Kanuni i Labërisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
==Rëndësia e botimit të Kanunit të Labërisë==
{{për përmirësim|6 Shkurt 2008}}
{{joref|6 Shkurt 2009}}
{{dyshim}}


Parë nga këndvështrimi, jo vetëm i shtrirjes gjeografike të saj, por edhe nga këndvështrime të tjera, botimi i Kanunit të Labërisë, paraqet rëndësi historike, etnokulturore, juridike dhe kombëtare.
== Historia ==
E drejta zakonore e Labërisë, ndonëse ka origjinë që nga lashtësia, gojëdhëna popullore ia kushton Kanunin [[Papa Zhuli]]t nga [[Zhulati]], shek.XI, i cili, flitet se ka qenë prift edhe si prijës i Kurveleshit i njohur nga [[norman]]ët gjatë pushtimit të tyre (1081). Figura e [[Papa Zhuli]]t i takon kohës së Bizantit. Kjo gjë dëshmon se gjurmët e Kanunit të Labërisë gjenden qysh atëherë dhe kanë vepruar në praktikë krahas [[monokanonit bizantin]]. Për këtë legjendë ka shkruar edhe [[Eqrem Vlora]] (Shejzat 1957) pavarësisht se ende nuk janë gjetur dokumente të shkruara.


Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj, për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre – ilirët.


Këtë e favorizonte edhe pozicioni gjeostrategjik, me terren malor e bregdetar dhe me potencial të madh njerëzor, luftëtarësh me përvojë.
Botimi i Kanunit të Labërisë realizohet me botimit të librit "[[E drejta zakonore e Labërisë]]", në vitin 1994 dhe të ribotimit në vitin 2002, nga po i njëjti autor, [[Ismet Elezi]].


Për këtë dëshmojnë, veç të tjerash, kryengritjet e Himarës në shekujt e parë të pushtimit turk, që patën jehonë edhe jashtë vendit, kryengritjet e Kurveleshit në vitet 1831-1839 e sidomos ajo e vitit 1847, e udhëhequr nga luftëtari i shquar Zenel Gjoleka nga Kuçi. Kryengritjet në Labëri vazhduan kundër reformave të Tanzimatit në vitin 1908, kryengritja e përgjithshme për fitoren e pavarësisë kombëtare në vitin 1912.
== Të përgjithshme ==
Kanuni, pasqyron me vërtetësi kulturën e lashtë juridike të popullit të kësaj krahine, si pjesë përbërëse e kulturës shpirtërore e materiale të kombit shqiptar. Parë nga këndvështrimi jo vetëm i shtrirjes gjeografike të saj, por edhe nga këndvështrime të tjera, botimi i Kanunit të Labërisë, paraqet rëndësi historike, etnokulturore, juridike dhe kombëtare.


Në vargun e tyre mund të përmendet edhe Lufta e Vlorës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920 e deri tek epopeja e lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (1939-1944), në të cilën populli i Labërisë tregoi vlerat e larta të atdhedashurisë, heroizmin masiv për liri, pavarësi e demokraci.
Shembulli i gjallë i Labërisë, ashtu si ai i trevave të tjera të Shqipërisë deri në Kosovë e më gjerë ku banojnë shqiptarë, në luftën për liri e pavarësi kombëtare kundër pushtuesve të huaj, është tepër domethënës, për të vërtetuar ato që ka thënë albanologia e njohur angleze [[Edith Durham]]: "Perandoritë e tjera erdhën e ikën, por ato kaluan mbi shpinën e shqiptarit, si uji mbi shpinën e rosës… dhe ai ruajti zakonet dhe identitetin e tij" (Durham: Brenga e Ballkanit 1991, f. 104). Kjo ishte vetëmbrojtje e mirëfilltë shoqërore, për individët dhe shoqërinë.


Shembulli i gjallë i Labërisë, ashtu si ai i trevave të tjera të Shqipërisë deri në Kosovë e më gjerë ku banojnë shqiptarë, në luftën për liri e pavarësi kombëtare kundër pushtuesve të huaj, është tepër domethënës për të vërtetuar ato që ka thënë albanologia e njohur angleze Edith Durham se: “Perandoritë e tjera erdhën e ikën, por ato kaluan mbi shpinën e shqiptarit, si ujët mbi shpinën e rosës… dhe ai ruajti zakonet dhe identitetin e tij”(Durham: Brenga e Ballkanit 1991, f.104). Kjo ishte vetëmbrojtje e mirëfilltë shoqërore për individët dhe shoqërinë.


Në Kanunin e Labërisë sanksionohen në unitet etika, një sistem vlerash të larta morale si dhe parimet themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes, bujarisë, parimet e barazisë, së gjakut, të lirisë, ashtu siç pasqyrohen në të drejtën zakonore mbarëshqiptare. Për ngjashmërinë e vlerave morale dhe të parimeve juridike të së drejtës zakonore shqiptare me ato të grekëve të vjetër të përshkruara te "Iliada" e Homerit dheveprat e Sofokliut, Eskilit etj. kanë shkruar mjaft studiues të huaj, që nga gjysma e shekullit XIX. Edhe në kohën e tanishme, studiuesi nga Japonia e largët prof. [[Kazuhiko]] Yamamoto, i cili ka bërë hulumtimeposaçme për problemet e etikës së Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar në planin krahasues, shpreh mendimin: "Edhe struktura etike e shoqërisë homerike, e përbërë nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja, duket se i përket kategorisë etike të një shoqërie pa autoritet shtetëror, përfaqësuar më së miri nga struktura etike e Kanunit". Sipas autorit të botimit, "ky krahasim i përshtatet më mirë Kanunit të Labërisë, për shkak të fqinjësisë së saj me Greqinë dhe të marrëdhënieve e të ndikimeve më të mëdha të ndërsjellta kulturën e jetën edy popujve që nga lashtësia.
2. Në Kanunin e Labërisë sanksionohen në unitet etika, një sistem vlerash të larta morale si dhe parimet themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes, bujarisë, parimet e barazisë, së gjakut, të lirisë, ashtu siç pasqyrohen në të drejtën zakonore mbarëshqiptare. Porasnjë rast e drejta zakonore nuk mundidealizohet dhe fetishizohet se është produkt historik i kohëve në të cilat ka vepruar.
Të dy popujt kanë dhënë e kanë marrë nga njëri-tjetri".
Ky opinion, i autorit të paanshëm japonez ka rëndësi për të treguar lashtësinë e kulturës së popullit shqiptar, bashkëkohëse me atë të grekëve të vjetër. Ai shërbeu për të sqaruar se ky sistem i vlerave, në një shoqëri pa autoritet shtetëror ushtron e mban gjallë sensin e drejtësisë në këtë shoqëri.


Për ngjashmërinë e vlerave morale dhe të parimeve juridike të së drejtës zakonore shqiptare me ato të grekëve të vjetër të përshkruara në Illiadën e Homerit dhe në veprat e Sofokliut, Eskilit etj. kanë shkruar mjaft studiues të huaj që nga gjysma e shek.19-të. Edhe në kohën e tanishme studiuesi nga Japonia e largët prof. Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bërë hulumtime të posaçme për problemet e etikës së Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar në planin krahasues, shpreh mendimin se: “Edhe struktura etike e shoqërisë homerike, e përbërë nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja duket se i përket kategorisë etike të një shoqërie pa autoritet shtetëror, përfaqësuar më së miri nga struktura etike e Kanunit”.[1]
Këto pikëpamje shpreh edhe autori austriak [[Valter Peinsipp]]. Aty shprehet qartë, filozofia popullore për t'u vetëqeverisur me drejtësi, sipas rregullave (normave) të së drejtës zakonore, të rrënjosura në mendje, të cilat i tregojnë se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo, se ç'duhet bërë e çfarë jo, sesi të sillet njeriu. Dhe këtë drejtësi, populli i saj nuk mund ta gjente kurrë në ligjet e shteteve të huaja pushtuese, por ai krijoi dhe jetoi me të drejtën zakonore të tij, me ligjet e veta të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi nga të parët, për vetëmbrojtjen e bashkësisë dhe vetëqeverisjen në njësitë vendore. Këtu qëndron thelbi i Kanuneve shqiptare.


Ky krahasim i përshtatet më mirë Kanunit të Labërisë, për shkak të fqinjësisë së saj me Greqinë dhe të marrëdhënieve e të ndikimeve më të mëdha të ndërsjellat në kulturën e jetën e të dy popujve që nga lashtësia. Të dy popujt kanë dhënë e kanë marrë nga njëri tjetri.
"Kjo filozofi e ligjit, - shprehet E.Durham, - qëndron edhe mbi "dhjetë urdhrat e zotit".


Ky opinion i autorit të paanshëm japonez ka rëndësi për të treguar lashtësinë e kulturës së popullit shqiptar, bashkëkohëse me atë të grekëve të vjetër. Ai shërbeu për të sqaruar se ky sistem i vlerave në një shoqëri pa autoritet shtetëror ushtron e mban gjallë sensin e drejtësisë në këtë shoqëri. Këto pikëpamje shpreh edhe autori austriak Valter Peinsipp.[2]
"Kanuni është dëshmi e gjallë se bashkësia labe, që kur nuk ekzistonte autoriteti shtetëror e në vazhdimësi, nuk ka jetuar në anarki e në arbitraritet, por ka ruajtur e zbatuar normat e së drejtës zakonore për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës. Këto norma janë krijuar si rezultat i zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore – ekonomike të grupit etnik dhe kanë vepruar brenda tij në truallin e Labërisë. Veç traditës e normave të moralit, që kanë qenë faktori kryesor, për zbatimin e Kanunit kanë ushtruar ndikim edhe feja, organizmat e vetëqeverisjes vendore, Këshilli i pleqve, Gjyqi i pleqve dhe Kuvendi i burrave me autoritetin e tyre patriarkal. "Sigurisht, nuk mund të mohohet, që edhe në shoqërinë e sotme labe ndeshen në praktikë dukuri të Kanunit, sidomos në marrëdhëniet familjare e martesore, në marrëdhëniet civile, të detyrimeve e kontratave që lidhen me mirëbesim, me gojë, kur duhen me shkrim e deri në fushën penale e procedurale, duke përjashtuar gjakmarrjen, e cila në Labëri i përket së kaluarës", pohon Elezi. Sipas tij, në këtë kuptim normat e kanunit nuk mund të studiohen vetëm nga këndvështrimi historiko-etnologjik. "Realiteti objektiv tregon se ndodhemi përpara dualizmit juridik. Nga njëra anë veprojnë ligjet e shtetit dhe nga ana tjetër, veprojnë edhe norma të kanunit, pavarësisht nga sfera e kufizuar e marrëdhënieve shoqërore që ato rregullojnë, sidomos në veri. Për këto arsye, del nevoja të përballemi me këto norma të mendësitë të së kaluarës. Mendimi dhe qëllimi kryesor i botimit të Kanunit janë jo vetëm në planin etnik e kulturor, por edhe për të kufizuar gradualisht zbatimin e tij në praktikë, duke u dhënë përparësi ligjeve të shtetit, që përbëjnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së tij.


