Shqipëria në vitet 1912-1939: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 11: Rreshti 11:


== Ahmet Zogu President ==
== Ahmet Zogu President ==
Nga viti 1925-1928 Zogu ishte edhe Kryeminister edhe President duke u bere i pari President ne historine e vendit.Gjate kesaj periudhe Zogu i dha Shen Naumin Jugosllavise,por ai u largua nga ndikimi jugosllav dhe u perqendrua ne marredhenie me te mira me vendet e Evropes Perendimore dhe [[SHBA]].Megjithate i vetmi vend qe iu pergjigj thirrjes se tij ishte [[Italia]] qe ndodhej nen regjimin fashist.Zogu nenshkroi disa traktate dhe marreveshje me Italine me karakter politik,ekonomik dhe ushtarak.angjele camandioti president
Nga viti 1925-1928 Zogu ishte edhe Kryeminister edhe President duke u bere i pari President ne historine e vendit.Gjate kesaj periudhe Zogu i dha Shen Naumin Jugosllavise,por ai u largua nga ndikimi jugosllav dhe u perqendrua ne marredhenie me te mira me vendet e Evropes Perendimore dhe [[SHBA]].Megjithate i vetmi vend qe iu pergjigj thirrjes se tij ishte [[Italia]] qe ndodhej nen regjimin fashist.Zogu nenshkroi disa traktate dhe marreveshje me Italine me karakter politik,ekonomik dhe ushtarak.


== Mbreteria Shqiptare.Fundi i epokes 1912-1939 ==
== Mbreteria Shqiptare.Fundi i epokes 1912-1939 ==

Versioni i datës 4 dhjetor 2009 17:59

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Shteti shqiptar u krijua ne 28 Nentor 1912,pas vendimit te Kongresit te Vlores per te shpallur pavaresine e vendit nga Perandoria Osmane.Kjo periudhe eshte periudha parakomuniste,ku Shqiperia po mundohej te zhvillohej si shtet.

Qeveria e Vlores dhe Princ Vidi

Kongresi i Vlores vuri ne krye te vendit Ismail Qemalin i cili me shpejtesi krijoi qeverine e re.Detyrat qe shtroheshin para qeverise ishin shume imediate:vendi rrezikohej te copetohej,varferia ishte e skajshme dhe per me teper disa pronare te medhenj po i benin rezistence qeverise se re.Prova me e veshtire per qeverine ishte Konferenca e Ambasadoreve e mbajtur ne Londer.Aty Fuqite e Medha vendosen fatin e Shqiperise.2/3 e territorit te vendit dhe 1/2 e popullsise mbeten jashte kufijve te shtetit shqiptar.Ne Shqiperine e cunguar u vendos nje komision administrimi qe caktoi si mbret te Shqiperise Princin Vilhelm Vidin.Princi i ri nuk dinte asgje per Shqiperine prandaj u mbeshtet me shume tek Esat Pashe Toptani.Ky i fundit e tradhtoi dhe udhehoqi Kryengritjen e Shqiperise se Mesme.Ne vitin 1914 filloi Lufta I Boterore dhe Princ Vidi u largua nga vendi.Shqiperia u fut ne luftrat qe zhvilloheshin mes Fuqive te Medha.

Lufta I Boterore

Shqiperia u kthye shpejt ne nje shesh lufte.Serbet,Malazezet dhe Bullgaret pushtuan veriun.Italianet pushtuan pjesen qendrore.Ne jug Greket,Francezet dhe Italianet kishin ndare zonat e tyre.Serbia dhe Mali i Zi kapitulluan dhe ne vitin 1916 ishte Austro-Hungaria ajo qe kishte shumicen e territoreve shqiptare.Megjithese e pushtuar nga te gjitha anet Shqiperia u beri balle pushtuesve dhe nuk mbeshteti asnjerin bllok pavaresisht leshimeve qe kishin bere.Ne vitin 1918 Lufta I Boterore perfundoi.Ne Konferencen e Paqes Shqiperia u shpall vend humbes dhe bashkepunetor me Bllokun Qendror.Megjithese lufta kishte perfunduar Shqiperia ende nuk ishte cliruar plotesisht.Nen presionin e Konferences se Paqes trupat greke dhe ato serbe u terhoqen nga territoret shqiptare.Por italianet nuk u terhoqen nga Vlora.Ne baze te Marreveshjes se fshehte te Londres Italia do te merrte jugun e Shqiperise dhe protektorat mbi shtetin shqiptar.Por ne Kongresin e Lushnjes delegatet shqiptare vendosen ti perzinin italianet nga Vlora.Sulmi u be ne Janar te vitit 1920 dhe Vlora u clirua.

