Anselmi i Aostës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: sl:Sveti Anzelm
v roboti shtoj: scn:Sant'Anzermu d'Aosta
Rreshti 93: Rreshti 93:
[[ro:Anselm de Canterbury]]
[[ro:Anselm de Canterbury]]
[[ru:Ансельм Кентерберийский]]
[[ru:Ансельм Кентерберийский]]
[[scn:Sant'Anzermu d'Aosta]]
[[sk:Anselm z Canterbury]]
[[sk:Anselm z Canterbury]]
[[sl:Sveti Anzelm]]
[[sl:Sveti Anzelm]]

Versioni i datës 4 dhjetor 2009 14:47

Sh. Anselmi i Aostës.

Anselmi i Aostës (1033 ose 1034, Aosta, Itali - 21 prill 1109, Kanterberi, Angli), shenjtor dhe Doktor i kishëskatolicizëm. Thirret edhe "Anselmi i Bekut" ose "Anselmi i Kanterberit" ngaqë ai jetoi për një kohë të gjatë në manastirin e Bekut, në Francë, dhe më pas me detyrën e Kryeipeshkvit, të ushtruar në Kanterberi. Anselmi ishte një teolog i njohur, dhe filozof i shquar mesjetar, prandaj quhet edhe "babai i filozofisë skolastike". Ai njihet edhe si shpikësi i argumentit ontologjik rreth qënësisë së Perëndisë.

Jeta

Anselmi lindi në qytetin e Aostas në mbretërinë e Burgundit (sot Italia e veriut). Familja e tij ishte fisnike, dhe zotë0ronte pasuri të mëdha. I ati quhej Gundulf, dhe ishte lombard, me një karakter të ashpër dhe të rreptë. E ema quhej Ermenberga, dhe ishte një grua me virtyte. Ajo e rriti dhe e njohi me kujdes të birin me fenë e krishterë.

Në moshën 15-vjeçare, Anselmi dëshiron të hyjë në manastir, por nuk lejohet rreptësisht nga i ati. Zhgënjimi e çoi Anselmin në një sëmundje mendore-trupore. Pasi e mori veten, ai braktisi studimet për një kohë të shkurtër dhe bëri një jetë pa kokëçarje. Gjatë kësaj kohe i vdes e ëma, dhe ashpërsia e të atit bëhet e padurueshme për të. Kështu Anselmi lë shtëpinë atërore në vitin 1059, kapërcen alpet, dhe bredh nëpër Burgonjë dhe Francë. I mahnitur nga fama e bashkatdhetarit të tij Lanfranku, asokohe paranik i manastirit të Bekut, Anselmi niset për Normandi. Një vit më vonë, pasi kaloi një kohë në Avranshe, ai u pranua në manastir, si fillestar. Anselmi ishte atëherë 22-vjeç.

Vitet në Bek

Kryeipeshkv i Kanterberit

Mosmarrveshje me Henrin e I

Besimi dhe arsyeja

Sipas Sh.Anselmin, arsyeja njerzore nuk është aspak në kundërshtim me fenë, përkundrazi, është një vegël kryesore për pasqyrimin teologjik. Sigurisht, kërkimi i së vërtetës ka si themel më parë fenë; prandaj, ai thotë:

"(...) besoj për të kuptuar, dhe nëse më parë nuk do të besoj, nuk do të mundem të kuptoj."

Pra, Anselmi merr nga Shën Agostini formulën: "credo ut intelligam, intelligo ut credam" (d.m-th- "besoj për të kuptuar, kuptoj për të besuar"). Megjithkëtë, feja në vete nuk mjafton, ajo kërkon shfaqje dhe bindje arsyetore.

Dëshmitë e qënësisë së Perëndisë

Kërkimi i Anselmit është përqëndruar i gjithi mbi figurën e Perëndisë, në të cilën vë dy problematika: qënësinë e Tij dhe natyrën e Tij. Dallimësi të tilla trajtohen në "Monologion".

Këtu ai shkruan: "është ky problemi që përkrah dhe njëson kërkimet e mia".

Anselmi jep 4 dëshmi që mund të provojnë, duke u nisur nga bota, që Perëndia është. Dhe prandaj, këto dëshmi përkufizohen "prova a posteriori":

  • 1. Çdokush anon të përvetësojë gjërat që gjykon se janë të mira. Por nëse ka gjëra të mira, parimi i tyre duhet të jetë i vetëm. Duhet të jetë pra një Mirësi Absolute.
  • 2. Qënia e madhësive të ndryshme përcakton qënësinë e një madhësie që përfshin gjithë të tjerat, pjesë e së cilës ato të gjitha janë.
  • 3. Çdo gjë që është, apo është në virtyt të diçkaje, ose është në virtytin e asgjësë. Pra, meqë është në virtyt të asgjësë nuk është asgjëja vetë, e meqë diçka është, ajo do të jetë falë një Qënije Eprore, të qënit në virtyt (të ndonjë gjëje).
  • 4. Trajtuar nga hierarkia e qënieve të gjalla. Duhet të jetë një qënie në majën e hierarkisë që është e përsosur. Një përsosje parësore dhe absolute.

Çështja e problemit ontologjik apo dëshmitë "a priori".

Fjala dhe dituria

Veprat

  • "Cur Deus Homo?" ("Përse Perëndia Njeri?"; 1098)
  • "De casu diaboli" ("Çështja e djallit"; 10851090)
  • "De conceptu virginali et originali peccato ("Koncepti virgjëror dhe mëkati zanafillor"; 10991100)
  • "De concordia praescientiae et praedestinationis et Gratiae Dei cum libero arbitrio" ("Pajtimi i paranjohjes, paracaktimit dhe Hirit të Perëndisë me gjykimin e lirë"; 11071108)
  • "De grammatico" ("Gramatika"; 10751085)
  • "De libertate arbitrii" ("Liria e gjykimit"; 10801085)
  • "De processione Spiritus Sancti" ("Ecuria e Shpirtit të Shenjtë"; 1102)
  • "De veritate" ("E vërteta"; 10801085)
  • "Epistola de incarnatione Verbi" ("Letër mbi mishërimin e Fjalës"; 1092 versioni i I; 1094 versioni i fundit)
  • "Epistolae de sacramentis" ("Epistola de sacrificio azymi et fermentati"/"Epistola de sacramentis Ecclesiae") ("Letra mbi Sakramentet" -"Letër mbi flijimin e bukës dhe tharmimit"/"Letër mbi sakramentet e Kishës"; 11061107)
  • "Meditatio redemptionis humanae" ("Përsiatje e shpëtimit njerzor"; 10991100)
  • "Monologion" ("Njëfjalim"; 1076)
  • "Proslogion" ("Bashkëfjalosje"; 10771078)

Mirnjohjet

Referencat

Lidhje të jashtme