Isak Njutoni: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: dsb:Isaac Newton
Rreshti 75: Rreshti 75:
[[da:Isaac Newton]]
[[da:Isaac Newton]]
[[de:Isaac Newton]]
[[de:Isaac Newton]]
[[dsb:Isaac Newton]]
[[dv:އިސާކް ނިއުޓަން]]
[[dv:އިސާކް ނިއުޓަން]]
[[el:Ισαάκ Νεύτων]]
[[el:Ισαάκ Νεύτων]]

Versioni i datës 28 nëntor 2009 04:44

Isaac Newton (shq. Isak Njuton) (4 janar 164331 mars 1727) ishte fizikan, astronom, filozof, alkimist, teolog dhe matematikan i shquar nga Britania e Madhe. Isak Njutoni së bashku me Gaussin dhe Arkimedin bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "treshe të artë"matematikës. Ai ka formuluar tri ligjet kryesore të mekanikës:

Jeta

Isak Njutoni lindi në LinkolnshirAngli. Shkollimin e filloi në The King's school, në Grantham. Libri i tij Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica i publikuar në 1687, konsiderohet të jetë libri më me ndikim në historinë e shkencës. Në këtë punim, Newtoni përshkroi gravitacionin universal dhe tre ligjet e lëvizjes, ku vuri bazat e mekanikës klasike. Në mekanikë, Newtoni formuloi parimin e inercisë.

optikë, ai e ndërtoi teleskopin [4], zhvilloi një teori të ngjyrave në bazë të vëzhgimit se një prizmi. (Ngjyra e bardhë zbërthehet në një spektër ngjyrash). Ai gjithashtu formuloi një ligj empirik të ftohjes.

matematikë, Newtoni, së bashku me Gottfried Leibniz dhe pavarësisht nga njëri-tjetri, zbuluan njehsimin diferencial dhe integral. Ai gjithashtu demonstroi teoremën e binomit, zhvilloi të ashtuquajturën "metodë të Newtonit" për gjetjen e zerove të një funksioni, dhe kontribuoi në zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme.

Pas Galileit, Isak Njutoni, e thelloi kuptimin e forcës. Ai zbuloi se ndërmjet Tokës dhe Hënës vepron forca e gravitetit dhe se ajo është e të njëjtit lloj si ajo e Tokës. Forca e gravitetit vepron edhe ndërmjet Tokës dhe disa qindra satelitëve artificialë që sillen rreth saj.

Newtoni ishte gjithashtu fetar duke punuar shumë në studimin Biblës...(?!?!). Newtoni, siç demonstrohet nga një sondazh të vitit 2005, është ndër shkencëtarët më të mëdhenj në historinë e shkencës.

Trivia

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme

 Commons: Isak Njuton – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale