Fjodor Dostojevski: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: yo:Fyodor Dostoyevsky
Rreshti 110: Rreshti 110:
[[wa:Fyodor Mixhaylovitch Dostoyevskiy]]
[[wa:Fyodor Mixhaylovitch Dostoyevskiy]]
[[war:Fyodor Dostoevsky]]
[[war:Fyodor Dostoevsky]]
[[yo:Fyodor Dostoyevsky]]
[[zh:費奧多爾·陀思妥耶夫斯基]]
[[zh:費奧多爾·陀思妥耶夫斯基]]
[[zh-min-nan:Fyodor Dostoevsky]]
[[zh-min-nan:Fyodor Dostoevsky]]

Versioni i datës 28 nëntor 2009 22:55

Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Fjodor Dostojevski të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Fëdor Michajlovič Dostoevskij (Moskë, 30 tetor, 1821 - Shën Pjetërburg, 28 janar, 1881) ishte shkrimtar dhe filozof rus. Konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj rus të viteve 1800 dhe në përgjithësi të të gjitha kohërave.

Biografia

Vitet e para

Fëdor, i dyti i shtatë fëmijëve,lind ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare. E ëma, Marija Fёdorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqen muzika dhe është shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t'i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën. Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës.

Në 1831 Fëdor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai ka blerë një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë. Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes dhe djali, bashkë me të vellanë, rregjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë. Me 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Pjetërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake,por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë.

Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fëdorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën. Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut.

Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe Dënim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër".

Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe mrale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës," një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.

Lindur më: 16 nëntor 1821, Moskë, Rusi.