Alban Skënderaj: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7: Rreshti 7:
|Emri Alt =
|Emri Alt =
|Prof = këngëtar
|Prof = këngëtar
|DL = [[20 prill]], [[1982]]
|DL = [[20 prill]], [[1982]]
Mosha = 27 vjeç
|VL = [[Lushnjë]]
|VL = [[Lushnjë]]
|Nacion = shqiptar
|Nacion = shqiptar

Versioni i datës 9 gusht 2009 21:45

Stampa:Biografia-Box

Alban Skënderaj u lind më 20 prill të vitit 1982Lushnjë, është pop rock këngëtar shqiptar.

Biografia

Alban Skënderaj u lind më 20 prill të vitit 1982Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar.

Babai i tij në atë kohë punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe u lind Albani.

Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai bëri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin asgjë. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilierish tip antikuarë. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest dy me këngën Vetëm ty e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shumë adoleshenteve. Me pas ai nxori në treg albumin Fllad ne shkretëtire më kënge të kompozuara dhe të shkruara nda vete Albani. Me 3 gusht te po atij viti aishfaq në televizionet Shqiptare videoklipin e këngës Thirrje e Reshperuar. Gjate verës ai ftohet në plot pabe dhe koncerte që mbusheshin plot të rinj që e adhuronin muzikën e tij. Ne këtë mënyre ai arrin të thyeje të gjitha rekordet duke u bërë vip për dhjet muaj. Vitin tjetër ai merr përsëri pjesë në Top-Fest tre por kësaj radhe më në bashkëpunim me grupin kosovar Kthjellu me këngën Dicka që pati të njëjtin sukses dhe fitoi vendin e parë përsëri. Ndërkohë ai u bë ikone publicitare e kompanisë Vodafon dhe erdhi të publiku me videoklipin e këngës Ky Ritëm. Me 28, 29 e 30 qershor ai luajti rolin e Romeos në muzikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese në netët e Klipit ku mori çmimin e parë si klipi më i mirë nder shumë klipe tjera. Ai në fund të vitit 2008 realizoi këngën hit një herë në jetë e cila bëri boom në mediumet si dhe në radiofonit shqiptare.Aj gjithashtu me kete kenge ne Kosove ne festivalin video fest rrembeu Qmimin e pare ku rrembeu edhe Qmime tjera .Me pas aj u lidh me gazetaren shqipatare Miriam Cani(e dashura publike e Alban Skenderaj e cila jeton ne Gjermani njeherit edhe kengtare me te cilen ka bere nje bashkpunim kenge e cila quhet let me die with you e cila ka pasur shum sukes sukesesi i Albanit shpresojm qe te vazhdoj tutje....

Albumet

Dëgjoni disa këngë nga Alban Skenderaj