Kontabiliteti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 43: Rreshti 43:


=== Përdorimi i kompjuterit në kontabilitet ===
=== Përdorimi i kompjuterit në kontabilitet ===
si perdoret kontabiliteti


=== Standardet e kontabilitetit ===
=== Standardet e kontabilitetit ===

Versioni i datës 12 shtator 2009 17:36

Bilanci në tregëtinë botërore:
Më shumë eksport se sa import.
Më shumë import se sa ekposrt.
Pa të dhëna.

Kontabiliteti është disciplinë që merret me mbledhjen, përshkrimin, klasifikimin, dhe komunikimin e rezultateve financiare. Kontabiliteti si disciplinë është një fushë shumë e gjerë dhe në kohën e sotme në vete ngërthen disa degë. Në përgjithësi roli i kontabilitetit është që t'iu ndihmojë menaxherëve, investitorëve, autoriteteve shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupeve të njerëzve vendim marrës të marrin vendime më të sigurta duke u bazuar në të dhënat kontabël.

Auditimi është disciplinë e ndërlidhur por e ndryshme nga kontabiliteti. Auditimi ka dy nën disciplina që janë: auditimi internal dhe auditimi eksternal.

Me auditimin eksternal nënkuptojmë analizën dhe kontrollin e të dhënave kontabël nga njerëz, grupe njerëzish apo institucione që janë nga jasht kompania së cilës i bëhet auditimi. Ky lloj auditimi bëhet më së shumti nga ana e shtetit edhe ate nga ana e institucionit për taksa dhe tatime si dhe nga investitorë të mundëshëm në kompaninë që auditohet.

Me auditimin internal nënkuptojmë mbledhjen dhe analizën e të dhënave kontabël të kompanisë nga ana e njerëzve apo grupeve të njerëzve që cilët janë pjesë e asaj kompanie. Gjat këtij auditimi tentohet gjithmonë të arrihet një neutralitet i vlerësimit të të dhënave nga auditimi sepse këto të dhëna menaxhmentit të kompanisë i nidhmojnë që të shohë nivlein në të cilin gjendet kompania qoft krahasuar mes kompanive të tjera, qoftë krahasuar mes periudhave të ndryshme kohore të vet kompanisë ose krahasuar me planet e parakrijuara. Profesionisti që merret me kontabilitet quhet kontabilist. Në vendet tona si dhe në botë gjenden shumë trupa profesionale të kontabilitetit.

Historia e kontabilitetit

Të dhëna të dokumentuara mbi kontabilitetin e thjeshtë kemi qysh nga kohët e lashta të njerëzimit gjat civilizimit të Sumerianëve në Mesopotamia, kur ata kishin nevojë të mbanin evidenca mbi prodhimet e tyre agrokulturore. Kontabilitet i thjesht është përmendur në Kur'anSuretu El Bekare ajeti 282, gjithashtu kontabilitet i thjeshtë është përmendur në Bibël tek Mateu. 25:19.

Shkrimtari i shekullit të dymbëdhjetë Ibën Tejmija kontabilitetin e ka përmendur në librin e tijë Hizba (verifikim, kalkulim), e paraqitur një sistem i kontabilitetit i përdorur nga muslimanët kah mesi i shekullit të shtatë.

Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar nga Roma antike dhe Perandoria Persiane Shembull më i detajuar dhe kompleks i përdorimit të kontabilitetit është regjistruar gjat udhëheqjes së kalifatit të dytë Islam nga Umer Ibn el-Hatabi. Sistemi kontabë i Omerit u shfrytëzua, me disa ndryshime, nga udhëheqësit musliman gjer në kohën e Perandorisë Osmane

Luca Pacioli dhe kontabiliteti modern

Libri i parë i shkruar mbi kontabilitetin Della Mercatvra et del Mercante Perfetto ishte ai i ekonomistit kroat Benedetto Cotrugli që është i njohur edhe si Benedikt Kotruljević nga Dubrovniku. Libri u shkrua në vitin 1458 por nuk u botua gjer në vitin 1573. Për këtë arsye të mos publikimit Luca Pacioli (1445 - 1517), gjithashtu njohur si Friar Luca dal Borgo llogaritet si themelues i kontabilitetit. Në librin Summa de arithmetica, geometrica, proportioni et proportionalita (Venice 1494), paraqet sintezën e njohurive matematikore të kohës së tij dhe formulon metodat e mbajtjes së kontabilitetit.

Historia e metodave kontabël

Metoda Italina
Metoda Gjermane
Metoda Amerikane

Llojet e kontabilitetit


Principet e kontabilitetit

Konceptet e kontabilitetit, gjendja faktike dhe gjendja reale.

Konventat e kontabilitetit

Përdorimi i kompjuterit në kontabilitet

si perdoret kontabiliteti

Standardet e kontabilitetit

Llojet e kontabilitetit

Shih edhe

Lidhje të jashtme