Shqipëria mes dy grupeve kundërshtare

Periudha 1920-1924 ishte periudhe paqendrueshmerie per Shqiperine.Ne vitin 1920 u krijua Partia Popullore,e para parti shqiptare ne histori.Kjo parti perfaqesonte rrymen antikonservatore,liberale,perparimtare.Ne kete parti shquheshin disa figura:Fan Noli, Ahmet Zogu, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri etj. Por Ahmet Zogu mendoi se Shqipëria nuk ishte ende e gatshme per reforma te tilla, dhe se çështja kombetare donte nje Shqiperi te fortë dhe jo nje Shqipëri te dobet dhe te pastabilizuar. Prandaj ai mendoi ta linte ceshtjen kombetare per me vone kur rrethanat te ishin te pershtatshme.Por anetaret e tjere te partise nuk pajtoheshin me kete mendim prandaj Ahmet Zogu u largua tek partia kundershtare Partia Perparimtare qe perfaqesonte familjet e pasura te vendit. Nga 1920 deri 1924 u nderruan shume qeveri e kryeministra ku Ahmet Zogu shijoi me shume pushtet.Ne Qershor 1924 Fan Noli me mbeshtetesit e tij udhehoqi Revolucionin Demokratik te Qershorit.Noli premtoi se do te bente Reformen agrare por nuk ia arriti. Vendi u destabilizua.Fuqite e Medha nuk e njohen qeverine e re.Vetem Bashkimi Sovjetik e njohi dhe per nje jave mes dy vendeve pati marredhenie diplomatike.Ahmet Zogu ndodhej ne Jugosllavi dhe qe aty pergatiti planin e rikthimit ne pushtet. Nga fundi i vitit 1924 Ahmet Zogu udhehoqi kunderrevolucionin dhe u rikthye ne pushtet. Eshte e vertete se Zogu u ndihmua nga jugosllavet por ndihma e tyre ishte shume e vogel dhe paperfillshme.

Ahmet Zogu President

Nga viti 1925-1928 Zogu ishte edhe Kryeminister edhe President duke u bere i pari President ne historine e vendit.Gjate kesaj periudhe Zogu i dha Shen Naumin Jugosllavise,por ai u largua nga ndikimi jugosllav dhe u perqendrua ne marredhenie me te mira me vendet e Evropes Perendimore dhe SHBA.Megjithate i vetmi vend qe iu pergjigj thirrjes se tij ishte Italia qe ndodhej nen regjimin fashist.Zogu nenshkroi disa traktate dhe marreveshje me Italine me karakter politik,ekonomik dhe ushtarak.

Mbreteria Shqiptare.Fundi i epokes 1912-1939

Ne vitin 1928 Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I,Mbret i Shqiptareve,Skenderbeu III.Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli ne Zogu.Nena e tij Sadije Toptani u shpall Nena Mbretereshe,kurse familjaret e tjere moren titujt Princer dhe Princesha.Mbreteria u shpall mbreteri kushtetuese,parlamentare dhe e trashegueshme.Ne kete menyre u formua e para familje mbreterore shqiptare. Parlamenti i dha atij shume cifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesen me te madhe.Nderkohe gjate kesaj periudhe u forcuan marredheniet me Italine,e cila po behej gjithnje e me e fuqishme ne Shqiperi.Per nje moment marredheniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arriten ne nderhyrje ushtarake.Vetem nderhyrja e Anglise e shpetoi Shqiperine nga nje pushtim.Nderkohe pas permiresimit te marredhenieve Ahmet Zogu filloi te mendoje per nje trashegimtar.Ai ishte i fejuar me vajzen e Shefqet Verlacit por e prishi fejesen.Kjo beri qe Verlaci te behej nje armik i Zogut.Duke qene se ishte nen shenjester te vazhdueshme Zogu i rralloi daljet ne publik.Me 26 Prill 1938 Ahmet Zogu u martua me Princeshen Geraldine e cila u be Mbreteresha e Shqiptareve.Nje vit me vone ciftit mbreteror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashgimtari i fronit.Tre dite me vone me 7 prill 1939 Shqiperia u pushtua nga Italia Fashiste dhe Zogu se bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.

Përmbledhje

Kjo periudhë 1912-1939 karakterizohet nga destabilitet i vendit.Vetëm në periudhën e fundit 1928-1939 Shqipëria është më e qëndrueshme dhe merr një zhvillim më të madh.Personazhet kryesore të kësaj periudhe janë Esat Toptani,Fan Noli dhe në fund Ahmet Zogu.Esat Toptani në fillim paraqitet si mbrojtës i Shqipërisë,më pas si aleat i serbëve.Një politikan oportunist i cili e mendon Shqipërine si një ciflig të tijin dhe jo si vendin e shqiptarëve.Fan Noli paraqitet si njeriu që lindi demokracinë,pluralizmin dhe që ju dha shpresë fshatarëve të varfër.Ahmet Zogu që paraqitet si një njeri i preokupuar ndaj punës dhe pushtetit si e vetmja menyrë për të stabilizuar vendin dhe për ta drejtuar nga zhvillimi perëndimor.Kjo është periudha e parë e shtetit shqiptar,ku u provuan disa sisteme:Principata,Republika parlamentare,Republika presidenciale dhe Monarkia.Kjo është një periudhë që prodhoi shumë ngjarje dhe figura të rëndësishme ku Shqipëria po mundohej të dilte në arenën ndërkombetare si një shtet i zhvilluar dhe perëndimor.

Referenca

1.Historia e popullit shqiptar

2.Fan Noli, Autobigrafia

3.Një histori e shkurtër për Ahmet Zogun

4.Historia e Ahmet Zogut, Mbretit të Shqiptarëve

Burime në linjë