJSH). Më tej në 1 Qershor 1957 emërohet Zv. kryetar dhe kryegjeolog i Komitetit Shtetëror të Gjeologjisë. Në këtë detyrë qëndroi deri më 1 Janar 1960 kur u emërua Kryegjeolog i drejtorisë së Përgjithshme të Gjeologjisë në Ministrinë e Minierave dhe Gjeologjisë. Nga 1 Shtatori 1965 deri në 31 Mars 1966 kreu detyrën e Drejtorit të Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike e Minerare, Tiranë. Në 1 Prill 1966 emërohet sërisht Drejtor i Përgjithshëm i Gjeologjisë në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave. Nga 1 Gushti 1975 deri më 14 Maj 1977 dërgohet inxhinier gjeofizik në ekspeditën sizmike të Ndërmarrjes Sizmo-Gravimetrike të Fierit, ku arrestohet.

Në periudhën 25 Shtator 2008-25 Shkurt 2009 mbajti postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Dënimi dhe Pafajsia

Mbas arrestimit dënohet me 20 vjet burg në akuzën "Sabotim, agjitacion dhe propagandë". Kryen 11 vjet e gjysëm burgim dhe lirohet më 16 Dhjetor 1988.

Më 25 Shtator 1991 Pleniumi dhe kolegji penal i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, shpalli të pafajshëm Akad. Prof. Dr. Teki Biçokun për akuzat e sipërpërmendura dhe e quajti të padrejtë dënimin që ai kishte kryer.

Kontributi në forumet e ndryshme gjeologjike

Kryetar i këshillit tekniko-shkencor të gjeologjisë në Ministri (1955-75)

Kryetar i Komisionit Shtetëror të Mineraleve të Dobishme pranë Këshillit të Ministrave (1957-75)

Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Diplomave të gjeologjisë dhe gjeofizikës në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Universiteti i Tiranës (1958-75).

Anëtar i Komisionit Ekonomik Qeveritar dhe përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Komisionin e Gjeologjisë të KNER (1955-61)

Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakutetit të Gjeologjisë e Minierave, Universiteti i Tiranës (1962-1975)

Kryeredaktor i periodikut "Përmbledhje Studimesh" (sot Buletini i Shkencave Gjeologjike) (1965-75)

Anëtar i Kryesisë së Bashkimit të Gjeoshkencave Shqiptare (prej vitit 2000 e deri sot)

Kryeredaktor i periodikut Buletini i Shkencave Gjeologjike (1997-2006)

Anëtar i redaksisë të periodikut Buletini i Shkencave Gjeologjike (2006-2009)

Organizator i pese konferencave kombëtare të Gjeologjisë gjatë viteve 1956-68.

Urdhëra dhe medalje

Akad. Prof. Dr. Teki Biçoku për merita gjatë punës së tij është dekoruar 8 herë:

  • 1946 "Medalja e Kujtimit"
  • 1946 "Medalja e Çlirimit"
  • 1953 "Medalja e Trimërisë"
  • 1957 "Urdhëri i Punës" Klasi II
  • 1962 "Urdhëri i Punës" Klasi I
  • 1970 "Çmimi i Republikës" Shkalla I
  • 2001 "Urdhëri Mjeshtër i Madh"
  • 2004 "Medalja 60 Vjetori i Çlirimit të Atdheut"

Disa nga studimet kryesore

  • "Analiza dhe përgjithësimi i rezultateve të punimeve sizmometrike në Ultësirën Pranëadriatike dhe zgjedhja e metodës sizmike më racionale për të" Disertacioni për Doktoraturë, Tiranë 1964, 408 fq+61 fig.
  • Harta Gjeologjike e Shqipërisë në shakllë 1:200 000" (Drejtues dhe bashkëautor) NISH Mjetet Mësiomore dhe Sportive, Tiranë 1967.
  • Harta Tektonike e Shqipërisë në shkallë 1:500 000"(Drejtues dhe bashkëautor) NISH Mjetet Mësiomore dhe Sportive, Tiranë 1969.
  • Harta e Mineraleve të Dobishme të Shqipërisë në shkallë 1:200 000" (Drejtues dhe bashkëautor) NISH Mjetet Mësiomore dhe Sportive, Tiranë 1971.
  • "Gjeologjia e Shqipërisë" Tekst i Hartës, Shtypshkronja Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", 343 fq, Tiranë 1970
  • "La Geologie de l'Albanie", Shtypshkronja "8 Nëntori", 206 fq, Tiranë 1974
  • "Studiushmëria e Rilevimeve dhe Hartografimeve Gjeologjike në Shqipëri" (në bashkëpunim me Fet'hi Arkaxhiu) Monografi 500fq+5 harta. E pabotuar, Fondi Qendror i Gjeologjisë Tiranë 1998
  • "Geological Mapping of Albania" (në bashkëpunim me G. Baldassarre e F. Arkaxhiu) Pjesa 1 (Bari 2003) dhe Pjesa 2 (Bari 2004), Universita degli Studi Bari, ediyione dael sud. 72 dhe 40 fq
  • "Historiku i Kërkimeve dhe Studimeve Gjeologjike të Shqipërisë" Akademia e Shkencave të Shqipërisë, shtypshkronja "Mësonjëtorja", Tiranë 2004, 324 fq.
  • "Veprimtaria Individuale e Specialistëve Shqiptarë të Fushave të Gjeologjisë" Vëllimi I dhe II(në bashkëpunim me Matie Koçi) SHGJSH, shtypshkronja Gafon, 220 dhe 270 fq, Tiranë 2004 dhe 2005, .
  • "Kontributi i të Huajve në Fushën e Gjeoshkencave të Shqipërisë" ASHSH, Shtypshkronja "Nënë Tereza" 552 fq, Tiranë 2007