Manastiri (qytet): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 581578 i bërë nga 82.114.75.250 (diskutimet): rv vandalism
Rreshti 2: Rreshti 2:
'''Manastiri''' (maqedonisht: Битола / Bitola) është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni i cili ndodhet ne pjesën jugore të vëndit. Ai është qyteti në të cilin është krijuar [[Alfabeti|Alfabeti shqip]]. Kryetari i Komunës së Manastirit është Vlladimir Talevski. Manastiri është i njohur sikur ''Qyteti i konzullëve''.
'''Manastiri''' (maqedonisht: Битола / Bitola) është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni i cili ndodhet ne pjesën jugore të vëndit. Ai është qyteti në të cilin është krijuar [[Alfabeti|Alfabeti shqip]]. Kryetari i Komunës së Manastirit është Vlladimir Talevski. Manastiri është i njohur sikur ''Qyteti i konzullëve''.


Á== Pak histori ==
== Pak histori ==
:'''''Artikulli kryesor '''''
:'''''Artikulli kryesor '''''



Versioni i datës 7 gusht 2009 01:06

Stampa:KUTIAManastiri Manastiri (maqedonisht: Битола / Bitola) është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni i cili ndodhet ne pjesën jugore të vëndit. Ai është qyteti në të cilin është krijuar Alfabeti shqip. Kryetari i Komunës së Manastirit është Vlladimir Talevski. Manastiri është i njohur sikur Qyteti i konzullëve.

Pak histori

Artikulli kryesor

Manastiri ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili ka përfshirë një sipërfaqe prej 22.000 km katorë dhe, në të cilin bënin pjesë tokat shqiptare të Iliridës gjër në Elbasan.

Manastiri është qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia arbërore. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar. Në këtë qytet janë të njohura karavanet tregtare, të cilat ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Përëndimi.

Duke qenë se Manastiri ka paraqitur një pozitë tejet strategjike në Ballkan, pushtuesit otomanë pas betejës së Savrës (Lusnjë) kundër Balshës II, iu sulën Manastirit dhe Kosturit si qytete, ku do të mund ta përqëndronin ushtrinë e tyre për pushtime të mëtutjeshme.

Manastiri si një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Shqipërisë, është pushtuar kopaskohe nga pushtues të ndryshëm të huaj: Perandoria e Nikesë (Azi e Vogël), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisë Bizantine të hershme), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.

Gjeografia

Artikulli kryesor

Vendbanimet

Manastiri është qyteti i dytë për nga madhësia në Republikën e Maqedonisë. Shtrihet në pjesën jugpërëndimore të këtij vendi.

Ekonomia

Artikulli kryesor

Në Manastir gjendet potenciali më i madh ekonomik pas qytetit të Shkupit. Manastiri është qendër e industrisë së materialit ndërtimor, e industrisë metalpërpunuese. tekstilit, lëkurës, ushqimit, etj.

Demografia

Artikulli kryesor

Shqiptarë ka kryesisht në rrethinë të Manastirit, pra në fshatra është përqëndruar pjesa më e madhe e shqiptarëve. Ndërkaq, popullata shqiptare brenda qytetit të Manastirit, ka pësuar paksa rënie për arsye që tashmë dihen. Manastirin vetëm gjatë decenies e kanë lëshuar një numër i madh shqiptarësh të cilët emigruan në Turqi, Rumani, Bullgari dhe në vende përëndimore të Evropës. Duke u nisur nga ky fakt, në deceniet e fundit është rritur popullata sllavo maqedonase, jo si rrjedhojë e shtimit të lartë, por ardhjes nga viset e tjera të Maqedonisë Lindore për në Manastir ku kanë siguruar punësim solid dhe të mira materiale.

Kultura

Artikulli kryesor


Gjatë fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenë një nga vatrat kryesore të klubeve shqiptare, të cilat aspironin përhapjen e arsimit shqip kudo ndër shqiptarë. Pas revolucionit xhonturk (1908), duke përfituar nga koncesionet e vogla që i bënë në fillim xhonturqit, Manastiri bëhet çerdhe e vërtetë e klubeve shqiptare, patriotëve shqiptarë dhe shtypshkronjave të librave në gjuhën shqipe. Në këtë qytet shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili vendosi për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.

Mbas Luftërave të përgjakshme ballkanike, Manastiri u pushtua nga hordhitë serbe të cilat bënë mizori të papapara mbi popullsinë shqiptare të Manastirit. Manastiri poashtu njihet edhe si një nga qytetet shqiptare, i cili e ka mbështetur Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdës) (1903) e cila i siguroi Republikës së Krushevës një autonomi të shkurtër. Në këtë qytet janë takuar shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Ahmet Nijaz Bej(i Resnjës) me krerët e rezistenëcs maqedonase.

Politika

... partia dominuese

Të tjera

Telekomunikacioni Transporti Pushime

Shiko dhe këtu

Lidhje të jashtme

 Commons: Manastiri – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale