Honore de Balzak: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: tl:Honoré de Balzac; cosmetic changes
Rreshti 108: Rreshti 108:
[[lt:Honoré de Balzac]]
[[lt:Honoré de Balzac]]
[[lv:Onorē de Balzaks]]
[[lv:Onorē de Balzaks]]
[[mk:Оноре де Балзак]]
[[mr:ऑनोरे दि बाल्झाक]]
[[mr:ऑनोरे दि बाल्झाक]]
[[nl:Honoré de Balzac]]
[[nl:Honoré de Balzac]]

Versioni i datës 10 nëntor 2009 11:15

Shpjegim
Shpjegim
Ky paragraf sipas rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.

Stampa:Biografia-Box

Honoré de Balzac lindi në Turs20 maj1799. Ne moshen 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi te studidonte ne oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shume lende, por gjithashtu duke nxjerre ne pah talentin e tij ne letersi. Studioi ne kolegjin Tours e me pas Paris, ku u trasferua se bashku me familien. U regjistrua ne fakultetin e jurisprudences, dhe ne te njejten kohe punonte ne nje zyre noterie. Ne moshen 20 vjecare zbuloi dhuntine e tij për te shkruajtur.

Ne nje dhome te vogel ne lagjen Bastija, i vetem ose ne bashkepunim me Auguste Le Poitevin, nje botues kommercial, nga 1821 deri 1829, shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dë Sent-Obë ose L'or de rhoon nder te cilat veçohen: L'héritié de Bïrag (trashigimtari i Birag, 1821), viker des Ardennes (Famulltari i Ardennit, 1821), Argow le pirate (Argow pirati, 1824).

Ne 1822 Balzac u njoh me L'or de Bernit, nje grua e pjekur e cila i qendroi gjithnje prane deri ne diten e vdekjes se tij(1836). Asaj gruaje ai i kushtoi “Le lit de la vallée” (Zambaku ne lugine, 1835). Ne 1825 u be botues dhe tipograf. Ne te njejten kohe bleu gjithashtu nje fonderi por perpjekjet e tij për te bere tregti deshtuan dhe e futen ate ne borxhe .

Pereseri nje perpjekje për biznes, kete here ne Sardenje ku u perpoq te risillte ne pune minjerat e vjetra te argjendit dhe pervec kesaj provoi te tregtonte dru nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendese për kohen, duke mobiluar shtepine me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga perpjekje te kota për tu pasuruar dhe për te qene nje njeri i suksesshem ne nje kohe shume te shkurter.

Për 20 vjet ai arriti te bente 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, te gjitha keto te bashkuara ne nje vepër te vetme me titull “La comédie humaine” (Kommedia njerezore) dhe te ndara ne Sèn dë la vi privé (Skena te jetes private), Sèn dë la vi dë provions, Skena te jetes ne province) Sèn dë la vi parizien (Skena te jetes pariziene). Behet fjale për nje analize te jetes shoqerore dhe private ne nje France ne zhvillim e siper, epoka e "monarkise borgjese" te Luigjit Filip.

E para është nje romance historike, Le Shuons (1829), për te cilen është frymezuar nga revolta e Vande-se; megjithate do te jene veprat e tjera te tij qe do ti sigurojne sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder te cilat mund te permendim: La po dë chagrë (Lekura e shegrenit, 1831), Evgjéni Grande (1833), Lë médsë dë shampanj (Mjeku i fshatit, 1833), Ilyzio perdy (Illusione te humbura, 1837-43), Splendër e mizer de kurtisan (1839-47).

Honore ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shume i apasionuar si pas jetes mondane ashtu dhe pas grave fisnike te oborreve te ndryshme, te cilat i pershtateshin me se miri snobismit te tij. Megjithese ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerez te cileve u detyrohej para, Balzac për nje fare kohe arriti te realizonte endrren e tij për te qene njeri i pasur.

Kjo erdhi fale lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me te cilen u martua pak kohe perpara se te vdiste. (dashuria me Eva Hanska ishte vetem nje “loje salloni" por nje gje te tille Balzac nuk e mori vesh kurre).

Ne 1834 Balzac pati idene qe te shkrinte te gjitha krijimet e tij ne nje vepër te vetme monumentale, nje afresk i vertete mbi shoqerine franceze te asaj kohe nga perandoria e pare deri ne monarkine e Korrikut, keshtu publikoi te famshmen Kommedia njerzore. Fillimisht vepra duhet te petmbante 150 romanza te ndara ne tre vija kryesore: Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i pare perbehej nga vepra te perfunduara prej kohesh dhe ishte i ndare ne 6 skena te cilat perfaqesonin jeten :private, provinces, parizizene, politike, ushtarake dhe fshatit.

Romanzat duhet te permbanin reth 2000 personazhe, sepse deshira e tij ishte te krijonte nje rrjet ngaterresash midis vellimeve te ndryshme. Vetem 2/3 e projektit u realizua. Episodet me te famshme jane: Xhaxha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betta (1846), Iluzione te humbura (1837-1843).

Ne 1937 realizoi “La vielle fille” qe u be romani i pare qe publikohej ne nje gazete. Ne 1838 Balzak u dallua për luften e tij për te drejten e autorit. Honor kishte nje vullnet shume te madh për te punuar megjithese shendeti kishte filluar te behej nje pengese e madh për te. Ne 1839 u be anetar i shoqerise se shkrimtareve dhe po ate vi tai u zgjodh kryetar i saj. Ne 1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshen Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet me se miri ne leterkembimin midis tyre qe u publikua ne 1968 nen titullin “Lettre à madame Hanska.

Përfaqësuesi më i madh I realizmit në Europën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX.Gazetar, industrialist I munguar, krijues I afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e njëshoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përziehet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti: një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, I plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton: Është ky kompleksitet I pabesuesëm qe e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë I ati I Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir I revolucionit francez,u martua në moshën pesëdhjetenjë vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare: kjo histori e vërtetë mund të sherbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar I idealeve progresiste të kohës, I përgjigjet një mama, që I do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jete të vetmuar. I mbyllur ne kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijeria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij– Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca,në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës I liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu ne autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhëtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.

Fillimet e një shkrimtari Ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por me të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir I veprave të tij. Në atë kohë I riu Balzak ishte I majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe I futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjecare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan nje dramë “Kromuell”. Një dështim I plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme: Jean Louis, l'Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët,ndikimin nga emrat e borgjezisë: Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.

Jeta private dhe frymëzimi

Në jetën e tij private ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq në 1825 e vetmuar pasi njohu nje ferr martesor. Përsa i përket Balzakut, ai u bë në 1822 i dashuri i Laura de Berni, që do ti qëndrojë afër për gjithçka, madje edhe për mbështetjen financiare në ndërmarrjet e tij të mëvonshme. Në qoftë se znj.Balzak ishte e para grua 30 vjeçare që ai takoi, znj.de Berni ishte modeli i të gjitha grave që rrethojnë botën e Balzakut, si znj.de Mortsof apo znj.de Barzheton( Iluzionet e humbura). Nga një endje midis jetës së tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonë I fshehur prapa pseudonimeve të tij, shkruan disa romane në të cilat merr rëndësi tema e dashurisë si “Kolonel Shabert”, ku merr formë romani balzakian, ku shfaqen tensione midis idealit dhe realitetit, viktimë e të cilit është një djalë i lënduar nga gruaja që dëshironte. Këto romane do të dështonin , por do ti shërbenin atij në punën e mëvonshme.

Bizneset dhe veprat e para me vlerë

Balzaku dëshiron para dhe pushtet. Kështu ai hidhet në botën e biznesit me një fonderi dhe një shtypshkronjë. Në vitin 1828 vjen katastrofa e parë, që do të bëhet model edhe për të tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, të pamundura për tu realizuar, si kultivimi I ananasëve në Paris. Pra ai është I detyruar ti rikthehet letërsisë. Këtë herë Balzaku shkruan një roman historik,sipas modelit të Uollter Skot, ku jep një pasqyrë të betejave të perëndimit në kohën e revolucionit. Më pas ai shkruan një ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesës” ku përshkruan me tone humori institucionin e martesës. Skenat e para te jetës private do të shfaqen në prag të revolucionit të korrikut. Ai do të marrë emrin Honore de Balzak, dhe do të bëhet I famshëm për mendimet e tij për gruan dhe martesën.

Gazetar politik Ai bëhet gazetar politik dhe mban një kronikë te rregullt mbi jetën politike të kohës në gazetën “Letra mbi Parisin”. Që këtu vërehet lindja e një gazetarie moderne. Ky aktivitet nuk do të qëndrojë kurrë në plan të dytë për Balzakun dhe do ta shoqërojë përgjatë gjithë krijimtarisë së tij. Suksesi duket se është afër me vepën filozofike, që përshëndetet nga të gjithë, “Lëkura prej shagreni”

Suksesi

Sipas të tjerëve dhe sipas dëshirës së tij, Balzaku ia doli mbanë pas të tridhjetave. Pasioni I tij për tu bërë I famshëm është aq I madh sa e shtynë Balzakun të frekuentojë sallonet aristokratike dhe të pranojë për të dashur markezen de Castri. Reputacioni I tij I ri si një njohës shumë I mirë I botës femërore do ti vlejë. Në 1832 ai merr një letër të nënshkruar “E huaja” nga një konteshë poloneze Eva Hanska, e martuar në Ukrainë. Ky do të jetë fillimi I një historie romaneske që zgjati deri në vdekjen e Balzakut. Për momentin Balzaku po jetonte në mes të luksit, vishej si një dendi megjithëse nuk e kishte fizikun, dhe shpenzonte pa hesap paradhëniet e dhëna per vepra akoma të pashkruara, të cilat ai shpreson ti mbarojë brenda afatit. Ai rend pas kohës pas iluzioneve të botës. Ai punon nga 10 deri 8 orë në ditë duke pirë lumenj me kafe dhe gati prek çmendurinë në qershor të 1832. Romani I tij “Lui Lambert” duket si një autobiografi. Këtu paraqitet një djalosh intelektual I ekzaltuar, romantik që vdes në fund nga çmenduria.

Krijimi i një universi

Romanet ndjekin njëri tjetrin, dy ose tre në vit, themelues të mitologjisë balzakiane dhe të vështrimit të tij unik për jetën. Romanit “Lui Lambert” I përgjigjet utopia e “Doktorit të fshatit”. Të organizosh për të luftuar forcat shkatërruese të dëshirës, të luftojmë kolektivisht për të zëvendësuar pasionet me rregullin social. Revolucioni për Balzakun, përveçse u mundua të zhdukë pabarazinë dhe krimin, forcoi pasionet. Ai perjashtoi dhe tipizoi me mijëra njerëz, heronj popullorë, kriminelë, mjeranë, të rinj që kërkojnë të ardhme, gra pa të drejta për shkak të legjislacionit napoleonian. Bota moderne është shumë e ashpër, sepse burrat dhe gratë vuajnë atje. Liberalizmi është një gënjeshtër që favorizon pasurimin e egoistëve dhe të imoralëve, të udhëhequr nga interesi. Doktori I fshatit, Benasisi, ka një zemër të plagosur, I cili, meqë ka vuajtur vetë është I aftë të reflektojë në një mënyrë kritike për shoqërinë në të cilën bën pjesë. Ajo që është romantike te Balzaku është fakti se dhimbja formon vetëdijen te njeriu. Në të njëjtën mënyrë për të riardhur tek forcat shkatërruese, ai shkruan “Kërkimi I absolutes” ku tregohet jeta e një të çmenduri ne botën reale. Këtij universi real I përgjigjen sa vjen e më shumë romanet që vijojnë, të parët e ciklit “jeta e provincës” si “Evgjeni Grande”. Balzaku shkruan dhe publikon shumë shpejt duke u vënë re kështu për ndërthurjet e personazheve në romanet e tij. Në vitin 1833 ai mendon të rikthejë disa personazhe të romaneve të kaluara. Një ide gjeniale që do të lejojë sipas tij të paraqesë një afresk të botës moderne. Është tek “Xha Gorio”(1834-1835) që Balzaku zbaton për herë të parë idenë e tij, pasojat e së cilës do të jenë të rëndësishme dhe do të shërbejnë në krijimin e “Komedisë njerezore”.

Veprat

  • Xha Gorio
  • Gobesku
  • Evgjeni Grande
  • Fajdexhiu
  • Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve
  • Fshatarë
  • Kushëriri Pons
  • Iluzionet e humbura