Ekonomia e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 2: Rreshti 2:
'''Bujqësia pas luftës'''. Pas [[Lufta e Kosovës|luftës]], [[bujqësia]] në Kosovë ka filluar nga pika zero. Për krijimin e një sektori të bujqësisë së pari është punuar për krijimin e institucioneve nëpërmjet të cilave është bërë koordinimi i ndihmave nga bota e jashtme. Menjëherë me krijimin e qeverisë së përkohshme ajo ka ngritur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e cila merret me çështjet e bujqësisë në nivel shtetërorë. Sekretar permanent i kësaj ministrie gjatë vitit 2006 ishte [[Qazim Kukalaj]].
'''Bujqësia pas luftës'''. Pas [[Lufta e Kosovës|luftës]], [[bujqësia]] në Kosovë ka filluar nga pika zero. Për krijimin e një sektori të bujqësisë së pari është punuar për krijimin e institucioneve nëpërmjet të cilave është bërë koordinimi i ndihmave nga bota e jashtme. Menjëherë me krijimin e qeverisë së përkohshme ajo ka ngritur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e cila merret me çështjet e bujqësisë në nivel shtetërorë. Sekretar permanent i kësaj ministrie gjatë vitit 2006 ishte [[Qazim Kukalaj]].

===Agjencitë dhe organizatat e huaja===
== ===Agjencitë dhe organizatat e huaja===
Për zhvillimin e kësaj dege ekonomike, organet shtetërore si dhe popullsia kanë marrë ndihma materiale dhe teknike nga disa organizata ndërkombëtare e të shteteve tjera. Ndër këto organizata një rolë më të veçuar kanë luajtur këto organizata: [[Organizata Botërore e Ushqimit]] FAO , [[Banka Botërore]], [[USAID]]-it përmes KCBS-së, [[Agjencia Evropiane për Rindërtim|AER]]-it organizata tjera qeveritare dhe jo qeveritare që kanë marë pjesë në projekte kanë qenë edhe [[UNDP]], [[Programi Interkorporation]], [[GTZ e Gjermanisë]], [[SIDA e Suedisë]], [[SIDA e Kanadasë]], [[Qeveria e Luksemburgut]], [[Qeveria e Norvegjisë]], etj.
Për zhvillimin e kësaj dege ekonomike, organet shtetërore si dhe popullsia kanë marrë ndihma materiale dhe teknike nga disa organizata ndërkombëtare e të shteteve tjera. Ndër këto organizata një rolë më të veçuar kanë luajtur këto organizata: [[Organizata Botërore e Ushqimit]] FAO , [[Banka Botërore]], [[USAID]]-it përmes KCBS-së, [[Agjencia Evropiane për Rindërtim|AER]]-it organizata tjera qeveritare dhe jo qeveritare që kanë marë pjesë në projekte kanë qenë edhe [[UNDP]], [[Programi Interkorporation]], [[GTZ e Gjermanisë]], [[SIDA e Suedisë]], [[SIDA e Kanadasë]], [[Qeveria e Luksemburgut]], [[Qeveria e Norvegjisë]], etj. ==


===Zhvillimet e pasluftës===
===Zhvillimet e pasluftës===

Versioni i datës 27 dhjetor 2009 17:46

Historia

Bujqësia pas luftës. Pas luftës, bujqësia në Kosovë ka filluar nga pika zero. Për krijimin e një sektori të bujqësisë së pari është punuar për krijimin e institucioneve nëpërmjet të cilave është bërë koordinimi i ndihmave nga bota e jashtme. Menjëherë me krijimin e qeverisë së përkohshme ajo ka ngritur Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e cila merret me çështjet e bujqësisë në nivel shtetërorë. Sekretar permanent i kësaj ministrie gjatë vitit 2006 ishte Qazim Kukalaj.


===Agjencitë dhe organizatat e huaja=

Për zhvillimin e kësaj dege ekonomike, organet shtetërore si dhe popullsia kanë marrë ndihma materiale dhe teknike nga disa organizata ndërkombëtare e të shteteve tjera. Ndër këto organizata një rolë më të veçuar kanë luajtur këto organizata: Organizata Botërore e Ushqimit FAO , Banka Botërore, USAID-it përmes KCBS-së, AER-it organizata tjera qeveritare dhe jo qeveritare që kanë marë pjesë në projekte kanë qenë edhe UNDP, Programi Interkorporation, GTZ e Gjermanisë, SIDA e Suedisë, SIDA e Kanadasë, Qeveria e Luksemburgut, Qeveria e Norvegjisë, etj. ==

Zhvillimet e pasluftës

Duke marrë parasysh që bujqësia nuk ka nevojë për ndihma dhe investime të mëdha,pasurit natyrore dhe fuqia e lirë punëtore që gjendet në Kosovë, Ministria me ndihmesat nga organizatat e jashtme kanë vepruar në një plan i cili mund të ndahet në tri faza.

