Vladimir Lenini: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: bo:ལེ་ཉིན།
v roboti shtoj: yo:Vladimir Lenin
Rreshti 225: Rreshti 225:
[[vi:Vladimir Ilyich Lenin]]
[[vi:Vladimir Ilyich Lenin]]
[[war:Vladimir Lenin]]
[[war:Vladimir Lenin]]
[[yo:Vladimir Lenin]]
[[zh:列宁]]
[[zh:列宁]]
[[zh-min-nan:Lenin]]
[[zh-min-nan:Lenin]]

Versioni i datës 29 nëntor 2009 00:07

Skeda:Lenin CL.jpg

Vladimir Iliç Uljanov - Lenini (rusisht: Влади́мир Ильи́ч Ле́нин; 10 prill 1870 Simbiski - 21 janar 1924 Gorki, Moskë) ishte një revolucionar rus, politikan komunist, pjesëmarrës dhe lider ne Revolucionin e Tetorit , udhëheqësi i pare i Republikës Sovjetike Socialiste Ruse dhe që nga viti 1922 lideri i parë i Bashkimit Sovjetik. Më 1999 ai u emërua nga revista TIME Magazine si një prej 100 njerëzve më me ndikim të shekullit XX. Kontributet e tija në teorinë Marksiste përgjithësohen si Leninizëm.

Jeta e hereshme

Vladimir Ilic Uljanov (Lenin) 1887

Lindur ne Simbirsk (nga 1924, Uljanovsk), pranë lumit VollgaMbretërinë Ruse. Lenini ishte i biri i Ilja Nikolaevic Uljanov dhe Maria Aleksandrovna Uljanova. Babai i tij ishte një aristrokat i ri që kishte depërtuar në shtresat e larta si inspektor shkolle. Familja e tij ishte një përzierje etnike, paraardhësit e tyre ishin: rus, mordovian, kalmyk, hebre, gjermanë të Vollgës dhe suedeze, dhe sipas biografit Dimitri Volkogonov prejardhja e familjes së tij mund të jetë e përzier edhe me etni tjera. Lenini qe i pagëzuar ne Kishën Ortodokse Ruse.

Në vitin 1886, babai i Leninit, vdiq nga një sëmundje (hemorragji cerebrale), dhe në maj të vitit 1887, kur Lenini ishte 17 vjeçar, vëllai i tij i madh Aleksandëri, u arrestua dhe u ekzekutua me varje për pjesëmarrje në një atentat me bombë qe kërcënoi jetën e Car Aleksandri III. Motra e tij Ana e cila ishte me Aleksandrin gjate arrestimit, u dëbua drejt pronës se familjes së saj në fshatin Kokushkino, rreth 40 km larg Kazanit.

Kjo ngjarje radikalizoi Leninin, dhe biografët e tij zyrtar sovjetik e përshkruan ketë si shkak për vazhdimin e veprimtarisë revolucionare. Nuk është për tu përjashtuar mundësia që ndoshta nga kjo trazirë emocionale ndodhi që në të njëjtin vit ai të shihte vetën të regjistruar në Universitetin Shtetëror në Kazan. Një pikturë e famshme e Pjeter Beluzovit, Ne do të ndjekim një rruge tjetër e riprodhuar në miliona libra sovjetik, e përshkruan Leninin e ri dhe të ëmën e tij të hidhëruar. Shprehja Ne do të ndjekim një rruge tjetër i referohet zgjedhjes që Lenini i bëri Marksizmit për të përkrahur revolucionin popullor, në vend të metodave anarkiste ose atyre individualiste.

Pas ngrijes së kurreshtjes për Marksizëm, ai u përfshi në protesta studentore dhe më pas edhe u arrestua. Ai u përjashtua dhe nga Universiteti i Kazanit, për shkak të ideve të tija politike. Ai vazhdoi të studionte si audiodidakt të cilat shkaktuan mishërimin e tij me pikpamjet e paraqituar në vepren KapitaliKarl Marksit.

