Borova (Kolonjë): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v bg
Rreshti 14: Rreshti 14:
* [http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=45663 Gazeta shqip deshmitare te kohes]
* [http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=45663 Gazeta shqip deshmitare te kohes]


[[bg:Борова]]
[[de:Borova (Albanien)]]
[[de:Borova (Albanien)]]



Versioni i datës 29 gusht 2009 20:45

Borova është një fshat në Rrethi i Kolonjës. në Shqiperi.

Historia

Më 6 korrik të vitit 1943 në Borovë hynë trupat e Wehrmachtit ku kryejn masakër masive kundër popullsisë civile.Të gjitha 100 shtëpitë e fshtit dhe kisha digjen. Sipas burimeve duhet të jenë vrarë rreth 116 civilë nga mosha 4 vjeçare deri në atë 73 vjeçare.

Forcat gjermane arritën deri në të përpjetat e Bushit të Barmashit dhe aty ndaluan, pasi u plasën dy mina që ishin vendosur nga forcat partizane. Nga shpërthimi i tyre u dëmtuan dy, tri makina, të cilat bllokuan kalimin e automjeteve të tjera të autokolonës gjermane. Në orën 18:30 të mbrëmjes që ishte ditë e martë, u pa të dilte tym i madh në fshatin Borovë, të cilin kishin filluar ta digjnin gjermanët. Në mjaft prej shtëpive që vazhdonin të digjeshin, kishte brenda gra, pleq, të sëmurë dhe fëmijë të vegjël, të cilët nuk kishin mundur dot të largoheshin pa mbërritur gjermanët aty.

Reparti ndëshkues gjerman, që dogji dhe masakroi fshatin Borovë, ishte i përgatitur për veprime terroriste të kësaj natyre dhe kështu kishte vepruar edhe në vende të tjera, ku ata kishin kaluar. Ky repart komandohej nga majori Runbald Klebe, i cili në atë kohë ishte vetëm 30 vjeç. (Ai ka jetuar deri vonë dhe ka vdekur në Gjermani në moshën 87- vjeçare. Në këto vitet e fundit ka ardhur në Shqipëri i biri i tij, i cili ka parë vendet ku ka vrarë dhe djegur i ati. Ai ka qenë dhe në Greqi, ku ka fotografuar vende të ndryshme, ashtu si dhe në Shqipëri). Komandanti i regjimentit gjerman, që ecte i pari ishte koloneli Jozef Salmanger

Weblinks