Hapkido: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v roboti shtoj: ar, ast, bg, bs, ca, de, en, eo, es, eu, fa, fi, fr, fur, gl, he, hu, id, it, ja, ko, lad, lt, nl, no, oc, pl, pt, ru, scn, simple, sr, sv, tr, zh
Rreshti 36: Rreshti 36:
[[Kategoria: Sport]]
[[Kategoria: Sport]]
[[Kategoria: Sporte luftarake]]
[[Kategoria: Sporte luftarake]]

[[ar:هاب كيدو]]
[[ast:Hapkido]]
[[bg:Хапкидо]]
[[bs:Hapkido]]
[[ca:Hapkido]]
[[de:Hapkido]]
[[en:Hapkido]]
[[eo:Hapkido]]
[[es:Hapkido]]
[[eu:Hapkido]]
[[fa:هاپکیدو]]
[[fi:Hapkido]]
[[fr:Hapkido]]
[[fur:Hapkido]]
[[gl:Hapkido]]
[[he:הפקידו]]
[[hu:Hapkido]]
[[id:Hapkido]]
[[it:Hapkido]]
[[ja:ハプキドー]]
[[ko:합기도]]
[[lad:Hapkido]]
[[lt:Hapkido]]
[[nl:Hapkido]]
[[no:Hapkido]]
[[oc:Hapkido]]
[[pl:Hapkido]]
[[pt:Hapkidô]]
[[ru:Хапкидо]]
[[scn:Hapkido]]
[[simple:Hapkido]]
[[sr:Хапкидо]]
[[sv:Hapkido]]
[[tr:Hapkido]]
[[zh:合氣道 (韓國)]]

Versioni i datës 21 shtator 2009 07:10

Hapkido mbledh një sërë teknikash koreane, japoneze dhe kineze. Ushtrimi i Hapkido-së sjell një kombinim të mirë të teknikave të shtrëngimit dhe atyre të goditjes, të cilat përbëjnë teknikën e mbrojtjes së plotë. Stili Hapkido praktikohet për vetëmbrojtje dhe për arritjen e paqes së brendshme. Ky art mund të mësohet si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.

Hapkido është një nga artet e shumta shpirtërore. Vëmendja vihet fuqishëm në teknikat e shtrëngimit, lëvizjet rrethore, hedhja dhe mbërthimi i krahëve. Me këtë art keni mundësinë të mësoni pikat e presionit dhe ato jetësore.

Hapkido është më ndërluftues dhe ofron një përzierje të mirë të teknikave shtrënguese për një kuptim të plotë të luftimit. Hapkido është stil shumë i mirë për të rinj, për njerëz energjikë që kanë dëshirë të shfaqin agresivitetin dhe shpejtësinë.

Filozofia e Hapkido-së është të përdorësh forcën e sulmuesit kundër tij.

Hapkido është një art marcial shumë relaksues, që ndihmon në shëndetin e mirë. Ndihmon në uljen e tensionit, qarkullimin e gjakut dhe përmirëson qëndrimin. Pas shumë vitesh ushtrimi të këtij arti, edhe njeriu më i vogël mund të rrëzojë kundërshtarin më të fortë. Koncepti qendror i Hapkido-së është se mendja, trupi dhe shpirti punojnë së bashku për të mposhturkundërshtarin.

Gjëja më e rëndësishme lidhur me Hapkido-në si ``art marcial`` është se ai nuk është thjesht një art superior vetëmbrojtjeje, por se i shton praktikantëve një vetëbesimi dhe i bën njerëzit bujarë në sjelljet e tyre me njerëz të tjerë më të dobët. Ata s`janë njësoj me kundërshtarin, por kodi i tyre i ndalon të përdorin një forcë të panevojshme. Praktikimin i Hapkido-së i jep individit prirjen mentale drejt modestisë dhe bujarisë. Virtytet e modestisë dhe të bujarisë janë të bazuara fort në vetëbesim. Është e natyrshme që një trup i shëndetshëm i bën njerëzit aktivë dhe të fuqishëm.

Hapkido është përfshirë në programe stërvitore të shkollave dhe kolegjeve në të gjithë botën, ajo është bërë gjithashtu një pjesë e domosdoshme e stërvitjes policore dhe ushtarake.

Domethënia e HAPKIDO-së

HAP → dmth. ”së bashku” dhe nënkupton harmoninë e trupit dhe mendjes.

KI → përshkruan energjinë e trupit dhe jetës

DO → dmth.”rruga e jetës, rruga e të mësuarit”.

Hapkido bazohet në tre parime të rëndësishme themelore :

1. Parimi i rrethit,

Të gjitha lëvizjet janë rrethore. Luftëtari i Hapkido-së lëvizë sikurse në brendinë e një “sfere”. Forcat që ndikojnë nga jashtë, në sipërfaqën e “sferës” e ndërrojnë kahjen dhe neutralizohen.

2. Parimi i lumit,

Si lumi, i cili i përshtatet jashtëzakonisht në mënyrë fleksibile panorames së natyrës, por i cili në momentin e grumbullimit krijon një forcë të fuqishme, ashtu edhe Hapkido reagon në mënyrë sensitive në kundërshtarin e tij, me qëllim që në momentin vendimtar “Ki-në” e tij të grumbulluar nëpërmes teknikës e lë të rrjedhë (depërtoj) tek kundërshtari.

3. Parimi i ndikimit,

Nëpërmes lëvizjeve të rrufeshme, gati të padukshme, sulmuesi nxitet të bëj lëvizje të kundërta refleksive, të cilat pastaj shfrytëzohen në një teknikë vijuese. per me shume vizitoni faqen : www.martial-arts.weebly.com ---nga klubi i taekwondose dhe hapkidose PEJA.