Leninit më vonë, iu dha e drejta për të studiuar, kësaj herë në Universitetin e Shën Pjetërsburgut. Në janar të vitit 1892, ai u vlerësua nga universiteti me diplomen e klasës së parë për drejtësi. Ai gjithashtu u dallua për gjuhët që njihte si latinisht dhe greqisht dhe ato që i mësoi, gjermanisht, frëngjish dhe anglisht. Por njohuria e këtyre dy gjuhëve të fundit me kalimin e kohës iu kufizua: ai kërkoi ndihmën e Anesa Armand për ti përkthyer një artikull në frëngjisht dhe në anglisht në 1917. Në të njëjtin vit ai i shkroi S.N. Ravicit në Gjeneve :’’Ndihem i pa aftë për te mbajtur një fjalim ne frëngjisht’’.

Aktiviteti revolucionar, udhetimet dhe perndjekjet

Lenini pastron Boten nga mbeturinat-Poster i vitit 1920

Përpara se të shpërngulej në Shën Pjetersburg më 1893, Lenini ushtroi profesionin e avokatit për disa vite në Samara - një qytet me port në lumin Vollga.

Në vend të që të vazhdonte karieren e tij në lëmin e drejtësisë, ai filloi të rriste intesitetin e përfshirjes së tij në përpjekjet për propagandand revolucionare duke u anëtarësuar dhe në grupin loka Marksist. Më 7 dhjetor 1895, Lenini u arrestua dhe nga autoritetet u mbajtë për 14 muaj e më pas u lirua dhe u internua ne fshatin Shushenskoje në Siberi, ku u përzije me shume marksistë të njohur, si Xhorxhi Plekhanov - ai që përhapi socializmin në Rusi.

Në qershor të 1898-ës, Lenini u martua me aktivisten socialiste Nadezhda Krupskaja dhe në prill të po këtij viti botoi librin ‘’Zhvillimi i Kapitalizmit në Rusi’’. Pas skadimit të kohës së internimit më 1900 ai filloi udhëtimet përgjatë Rusisë dhe Evropës. Lenini jetoi në Cyrih, Gjeneve (ku dhe studioi e më vonë ligjëroi në Universitetin e Gjenevës), Munih, Prag, Vjen, Mançester dhe Londër, dhe gjate kësaj kohe në bashkëpunim Julius Martovin nxorren gazetën Iskra (shkëndija). Martovi më vone do të bëhej një oponent udhëheqës. Gjatë kësaj kohe, Leni shkroi gjithashtu një sërë artikujsh dhe libra të ndryshëm mbi lëvizjen revolucionare, duke u përpjekur dhe të rekrutonte social-demokrate te ardhshëm. Ai filloi të përdorte pseudonime të ndryshëm duke u shpallur me në fund në “Lenin”-“N. Lenin” plotësisht., Shtypi perëndimor shpesh atë e quante “Nikolai Lenin”-ndoshta duke marrë gabimisht faktin qe germa ‘N’ korrespondonte ne Nikolai - gjithsesi ai nuk iu paraqit asnjëherë i nënshkruar me ketë emër Rusisë ose Bashkimit Sovjetik, dhe Lenini vete kurrë nuk e përdori ketë si një pseudonim.

Lenini ishte aktivist në ‘’Partine Social Demokrate Punëtore (PSDP- РСДРП ne rusisht)’’ dhe më 1903, udhëhoqi fraksionin Bolshevik pas ndarjes me Menshevikët. Emrat “Bolshevik” ose Shumica dhe “Menshevik” ose Pakica, referuar mundjes së ngushte me vota të Menshevikëve pas vendimit për të kufizuar anëtarësinë e partisë në revolucionar profesionistë, me tepër se sa te përfshinin simpatizantë. Divizioni qe inspiruar pjesërisht nga broshura e Leninit “Çfarë duhet berë?” (1901-02) e cila qe fokusuar mbi strategjitë e tija revolucionare. Thuhet që kjo ka qene një prej broshurave më me ndikim në Rusinë e para revolucionit, ku Lenini vete pretendonte se ‘’tre nga pesë punëtorë, e kane lexuar atë dhe për me tepër ju kanë lexuar të tjerëve’’.