Aty shprehet qartë filozofia popullore për tu vetëqeverisur me drejtësi, sipas rregullave (normave) të së drejtës zakonore, të rrënjosura në mendje, të cilat i tregojnë se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo, se ç’duhet bërë e çfarë jo, sesi të sillet njeriu.
Labëria është bashkësi etnokulturore e formuar në një territor autokton, zonë ndër më të mëdhatë etnografike, me shtrirje gjeografike mjaft të gjerë (me më shumë se 500 fshatra), në jugperëndim të Shqipërisë, me gjuhë, zakone e tradita kulturore të përbashkëta. Ajo ka qenë treva e kaonëve të periudhës ilire, që përmend Tukidi (629 p.e.r). Labëria, siç është shprehur Sami Frashëri është Arbëria, që përfshin nga Lumi Vjosë deri në detin Jon. Të dhëna më të plota me vlera historike, gjeografike për Labërinë japin specialistët e sotëm prof. dr. Muzafer Korkuti, Halo Abazi, etj. Përsa i përket veprimit në hapësirë të Kanunit të Labërisë, mund të thuhet me siguri, se ai zbatohej në fshatra të Vlorës, në Himarë, në Bregdet në tërësi, në Kurvelesh, në Rrëzomë, në Kardhiq, në Rrëzë të Tepelenës, kudo gjetkë ku banojnë bashkësi labe, si dhe në Mallakastër e në shkallë më të kufizuar deri në qytetet e Gjirokastrës, Delvinës, Tepelenës e Vlorës. [[Eqerem Vlora]] shkruan se: ²Shumica e lexuesve, nuk dinë fare që në Shqipërinë e Jugës, ka qenë (deri dje) në veprim një ²ligj i zakonit² ndërmjet popullatave malore të Labërisë, të Toskërisë dhe të Çamërisë… Nuk quhesh kudo njësoj: në Toskëri (që nga Korça e deri në Përmet) e quanin "Kanuni i Adetit" në Çamëri e quanin shkurtazi ²Adeti², vetëm në Labëri (Lumi i Vlorës, Himarë, Kurvelesh) e quanin "Kanuni Papa Zhulit" dhe më shpesh "Kanuni i Idriz Sullit" (Shejzat, Romë 1957, Nr 23, f. 56-61)". Kjo pikëpamje është përkrahur edhe nga autorë të tjerë, sipas të cilëve e drejta zakonore që u ruajt gjatë pushtimit osman vepronte jo vetëm në krahinat autonome (Malësi e Shkodrës, Mirditë, Himarë), por edhe në zonat e tjera malore të banuara të Kosovës, Dibrës, Elbasanit, Tiranës, Beratit, Skraparit, Mallakastrës, Vlorës, Libohovës, Kolonjës, Korçës, Pogradecit, Çamërisë, etj., dhe zbatohej nga të krishterë e myslimanë, njëlloj nga të gjithë. Kanunet, zakonet, adetet të marrë në unitet me origjinën, historinë, gjuhën, kulturën dhe vlerat morale të përbashkëta dëshmojnë identitetin kombëtar shqiptar.


Dhe këtë drejtësi populli i saj nuk mund ta gjente kurrë në ligjet e shteteve të huaj pushtues, por ai krijoi dhe jetoi me të drejtën zakonore të tij,me ligjet e veta të pashkruara, të trashëguar brez pas brezi nga të parët, për vetëmbrojtjen e bashkësisë dhe vetëqeverisjen në njësitë vendore. Këtu qëndron thelbi i Kanuneve shqiptare. Kjo filozofi e ligjit siç shprehet E.Durham, qëndron edhe mbi “dhjetë urdhrat e zotit”.
Që këtej del se, Kanuni i Labërisë është pjesë përbërëse dhe variant kryesor i kanunit popullor mbarëshqiptar, i bazuar në filozofinë e vetëqeverisjes vendore.


3. Kanuni është dëshmi e gjallë se bashkësia labe, që kur nuk ekzistonte autoriteti shtetëror e në vazhdimësi, nuk ka jetuar në anarki e në arbitraritet, por ka ruajtur e zbatuar normat e së drejtës zakonore për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në mes njerëzve në fusha të ndryshme të jetës.
== Literatura ==


Këto norma janë krijuar si rezultat i zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore – ekonomike të grupit etnik dhe kanë vepruar brenda tij në truallin e Labërisë. Si formë e vetëdijes shoqërore ato kanë hyrë thellë në shpirtin e këtij etnosi dhe janë respektuar e zbatuar me fanatizëm nga bashkësia dhe çdo pjesëtar i saj, krejt natyrshëm, sipas traditës së përditshme, të pranuar nga të gjithë, pa forcën e shtetit, aq sa do ta kishte zili edhe çdo shtet i sotëm për zbatimin e ligjeve.
Durham: Brenga e Ballkanit 1991, f. 104


Kuptimi dhe rëndësia që ka pasur nderi për popullin e kësaj bashkësie kanë luajtur rol të madh në zbatimin e Kanunit.
Elezi, Ismet (2006). Kanuni i Labërisë. Tiranë: Botimet Toena.


Veç traditës e normave të moralit, që kanë qenë faktori kryesor, për zbatimin e Kanunit kanë ushtruar ndikim edhe feja e organizmat e vetëqeverisjes vendore, Këshilli i pleqve, gjyqi i pleqve dhe Kuvendi i burrave me autoritetin e tyre patriarkal.
http://kanunilaberise.tripod.com/id12.html


Respektimi i këtyre normave lidhej ngushtë me vetëqenien e vetëqeverisjes së këtyre bashkësive dhe të prestarëve të tyre, kurse mosrespektimi e vinte në rrezik jetën kolektive të bashkësisë e të individëve.
²Kanuni i Idriz Sulit²(Shejzat, Romë 1957, Nr23 f.56 - 61).

Këto rrethana kanë përcaktuar që bashkësitë dhe organizmat e vetëqeverisjes vendore të reagojnë ashpër ndaj të gjitha sjelljeve me rrezikshmëri shoqërore, me qëllim ruajtjen e unitetit të bashkësisë dhe mbrojtjen e individit. Natyrisht format dhe mënyrat e reagimit kanë ndryshuar gjatë zhvillimit historik të shoqërisë labe që nga bojkotimi, dëbimi e deri te vrasja e fajtorit.

Në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar të pavarur, nuk kishte kushtetutë e ligje të tij, kanuni luante rolin e Kushtetutës për rregullimin e marrëdhënieve juridike të popullsisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, përfshirë edhe Labërinë.

==Qëllimi i botimit të Kanunit të Labërisë==

Në botimin e Kanunit të Labërisë jemi nisur nga koncepti kryesor që të ruhen vlerat më të mira morale e kulturore të trashëguara nga e kaluara dhe të luftohen anët negative, të papajtueshme me parimet morale e juridike të shoqërisë demokratike shqiptare.

Sigurisht, nuk mund të mohohet, që edhe në shoqërinë e sotme labe ndeshen në praktikë dukuri të Kanunit, sidomos në marrëdhëniet familjare e martesore, në marrëdhëniet civile, të detyrimeve e kontratave që lidhen me mirëbesim, me gojë, kur duhen me shkrim e deri në fushën penale e procedurale, duke përjashtuar gjakmarrjen, e cila në Labëri i përket së kaluarës.

Në këtë kuptim normat e kanunit nuk mund të studiohen vetëm nga këndvështrimi historiko-etnologjik. Realiteti objektiv tregon se ndodhemi përpara dualizmit juridik. Nga njëra anë veprojnë ligjet e shtetit dhe nga ana tjetër, veprojnë edhe norma të kanunit, pavarësisht nga sfera e kufizuar e marrëdhënieve shoqërore që ato rregullojnë, sidomos në veri. Për këto arsye del nevoja të përballemi me këto norma e mendësitë e së kaluarës.

Veç asaj, e drejta zakonore njihet si burim i së drejtës, derisa ajo vepron në këtë ose atë masë. Normat e së drejtës zakonore janë mbledhur e kodifikuar në kanun, por kanuni nuk është sanksionuar si ligj nga shteti.

Me civilizimin e shoqërisë, me mbizotërimin e moshës mesatare të re të popullsisë, me zgjerimin e emigracionit, me ndërtimin e forcimin e shtetit të së drejtës, me zgjerimin e emancipimit në mënyrën e jetesës e të krejt marrëdhënieve shoqërore, me rritjen e nivelit arsimor e kulturor të njerëzve, me zhvillimin e infrastrukturës e të lidhjeve fshat-qytet etj, këto dukuri negative shkojnë duke u pakësuar, drejt zhdukjes së plotë të tyre, ndonëse ky është një proces që diku shpejtohet e diku ngadalësohet.

Shqipëria në kohën e tanishme është republikë parlamentare, shtet unitar dhe i pandashëm, me një Kushtetutë demokratike, me ligje bashkëkohore për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në fusha të ndryshme të jetës, me një sistem të organizuar të drejtësisë, kështu që janë krijuar kushte të favorshme për realizimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe nuk ka pse të kthehemi prapa për zbatimin e Kanunit.

Mendimi dhe qëllimi kryesor i botimit të Kanunit janë jo vetëm në planin etnik e kulturor, por edhe për të kufizuar gradualisht zbatimin e tij në praktikë, duke u dhënë përparësi ligjeve të shtetit, që përbëjnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së tij.

Shqipëria sot aspiron e kërkon që nëpërmjet reformave demokratike të legjislacionit e të sistemit të drejtësisë, të integrohet në Evropë. Prandaj konceptet dhe përpjekjet për të bërë reforma në Kanune, janë arkaike, krejtësisht të papërshtatshme e të papranueshme për shoqërinë dhe shtetin tonë të së drejtës.

Qëllimi tjetër i botimit të Kanunit të Labërisë, jo më pak i rëndësishëm, është dhe njohja e përmbajtjes së tij nga opinioni publik e shkencor brenda vendit e studiuesit e huaj.

Kjo njohje bëhet e nevojshme, po të mbahet parasysh fakti se për këtë Kanun kanë filluar të botohen shkrime të pakta kryesisht në gjysmën e dytë të shek.XX nga Marko Koroni, Eqerem Vlora, Riza Runa, Zenel Merjo, Agim Hila, Koço Nova, Xhafer Majko, Bardhosh Gaçe, dr.Laver Stroka, Rahmi Memushi, Gazeta “Labëria” etj, të cilët kanë dhënë ndihmë të çmuar.

==Burimet e normave të Kanunit==
Krijuesi i normave të Kanunit është vetë populli i Labërisë me mençurinë e tij. Ato pasqyrojnë botën shpirtërore të tij të përcaktuar në analize të fundit nga kushtet materiale të jetesës. Nevojat historike, shoqërore, ekonomike, jetësore të njerëzve kanë diktuar vendosjen e normave, zakoneve, rregullave të sjelljes në mes tyre, bazuar në parimet e larta të moralit.

Zakonet kanë luajtur rol parësor në formacionet e hershme shoqërore parashtetërore, për rregullimin e marrëdhënieve brenda një grupi shoqëror. Ato gjithashtu kanë rëndësi të veçantë në formimin e sistemit të së drejtës.

Historikisht dihet se zakonet kanë vepruar e veprojnë më gjatë, pavarësisht se nuk janë sanksionuar nga shteti.

Kushtet historike në të cilat ka kaluar Shqipëria në tërësi dhe Labëria në veçanti dhe zhvillimet e brendshme ekonomike-shoqërore, kanë përcaktuar faktin që mjaft zakone ndryshuan në brendësi dhe u shndërruan në norma të së drejtës zakonore, u bënë pjesë përbërëse e sistemit të së drejtës. E drejta zakonore është forma fillestare dhe më e lashtë e së drejtës. Fakti që ajo vazhdoi të veprojë deri në kohën tonë, tregon për forcën e potencialin e së drejtës zakonore. Pikërisht për këto arsye ajo është ndër problemet kryesore të teorisë të së drejtës bashkëkohore.

Pleqtë e zakonit, nëpërmjet zgjidhjes së çështjeve, mosmarrëveshjeve a konflikteve të ndryshme, ose u referoheshin zakoneve të mëparshme, ose vendosnin një normë të re, e cila, vihej në përdorim edhe për zgjidhje analoge në të ardhmen si precedent gjygjësor. Kështu bëhet kalimi gradual nga zakonet e lashta të të parëve në norma të së drejtës zakonore, si rezultat i zhvillimit historik, i ndarjes dhe i diferencimit të shoqërisë në klasa, pozita ekonomike e të cilave u sanksionua në normat e së drejtës zakonore.

Pikërisht për këto arsye kanuni përmban norma sjelljeje që nga lashtësia, nga Ilirët, rendi gjinor, nga mesjeta dhe shtresëzime të reja, veçanërisht në shek.XVIII dhe deri në gjysmën e parë të shek.XX.

Pra, burimi i parë kryesor i normave të Kanunit të Labërisë, janë zakonet që u kthyen në norma juridike, për shkak të zbatimit të tyre të vazhdueshëm e të detyrueshëm. Veç normave të përbashkëta të së drejtës zakonore, në njësi tokësore të veçanta, në fshatra, kanë vepruar edhe zakone të vendit të detyrueshëm për t’u zbatuar brenda tyre. Sipas vendit bëhet kuvendi.

Burimi tjetër kryesor i normave të Kanunit janë vendimet e Kuvendit të burrave, besëlidhjet e ndryshme për çështje të rëndësishme, si psh për pajtimin e gjaqeve (hasmërive), ndarjen e kufijve të tokave apo të maleve, etj.

Në Labëri janë zhvilluar mjaft kuvende të rëndësishme që njihen në historinë e popullit shqiptar, si i Himarës (Shekulli XV). Kuvendi i Progonatit (1846), Kuvendi i Mesaplikut (1847) dhe kuvende të tjerë, të cilët lidhen drejtpërsëdrejti me reformat e së drejtës zakonore të Labërisë, e për të cilët do të flitet më poshtë.

Pikërisht këto burime të së drejtës zakonore përbënin bazën për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore ndërmjet njerëzve të bashkësisë labe. Ato njëkohësisht ishin mburoja nga çdo arbitraritet, sepse askush nuk mund të vihej para përgjegjësisë civile, penale apo për shkelje të tjera, pa u mbështetur në normat e Kanunit. Çdo veprim ishte i domosdoshëm të bazohej në këto norma.

Askush nuk mund të vepronte në kundërshtim apo duke i anashkaluar ato, ndryshe reagonte tërë bashkësia dhe nuk lejonte vetëgjyqësinë.

==Zhvillimi historik i Kanunit të Labërisë==

Në shoqërinë shqiptare, si në çdo shoqëri tjetër njerëzore, në stadet më të hershme të saj janë njohur tabutë, si veprime të ndaluara. Shkelësit e tyre dënoheshin me dënime të ndryshme. Veç këtyre në shoqëri kanë vepruar normat e moralit, bazuar në filozofinë e së mirës e të keqes dhe përcaktonin se si duhej të silleshin njerëzit.

Gjithashtu u shfaqën zakonet, që kanë luajtur rol të rëndësishëm për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në grupet etnike.

Me zhvillimin historik të shoqërisë, si pasojë e dallimeve ekonomike shoqërore, u diktua nevoja e shndërrimit të zakoneve në norma të së drejtës zakonore.

Megjithatë nuk mund të mohohet se edhe në Labëri kanë ekzistuar sisteme të ndryshme të së drejtës, bartës të së cilave kanë qenë grupe të ndryshme sociale e kulturore, ndaj të cilave veprojnë këto sisteme. Në literaturën historike e juridike të vendit e të huaj, është pranuar se perandoria bizantine, si ajo romake, ishte e detyruar tu njihte bashkësive të ndryshme etnike, përfshirë shqiptarët, format patriarkale të ekzistencës së tyre kombëtare si dhe normat e së drejtës zakonore për vetëqeverisjen vendore. Konkretisht kanë vepruar e drejta romake, bizantine (nga e cila është huazuar dënimi me prerjen e gjymtyrëve hundës, veshit etj) dhe sidomos sheriati, ligjet e shtetit osman, e drejta kishtare dhe paralelisht me to edhe e drejta zakonore, venomet, që përfaqësojnë pluralizmin juridik. Ato kanë pasur mbi të ndikime sidomos në marrëdhëniet familjare e martesore.

Megjithatë, është gjithashtu fakt i pamohueshëm, se e drejta zakonore e Labërisë, dhe ajo mbarë shqiptare nuk u asimilua, por në përmbajtje të saj, ruajti karakterin origjinal shqiptar e kombëtar dhe vazhdoi të mbijetonte e të zbatohej në praktikë. Ajo ishte pjesë përbërëse e qëndresës së popullit kundër pushtuesve të huaj. Në rast se ajo do të ishte asimiluar gjatë pushtimit osman, atëherë njerëzit do të detyroheshin të zbatonin vetëm sheriatin dhe të humbitnin edhe gjuhën shqipe siç kanë humbur edhe njëzetmijë gjuhë të ndryshme.

Mirëpo, origjina e normave të së drejtës zakonore mbarë shqiptare, përfshirë atë të Labërisë, i përket lashtësisë, para pushtimit romak, që nga ilirët (shek.IV-I para erës së re). Sipas Shtjefën Gjeçovit emri i së drejtës zakonore te shqiptarët e Shqipërisë së jugut lidhet me emrin e Pirros mbretit të Epirit. ²Krahu që i afrohet Gjirokastrës thonë: ²Me ba kuvënd mbas Kanunit të Pirrit² mbretit të Epirit.[1] Kjo është një hipotezë e ngjashme me atë të historianit Kasem Biçoku se Kanuni i Lekës ka lidhje me emrin e Aleksandërit të Madh, që mbetet objekt hulumtimi i diskutimit shkencor.

Këto norma u përcollën në traditën gojore gjatë shekujve deri në gjysmën e parë të shekullit XX, gjithmonë në trajtën e normave të sjelljeve të pashkruara, që përbën karakteristikën kryesore të së drejtës zakonore.

Normat e së drejtës zakonore të përfshira në Kanun nuk kanë qenë statike në të gjitha kohët. Ato kanë pësuar evolucionin e tyre historik, janë ndryshuar e plotësuar me norma të reja, në përshtatje me kërkesat objektive të zhvillimit ekonomiko-shoqëror e kulturor të Labërisë.

