Mihail Gorbaçovi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: br:Mikhaïl Gorbatchev
v roboti shtoj: sc:Michail Gorbačëv
Rreshti 76: Rreshti 76:
[[sa:मिखाइल गोर्बाचोफ]]
[[sa:मिखाइल गोर्बाचोफ]]
[[sah:Горбачёв Михаил Сергеевич]]
[[sah:Горбачёв Михаил Сергеевич]]
[[sc:Michail Gorbačëv]]
[[sh:Mihail Gorbačov]]
[[sh:Mihail Gorbačov]]
[[simple:Mikhail Gorbachev]]
[[simple:Mikhail Gorbachev]]

Versioni i datës 18 dhjetor 2009 07:32

Gorbachev dhe Reagen

Mikhail Sergeyevich Gorbachyov (About this soundМихаи́л Серге́евич Горбачёв , [mʲɪxʌˈil sʲɪrˈgʲejɪvʲɪʨ gərbʌˈʨof], shpesh shkruajtur si Mikhail Gorbachev) lindi më 2 mars 1931Privolnoe, Stavropol, Rusi. Ai lindi në një familje që merrej me agrikulturë. U pranua 1950 në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe 1955 u diplomua në Fakultetin e Ligjeve. Vijoi studimet për një diplomim të dytë për Ekonomi Agrare në Universitetin e Stavropolit, afër familjes së tij dhe rreth vitit 1967 hyn në Partinë Komuniste. Në këtë kohë njeh gruan e tij të ardhshme, Raisa Titarenko, me të cilën jeton deri në vdekjen e saj nga leucemia, në shtator 1999. Në 1970, nisi karrierën politike me një emërim si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Stavropol. Në 1979 transferohet në Moskë dhe futet në Byronë Politike të PK. "Garant i tij ishte Jurij Andropov, ish-shef i KGB dhe me origjinë nga i njëjti qytet, Stavropol. (Para vdekjes së tij, në 1984, Andropov e promovon për në krye të Partisë). Gjatë kësaj kohe, Gorbaçov bën udhëtime të shumta jashtë vendit, gjatë të cilave mendohet se u reformua edhe mendimi i tij politik. Me vdekjen e Kostandin Cernenko, në 11 mars 1985, Gorbaçov zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në 1986 (Kongresi 27 i PK të BS) ai hedh projektet e tij, që çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, si Gllasnost (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), Uskorenie (Ndezja e Zhvillimit Ekonomik). Politika e Gorbaçov ndaloi avancimin e garës për armatim, mes SHBA dhe BS, që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte nukleare. Në 11 tetor 1986, u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takon presidentin amerikan, Reagan, në Rejkjavik, Islandë. Në 1987, firmoset Traktati për eliminimin e armëve nukleare dhe një vit më vonë, Gorbaçov hedh poshtë publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke shpallur lejimin e vendeve të bllokut të Lindjes, për t'u kthyer në demokraci. Eliminimi i sistemit të "shteteve komuniste satelite" të BS, e çliroi këtë të fundit, edhe nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake. Bashkë me ministrin e tij të Jashtëm, Eduard Shevarnaxe, Gorbaçov ndërmori paralelisht edhe tërheqjen e trupave ruse nga Afganistani. Në 1988, Gorbaçov merr edhe detyrën e Kreut të Shtetit. Në mars 1990, Kongresi i Përfaqësuesve të Popullit (pas zgjedhjeve të para demokratike) e zgjedh Gorbaçovin President. Po këtë vit, ai merr çmimin "Nobel për Paqen". Në dhjetor të vitit të ardhshëm, i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë, Gorbaçov jep dorëheqjen.