Ne nëntor 1905, Lenini u kthye nga përndjekja ne Rusi për te përkrahur Revolucionin Rus të 1905-ës. Më 1906, u zgjodh për te qenë në presidiumin e PSDS. Në atë kohë, ai lëvizte shpesh midis Finlandës dhe Rusisë dhe në dhjetor të 1907-ës, me shkatërrimin e revolucionit prej autoriteteve cariste, ai u detyrua të mërgonte sërisht në Evropë. Deri sa te vinin revolucionet e 1917-ës, ai e kaloi shumicën e kohës i mërguar në Evropë, ku pavarësisht kushteve të varfërisë, ai nuk reshti se vazhduari shkrimet e tija politike. Në kuadër të bazës filozofike të vetë rrjedhës së revolucionit socialist, Lenini kompletoi Materializmi dhe Kritika empirike më 1909 - një punim i cili u bë fundament i filozofisë Marksiste-Leniniste.

Lenini vazhdoi të udhëtonte nëpër Evropë dhe të merrte pjesë në shumë takime dhe aktivitete të socialistëve, duke përfshirë këtu dhe Konferencën e Partisë së Prage më 1912. Kur Inesa Armand la Rusinë për të shkuar në Paris, ajo u takua me Leninin dhe bolshevikët tjerë që jetonin në mërgim dhe besohet që ajo të ketë qene e dashura e Leninit gjate kësaj kohe. Si shkrimtar Neil Harding thekson se, megjithëse është bërë shumë sa ipërket kësaj lidhje, prapëseprapë janë për tu përbuzur “materialet e dobëta te dëshmive...ne akoma nuk kemi asnjë dëshmi qe vërteton se ata të kenë qenë seksualisht te lidhur“.

Kur nisi lufta e parë botërore më 1914 dhe kur shumë parti social-demokrate evropiane (në atë kohë të vetëshpallura si marksiste) përkrahën shtetet e tyre me ndihma lufte, e tronditen Leninin i cili nguronte të besonte së social-demokratët gjermanë kishin votuar për ndihma lufte. Kjo bëri qe ai të shkëputej nga Internacionalja e Dytë, e cila ishte formuar nga këto parti. Lenini (përkundrejt luftës në bindjen e tij që qytetarët dhe punëtorët po bënin një beteje të borgjezisë për ta) miratoi pozicionin të cilin ai e përshkroi si një “Lufte Imperialiste” një detyrë që duhej të kthehej në një lufte civile nëpërmjet klasave. Sapo mbaroi lufta, Lenini u mbajt nën arrest për një kohe të shkurtër nga autoritetet austriake në qytetin Poronin, ku ai qëndronte gjate asaj kohe.

Më 5 shtator 1914, Lenini levizi për në Zvicër ku qëndroi fillimisht në Bernë dhe më pas në Cyrih. Më 1915, ai morri pjese në Konferencën kundër luftës të Cimervaldit e mbajtur në Zvicër ne qytetin me po të njëjtin emër. Lenini ishte lideri kryesor i minorancës Cimervaldi i Majtë e cila nuk pati sukses përkundrejt maxhorances pacifiste që konferenca duhej të pranonte pozicionin e Leninit për të konvertuar luftën imperialiste në një luftë klasash. Lenini dhe Cimervaldi i Majtë u ballafaquan me po të nijëtin vendim në konferencën kundër luftës të radhës e cila u mbajtur po ashtu në Zvicër në qytetin Keintal (24-30 prill 1916), por qe në fund e vendosur për një manifest kompromisi.