E drejta zakonore e Labërisë, ndonëse ka origjinë që nga lashtësia, gojëdhëna popullore ia atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati, shek.XI, i cili, flitet se ka qenë prift edhe si prijës i Kurveleshit i njohur nga normanët gjatë pushtimit të tyre (1081). Figura e Papa Zhulit i takon kohës së Bizantit, çka dëshmon se gjurmët e Kanunit të Labërisë gjenden qysh atëherë dhe kanë vepruar në praktikë krahas monokanonit bizantin. Për këtë legjendë ka shkruar edhe Eqrem Vlora (Shejzat 1957) pavarësisht se ende nuk janë gjetur dokumente të shkruara.

Është interesant fakti se kjo gojëdhënë për Papa Zhulin në Labëri, ka shumë ngjashmëri me atë në Malësinë e Veriut, që i atribuon Kanunin mesjetar Lekë Dukagjinit, apo Kanuni i Skënderbeut, ndonëse edhe për këta nuk ka dokumente arkivore.

Sipas mendimit tonë, të shprehur edhe më parë, as Lekë Dukagjini dhe as Papa Zhuli nuk ka qenë e nuk mund të ishin krijuesit e kodifikuesit e Kanunit, derisa normat e Kanunit kanë origjinë shumë më herët, por, në rastin më të mirë ata mund të kenë bërë ndonjë ndryshim të normave të vjetra për zëvendësimin me norma të reja në përshtatje me kërkesat e kohës, ose kanë ushtruar autoritetin e tyre për zbatimin e këtyre normave.

Veç asaj, në Kurvelesh gojëdhëna popullore nuk i jep ndonjë rol të veçantë Papa Zhulit, ashtu siç ndodh në malësi të Veriut për Lekë Dukagjinin ose për Skënderbeun.

Në vitin 1492, Porta e Lartë, i njohu zyrtarisht Himarës, si kryeqendër e kryengritjeve të Labërisë kundër pushtuesit osman, venomet e saj, të drejtën për t’u vetëqeverisur me normat juridike të saj. Himara, në shekujt XV dhe XVI përfshinte bregun e detit deri në Butrint dhe gjithë pothuaj Labërinë e sotme. Nga dokumente të mëvonshme del se në Himarë bënin pjesë fshatrat e Tepelenës, të Kurveleshit, Kudhësi, Smokthina, Mesapliku, Dukati, Tragjasi, Drashovica, Lapardha etj. (mbi 50 fshatra).

Shtegtarët anglezë që kanë vizituar Himarën në shek.XVII, K.Liku, E.Liri, J.Hobhaus etj shkruajnë për një kod zakonor të fortë që vepronte në Himarë. Dhe vetëm në gjysmën e parë të shek.XIX Himara u kufizua në shtatë fshatrat e njohura të Bregdetit: Himarë, Qeparo, Kudhës, Vuno, Pilur, Dhërmi dhe Palasë.

Njohja e venomeve vazhdoi edhe kur filluan të zbatoheshin reformat e Tanzimatit (1839).

Më vonë gojëdhëna popullore njeh Gjokutën nga Kuçi si ligjvënës, që mendohet se ka jetuar në mesjetë (1615), por edhe për këtë nuk ka dokumente të shkruara. Pavarësisht nga mungesa e burimeve arkivore, normat e së drejtës zakonore të Labërisë, kanë vazhduar të veprojnë gjatë shekujve.

Ndryshime në të drejtën zakonore të Labërisë njihen në shekujt XVIII-XX-të. Sipas gojëdhënës popullore këtu mund të përmenden Kuvendi i burrave, i mbledhur në Senicë (Delvinë) në (shek.XVIII) me përfaqësues nga Delvina, Zhulati, Filati, Smokthina, Himara, Vunoi, Qeparoi, Borshi, Piqerasi, Shevasija, Nivica, Tatzati, Kalasa, Kardhiqi, Lukova, e deri nga Lunxhëria.


Kënga popullore thotë:

Gjëmon vendi nga oshtima

Vijnë kalorës, vijnë trima

Nga Himara, nga Smokthina,

Nga Labova nga Delvina…



Fakti që Kuvendi u mbajt në një fshat që i përkiste besimit kristian me pjesëmarrjen e gjerë edhe të përfaqësuesve nga shumë fshatra që ishin kthyer në shekullin XVII-XVIII në besimin mysliman, ishte me rëndësi politike kombëtare. Ai dëshmoi për tolerancën e madhe fetare që ekzistonte në Labëri që në shek.XVIII dhe njëkohësisht për qëndrimin e vendosur patriotik të popullit në mbrojtje të zakoneve e të traditave të tij.

Me guxim e vendosmëri ai përballoi politikën shtypëse të pushtuesve osmanë, propagandën presionet e intrigat e Patriarkanës së Stambollit, politikën nacionaliste ekstremiste të shovinistëve fqinjë e të kishës ortodokse greke, për të përçarë e prishë harmoninë fetare për bashkëjetesë të banorëve të këtyre krahinave.

Pikërisht për këto arsye marrjen e vendimit të përbashkët të Kuvendit populli e quajti: “Në Senicë u bë palcimi” dmth. pajtimi, bashkimi. Megjithëse krahas së drejtës zakonore vepronte edhe e drejta kishtare përsëri në këtë ngjarje del qartë se e drejta zakonore zbatohej në praktikë pa u shkrirë me të drejtën kishtare e Sheriatin. Këto ligje të pashkruara ishin të njëjta për të gjithë pavarësisht nga përkatësia e besimit fetar, ndryshimi i fesë nuk kishte sjellë pengesë në zbatimin e së drejtës zakonore në Labëri, por ishte në harmoni me ndjenjat individuale të besimit fetar të të krishterëve e myslimanëve.

Mbështetur në realitetin shqiptar Faik Konica shprehet se në "Shqipëri ka ekzistuar toleranca fetare dhe është i vetmi vend i Evropës, ku nuk ka pasur luftëra fetare”. (Konica, vepra 1993)

Në këtë kuvend u shqyrtua çështja e vjedhjes së një viçi në Bamatat (Delvinë) nga një person nga Lukova. Kuvendi e dënoi kusarin për 1 me 5 dhe 500 grosh gjobë, sa ishte sharti. Mirëpo ai nuk u bind e nuk e pranoi vendimin. Për këtë Kuvendi vendosi një normë të re dënimin me vdekje (me vrasje) për moszbatimin e vendimit të Kuvendit dhe për vjedhje të pasurisë së tjetrit.

Përsëri sipas gojëdhënës popullore Kuvendi i dytë i madh me rëndësi të veçantë historike për të drejtën zakonore të Labërisë u mbajt në shek.XVIII në Zhulat, te rrapi i Agait, poshtë qafës së Taroninës, nën drejtimin e burrit të shquar të zakonit dhe agait Idriz Sullit.

Në këtë Kuvend morën pjesë burra të dalluar zakoni nga Kurveleshi, Himara, Bregdeti në tërësi, Rrëzoma, Smokthina, Delvina, Labova, Tepelena e deri nga Mallakastra, si Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Çelo Picari, Tafil Buzi, Belul Zoto, Fejzo Gjika, Ali Harmova, Lab Duka, Sheh Alia, Xhafer Demua, Rrapo Hekali (Mallakastra) e shumë të tjerë.

Kjo ngjarje e madhe ishte dëshmi tjetër e gjallë e bashkimit dhe e vëllazërimit të njerëzve, burrave të zakonit që i përkisnin besimit, kristian e mysliman për mbrojtjen dhe reformimin e së drejtës zakonore në Labëri, e përjetësuar në këngën popullore.

Në një variant të këngës popullore thuhet :



Tek rrapi në Taroninë

Që është pranë Zhulatit

Seç e mblodhi miqësinë

Të lidhin ligat e fatit

Gjithë krahinat i ftuan

Delegatët të dërgojnë

Kishin për të biseduar

Nga të gjitha anët rrodhën…..


Variant tjetër :

U thotë Idriz Agai:

Mbani vesh o kapedanë

Dhe ju bejlerë e agallarë
Të madhe ju bëj rixhanë (lutjen)


Të lidhim mirë ixhanë (pajtimin)

Kuvendi i burrave bëri shtesa e ndryshime të rëndësishme në Kanunin e vjetër, duke pranuar norma të reja, të cilat u njohën me emrin “Shartet e Idriz Sullit”. Ato janë zhvillim e pasurim i mëtejshëm i së drejtës zakonore të Labërisë, të cilat u kundërvihen ndikimeve të Sheriatit, që kishte filluar të zbatohej në Labëri pas reformave të Tanzimatit (1839).

E drejta zakonore në Labëri u qëndroi këtyre reformave e nuk u asimilua nga Sheriati dhe ligjet osmane.

Veçanërisht në Himarë e në zonën malore të Kurveleshit, që kishin një farë autonomie, Kanuni, si pjesë e qëndresës popullore kundër pushtuesve të huaj, u ruajt më fort e më kompakt për vetëqeverisjen vendore, ashtu sikurse këngët, vallet, vajtimet e kostumet popullore labe.

Ndër ndryshimet më të rëndësishme mund të përmenden: Zgjerimi e forcimi i pronës private në dëm të asaj të përbashkët, prirja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, posaçërisht të gruas, duke i njohur të drejtën për të punuar jashtë shtëpisë bashkë me burrat. Për këtë dha shembullin i pari vetë agai Idriz Sulli. Deri në atë kohë gratë e agallarëve, nën ndikimin e sheriatit, qëndronin të mbyllura brenda dhe mbulonin fytyrën me perçe në disa zona.

Normë tjetër e re ishte ajo e ndarjes së gruas, pa sjellë si pasojë vrasjen. Dhe për këtë e dha shembullin personal Idriz Sulli, i cili i tha dhendërrit ta ndante vajzën e tij dhe nuk do të prekej (vritej). Ngjarja kështu u zhvillua. Idrizi nuk e vrau. Një shart tjetër ishte që hajdutit të mos i pritej dora, siç veprohej më parë ( nën ndikimin e së drejtës bizantine dhe të kuranit), por të paguante njëfishin e sendit të vjedhur kur ishte jashtë shtëpisë, ndërsa brenda shtëpisë dyfishin ose pesëfishin dhe pesëqind grosh kallauz. Gjithashtu u vendosën dënime të rënda për krimin e tradhtisë.

Ali Pashë Tepelena (1740-1822) në pashallëkun e tij, krahas sheriatit për popullsinë myslimane dhe kanuneve kishtare për banorët e krishterë, zbatoi bujurditë (urdhëresat) e tij. Në raste të veçanta lejoi të zbatohej edhe e drejta zakonore vendase. Por, sipas gojëdhënës popullore Ali Pasha e vrau Idriz Sullin, sepse kërkonte të kufizonte veprimin e kanunit. Pavarësisht nga motivet, vrasja e këtij burrë zakoni të shquar ishte një krim i rëndë.

Pasi nënshtroi me forcë të armëve dhe futi në pashallëkun e tij edhe Sulin e Himarën (1798), Ali Pasha u përpoq të bënte organizimin gjyqësor në çdo qytet e krahinë dhe të zbatonte ligjet njëlloj si për myslimanët dhe të krishterët, sipas parimit të barazisë para ligjit.

Me këto masa synonte të bënte një hap përpara sipas modelit të shteteve perëndimore.

Gjithashtu ai kufizoi vrasjet për gjakmarrje dhe gjakmarrjen e zëvendësoi me dënime të tjera, si me pagimin e dietës (shpërblimin e gjakut) ose me dëbimin e deri me dënimin me vdekje, siç veprohej në shtetet e tjerë për vrasjet me dashje.

Për kufizimin e gjakmarrjes e të pasojave të saj (ngujimet) në Labëri kanë luajtur rol të madh Kuvendet e burrave që nga shek.XVIII e në vazhdimësi.

Ky fakt është një argument tjetër i fuqishëm në mbështetje të pikëpamjes që mbronte At Gjergj Fishta në parathënien e Kanunit të Lekë Dukagjinit kundër autorëve që shpreheshin se gjakmarrja përcaktonte “barabarësinë e egërsinë e kombit shqiptar…”.

Mbas Kanunit – thotë Fishta, qi asht të shprehunit e shpirtit të Kombit shqiptar, vrasa asht e ndëshkueme me dekë (vdekje). (Parathënia e KLD, f.XXII)

Procesi i kufizimit gradual deri në zhdukje i gjakmarrjes në Labëri, është dëshmi e gjallë edhe kundër pikëpamjeve të Lombrozos e pasuesve të tij, që e shpjegojnë gjakmarrjen nga pozita biologjike dhe ia atribuojnë racës shqiptare, ndonëse dihet botërisht që ajo ka qenë fenomen historik – shoqëror ndërkombëtar, që ka lindur në bashkësinë primitive, si rrjedhojë e jetesës së përbashkët, e solidaritetit ndërmjet njerëzve, që përcaktonte vetëmbrojtjen në kushtet e mungesës së shtetit.

Megjithatë, si në zonat e tjera malore, edhe në Labëri, në një shoqëri ku nuk kishte autoritet shtetëror, hakmarrja në kuptimin e gjerë të fjalës, vepronte për rivendosjen e drejtësisë, si shpagim për rrahjen, fyerjen, shpifjen ose nga çdo veprim tjetër i padrejtë në dëm të palës së dëmtuar.

Në këtë kuptim edhe gjakmarrja ishte veprimi për marrjen e gjakut të babait, djalit, vëllait, xhaxhait, nipit nga babai të vrarë më parë. Derisa nuk kishte autoritet shtetëror për mbrojtjen e jetës, gjakmarrja funksiononte si mjet i vetëmbrojtjes. Krejt ndryshe është gjakmarrja në kushtet e funksionimit të shtetit. Ajo nga mjet e vetëmbrojtjes kthehet në vetëgjyqësi dhe është e dënueshme nga ligjet e shtetit.

Normat e së drejtës zakonore vazhduan të vepronin në Labëri edhe pas shpalljes së Pamvarsisë Kombëtare dhe krijimit të shtetit kombëtar Shqiptar (28 Nëntor 1912).

Qeveria e Vlorës, e kryesuar nga patrioti Ismail Qemali, për shkak të gjendjes politike, ekonomike e shoqërore në të cilën ndodhej, të izolimit dhe veprimit fort të zakoneve e traditave të vjetra, lejoi përkohësisht normat e së drejtës zakonore, sidomos ato që kishin të bënin me rregullimin e hakmarrjes e të gjakmarrjes.

Ky qëndrim gjeti mirëkuptim jo vetëm në Labëri por edhe në popullatën e atyre zonave ku ishte problem gjakmarrja, e cila mbështeti qeverinë, siç ishte vendimi i krerëve të Malësisë së Veriut të datës 6 shtator 1913 të mbledhur në Krujë.

Në Kanunin e Zhurisë (1913), të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit, krahas normave juridike me karakter penal e procedural, ka edhe disa norma të së drejtës zakonore. Nga vitet 1913 Labëria u pushtua, u shkatërrua e masakrua nga andartet greke dhe, vetëm në gusht – shtator 1916, banorët e Kurveleshit të zhvendosur me dhunë, pas dy vjetësh u kthyen nga lumi i Vlorës në fshatrat e tyre të djegur e të shkatërruar krejtësisht, që ndodheshin nën pushtimin italian pas atij grek. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas mbarimit, të Luftës së Parë Botërore (1918) dhe deri në luftën e Vlorës në vitin (1920).

Edhe gjatë këtyre pushtimeve të huaja, populli i Labërisë vazhdoi të vetëqeveriset për aq sa mundej, nëpërmjet së drejtës zakonore.

Ndryshime e përmirësime të Kanunit të Labërisë nga pleqtë e zakonit dhe kuvendet e burrave janë bërë edhe në vitet pasardhës deri në vitet 20-të të shekullit XX, nga përfaqësuesit e fshatrave të Kurveleshit, të mbledhur në Gusmar në vitin 1921, i cili vendosi pajtimin e gjaqeve-hasmërive.

Me rëndësi të madhe historike, politike e juridike është Kuvendi (Kongresi) i Labërisë, i mbledhur në Kuç të Kurveleshit më 28 nëntor 1924, në një situatë, kur kishin fituar idetë e revolucionit demokratik të qershorit 1924 dhe qeveria e Fan Nolit kishte programuar reforma të thella ligjore. Ndërkohë normat e së drejtës zakonore vepronin ende me forcë në Kurvelesh. Në Kuvend morën pjesë delegatë jo vetëm nga Labëria, por edhe nga Kruja, Lumi i Matit, Mirdita, Shala e Dukagjini etj. Të gjithë këta delegatë ishin veteranë vullnetarë dhe i dhanë Kuvendit karakter kombëtar.

Komisioni organizator i Kuvendit shpallte se lufta kundër zakoneve të këqija është pjesë përbërëse e luftës për forcimin kombëtar dhe demokratik.

Një nga vendimet kryesore të Kuvendit ishte padyshim pajtimi i gjaqeve- hasmërive dhe ndalimi i hakmarrjeve, si një plagë shoqërore me pasoja të rënda, si dhe masat ndëshkuese kundër atyre që do të shkelnin këtë normë zakonore të Kuvendit. Kjo normë kishte karakter të thellë humanitar, sepse çlironte njeriun nga ankthi i vrasjeve për gjakmarrje dhe godiste mentalitetet e së kaluarës.

Gjithashtu u vendos ndalimi i zakoneve te vjetra patriarkale në marrëdhëniet familjare e martesore, sidomos ndalimi i fejesave të fëmijëve të paralindur ose të fëmijëve të mitur, lirimi i grave nga punët e renda etj. Këto reforma pasqyronin idetë demokratike për emancipimin dhe barazinë e gruas me burrin.

Ndër faktorët subjektivë për reformat që synonte të bënte Kuvendi një rol të veçantë pozitiv ka luajtur nisiatori, organizatori dhe drejtuesi i Kuvendit juristi Sali Hallkakondi nga Vranishti i Vlorës, njohës i zakoneve të vendit dhe i ligjeve përparimtare të shteteve demokratike të asaj kohe, i cili pati mbështetjen e plotë të patriotit e intelektualit Halim Xhelo, ndonëse ky nuk mundi të merrte pjesë në Kuvend.

Në vendimet e këtij kuvendi hidhej një hap përpara për të realizuar idealet e rilindësve tanë të mëdhenj dhe vendimet e Kongresit të Lushnjës (1920), për zëvendësimin e së drejtës arkaike zakonore me ligje të reja përparimtare e demokratike.

Në vitet pasardhës (1928 - 1939), gjatë regjimit monarkist të Zogut dolën Kodet e rinj dhe ligje me orientim perëndimor, por megjithë atë, u njohën edhe kanunet e Lekës e të Skënderbeut për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore të veçanta.

Labëria, jo vetëm ka qenë çerdhe luftëtarësh trima, por ajo është dalluar edhe për njerëz të tjerë të urtë, të mençur,pleq zakoni, interpretues e zbatues të mirënjohur të normave të së drejtës zakonore. Të tillë njihen në traditën gojore të shekullit të XX: Arif Mëhilli,(Kuç), Laze Malua në Tërbaç, Sali Hallkokondi në Vranisht, Zaçe Çelo në Mesaplik, Memo Meta në Brataj, Zoto Mahmuti në Ramicë, Hamit Selmani në Dukat, Riza Runa në Nivicë, Rrapo Çelua në Sevaster, Ismail Bezhani në Fterrë, Hito Zaçe në Golem, Arif Malo, Kadri Gjoleka, Xhafer Aliko në Kuç, Josif Kopali në Çorraj, Shaban Bineri në Fushë Bardhë, Neço Veizi e Jani Rexho në Himarë, Beqir Velo në Kaninë, Odhise Kasneci në Vuno e sa e sa të tjerë.

Kërkoj falje në qoftëse nuk janë përmendur të gjithë ata që janë dalluar si pleq zakoni, por kjo thjeshte për arsye se në një parathënie nuk mund të zgjatesh pafund.

Megjithatë, kujtimi i tyre ruhet me respekt nga populli i Labërisë dhe nga autori.

Lavdia e brezave që na lanë trashëgimi këto vlera të mëdha kulturore, si gurë të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare shqiptare është e përjetshme.

==Mbledhja e normave të Kanunit të Labërisë==
Mbledhja dhe studimi i kulturës shpirtërore e materiale, i traditave dhe zakoneve, si dhe i normave të së drejtës zakonore kanë rëndësi të madhe për historinë e çdo kombi.

Në këtë kuadër edhe mbledhja e normave të kanunit të Labërisë, krahas kanuneve të tjerë shqiptarë, paraqet interes të veçantë. Ky interes shprehet në unitetin e kulturës juridike mbarëkombëtare, pa mohuar veçoritë e dallimet vendore.

Historikisht në Shqipëri, është mbledhur i pari Kanuni i Maleve, në Gziq të Mirditës, nga Shtjefën Kostandin Gjeçovi në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shek.XX-të. Ai u botua pjesë pjesë në “Hyllin e Dritës” (1913-1929) dhe më 1933 u kodifikua dhe u botua nga kleri françeskan në Shkodër në një vepër më vete të mbiquajtur Kanuni i Lekë Dukagjinit. Ky kanun është burimi i parë kryesor i së drejtës zakonore shqiptare dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve shqiptarë e të huaj. Ai është përkthyere botuar në gjuhën italiane, angleze e ruse.

Vitet e fundit janë mbledhur e botuar edhe kanune të tjerë si Kanuni i Skënderbeut nga Dom Frano Ilia (1993), Kanuni i Lekë Dukagjinit sipas variantit të Pukës (1997) dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit sipas variantit të Mirditës nga mbledhësi i pasionuar dhe njohësi kompetent Xhemal Meçi (1992), Kanuni i Dibrës nga Xhafer Martini (2003). Kanuni i Lumës, mbledhur nga etnografi i njohur Shefqet Hoxha, Kanuni i Malësisë së Madhe e të Malësisë së Lezhës mbledhur nga Fadil Mehmeti, Kanuni i Malësisë së Gjakovës dhe kanune të tjerë lokalë si ai i Çermenikës, Martaneshit, Bendës i mbledhur nga Haxhi Goci etj. Kanuni i Mirditës nga Pal Doçi, Përmbledhje sistematike e zakoneve juridike të vjetra shqiptare nga Zef Benusi etj. Këtyre u shtohet dhe Kanuni i Labërisë. Të gjithë këta variante së bashku përbëjnë Kanunin Popullor mbarë shqiptar nga Labëria në Veri të Shqipërisë e gjer në Kosovë dhe në trojet e tjera ku banojnë e jetojnë shqiptarë (Kanunet lokale të mbledhur ndodhen në arkivin e Institutit të Kulturës Popullore). Materiali i mbledhur në këto Kanune ka qenë dhe mbetet objekt i studimi për mjaft autorë shqiptarë dhe të huaj.

Copëzimi i sistemit feudal të vendit ka qenë veçori tjetër kryesore e së drejtës zakonore, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në shtete të tjerë, si psh. në Francën feudale kanë vepruar rreth 300 sisteme të së drejtës zakonore lokale (coutumier) të shkruara e të pashkruara, të cilat u mblodhën nga Filip Bomahuer në shek. XVIII. Ato u ndryshuan më vonë me kodifikimin e së drejtës nga Napoleon Bonaparti.

Mbledhja e normave të këtij kanuni filloi me nismën e autorit dhe me vendimin e presidiumit të ish Institutit të Shkencave në vitet 50-të, kur u ngarkua sektori i Etnografisë i Institutit të Folklorit (sot Instituti i Kulturës Popullore) i drejtuar nga etnografi i shquar prof. Rrok Zojzi i cili në vitet 50-të 60-të të shekullit të kaluar bëri ekspedita në disa zona të Labërisë dhe kreu një punë të madhe e me ndërgjegje të lartë për mbledhjen e materialit folklorik etnografik nga gojëdhëna popullore labe.. Ndonëse prof. Rroku nuk jeton më, emri dhe kontributi i tij do përkujtohen me respekt e mirënjohje.[1]

Pasi u njoha me materialin konstatova se ishte e domosdoshme që, krahas atij folklorik e etnografik, të vazhdohej puna për mbledhjen e materialit normativ. Për këtë qëllim, në vitet 70-80 i kushtova rëndësi të dorës së parë mbledhjes së normave të së drejtës zakonore në Kurvelesh, që ende ruheshin në traditën gojore të popullit.

Kanuni përmban në pjesën më të madhe normat e së drejtës zakonore të shekujve XVIII-XX, pa përjashtuar edhe norma më të hershme.

Për mbledhjen e materialit burimor të Kanunit janë përdorur metoda të ndryshme si ajo e anketimit individual me burra zakoni të njohur, metoda e pyetësorëve nëpër disa fshatra me persona të ditur, mësues e intelektualë të tjerë, metoda krahasuese e materialeve të mbledhura në fshatra të zonave të ndryshme.

Evidentimi dhe krahasimi i normave të grumbulluara krijuan mundësinë që të përcaktohen karakteristikat kryesore të përbashkëta të Kanunit të Labërisë dhe të verifikohet përafërsia e saktësisë së këtyre normave. Fakti që ato në përgjithësi harmonizohen me njëra tjetrën, se tregimet e pleqve të zonave të ndryshme janë të ngjashme në përmbajtje, tregon për besueshmërinë e burimeve dhe identitetin e normave të Kanunit të Labërisë.

Sigurisht, derisa nuk kemi burime arkivore të shkruara, nuk mund të përjashtohen dukuritë e subjektivizmit apo të “modernizimit” të kësaj ose asaj norme. Nuk mund të mohohen edhe gjurmët e kohës në të cilën janë mbledhur këto norma.

Në rast se normat e Kanunit të Labërisë do të ishin mbledhur e kodifikuar të paktën 80-90-të vjet më parë si ato të Kanunit të Lekës, nuk ka dyshim që do të ishin më të plota e më të sakta, se sa në variantin e paraqitur. Shumë burra zakoni njohës, interpretues e zbatues të Kanunit të Labërisë tani nuk jetojnë më, ose edhe ata që mund të mbijetojnë janë shpërndarë nëpër qytete ose nuk dihet se ku banojnë.

Autori është plotësisht i vetëdijshëm se Kanuni nuk është e nuk mund të jetë i plotë e gjithëpërfshirës, derisa jo pak gjurmë të së kaluarës janë zhdukur. Thesari i kulturës popullore është i paarritshëm, por, siç thotë populli, ”më mirë pak, se sa hiç”.

==Përmbajtja e Kanunit të Labërisë, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekës e Kanunin e Skënderbeut==

Ideja kryesore e përmbajtjes së Kanunit të Labërisë është dhënë në përkufizimin, objektin, detyrat dhe qëllimet e tij. Normat e kanunit mund të përcaktohen drejt vetëm në qoftë se shikohen në procesin e zhvillimit historik dhe jo si një ligj konkret statik në kuptimin e sotëm të fjalës.

Kanuni, si monument i kulturës shpirtërore të bashkësisë labe, i ngjan një kalaje qindravjeçare të Jugut, të ndërtuar gur mbi gur, si monument i kulturës materiale, dhe të dyja bashkë në unitet të pandarë janë pjesë përbërëse e kulturës së kombit shqiptar.

Në përmbajtje të Kanunit, veç normave të përgjithshme, në vend të parë janë paraqitur parimet kryesore: liria, barazia, nderi, besa, mikpritja, si vlera morale shoqërore dhe parime juridike.

Trajtimi i organizimit tokësor e shoqëror parashtetëror në njësitë e vetëqeverisjes vendore përbën një drejtim të rëndësishëm për të kuptuar e shpjeguar se bashkësia labe nuk ishte tribun fisesh nomade apo të mbyllura e izoluara, por jetonte në një njësi tokësore me kufij e ndarje administrative të përcaktuar sipas traditës dhe ndikimeve të trashëguara nga perandoria romake, bizantine e osmane: mëhalla (çeta), fshati (katundi), krahina. Mbi këtë bazë ndërtohej edhe struktura e organizmave të vetëqeverisjes vendore: që nga plaku i barkut deri te Kuvendi i burrave, me gjurmë të demokracisë gjinore dhe elemente të organizimit shtetëror nga ilirët deri te pashallëku i Janinës i Ali Pashë Tepelenës.

Rendi shoqëror (vëllazëria, farefisi, barku, brezat, gjinia), marrëdhëniet familjare e martesore në Kanun pasqyrojnë evoluimin nga bashkësia gjinore te rendi patriarkal në familje, me ndikime nga e drejta romake – për paterfamilias dhe me prirje zhvillimi gradual drejt një farë emancipimi në marrëdhëniet familjare. Shtylla kryesore qëndronte te martesa monogame e egzogame dhe mosbarazia e gruas, si rezultat i ndikimit të madh të sheriatit.

Rendi ekonomik është një pjesë thelbësore në përmbajtjen e Kanunit të Labërisë. Rregullimi i marrëdhënieve juridike-civile, të bazuara në pronën private (pa lënë mënjanë format e tjera të pronësisë), detyrimet e kontratat, trashëgimia tregojnë për rolin e normave të Kanunit në këtë fushë, deri në kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqëror.

Në përmbajtjen e kanunit hyjnë normat që parashikojnë veprat penale dhe dënimet përkatëse, sipas një sistemi të caktuar, normat proceduriale të pashkruara të hetimit e të gjykimit të çështjeve penale e civile, sipas traditës, sidhe normat që parashikojnë shkelje të tjera, të cilat njësohen me shkeljet apo kundërvajtjet administrative (dëmet).

Duke u njohur në vija të përgjithshme me përmbajtjen e Kanunit të Labërisë, kemi mundësi të bëjmë krahasime për ngjasimet dhe të evidentohen dallimet me kanunet e tjerë.

Në shkencën juridike i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të tipeve dhe të llojeve të ndryshme të së drejtës zakonore në realitetin historik të çdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka arritur në disa përfundime për katër variantet kryesore të kanuneve shqiptare: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Maleve, pa mohuar kanunet e tjerë lokalë. Duke i njohur këto lloje të ndryshme të së drejtës zakonore është bërë e mundur të njihen edhe karakteristikat kryesore e ligjësitë e përgjithshme të tyre. Për efekte krahasimi po merren në shqyrtim vetëm Kanuni i Labërisë me Kanunet e Lekë Dukagjinit e Kanunin e Skënderbeut.

Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Lekës e Kanuni i Skënderbeut, pavarësisht se kanë vepruar në kohë e hapësirë të ndryshme, se i pari i referohet nga gojëdhëna shek.XI, kurse të dytët shek XV, se i pari ka vepruar në Jugperëndim të Shqipërisë dhe të dytët në Malësinë e Veriut, kanë shumë norma të ngjashme e të njëllojta, kanë një nënshtrat të përbashkët, janë pjesë përbërëse të Kanunit mbarëpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e përballoi stuhitë e pushtimeve të huaja gjatë shekujve.

Këto ngjasime kanë në themel të tyre etikën, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të së drejtës zakonore të tij, lidhjet kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar.

Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.

Analiza e hollësishme e ngjasimeve të këtyre kanuneve është bërë në një studim të veçantë nga autori. (shih: Jeta Juridike N.2/2004)

Njëkohësisht, nga njohja me përmbajtjen e kanuneve, nuk mund të mos vihen në dukje edhe dallimet e veçoritë vendore, ashtu si në gjuhë dialektet, në kostumet, në këngët, vallet etj, të përcaktuara në analizë të fundit nga kushtet historike, politike, shoqërore dhe materiale të jetesës së popullsisë së njërës apo tjetrës trevë.

Ndër këto dallime thelbësore vërehet zhvillimi më herët i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim në Labëri, në krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Skënderbeut në Malësitë e Veriut. Nga përcaktimi në analizë të fundit i këtyre marrëdhënieve ekonomike u shfaqën edhe dallimet në strukturën klasore të shoqërisë në Labëri. Në disa fshatra sidomos në Rrëzomë u krijuan shtresa të reja të pasura-agallarët, u forcuan më tej çifligarët, u zgjeruan shtresat e mesme të pronarëve të tokës e të bagëtive, u thellua varfëria e shtresave të ulëta, që përbënin shumicën, veçanërisht në Kurvelesh. Secila prej këtyre shtresave kishte një status të veçantë në Kanun, dhe barazia shoqërore e dikurshme e bashkësisë fisnore (gjinore) gradualisht në shek XVIII-XX-të shkonte duke u kufizuar, ndërsa barazia e gjakut ²gjak për gjak²u ruajt edhe në vitet pasardhës. .

Si rrjedhojë e këtyre dallimeve ekonomike-shoqërore, Kanuni i Labërisë rregullonte marrëdhëniet juridike ndërmjet çifligarëve e çifçinjëve, marrëdhënieve civile e kontraktore të pronarëve të tokës e bujqve, agallarëve pronarëve të kopeve të bagëtive e çobanëve që paraqesin dallim të dukshme të Kanunit të Labërisë nga Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut në Veri të Shqipërisë.

Dallime jo të pakta vërehen edhe në rregullimin e marrëdhënieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, që nga gjysma e dytë e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin në procesin e shpërbërjes së plotë dhe ua linin vendin vëllazërive, familjeve të mesme e të vogla, të ndara nga trungu prindëror, me ekonomi më vete, të vogël apo të mesme. Tradita gojore dëshmon se familja labe, në shumicën e madhe, përbëhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri në 30 veta, ndryshe nga ajo në Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut, që arrinte deri në 100 veta.

Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavëruese për gruan. Ato nuk i njihnin asaj të drejta në krahasim me burrin, veçse i mbronin nderin e saj.

Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pas reformave të normave të vjetra, pozita e gruas në Labëri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe në marrëdhëniet martesore që gradualisht u liberalizuan në një masë ose në tjetrën. Marrëdhëniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindëror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pësuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku më fort e diku më pak, gjurmët e patriarkalizmit të kohës së kaluar. Gruaja fitoi disa të drejta e liri, që i mohoheshin më parë. Fëmijët madhorë mund të ndaheshin më lehtë nga trungu prindëror, etj.

Dallime e veçori në Kanunin e Labërisë nga Kanuni i Lekës, apo Kanuni i Skënderbeut ka përsa i përket organizimit të vetëqeverisjes vendore. Në këtë kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derës së Gjonmarkajve, si në Kanunin e Lekës, nuk njihet instituti i bajraktarëve, i krerëve të fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisë së vendit, i kapedanëve, i vegjëlisë dhe i gjyqit të pleqve. Në këtë drejtim ka ushtruar ndikim në Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallëkut të Janinës, nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.

Veç këtyre, për zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja të Kanunit, merita të mëdha i takojnë përhapjes së arsimit e të kulturës me çeljen e shkollave që në fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore në Labëri etj.

Popullsia e Labërisë, e zonave të vetëqeverisjes vendore, nuk ka qenë krejtësisht e izoluar, e shkëputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.

Kontaktet e Labërisë me shkollat dhe me jetën kulturore të qyteteve kryesore, e posaçërisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete të tjerë si Greqia, Turqia e Italia, kanë luajtur rol të madh përparimtar në Labëri. Të gjithë këta faktorë të harrur së bashku vepruan aktivisht në ndryshimin e mentaliteteve të njerëzve, për qytetërimin e shoqërisë dhe, si rrjedhojë edhe për ndryshimet pozitive të normave të Kanunit të vjetër të Labërisë, që pasqyrohen në rregullimin e marrëdhënieve juridike.

Megjithatë, kanuneve shqiptare u përshtatet sentenca e filozofisë së vjetër greke "Jemi bashkë, pse jemi ndryshe".

Në një masë ose tjetrën kjo sentencë ka vlera edhe për krahasimet e Kanunit të Labërisë me zakonet juridike të Greqisë së vjetër, të përshkruara me mjeshtëri nga Eskili.

Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar, pasqyra të historisë dhe të karakterit të tij fisnik.

Mbi të gjitha ngjashmëritë themelore dëshmojnë lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës së tij në përgjithësi dhe të asaj juridike në veçanti, si dhe unitetin e pandashëm të kombit tonë në trojet e tij ilire.

Kanunet shqiptare, bashkë me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit, Budvës) të shek.XIV mbetën pasuri kombëtare, nderim për të parët tanë, të cilët na i lanë këtë trashëgimi të pasur kulturore.

Në këtë parathënie nuk është parë e nevojshme të zhvillohen gjerësisht karakteristikat dhe institutet kryesorë të Kanunit, për arsye se është botuar më parë libri i autorit: "E drejta zakonore e Labërisë", i cili në njëfarë mënyre mund të quhet edhe komentari i kanunit, kështu që nuk do të kishte vend për përsëritje. Libri dhe Kanuni janë në unitet organik, duke ruajtur secili tiparet e veçanta të tij.

Sigurisht , Kanuni është pasuruar me mjaft norma të reja dhe me praktikat e zbatimit të tij në hapësira të gjëra të Labërisë, tej atyre që përmenden në libër. Për këtë arsye normat e kanunit mbeten objekt hulumtimi e studimi shkencor nga studiuesit.

==Lidhje te jashtme==
[http://kanunilaberise.tripod.com/id18.html]

Versioni i datës 3 janar 2010 18:43

Rëndësia e botimit të Kanunit të Labërisë

Parë nga këndvështrimi, jo vetëm i shtrirjes gjeografike të saj, por edhe nga këndvështrime të tjera, botimi i Kanunit të Labërisë, paraqet rëndësi historike, etnokulturore, juridike dhe kombëtare.

Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj, për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre – ilirët.

Këtë e favorizonte edhe pozicioni gjeostrategjik, me terren malor e bregdetar dhe me potencial të madh njerëzor, luftëtarësh me përvojë.

Për këtë dëshmojnë, veç të tjerash, kryengritjet e Himarës në shekujt e parë të pushtimit turk, që patën jehonë edhe jashtë vendit, kryengritjet e Kurveleshit në vitet 1831-1839 e sidomos ajo e vitit 1847, e udhëhequr nga luftëtari i shquar Zenel Gjoleka nga Kuçi. Kryengritjet në Labëri vazhduan kundër reformave të Tanzimatit në vitin 1908, kryengritja e përgjithshme për fitoren e pavarësisë kombëtare në vitin 1912.

Në vargun e tyre mund të përmendet edhe Lufta e Vlorës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920 e deri tek epopeja e lavdishme e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (1939-1944), në të cilën populli i Labërisë tregoi vlerat e larta të atdhedashurisë, heroizmin masiv për liri, pavarësi e demokraci.

Shembulli i gjallë i Labërisë, ashtu si ai i trevave të tjera të Shqipërisë deri në Kosovë e më gjerë ku banojnë shqiptarë, në luftën për liri e pavarësi kombëtare kundër pushtuesve të huaj, është tepër domethënës për të vërtetuar ato që ka thënë albanologia e njohur angleze Edith Durham se: “Perandoritë e tjera erdhën e ikën, por ato kaluan mbi shpinën e shqiptarit, si ujët mbi shpinën e rosës… dhe ai ruajti zakonet dhe identitetin e tij”(Durham: Brenga e Ballkanit 1991, f.104). Kjo ishte vetëmbrojtje e mirëfilltë shoqërore për individët dhe shoqërinë.