Faza e parë

Faza emergjente ka filluar menjëherë pas mbarimit të luftës në vitin 1999-2000. Gjatë kësaj faze popullsia është ndihmuar dhe furnizuar me mallra të importuara. Po ashtu në këtë fazë ka pasur investime të drejtpërdrejta apo materiale, ku janë ndihmuar një numër i fermerëve. Në këtë drejtim Zvicra e ka ndihmuar sektorin e bujqësisë përmes dhurimit të krerëve të lopëve qumështore, të racave evropiane. Gjatë kësaj kohe Agjencia Evropiane për Rindërtim (AER) e ka ndihmuar sektorin e bujqësisë përmes investimit të blerjes së farës dhe plehrave artificiale të nevojshme për mëkëmbjen e gjendjes. Duket se gjatë kësaj kohe ka pasur keqpërdorime në masë të vogël gjatë projektit të shpërndarjes së farës dhe plehrave artificiale nga disa biznesmenë. Më vonë AER-i ka vazhduar t’u japë disa kompanive tregtare kredi shumë të volitshme, mirëpo AER-ja ka probleme me kthimin e kredive rreth kësaj çështje kjo agjenci ka kërkuar ndihmën e MBPZHR për kthimin e këtyre mjeteve me qëllim të krijimit të një vazhdueshmërie në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Fermeri që e ka marrë një lopë të tillë e ka pasur obligim që viçin e parë t’ia dhurojë një fermeri tjetër, me qëllim që të shtohet numri i lopëve të racës së mirë në Kosovë.

Ndihmat që ka marrë sektori i bujqësisë janë të natyrës së ndryshme. Kështu p.sh. nga paslufta deri në vitin 2006 organizatat e huaja e kanë ndihmuar këtë sektor me 11.168 lopë qumështore të racave si hollshtajn, simentall, grauviht etj.

Faza e dytë

Faza e rindërtimit dhe ndërtimit institucional apo kapaciteteve institucionale. Kjo fazë ka zgjatur nga viti 2001-2005. Shumica e investimeve kanë qenë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, përfshirë legjislaturën, trajnimet, udhëtimet studimore, seminaret e ndryshme të cilat janë parapërgatitje e stafeve qeveritare dhe stafeve tjera të ndërrimit të qasjes ndaj këtij sektori, po edhe kriterit të shoqatave të ndryshme e ndihmës ndaj shoqatave të bujqësisë, të blegtorëve, të qumështit, mishit, veterinarëve, etj.

Faza e tretë

Faza e ardhshme (investimeve). Kjo fazë mendohet të jetë faza e përgatitjes apo përshtatjes së legjislacionit me standarde evropiane dhe plotësim të tyre para hyrjes në BE, dhe investimeve të drejtpërdrejta kapitale në ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të bujqësisë, duke përfshirë të gjitha degët, pemëtari, perimtari, blegtori, sektorin qumështor, mishit etj.

Është për të theksuar se i tërë procesi i ri-mëkëmbjes së bujqësisë së Kosovës është përcjellur nga institutet bankare, të cilat në raste të tilla lëshojnë kredi me kamata të vogla. Mirëpo në rastin e Kosovës ato në këtë drejtim kanë qenë pasiv. Sipas zyrtarëve të qeverisë së përkohshme kjo është si pasojë e çështjes së pavarësisë së Kosovës dhe mungesës së njohurive për procedurat e paraqitjes së kërkesave dhe aprovimit të tyre në këto institucione.

