Llapusha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 49: Rreshti 49:
== Hidrografia ==
== Hidrografia ==


Treva e Llapushës është e pasur me lumenjtë dhe përrenj. Rreth saj dhe neper te kalojnë disa lumenj mjaftë te rëndësishëm te Kosovës si Drini i bardhe ne perëndim qe e përshkon kufirin e Llapushës nga venderdhja e lumit Kujavq ne veri e deri te venderdhja e lumit Mirusha ne jug. Pastaj lumi Klina ne veri nga fshati Murge e deri tek venderdhja e këtij lumi ne Drinin e bardhe tek qyteza e Klinës. Lumi Kujavaq qe vjne nga bjeshket e Suhogerlles dhe kalon duje e formuar kufirin verior te Llapushës përgjatë fshatit Kerrnine deri ne venderdhjen ne Drinin e bardhe. Lumi Mirusha si lumi me i rëndësishëm i kësaj treve qe përshkon përmes këtë trevë nga malet e Bllacës e deri ne venderdhjen ne Dri te bardhe tek Guri i zi pranë Volljakes. Lumi i Breshancit qe i mbledh perrejte lugines se Pagarsushes deri ne vendebashkimin me lumin e Suharekes për te formuar lumin Toplluha ne afërsi te Reshtanit. Megjithëse kjo treve është e pasur edhe me përrenjve shumica e përrenjve sidomos gjate verës kane perurje shume te vogla ose edhe thahen, kështu qe pjesa me e madhe e fushave te kësaj treve nuk mund te ujiten tokat. Fushat qe mund te ujiten janë kryesisht fusha e Gremnikut dhe fusha aluviale nga Banja deri ne Bubel, përgjatë lumit Mirusha.
Treva e Llapushës është e pasur me lumenjtë dhe përrenj. Rreth saj dhe neper te kalojnë disa lumenj mjaftë te rëndësishëm te Kosovës si Drini i bardhe ne perëndim qe e përshkon kufirin e Llapushës nga venderdhja e lumit Kujavq ne veri e deri te venderdhja e lumit Mirusha ne jug. Pastaj lumi Klina ne veri nga fshati Murge e deri tek venderdhja e këtij lumi ne Drinin e bardhe tek qyteza e Klinës. Lumi Kujavaq qe vjne nga bjeshket e Suhogerlles dhe kalon duje e formuar kufirin verior te Llapushës përgjatë fshatit Kerrnine deri ne venderdhjen ne Drinin e bardhe. Lumi Mirusha si lumi me i rëndësishëm i kësaj treve qe përshkon përmes këtë trevë nga malet e Bllacës e deri ne venderdhjen ne Dri te bardhe tek Guri i zi pranë Volljakes. Lumi i Breshancit qe i mbledh perrejte luginës se Pagarsushes deri ne vendebashkimin me lumin e Suharekes për te formuar lumin Toplluha ne afërsi te Reshtanit. Megjithëse kjo treve është e pasur edhe me përrenjve shumica e përrenjve sidomos gjate verës kane perurje shume te vogla ose edhe thahen, kështu qe pjesa me e madhe e fushave te kësaj treve nuk mund te ujiten tokat. Fushat qe mund te ujiten janë kryesisht fusha e Gremnikut dhe fusha aluviale nga Banja deri ne Bubel, përgjatë lumit Mirusha.


== Klima ==
== Klima ==
Rreshti 56: Rreshti 56:
== Demografia dhe Vendbanimet ==
== Demografia dhe Vendbanimet ==


Treva e Llapushës është një rajon mjaft i populluar me përafërsisht 115 banore ne 1 km². Kjo treve ne vete përfshin komplet vendbanimet e komunës se Malishevës gjithsejtë 43 fshatra, pastaj vendbanimet e pjesës lindore te komunës se Klinës, vendbanimet veriperëndimore te komunës se Rahovecit, vendbanimet veriore te Komunës se Suharekes dhe disa vendbanime perëndimore te Komunës se Drenasit, Istogut dhe Lipjanit. Qendra kryesore gravituese e kësaj trevë është qyteza e Malisheves, por për pjese veriore dhe perëndimore te kësaj trevë është edhe qyteza e Klinës, pastaj Rahoveci dhe Suhareka.
Treva e Llapushës është një rajon mjaft i populluar me përafërsisht 115 banore ne 1 km². Kjo treve ne vete përfshin komplet vendbanimet e komunës se Malishevës gjithsejtë 43 fshatra, pastaj vendbanimet e pjesës lindore te komunës se Klinës, vendbanimet veriperëndimore te komunës se Rahovecit, vendbanimet veriore te Komunës se Suharekes dhe disa vendbanime perëndimore te Komunës se Drenasit, Istogut dhe Lipjanit. Qendra kryesore gravituese e kësaj trevë është qyteza e Malishevës, por për pjese veriore dhe perëndimore te kësaj trevë është edhe qyteza e Klinës, pastaj Rahoveci dhe Suhareka.
Pjesa kryesore e vendbanimeve te trevës se Llapushës kryesisht vendbanimete Malisheves, Rahovecit dhe Suharekes gravitojnë ne qendrën regjionale te Prizrenit, kurse vendbanimet e Klinës ne atë tee Pejës dhe disa vendbanime te Drenasit dhe Lipjanit ne qendrën regjionale te Prishtinës. Në këtë trevë janë te dalluara kryesisht dy lloje vendbanimesh te tiput te grumbulluar dhe shpërndare te cilat për nga fizionomia e terrenit kane veqorit e tyre dhe dallohen ato te Llapushës perëndimore nga ato te Llapushës lindore. Kryesisht ne Llapushen perëndimore si zone me krastike dhe me malore me zona fushore te pakta dominojnë vendbanimet e tipit te grumbulluar, kurse ne Llapushën lindore dhe veriore kryesisht ato te tipt te shpërndare.
Pjesa kryesore e vendbanimeve te trevës se Llapushës kryesisht vendbanimet Malishevës, Rahovecit dhe Suharekes gravitojnë ne qendrën regjionale te Prizrenit, kurse vendbanimet e Klinës ne atë tee Pejës dhe disa vendbanime te Drenasit dhe Lipjanit ne qendrën regjionale te Prishtinës. Në këtë trevë janë te dalluara kryesisht dy lloje vendbanimesh te tiput te grumbulluar dhe shpërndare te cilat për nga fizionomia e terrenit kane veqorit e tyre dhe dallohen ato te Llapushës perëndimore nga ato te Llapushës lindore. Kryesisht ne Llapushën perëndimore si zone me krastike dhe me malore me zona fushore te pakta dominojnë vendbanimet e tipit te grumbulluar, kurse ne Llapushën lindore dhe veriore kryesisht ato te tipt te shpërndare.
Vendbanimet e Llapushës janë :
Vendbanimet e Llapushës janë :

Versioni i datës 12 dhjetor 2009 18:42

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Llapusha është trevë bregore-kodrinore, e cila shtrihet mes lumit Klina, Mirusha, Drini i Bardhë, mali Kosmaç dhe Gradinë.

Gjeografia

Llapusha është një tërësi gjeografike dhe etnografike që përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës qendrore dhe ka shtrirje VJ. Në aspektin gjeografik krahina e Llapushës (Llapushnikut) bënë pjesë në makroregjonin kodrinoro - malor të Drenicës. Lartësia mbidetare varion nga 400 - 1000 metra. Është trevë e rrethuar me male të ulëta 700 -1060 metra, rrafshnalta dhe kodrina, si dhe gryka të thella. Kjo trevë ka një pozitë shumë të mirë gjeografike pasi që gjendet në pjesën qendrore të Kosovës, përmes së cilës kalojnë rrugët kryesore që e lidhin Rrafshin e Dukagjinit dhe Fushën e Kosovës. Përmes Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Pejë (përkatësisht pjesa Llapushnik - Dollc). Në pjesën jugore të Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Prizren (përkatësisht pjesa Duhël - Suharekë).

Treva e Llapushës për nga aspektet gjeografike dhe fizionomia e terrenit ndahet në Llapushën Lindore dhe Llapushën Perëndimore.