Lenini ishte në Cyrih në pranvere të 1916, ku shkroi punimin teorikë më te rëndësishëm Imperializmi, faza më e lartë e Kapitalizmit. Ne ketë punim, Lenini argumenton se shkrirja e bankave dhe e kartelave industrial sjell rritje të kapitalit financiar. Sipas Leninit, në fazën e fundit te kapitalizmit, në vazhdimësi të përfitimeve qe tregu vendas mund të ofrojë, kapitali është i eksportuar. Kjo çon në ndarjen e botes ndërmjet firmave internacionale monopoliste dhe kolonizimit të pjesëve t mëdha prej shteteve evropiane në përkrahje të bizneseve të tyre. Imperializmi është një fazë e avancuar e kapitalizmit, një mbështetje në përmirësim të monopoleve dhe në eksportin e kapitaleve, ku kolonializmi është një veçori e saj.

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Rikthimi ne Rusi

Skeda:Soviet Union, Lenin (55).jpg
Lenini gjate nje fjalimi ne Moske

Pas Revolucionit te Shkurtit 1917 ne Rusi dhe abdikimit te Car Nikolla II, Lenini u bind se duhej te kthehej ne Rusi sa me shpejt te ishte e mundur, por kjo ishte problematike pasi ai ishte I izoluar ne nje zone neutrale te Zvicres si pasoje e shkaterrimit qe Lufta e Pare Boterore beri midis shteteve fqinje. Fritz Platen ,nje komunist zvicerian beri te mundur negociatat me qeverine gjermane qe Lenini me njerzit e tij te udhetonin nepermjet Gjermanise me te ashtquajturin “treni I mbyllur” . Qeveria gjermane shpresoi qartesisht se rikthimi I Leninit nuk do te krijonte shqetesime ne Rusine qe do te ndihmonte per te sjelle fundin e luftes ne kampin lindor e per te lejuar me tej Gjermanine qe te perqendrohej per tu prishur planet aleateve perendimor. Ne 16 Prill 1917, Lenini mberriti me tren ne nje pritje te trazuar e te zhurmeshme ne Stacionin Finlandez ne Petrograd. Ai menjehere morri nje rol udheheqes perbrenda levizjes bolshevike duke publikuar Tezat e Prillit ku thirrej per nje opozite pa kompromise kundrejt qeverise provizore. Fillimisht, Lenini izoloi partine e tij nepermejet nje animi nga e majta. Gjithesesi, kjo qendrese mos-kompromisese beri te qarte se Bolsheviket do te beheshin shtepia e dukeshme per te gjithe ata qe ishin zhgenjyer me qeverine e meparshme dhe se me “luksin e opozites” Bolsheviket skane pse te marrin pergjegjesine per ndonje police te implementuar nga qeveria. Nderkohe, Aleksander Kerenski, Grigori Aleksinski dhe oponente te tjere te Bolshevikeve akuzuan ata dhe leninin ne vecanti si agjente te paguar te Gjermanise. Si pergjigje Leon Trotski, nje lideri ri I spikatur I Bolshevikeve, beri nje fjalim mbrojtes ne 17 Qershor duke thene:

Nje atmosfere e patolerueshme eshte krijuar, ne te cilen po mbytemi si ju si edhe ne.Ata po i leshojne akuza te pista Leninit dhe Zinovevit. Lenini ka luftuar 34 vjet per revolucionin. Une kam luftuar 20 vjet kundra shtypjes se popullit. Dhe nuk mundemi te ushqejme nje urrejtje per militarizmin gjerman…Une kam qene I denuar per tete muaj naga nje gjykate gjermane, I burgosur prej luftes qe kam shfaqur kundra militarizmit gjerman. Kete e dine te gjithe. Asnjeri ne kete salle sduhet te thote qe ne lemi mercenare te Gjermanise.”

Pas trazirave te diteve te Qershorit, kur punetoret dhe ushtaret ne kryeqytet u perplasen me trupat qeveritare, Leninit iu desh te arratisej ne Finlad per siguri, te shmangete arrestimin. Bolsheviket nuk ia dolen dot me kryengritjen. Koha nuk ishte ende e pershtatshem per revolucionin, tha Lenini: puneteoret e qytetit qene te gatshem, por Bolsheviket akoma kane nevoje per perkrahjen e qytetareve. Gjate kohes se tij te shkurter ne Finlande, Lenini perfundoi librin e tij “Shteti dhe Revolucioni”, I cili bente thirrje per nje forme te re qeverisjeje te bazuar tek keshilli i punetoreve, ose sovjetiket,te zgjedhur dhe te revokueshem ne cdo moment prej punetoreve. Pas nje tentative te deshtuar per vrasje nga Gjeneral Kornilov ne fund te Gushtit masat perkrahen Bolsheviket dhe programin e tyre “Paqe, buke dhe toke”. Te impresionuar, drejtuesit Bolshevik u cliruan dhe Lenini u kthye ne Petrograd ne Tetor duke inspiruar Revolucionin e Tetorit me sloganin “E gjithe fuqia tek Sovjetiket!”. Lenini drejtoi permbysjen e qeverise provizorenga Instituti Smolni pergjate 6 dhe 8 Nontorit 1917. Rrezimi dhe kapitullimi I Pallatit te Dimrit ne naten e 7 dhe 8 Nentorit shenoi fillimin e rendit Sovjetik.

Koka e shtetit sovjetik

Skeda:Lenin-office-1918.jpg
Lenini ne zyren e tij ne Kremlin 1918

Ne 8 Nentor 1917 Lenini u emerua Kryetar I Keshillit te Komitetit Popullor nga Kongresi Sovjetik Rus. “Komunizmi eshte forca sovjetike plus elektrifikimi I te gjithe shtetit” tha Lenini duke vene theksin tek rendesia e ndricimit elektrik anembane Rusise dhe modernizimin e industries dhe agricultures:

Ne duhet tu tregojme qytetareve qe organizimi I industries ne bazat e moderns, teknologjise se avacuar, ne elektrifikimin I cili do te sjelle nje ure ndermjet qytetit dhe fshatit, do ti jape fund ndarjes ndermjet qyetit dhe fshatit, do te beje te mundur ngritjen e nivelit kulturor ne te gjithe vijen shteterore dhe me tej, edhe ne cepat me te larget te vendit, prapambetje, ignorance, semundje dhe barbarizem.”

Ai filloi te kujdesej per ndertimin dhe realizimin e Planit GOLERO ,plani I pare sovjetik per rimekembjen ekonomise kombetare dhe zhvillimin e vendit. Ai ishte shume I shqetesuar per ceshtje si: krijimin e sistemi universal shendetesor falas, te drejtat dhe lirite e grave dhe arsimimin e te gjithe analfabeteve rus per shkrim dhe lexim. Por mbi te gjitha, qeverise se re Bolshevike I duhej te nxirrte vendin jashte Luftes se Pare Boterore. I perballur me impostimin e vazhdueshem kercenues te Gjermanise drejt lindjes, Lenini argumetoi se Rusia duhej menjehere te nenshkruante nje traktat paqeje. Drejtues te tjere bolshevike si Bukharin perkrahen idene e vazhdimit te luftes sin je menyre per te formuar revolucionin ne Gjermani. Trotski, I cili udhehoqi negociatat, mbrojti menjehere pozicionin “Jo Lufte, Jo Paqe” duke thirrur per nje traktat paqeje qe duhej te bazohej mbi kushtet qe te mos cenohej. asnje e ardhur dhe asnje pjese territoriale. Pas mbylljes te negociatave, gjermanet rishikuan avancimin e tyre duke lene te lire nje pjese te madhe te territorit perendimor rus. Si rezultat I ektyre ngjarjeve, pozicioni I Leninit rriti gradualisht perkrahjen e lidershipit Bolshevik. Ne 3 Mars 1918, Lenini e nxorri Rusine nga Lufta e Pare Boterore duke perkrahur Traktatin e Brest-Litovskit, nga I cili Rusia humbi territore te rendesishem ne Evrope.

Gjate muajit Janar,pasi mbyllen Asamblene Kushtetuese, Bolsheviket formuan nje koalicion qeverises me krahun e majte te Revolucionareve Socialist. Por ky koalicion deshtoi pas opozicionit qe Revolucionaret Socialiste mbajten kundrejt traktatit paqesor te Brest-Litovskit dhe gjithashtu ata mbeshteten parti te tjera qe kishin si qellim rrezimin e qeverise bolshevike. Lenini iu pergjigj ketyre veprimeve me nje politike te persekutimit ne mase e cila perfshiu dhe burgosjen e disa prej anetareve te patrive opozitare.

Ne fillimet e 1918, Lenini beri fushate per nje pergjegjesi te vetme individuale shteterore te cilen punetoret duhet ta vleresonin, qe do vihej ne ngarkim te cdo sipermarrje (punetoreve iu desh ti bindeshin atij derisa kjo u ndryshua nga shteti), ne kundershtim me konceptimin punetor te vete-menaxhimit, por absolutisht paresore per eficensen dhe ekspertizen sipas Leninit ( kjo u perfol nga shumica e perkrahesve te vete-menaxhimit sin je forme qe fshihte si qellim kontrollin e shtetit mbi punen dhe qe deshtimet e vete-menaxhimit vinin si pasoje e pamjaftueshmerise se resurseve- nje problem qe vete qeveria nuk mund ta zgjidhi edhe sikur brenga muajit te autorizoje gjithe punetoret e shumices se fabrikave te provuara). Sikuse shkroi dhe S.A.Smith: “Ne fund te luftes civile, nuk kishin mbetur shume forma demokratike qe promovuan administraten industriale, kjo prej komitetit industrial i 1917es, por qeveria argumentoi se kjo s’perbente problem perderisa industria kishte kohe qe kishte kaluar nen pronesine e shetit te punetoreve.”

Lenini kishte nje admirim te padyshimte per revolucionarin socialist irlandez Xhejms Konolli, dhe ishte Bashkimi Sovjetik sheti I pare qe njohu Republiken Irlandeze e cila kreu nje lufte pavaresie prej Britanise se Madhe. Ai takohej shpesh me te birin e revolucinarit te famshem , Rodi Konolli dhe zhvilloi nje maredhenie te ngushte miqesie me te.

Krijimi I policise sekrete

Shpata dhe mburoja, simbolet e Cheka-KGB

Per te mbrojtur qeverine e riformuar bolshevike prej kundrarevolucionareve dhe prej oponencave te tjera politike, Bolsheviket ne Dhjetor 1917 ,krijuan nje polici secrete te emertuar “Cheka”.

Bolsheviket kishin planifikuar te nginin nje gjyq kundrejt Carit te meparshem, por ne Prill te 1918 kur Ushtria e Bardhe po avanconte ne Ekaterinburg ku familja mbreterore po mbahej, Sverdlov (Nje prej drejtuesve te Bolshevikeve dhe oficer sovjetik) mori kerkesen e lakaliteteve sovjetike qe te egzekutonte direct Carin, perpara se sa ky I undit mund te shpetohej nga Ushtria e Bardhe. Cari dhe pjesa tjeter e famijes menjehere u egzekutauan. Fakti ne ky ishte nje vendim I qeverise qendrore apo I lokalitetve sovjetike mbeten akoma nje ceshtje e diskutueshme historike.Lenini u informua per egzekutimin e tyre vetem pasi u nderrmor ky veprim, por ai nuk e kritikoi veprimin.