Makroekonomia

Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka bërë një përparim të dukshëm në ndërtimin institucional dhe stabilizimin makroekonomik. Megjithëse, mundësia e takimit me njerëz nevojtar ishte shumë e ngadalshme. Mungesa e zhvillimit ekonomik duket të ketë efekt negativ në stabilitetin që do të shtyej rritjet ekonomike. Sfida më urgjente për autoritetet Kosovare ishte të ruajn stabilitetin makroekonomik dhe arrijnë një rritje ekonomike, në kërkim të zvogëlimit të nivelit shumë të lartë të papunësisë. Me zvoglimin e ndihmës nga jashtë si dhe derdhjet në sektorin privat do ta bëjnë shumë të vështirë arritjen e këtij qëllimi. Zbutja e emigrimit është një çështje shumë e rëndësishme për ekonomin e Kosovës. Aktiviteteve ekonomike të Kosovës janë mbështëtur nga ndihmat e jashtme si dhe nga të ardhurat private të cilat së bashku arrijnë nivelin e 50 % nga Bruto Prodhimi Shoqërorë. Sektori i donacioneve është krijuar në një export artificial për prodhimet dhe shërbimet Kosovare që mbrrijnë në 20% të Bruto Prodhimi Shoqërorë. Gjatë viteve 2000-2003, ndihma nga jashtë ishte e barabartë me dyfishin e buxhetit të Kosovës të 2003. Për periudhën e njejtë, të ardhurat private, ishin rreth 30 % të Bruto Prodhimi Shoqërorë, ishin më shumë se Bruto Prodhimi Shoqërorë i Kosovës për vitin 2003. Ndihma nga jasht tregon një trend në rënje, sidomos pas vitit 2001. Në fund të vitit 2004, ndihma nga jasht ka paraqitur vetëm gjysmën e saj nga viti 2000. Vlerëshet me optimizëm për derdhje në sektorin privat ne dekadën e ardhshme. [1] Burimet Kosovare nuk janë të mjaftueshme të finansojnë investimet e kërkuara, sipas buxhetit shumë të ultë që kanë. Mbështetja në huazime per të plotësuar mungesat do të ishte gjë e pamatur. Objektivi është qe borxhi i marrur mos të kaloj 30 % të Bruto Prodhimi Shoqërorë në dhjet vitet e ardhshme. Në tentim të ruajtjes se aftësisë së pagimit, dhe përkrahjes për nevojat e shtimit, aty ka nevoëj të rritet produktiviteti, ashtu që të bëhet konkurent dhe të fitoj një depërtim në tregun e jashtëm. Politika të qarta kërkohen për të përkrahë zhvillimin. Ndikim i vazhdueshëm është bërë që të bëhet një ekonomi në kornizë ligjore. Këkesa kryesore është që të zhvillohet pajisja me vegla, që të përkrahet ajo.

Bujqësia

Bujqësia kosovare karakterizohet me ferma të vogla, produktivitet të ultë dhe një shërbim këshilldhënës të dobët, kontribon me afërsisht 7 % të BPSH të Kosovës (vlerësimi i SOK 2007), bënë punësimin e 42 % (sipas Bankës Botërore) dhe mbrrinë 16 % nga exportit i përgjithshëm.

Kosova është një importues i madh i produkteve bujqësore me 288 milion Euro, ose 24% nga importi total në vitin 2005. pjesa e importit të ushqimit nga importi total në vitin 2000 ishte rreth 27%, ngritet në 2003 në 34% dhë bie në 24% në vitin 2005. zhvillohen aktivitetet tjera ekonomike

Bujqësia në Kosove përfshinë përafërsisht 1.800 kooperativa dhe firma komerciale (private e shoqërore) dhe 143 000 ekonomi familjare, 70% prej të cilave jane si ferma me më shumë se 1 ha. Sektori ka produktivitet pune shumë të ultë duke kombinuar edhe me të ardhura mujore shumë të ulta. Aty janë rreth 150,000 njerzë të përfshirë në sektorin bujqësor/farmer.

Blegtoria


Blegtoria e Kosovës ka shënuar përparime në kuptimin e përmasimit të racës, cilësisë dhe sasisë së prodhimit, por ka shënuar zvogëlim të numrit të kafshëve, përpos shpeztarisë e cila ka rritur numrin e tyre, me formimin e fermave të pulave. Blegtoria e Kosovës ka pasur ngritje të madhe gjatë viteve të 50-ta, 60-ta kurse pas viteve të shtatëdhjeta filloi rënia e saj. Blegtoria e kafshëve në Kosovë gjatë viteve të 50-ta karakterizohej me numër më të madh të dhenve, deleve, gjedheve, kurse më pak e kuajve dhe derrave. Pas luftës me hapjen e sektorit privat ka filluar rritja e prodhimit të qumështit.


Burimi

  1. ^ food-ks.org

Lidhje të jashtme