Hermann Hesse: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: be:Герман Гесэ
v roboti ndryshoj: az:Herman Hesse
Rreshti 53: Rreshti 53:
[[an:Hermann Hesse]]
[[an:Hermann Hesse]]
[[ar:هرمان هيسه]]
[[ar:هرمان هيسه]]
[[az:Hermann Hesse]]
[[az:Herman Hesse]]
[[be:Герман Гесэ]]
[[be:Герман Гесэ]]
[[bg:Херман Хесе]]
[[bg:Херман Хесе]]

Versioni i datës 28 tetor 2009 15:24

Stampa:Infobox shkrimtar Hermann Hesse lindi më2 korrik 1877 në një qytet pranë Calw dhe vdiq më 9 gusht 1962 nëLuganoZvicrës. Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime.


Biografia

Hermann Hesse ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar. Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqiat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër nazizmit. Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi.

Veprat

Romane

  • 1904 Peter Camenzind
  • 1906 Unterm Rad
  • 1910 Gertrud
  • 1912–1913 Roßhalde
  • 1915 Knulp
  • 1919 Demian
  • 1922 Siddhartha
  • 1927 Der Steppenwolf
  • 1930 Narziß und Goldmund
  • 1932 Die Morgenlandfahrt

Tregime

  • Gesammelte Erzählungen 4 vëllime, Suhrkamp Verlag, Frankfurt/M.
  • Vëllimi i parë 1900-1905 Aus Kinderzeiten
  • Vëllimi i dytë 1906-1908 Die Verlobung
  • Vëllimi i tretë 1909-1918 Der Europäer
  • Vëllimi i katërt 1919-1955 Innen und Außen


Veprat të përkthyer në shqip