Kim Mehmeti: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 1: | Rreshti 1: | ||
{{Infobox shkrimtar |
{{Infobox shkrimtar |
||
| emri = '''Kim Mehmeti''' |
| emri = '''Kim Mehmeti - BDI''' |
||
| foto = [[Figura:|250px]] |
| foto = [[Figura:|250px]] |
||
| titulli = '''PROZATOR''' |
| titulli = '''PROZATOR''' |
Versioni i datës 7 dhjetor 2009 11:59
Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Është i njohur si romansier, tregimtar, eseist, polemizues, publicistë dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturorë në Shkup.
Kim Mehmeti është nismëtarë i më shumë iniciativave qytetare në Maqedoni dhe në rajon.
Tani punon si përgjegjës i zyrës së TV Top-Channel në Shkup.
Përpos në gjuhën amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar në fillim të viteve të shtatëdhjetë të shekullit të njëzet nëpër revistat kroate. Kim Mehmeti është rrëfimtarë i lindur, ai nuk u nënshtrohet shablloneve, por i dorëzohet qëndismës së lëndës së vet rrëfyese. Andaj proza e tij është e veçantë dhe tërheqëse. Thjeshtë ajo e rrëmben lexuesin dhe e shpie drejtë thellësive joshëse nga shkon imagjinata e tij e bujshme, e cila shtrihet nga fantazmagoria e së vërtetës dhe reales deri te irealja dhe fantastikja. Fati, si peshore e jetës, është ai që përcakton krijimtarinë e këtij autori.
Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera
Tituj të veprave
- “Pluhuri që mbinë” - përmbledhje tregimesh
- “Dënesje” - përmbledhje tregimesh
- "Bolero" - përmbledhje tregimesh
- "Fati" - përmbledhje tregimesh
- "Fati i Fatushës" - përmbledhje tregimesh
- “Lulehëna” - përmbledhje tregimesh
- "Fshati pa varreza" - përmbledhje tregimesh
- "Shtatë net dënesje" - roman
- "Fshati i fëmijëve të mallkuar" - roman
- “Atje dhe dikur” - roman
- “Ritet e Nishanes” - roman