Censura filloi te impostohej shpejtesisht, dhe ishte ne kopetence te Cheka-s qe te konfiskonte literaturen e punetoreve disidente: “Me 17 Nentor, Komiteti Qendror Egzekutiv kaloi nje dekret me ane te se cilit u jep Bolshevikeve kontrollin mbi shtypin dhe gjithashtu fuqine e pakufizuar per te mbyllur gazetat kritikuese ndaj regjimit …”(Leonard Shapiro, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik). Punetoret u reformuan ne sovjetike te pavarur ; Cheka I ndaloi ata. Gazetat e pavaruara kritikuan qeverine e Leninit ; Cheka I mbylli ato derisa Bolsheviket kontrolluan Pravda-n dhe Izvestia-n ku nga paten nje monopol furnizimi lajmesh . Shapiro shpalli se: “ Refuzimi per te qene tek termat e socialisteve dhe shperndarja e Asamblese kushtetuese coi tek rezultati logjik se terrori revoluconar tani nuk do binte direct vetem tek armiqte tradicional, sic qene borgjezet apo perkrahesit e krahut te majte, por tek kushdo, qofte ai socialist, punetor apo qytetar, te gjitha ata qe kundershtojne rendin Bolshevik”


Tentativat per vrasje

Skeda:Lenin.platten (2).jpg
Lenini dhe Fritz Platten 1919

Ne 14 Janar 1918, Leninit iu be nje atentat per vrasje gjate kohes qe ai ndodhej ne makinen e tij ne Petrograd, prej nje personi te paidentifikuar. Lenini dhe Fritz Platten ne ate kohe ndodheshin bashke ne pjsen e pasme te makines, pasi kishin dhene nje fjalim. “Kur te shtenat e armes filluan, Platteni kish mberthyer Leninin prej koke dhe e kish shtyre poshte …Dora e Plattenit ishte e mbuluar me gjak pasi u gervisht prej nje plumbi teksa ai mbrojti Leninin.”

Ne 30 Gusht 1918,Fanja Kaplan, nje anetare e Partise Revolucionare Socialiste, u afrua me Leninin pasi ai foli ne nje miting dhe ishte duke ecur me te per tek makina e tij. Ai hodhi njeren kembe brenda makines. Ajo e thirri Leninin I cili u kthye per tu pergjigjur. Ajo hapi menjehere zjarr duke shtene tre plumba, dy prej te cileve e zune Lenin ne trup,plumbi I pare kapi krahun, I dyti me seriozisht kapi tek vendbashkimi midis nofulles dhe grykes, ndersa plumbi I trete vrau nje grua qe po fliste me Leninin pak para se te fillonin te shtenat. Lenini ra ne toke pa ndjenja. Ai u shpu ne apartamentin e tij ne Kremlin dhe refuzoi qe te cohej ne spital pasi sipas tij, te tjere vrases do te mund te ishin duke e pritur edhe atje. Doktoret qe u thirren vendosen se ishte teper e rrezikshme qe te nxirrnin plumbat jashte trupit. Teksa Lenini po merrte veten ngadalshem ,gazeta Pravda nje dite me vone mbajti nje qendrim talles kundrejt Fanja Kaplanit:

Lenini u godit dy here, me mushkeri te shpuara, me gjakderdhje, ai refuzoi ndihmen dhe vazhdoi te ecte vete. Mengjesin tjeter, edhe pse i kercenuar nga vdekja, ai lexon letra, degjon, meson dhe vazhdon te vezhgoje qe motorri I lokomotives qe po na terheq rreth e perqark revolucionit global ska pushuar se punuari…” Edhe pse Lenini nuk kishte asnje shpim ne mushkeri, plaga fatale midis qafes dhe nofulles solli si pasoje hyrjen e gjakut ne mushkeri, gje qe perfaqesonte serish dicka teper serioze.