Treva e Llapushës përfshin fshatra me rreth 100 mij banorë që gravitojnë në komunën e Malishevës, Therandës, Klinës, Rahovecit, Drenasit dhe Istogut. Kjo trevë kufizohet me Podgurin e Pejës ne veri, me Dukagjinin në perëndim, me Anadrinin dhe Podgurin e Prizrenit në jug dhe Drenicën në lindje.

Shtrirja

Treva e Llapushës si tërësi gjeografike dhe etnografike ka kufij shumë të qartë malesh e lumenjsh që e dallojnë nga krahinat përreth. Megjithëkëtë rreth kufijve të trevës së Llapushës ka pasur dhe ka mendime të ndryshme nga shumë studiues te fushave te ndryshme. Ne kuptimin gjeografik Riza Çavolli në literaturën e Gjeografisë fizike, trevën e Llapushës (Prekorupës) e vendosë në regjionin paramalor të Rrafshit të Dukagjinit, ku kufirin verior të kësaj treve e përbënë lumi Klina, atë perëndimor një pjesë e Drinit të Bardhë - Vargmalet Kaznik-Zatriq- Shkozë (Millanovc). Kufirin jugor malet e Biraqes dhe Qafa e Duhles dhe atë perëndimor vargmalet Carralevë-Drenicë (Berishë) dhe Kosmaq. Dr. R. Doqi trevën e Llapushës e vendosë në një territor shumë më të vogël që përfshinë kryesisht Rrafshnaltën e Llapushës në katërkëndëshin lumi Klina, Drini i Bardhë-malet Koznik-Zatriq-lumi Mirusha dhe mali Kosmaq. Z. Cana kufijtë e kësaj treve i jep në mënyrë shumë të përgjithësuar duke përmendur anën e majte të Drinit te Bardhë dhe malet Koznik-Zatriq-Shkoze (Millanovc). L. Rushiti kur përmend lëvizjen kaçake ndër të tjera përmend kufijtë e Llapushës që fillojnë në fshatin Suhogerll dhe kufiri verior i kësaj treve del Lumi Kujavq. Në përgjithësi shikuar në aspektet gjeografike si lartësia mbidetare, fizionomia e terrenit, klima, ujerat, vegjetacioni, llojet e tokës, vendbanimet etj, si dhe etnografike të popullsisë se kësaj trevë, përfshirë edhe mendimin e popullsisë që identifikohen historikisht me ketë trevë kjo trevë përfshin një territor shumë më të gjerë. Treva e Llapushës në kuptim kufirin verior dhe veriperëndimor të kësaj treve me Podgurin e Pejës (Anamalin e Pejës) dhe Lugu i Drinit e formon Lumi Kujavqe, ose së paku malet e Kërrninës Stenjavec 671 m dhe Jashanicës, pastaj kufirin perëndimor me Lugun e Baranit dhe Dushkajën e formon Drini i Bardhë deri tek Guri i Zi prej nga ky kufij shkon vijës shkarëse të vargmaleve Kaznik-Zatriq-Shkozë (Millanovc) mbi Rahovec ne drejtimi VP-JL deri në vendbashkimin e lumenjve Toplluha dhe Suhareka mbi Suharekë, duke e ndarë këtë trevë nga treva e Anadrinit (Podrimes). Nga këtu kufirin jugor dhe juglindorë të Llapushës e bëjnë malet e Biraqës dhe të Carralevës deri në majën Bretanec 1044 m. Në këtë pjesë treva e Llapushës kufizohet me Podgurin e Prizrenit (Anamalin e Prizrenit). Kufirin juglindore dhe lindor e formojnë vargmalet Carraleve-Drenice (Berishe) dhe Kosmaq në drejtimi VP-JL dhe malet e ulëta Resnik e Kerrnicë (Stenjavec 671 m) e deri ne lumin Kujavq. E përcaktuar në këta kufij treva e Llapushës (Llapushnikut ose Prekorupes), përfshinë në vete tri tërësi kryesore : Llapushën Veriore mes lumit Kujavq, Drini i Bardhe, lumi Klinë dhe malet Resnik-Stenjavec, Llapushën qendrore ose rrafshnaltën e Llapushës mes Lumit Klina, Drinit te Bardhë maleve Kaznik-Akavan-Gajark i Malishevës, Berishë-Kosmaq, si dhe Llapusha jugore (e njohur në popull edhe si Bajraku i Astrazubit) mes maleve Zatriq-Shkozë-Grab, Biraq, Carralevë -Berishë. Në aspektin e morfologjisë dhe fizionomisë së terrenit treva e Llapushës ndahet në Llapushën lindore dhe perëndimor.

Relievi

Vargmalet Carralevë - Drenicë

Malet përfshijnë kryesisht zonat përreth trevës në jug te Llapushës dhe në lindje, kurse rrafshnaltat zënë pjesën qendrore të kësaj treve. Malet në trevën e Llapushës kryesisht përfshijnë sisteme të vargmaleve me drejtimin VP- JL dhe këto vargmale ndahen në tri tërësi që mbulojnë Llapushën Lindore dhe Llapushën Perëndimore. Ne Llapushën Lindore gjenden edhe vargmalet më të larta të kësaj treve të quajtura vargmalet Carraleve-Drenicë, ku në këtë tërësi malore dallohen malet e Luzhnicës me majën Bretanec 1042 m, malet e Duhlës dhe Bllacës me lartësi 940 m, malet e Javorit e Ngucatit me 1020 m, malet e Klqekës e Ladroviqit me majën më të lartë të Llapushës, Gradinë 1056 m, malet e Novosellës dhe Lladrovcit me 1010 m dhe malet e Tërpezës e Berishës me majën më të lartë në Berishë 1028 m. I gjithë ky sistem malor që fillon nga Gryka e Carralevës dhe formon rrafshnalta ne kurrizet malore me lartësi 700 -1000 m dhe zbret në Grykën e Llapushnikut, shtrihet rrëpishem në të dy anët duke krijuar vijën shkarese të luginës së lumit Mirusha në trevën e Llapushës dhe grykat e thella dhe vijën shkarëse të lumit Drenica në trevën e Drenicës jugore. Kjo tërësi malore bashkë me malet e Kasmaqit e formon kufirin natyror ndarës të trevës se Llapushës me trevën e Drenicës.

Malet Kamaq-Gjurgjicë

Po ne Llapushen lindore ne pjesën verilindore te saj ne nga Gryka e Llapushnikut e deri ne gryken e lumit Klina ne Murg vazhdon tëresia e dyte malore e Maleve te Kosmaqit me majën Kosmaq 970 m, ne te cilën përfshihen malet e Negrovcit, Vuqakut e Gjergjices.

Vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkozë

Ne Llapushën perëndimore dhe jugore gjendet sistemi i dyte i rëndësishëm malore i njohur si Vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze me drejtimin VP-JL me lartësinë mesatare 700-1000 m. Kjo tërësi malore fillon nga Gryka e lumit Mirusha ne veri e perfundon ne luginën e lumit Toplluha ne Reshtan te Therandës. Në këtë tërësi malore dallohen malet e Mrasorit e te Llapqevës me lartësi 790 m, Kaznikut e te Panorcit me majën Bajrak 1007 m, malet e Zatriqit (Razhdollit, Akavanit) me lartësinë me te madhe ne Delle 1046 m, pastaj malet e Gurbardhit e Turjakës me lartëson ne Kike 9003 m deri ne Bllate dhe Gryke te Zhdrlles. Nga Gryla e Zhdrelles vazhdon tërësia e madhe malore ne drejtim te JL e vargmaleve te Shkozës (ish Millanovcit), me malet e Ostrozubit e Rahovecit me lartësinë 870 m, malet e Shkozës me majën me te larte Kryeguri me lartësi 900 m, malet e Ceri i Shkozës, Pagarushes dhe Doberdelanit me lartësinë me te madhe ne Gumnishte 840 m, si dhe nga qafa e Pagarushes e deri ne Reshtan malet e Grapit me lartësi 760 m. Ky sistem malore ne mënyrë te rrepishme lëshohet ne pjesën perëndimore dhe jugore duke krijuar vijën shkarese te trevës se Llapushës me trevën e Anadrinise, kurse ne pjesën lindore këto tërësi malore lëshohen ne mënyrë te valëzuara ne veri dhe lindje ne luginën e lumit Mirusha dhe ne jug ne luginën e thelle te lumit te Breshancit. Poashtu kjo tërësi malore e formon kufirin natyror ndarës mes Llapushës dhe Anadrinisë (Podrimes).

Vargmalet Gajrak-Gallushë-Biraq

Po ne Llapushën jugore paralel me vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze dhe vargmalet Carraleve-Drenice shtrihen vargmalet e ulëta Gajarak-Gollushe me lartësi mesatare 600-800 m. Ky sistem malor fillon mbi qytezën e Malishevës ne VP dhe perfundon ne Grykat e Dragaqines e Reqanit ne JL. Në këtë tërësi malore dallohen malet e Gajrakut me lartësinë me te madhe Gajrak 793 m, pastaj Gajraku i Malishevës me 742 m, Gajraku i Kervaserise, 720 m, Gajraku i Bellanices 730 m, Gajraku i Gariqit 700 m. Me ne jug dallohet tërësia malore e Gallushes me lartësinë me te madhe 793 m mbi fshatin Nishor, ku dallohen malet e Nishorit dhe Kastercit, Semetishtit dhe Sllapuzhanit. Kurse nga fshati Sllapuzhan deri ne grykat e lumit te Dragaqinës vazhdojnë kodrinat e Biraqes me lartësi mbidetare me te madhe 658 m.

Vargmalet Gremnik - Gjurgjevik

Vargmalet Gremnik - Gjurgjevik kanë shtrirje VJ dhe janë male kryesisht te ulëta me majën me te larte 720 m mbi fshatin Perqeve. Këto vargmale fillojnë nga lugina e thelle e lumit Klina ne veri dhe vazhdojnë drejt jugut deri ne luginën e thelle te lumit Mirusha. Në këtë tërësi malore dallohen për nga lartësia malet e Sferrkes e te Perqeves, malet e Gremnikut, malet e Dollcit e te Gjurgjevikut.

Vargmalet Resnik - Kerrninë- Vuqak

Vargmalet Resnik-Kerrnine poashtu janë male te ulëta qe mbulojnë pjesën me veriore te Llapushës nga lumi Kujavq deri ne lumin Klina ne jug dhe shikuar ne aspektin e fizionomisë se relievit ato janë kryesisht terrene kodrinore, ku dallohen kodra Stannjevac 671 m, kodrat e Resnikut 620 m etj.

Relievi kodrinoro- fushor

Ne trevën e Llapushës relievi kodrinoro - fushor është shume me prezent dhe atë ne forme te pllajave te larta ose rrafshenaltave te thyera, kurse ai fushor paraqitet vetëm ne disa lugina te ngushta. Në këtë treve shikuar nga ky këndvështrim ne trevën e Llapushës dallohen si rajone me te rrafshta këto zona : Rrafshlarta e Llapushës, Lugina e Drinit te bardhe dhe Lugina e Pagarushës.

Rrafshlarta e Llapushës dhe Lugina e Mirushës

Kjo rrafshenaltë përfshin pjesën qendrore te Llapushës mes lumit Klina ne veri, maleve te Gremnikut ne perëndim, maleve Kaznik-Zatriq-Gajrak ne jug dhe maleve Carraleve-Berishe-Kosmaq ne lindje. Për nga fizionomia e terrenit është një rrafshnalte shume e veçante me lartësi mes 500-600 m qe ne përbërjen e vete ka lugina te cilat kryesisht kane drejtim L-P qe lëshohen poshtë duke formuar rrafshet e vogla aluviale te lumit Mirusha. Në këtë zonë janë te vendosura mbi 60 % e vendbanimeve te Llapushës dhe neper te kalon magjistralja Peje-Prishtine si dhe rruga tjetre e rëndësishme Kijeve-Malisheve-Duhel qe lidhe shumicën e fshatrave te Llapushës. Në këtë zonë nihen tri tërësi kryesore : mali i madh ne perendim, Dubrava ne lindje dhe lugina e Mirushës ne jug.

Lugina e Drinit te bardhe

Zona me e ulet dhe me fushore e trevës se Llapushës me lartësi mbidetare 350-450 m, është pjesa perëndimore e kësaj treve përgjatë lumit Drini i bardhe qe njëkohësisht është e përbërë me shtresa aluviale dhe me e përshtatshmja për bujqësi dhe vijës shkarese te vargmaleve te Gjurgjevikut e Gremnikut. Kjo lugine ka drejti VJ dhe fillon nga venderdhja e lumit Kujavq ne lumin Drini i bardhe ne veri dhe perfundon ne venderdhjen e lumit Mirusha ne jug. Kryesisht ne popull nihet si fusha e Dresnikut dhe e Gremnikut.

Lugina e Pagarushës

Lugina e Pagarushes është një lugine qe ne veri ka formën e rrafshnaltes ne veri me lartësi deri 650m dhe pastaj ne jug shkon duke u thelluar dhe formon gryken e Semetishtit ku lartësia zbret deri ne 400 m. Kjo lugine gjendet mes maleve vargmaleve Zatriq -Shkoze-Grab ne perëndim dhe jugperëndim dhe maleve Gajrak dhe Gollushe ne verilindje dhe juglindje. Përmes kësaj lugine kalon lumi Pagarushes qe pastaj merr emrin lumi i Breshancit. Kjo lugine është mjaft e thate dhe vetëm ne ojesen jugore është zone me e bute dhe aluviale.

Hidrografia

Treva e Llapushës është e pasur me lumenjtë dhe përrenj. Rreth saj dhe neper te kalojnë disa lumenj mjaftë te rëndësishëm te Kosovës si Drini i bardhe ne perëndim qe e përshkon kufirin e Llapushës nga venderdhja e lumit Kujavq ne veri e deri te venderdhja e lumit Mirusha ne jug. Pastaj lumi Klina ne veri nga fshati Murge e deri tek venderdhja e këtij lumi ne Drinin e bardhe tek qyteza e Klinës. Lumi Kujavaq qe vjne nga bjeshket e Suhogerlles dhe kalon duje e formuar kufirin verior te Llapushës përgjatë fshatit Kerrnine deri ne venderdhjen ne Drinin e bardhe. Lumi Mirusha si lumi me i rëndësishëm i kësaj treve qe përshkon përmes këtë trevë nga malet e Bllacës e deri ne venderdhjen ne Dri te bardhe tek Guri i zi pranë Volljakes. Lumi i Breshancit qe i mbledh perrejte luginës se Pagarsushes deri ne vendebashkimin me lumin e Suharekes për te formuar lumin Toplluha ne afërsi te Reshtanit. Megjithëse kjo treve është e pasur edhe me përrenjve shumica e përrenjve sidomos gjate verës kane perurje shume te vogla ose edhe thahen, kështu qe pjesa me e madhe e fushave te kësaj treve nuk mund te ujiten tokat. Fushat qe mund te ujiten janë kryesisht fusha e Gremnikut dhe fusha aluviale nga Banja deri ne Bubel, përgjatë lumit Mirusha.

Klima

Klima e trevës se Llapushës është kryesisht klime subkontinentale. Megjithatë kjo treve duke qene e hapur perems luginave lumore dhe rrafsheve dhe duke qene pjese e bazenit te Dukagjinit, për disa nuanca ka klime me te bute se krahinat ne lindje. Krejt kjo fale Drinit te bardhe qe sjell nuanca te klimës mesdhetare. Sasia e reshjeve kryesisht nuk dallone shume nga sasia e reshjeve mesatare te Rrafshit te Dukagjinit, megjithëse për disa nuanca mund te jene me te pakta. Shkëlqimi i diellit ne këtë treve duhet te jete shume me i gjate ne kohe se sa ne viset me te ulëta te Dukagjinit dhe Drenicës dhe fale kësaj kjo treve dallohet për sasin me te vogël te mjegullave qe bien atje.

Demografia dhe Vendbanimet

Treva e Llapushës është një rajon mjaft i populluar me përafërsisht 115 banore ne 1 km². Kjo treve ne vete përfshin komplet vendbanimet e komunës se Malishevës gjithsejtë 43 fshatra, pastaj vendbanimet e pjesës lindore te komunës se Klinës, vendbanimet veriperëndimore te komunës se Rahovecit, vendbanimet veriore te Komunës se Suharekes dhe disa vendbanime perëndimore te Komunës se Drenasit, Istogut dhe Lipjanit. Qendra kryesore gravituese e kësaj trevë është qyteza e Malishevës, por për pjese veriore dhe perëndimore te kësaj trevë është edhe qyteza e Klinës, pastaj Rahoveci dhe Suhareka. Pjesa kryesore e vendbanimeve te trevës se Llapushës kryesisht vendbanimet Malishevës, Rahovecit dhe Suharekes gravitojnë ne qendrën regjionale te Prizrenit, kurse vendbanimet e Klinës ne atë tee Pejës dhe disa vendbanime te Drenasit dhe Lipjanit ne qendrën regjionale te Prishtinës. Në këtë trevë janë te dalluara kryesisht dy lloje vendbanimesh te tiput te grumbulluar dhe shpërndare te cilat për nga fizionomia e terrenit kane veqorit e tyre dhe dallohen ato te Llapushës perëndimore nga ato te Llapushës lindore. Kryesisht ne Llapushën perëndimore si zone me krastike dhe me malore me zona fushore te pakta dominojnë vendbanimet e tipit te grumbulluar, kurse ne Llapushën lindore dhe veriore kryesisht ato te tipt te shpërndare.

Vendbanimet e Llapushës janë :

Vendbanimet e Llapushës te komunës se Malishevës janë gjithsejtë 44: Gollubovci, Pllaqica, Mleqani, Balinca, Llazica, Vermica, Shkarashniku, Drenovci, Kijeva, Bubaveci, Burimi(Stapanica), Lumnishta (Lubizhda), Damaneku, Bubli, Panorci, Llapqeva, Garaqeva, Qypeva e Damanekut, Turjaka, Gurbardhi (Carravrana), Burimi (Joviqi), Mirusha, Malisheva, Carralluka, Terpeza, Lladrovci, Berisha, Fshati i ri, Seniku, Bardhi (Lladroviqi), Ngucati, Temeqina, Bellanica, Banja, Gajraku, Kervaseria, Goriqi, Pagarusha, Janqisti, Shkoza (Millanoviqi), Maxharra, Astrazubi (Ostrozubi), Dragobili dhe Maralia.

Vendbanimet e Llapushes qe i takojne komunes se Klines jane gjithesejt 26 fshatra : Sferrka e gashit, Perqeva, Gllareva, Rigjeva, Zabergja, Qabiqi, Doberdoli, Shtarica, Ceraviku, Ujmiri, Gjurgjeviku i madh, Qypeva e poshtme, Qypeva e siperme, Volljaka, Gremniku, Dollci, Dresniku, Pograxha, Resniku, Jashanica poshtme, Jashanica e eperme, Grabovci, Binxha, Siqeva, Jellovci dhe Kerrnica.

vendbanimet

Vendbanimet e Llapushes te komunes se Suharekes jane gjithesejt 11 fshatra : Javori, Luzhnica, Bllaca, Duhela, Sllapuzhani, Nishori, Kasterci, Breshanci, Semetishti, Peqani dhe Ilironi (Doberdelani).

Vendbanimet e Llapushes te komunes se Rahovecit jane gjithesejt 8 fshatra : Mrasori, Guri i Kuq (Petkoviqi), Kazniku, Potoku, Pastaseli, Senovci, Drenovci dhe Zatriqi.

Vendbanimet e Llapushes qe i takojne Komunes se Drenasit jane gjithesejt 4 fshatra : Arllati, Gjergjica, Negrovci, Vuqaku dhe Llapushniku. Tani me keto fshatra nihen si fshtrat te treves se Drenices (nuk numrohen).

Poashtu edhe fshtrat e komunes se Istogut deri ne lumin Kujavq si : Shalinovci, Polani, Osojani, Tuqepi, Banja, shtupeli, Bellqa dhe Kerrnina, dikur jane njohur si pjese e treves se Llapushes, por tani me shume pak njerez i njohin si pjese te kesaj treve, (pra nuk numrohen).


Ne baze te kesaj renditje del se treva e Llapushes i ka 89 fshatra te cilat edhe sot e kesja dite nihen si treve e Llapushes me rreth 100 mije banore. SHKOZA