Antropologjia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: tr:Antropoloji
Rreshti 30: Rreshti 30:


==Rreth antropologjisë==
==Rreth antropologjisë==

==Lidhjet me internetin==
==Lidhjet me internetin==
* [http://werwolf88.wordpress.com/raca-shqiptare/ Amza : werwolf88.wordpress.com/raca-shqiptare]
* [http://werwolf88.wordpress.com/raca-shqiptare/ Amza : werwolf88.wordpress.com/raca-shqiptare]

Versioni i datës 8 nëntor 2009 16:26

Antropologjia (greqisht Ανθρωπολογία, άνθρωπος, ànthropos = "njeri" dhe λόγος, lògos = "njohuri, dituri, mësim") është shkenca që studion njeriun në të gjitha këndvështrimet dhe veprimet jetësore, qoftë shoqërore ashtu edhe kulturore dhe fizike.

Antropologjia apo njohuritë mbi njeriun, mbi zhvillimin e vetive trupore dhe shpirtërore të tij, bëhen në disa fusha si p.sh antropologjia biologjike para së gjithash merret me shoqëritë fisnore, këndëvështrimi gjeografikë i llojeve të njeriut të sotëshëm, (Racat e njeriut) si dhe zhvillimet individuale të njerut së bashku me zhvillimet trupore të njeriut. Me studimeve si të qenies njerëzore, pozicionimit të tij si i veçantë në gjithësi, sjellja e tij ndaj mjedisit dhe natyra e dyfisht krijuese dhe trupore bëhen nga fusha e anatomisë filozofike.

Historia

Ndryshimet e fytyrës e të mënyrës së jetesës i u kanë rënë në sy vëzhgonjësve që në kohët më të lashta. Ndër dokumentat e hieroglifuar t’Egjyptjanvet gjënden përshkrime të shumta popujsh që kishin marëdhënje me nënshtetasit e Faraonvet. Bibla, në kaptinën e dhjetë të Gjenezës (të bërët) përmban një dokument të famshëm ethnologjik të kohës. Ndër Grekë e Latinë, pastaj, kemi shënime të shumta e vepra të tëra ku fise e raca të ndryshme të dheut përshkruhen për bukuri duke u ndjekur një farë sistemi shkencor. Mjafton të përmënden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit të Vjetër për të kuptuar se shumë ndër eksponentët e mendimit helenik e italik i kanë kushtuar me zell studime të vlefshme atyre shkencave që sot thirren ethnografi, ethnologji e anthropologji.

Studimet shumzohen gjatë Mesjetës dhe zënë vënt kryesor në numrin e diturive të kohës, atëherë kur Evropjanët mundën të zbulojnë kontinente të reja dhe të hyjnë thellë nëpër ato që njiheshin edhe ndër kohët e moçme. Më në funt, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerëzve disiplinohen, caktohen vijat që duhen ndjekur për kërkimet e reja dhe arrihet, në këtë mënyrë, në shkencat e vërteta që përbëjnë historinë natyrore të njeriut.

Emri i anthropologjisë është i vjetër: e përdor Aristoteli në kuptimin e fjalimit mbi njeriun e do t’a përdorin gjer në ditët tona filozofët me domethënjen e një doktrine të natyrës njerëzore. Nga mesi i shekullit të shkuar ky skaj përhapet si sinonim i “historisë natyrore të njeriut” (Broca) dhe përhapja e tij bën që të lihet pas dore kuptimi filozofik.

Metodologjia e antropologjise socio-kulturore konsiston ne etnografine, proces qe perfshin te jetuarit për nje kohe te gjate midis objekteve te studimit. Antropologu i pare qe perdori kete metode është Bronislaw Malinowski, gjate studimit te tij te banoreve te ishujve Trobriand. Malinowski, antropolog polak i arsimuar ne Angli, konsiderohet si "babai" i antropologjise socio-kulturore.

Antropologe te tjere te njohur jane: Claude Levi-Strauss (i shkolles strukturaliste), Marcel Mauss, Emile Durkheim, Radcliffe-Brown (i shkolles funksionaliste), Mary Douglas (studiuese e teorise kulturore te rrezikut) etj.

Degët e antropologjisë

Antropologjia kulturore (gjithashtu e njohur si, etnologji, studimi mbi popujt, antropologjia apo antropologjia social-kulturore) është shkenca që studion sjelljen shoqërore, strukturën ekonomike dhe fetare të popujve dhe të grupeve të popujve.

Shiko edhe këtë

Rreth antropologjisë

Lidhjet me internetin