Reagimi popullor qe ndodhi pas atentatit te Leninit u pershkrua ne ate kohe nga Leonid Krasin (politikan dhe diplomat sovjetik), I cili I shkroi gruas se tij ne Shtator te 1918:

Sikurse ndodhi, atentati per te vrare Leninin e ka bere ate shume me popullor se c’ishte.Me ra rasti te degjoja nje numer te madh njerezisht qe skane simpati per bolsheviket e qe thoshnin se do ishte nje katastrofe nese Lenini do tu ishte dorezuar plageve te tija, ashtu sic mendohej se do ndodhte. Dhe ata kane te drejte, pasi ne mes te kesaj rremuje e ketij kaosi, ai eshte shtylla e trupit te ri politik, perkrahja me e madhe ku mbeshtetet gjithshka.”

Nje kult personal I Leninit, kult te cilin ai vete kerkoi ta shkepuste prej tij, filloi me kete incident. Gjendja shendetesore e Leninit filloi te perkeqesohej. Disa besojne se incidenti ndikoi ne goditjet e mevoneshme qe do vinin prej tij.


Lenini dhe Anti-Semitizmi

Lenini duke dhene nje fjalim.

Lenini qe i intriguar prej teknologjise dhe ne 1919-en incizoi tetë prej fjalimeve te tija ne pllaka gramafoni. Shate prej te cilave u riprodhuan me vone dhe u vune ne shitje, ne periudhen e Khrushovit. Mjaft domethenese qe ajo tek e cila u pane te ndrydhura ndjenjat e vijuara te Leninit mbi Anti-Semitizmin:


“ Policia cariste, ne bashkepunim me pronaret e tokave dhe kapitalistet kane organizuar programin kundra hebrenjeve. Pronaret e tokave dhe kapitalistet jane perpjekur te percojne urrejtjen e punetoreve dhe qytetareve qe kane qene te torturuar me deshiren kundrejt hebrenjeve…Vetem ata me injorantet dhe me te shtypurit mund tu besojne genjeshtrave dhe shpifjeve qe jane perhapur per hebrenjte…Nuk jane hebrenjte armiqte e klases punetore.Armiqte e klases punetore jane kapitalistet e te gjitha shteteve. Persa u perket hebrenjeve,ata jane njerez punetor dhe ata perbejne shumicen. Ata jane vellezerit tane, qe sikurse dhe ne,jane te shtypur nga kapitali; ata jane shoket tane ne luften per socializem. Midis hebrenjeve ka kulak, shfrytezues dhe kapitaliste, ashtu sic ka edhe midis ruseve, dhe midis njerezve te te gjitha kombeve…Hebrenjte e pasur, si ruset e pasur, dhe pasanikeve ne te gjithe boten, jane ne aleance me shtypjen, shkaterrimin, roberimin dhe ndarjen e punetoreve… Turp mbi carizmin e neveritshem qe torturoi dhe persekutoi hebrenjte. Turp mbi ata qe nxisin urrejtjen mbi hebrenjte, qe nxisin urrejtjen mbi shtetet e tjera. "


Reformat sociale

Revolucionaret femra Aleksandra Kollontai dhe Inesa Armand ne 1919 se bashku thmeluan “Zhenotdel-in” (Женотдел), departamentin e pare qeveritar ne bote per grate. Bashkimi Sovjetik nen drejtimin e Leninit ishte gjithashtu I pari shtet ne bote qe dekriminalizoi homoseksualitetin ne vitin 1922. Partia Komuniste Ruse shfuqizoi te gjitha ligjet e vjetra Cariste dhe me nisjen e kodit criminal sovjetik vuri politika liberale mbi seksualitetin duke legalizuar efektivisht divorcet pa faje, abortin dhe homoseksualitetin. Gjithesesi emancipimi I homoseksualeve u kthye nje decade me vone mbrapsht prej Stalinit dhe homoseksualiteti mbeti i jashteligjshem deri ne periudhen e B.Jeltcin.

Burimi i të dhënave

link:http://en.wikipedia.org/wiki/Vladimir Lenin