2. Në Kanunin e Labërisë sanksionohen në unitet etika, një sistem vlerash të larta morale si dhe parimet themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes, bujarisë, parimet e barazisë, së gjakut, të lirisë, ashtu siç pasqyrohen në të drejtën zakonore mbarëshqiptare. Por në asnjë rast e drejta zakonore nuk mund të idealizohet dhe fetishizohet se është produkt historik i kohëve në të cilat ka vepruar.

Për ngjashmërinë e vlerave morale dhe të parimeve juridike të së drejtës zakonore shqiptare me ato të grekëve të vjetër të përshkruara në Illiadën e Homerit dhe në veprat e Sofokliut, Eskilit etj. kanë shkruar mjaft studiues të huaj që nga gjysma e shek.19-të. Edhe në kohën e tanishme studiuesi nga Japonia e largët prof. Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bërë hulumtime të posaçme për problemet e etikës së Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar në planin krahasues, shpreh mendimin se: “Edhe struktura etike e shoqërisë homerike, e përbërë nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja duket se i përket kategorisë etike të një shoqërie pa autoritet shtetëror, përfaqësuar më së miri nga struktura etike e Kanunit”.[1]

Ky krahasim i përshtatet më mirë Kanunit të Labërisë, për shkak të fqinjësisë së saj me Greqinë dhe të marrëdhënieve e të ndikimeve më të mëdha të ndërsjellat në kulturën e jetën e të dy popujve që nga lashtësia. Të dy popujt kanë dhënë e kanë marrë nga njëri tjetri.

Ky opinion i autorit të paanshëm japonez ka rëndësi për të treguar lashtësinë e kulturës së popullit shqiptar, bashkëkohëse me atë të grekëve të vjetër. Ai shërbeu për të sqaruar se ky sistem i vlerave në një shoqëri pa autoritet shtetëror ushtron e mban gjallë sensin e drejtësisë në këtë shoqëri. Këto pikëpamje shpreh edhe autori austriak Valter Peinsipp.[2]

Aty shprehet qartë filozofia popullore për tu vetëqeverisur me drejtësi, sipas rregullave (normave) të së drejtës zakonore, të rrënjosura në mendje, të cilat i tregojnë se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo, se ç’duhet bërë e çfarë jo, sesi të sillet njeriu.

Dhe këtë drejtësi populli i saj nuk mund ta gjente kurrë në ligjet e shteteve të huaj pushtues, por ai krijoi dhe jetoi me të drejtën zakonore të tij,me ligjet e veta të pashkruara, të trashëguar brez pas brezi nga të parët, për vetëmbrojtjen e bashkësisë dhe vetëqeverisjen në njësitë vendore. Këtu qëndron thelbi i Kanuneve shqiptare. Kjo filozofi e ligjit siç shprehet E.Durham, qëndron edhe mbi “dhjetë urdhrat e zotit”.

3. Kanuni është dëshmi e gjallë se bashkësia labe, që kur nuk ekzistonte autoriteti shtetëror e në vazhdimësi, nuk ka jetuar në anarki e në arbitraritet, por ka ruajtur e zbatuar normat e së drejtës zakonore për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në mes njerëzve në fusha të ndryshme të jetës.

Këto norma janë krijuar si rezultat i zhvillimit të marrëdhënieve shoqërore – ekonomike të grupit etnik dhe kanë vepruar brenda tij në truallin e Labërisë. Si formë e vetëdijes shoqërore ato kanë hyrë thellë në shpirtin e këtij etnosi dhe janë respektuar e zbatuar me fanatizëm nga bashkësia dhe çdo pjesëtar i saj, krejt natyrshëm, sipas traditës së përditshme, të pranuar nga të gjithë, pa forcën e shtetit, aq sa do ta kishte zili edhe çdo shtet i sotëm për zbatimin e ligjeve.

Kuptimi dhe rëndësia që ka pasur nderi për popullin e kësaj bashkësie kanë luajtur rol të madh në zbatimin e Kanunit.

Veç traditës e normave të moralit, që kanë qenë faktori kryesor, për zbatimin e Kanunit kanë ushtruar ndikim edhe feja e organizmat e vetëqeverisjes vendore, Këshilli i pleqve, gjyqi i pleqve dhe Kuvendi i burrave me autoritetin e tyre patriarkal.

Respektimi i këtyre normave lidhej ngushtë me vetëqenien e vetëqeverisjes së këtyre bashkësive dhe të prestarëve të tyre, kurse mosrespektimi e vinte në rrezik jetën kolektive të bashkësisë e të individëve.

Këto rrethana kanë përcaktuar që bashkësitë dhe organizmat e vetëqeverisjes vendore të reagojnë ashpër ndaj të gjitha sjelljeve me rrezikshmëri shoqërore, me qëllim ruajtjen e unitetit të bashkësisë dhe mbrojtjen e individit. Natyrisht format dhe mënyrat e reagimit kanë ndryshuar gjatë zhvillimit historik të shoqërisë labe që nga bojkotimi, dëbimi e deri te vrasja e fajtorit.

Në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar të pavarur, nuk kishte kushtetutë e ligje të tij, kanuni luante rolin e Kushtetutës për rregullimin e marrëdhënieve juridike të popullsisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, përfshirë edhe Labërinë.

Qëllimi i botimit të Kanunit të Labërisë

Në botimin e Kanunit të Labërisë jemi nisur nga koncepti kryesor që të ruhen vlerat më të mira morale e kulturore të trashëguara nga e kaluara dhe të luftohen anët negative, të papajtueshme me parimet morale e juridike të shoqërisë demokratike shqiptare.

Sigurisht, nuk mund të mohohet, që edhe në shoqërinë e sotme labe ndeshen në praktikë dukuri të Kanunit, sidomos në marrëdhëniet familjare e martesore, në marrëdhëniet civile, të detyrimeve e kontratave që lidhen me mirëbesim, me gojë, kur duhen me shkrim e deri në fushën penale e procedurale, duke përjashtuar gjakmarrjen, e cila në Labëri i përket së kaluarës.

Në këtë kuptim normat e kanunit nuk mund të studiohen vetëm nga këndvështrimi historiko-etnologjik. Realiteti objektiv tregon se ndodhemi përpara dualizmit juridik. Nga njëra anë veprojnë ligjet e shtetit dhe nga ana tjetër, veprojnë edhe norma të kanunit, pavarësisht nga sfera e kufizuar e marrëdhënieve shoqërore që ato rregullojnë, sidomos në veri. Për këto arsye del nevoja të përballemi me këto norma e mendësitë e së kaluarës.

Veç asaj, e drejta zakonore njihet si burim i së drejtës, derisa ajo vepron në këtë ose atë masë. Normat e së drejtës zakonore janë mbledhur e kodifikuar në kanun, por kanuni nuk është sanksionuar si ligj nga shteti.

Me civilizimin e shoqërisë, me mbizotërimin e moshës mesatare të re të popullsisë, me zgjerimin e emigracionit, me ndërtimin e forcimin e shtetit të së drejtës, me zgjerimin e emancipimit në mënyrën e jetesës e të krejt marrëdhënieve shoqërore, me rritjen e nivelit arsimor e kulturor të njerëzve, me zhvillimin e infrastrukturës e të lidhjeve fshat-qytet etj, këto dukuri negative shkojnë duke u pakësuar, drejt zhdukjes së plotë të tyre, ndonëse ky është një proces që diku shpejtohet e diku ngadalësohet.

Shqipëria në kohën e tanishme është republikë parlamentare, shtet unitar dhe i pandashëm, me një Kushtetutë demokratike, me ligje bashkëkohore për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në fusha të ndryshme të jetës, me një sistem të organizuar të drejtësisë, kështu që janë krijuar kushte të favorshme për realizimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe nuk ka pse të kthehemi prapa për zbatimin e Kanunit.

Mendimi dhe qëllimi kryesor i botimit të Kanunit janë jo vetëm në planin etnik e kulturor, por edhe për të kufizuar gradualisht zbatimin e tij në praktikë, duke u dhënë përparësi ligjeve të shtetit, që përbëjnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së tij.

Shqipëria sot aspiron e kërkon që nëpërmjet reformave demokratike të legjislacionit e të sistemit të drejtësisë, të integrohet në Evropë. Prandaj konceptet dhe përpjekjet për të bërë reforma në Kanune, janë arkaike, krejtësisht të papërshtatshme e të papranueshme për shoqërinë dhe shtetin tonë të së drejtës.

Qëllimi tjetër i botimit të Kanunit të Labërisë, jo më pak i rëndësishëm, është dhe njohja e përmbajtjes së tij nga opinioni publik e shkencor brenda vendit e studiuesit e huaj.

Kjo njohje bëhet e nevojshme, po të mbahet parasysh fakti se për këtë Kanun kanë filluar të botohen shkrime të pakta kryesisht në gjysmën e dytë të shek.XX nga Marko Koroni, Eqerem Vlora, Riza Runa, Zenel Merjo, Agim Hila, Koço Nova, Xhafer Majko, Bardhosh Gaçe, dr.Laver Stroka, Rahmi Memushi, Gazeta “Labëria” etj, të cilët kanë dhënë ndihmë të çmuar.

Burimet e normave të Kanunit

Krijuesi i normave të Kanunit është vetë populli i Labërisë me mençurinë e tij. Ato pasqyrojnë botën shpirtërore të tij të përcaktuar në analize të fundit nga kushtet materiale të jetesës. Nevojat historike, shoqërore, ekonomike, jetësore të njerëzve kanë diktuar vendosjen e normave, zakoneve, rregullave të sjelljes në mes tyre, bazuar në parimet e larta të moralit.

Zakonet kanë luajtur rol parësor në formacionet e hershme shoqërore parashtetërore, për rregullimin e marrëdhënieve brenda një grupi shoqëror. Ato gjithashtu kanë rëndësi të veçantë në formimin e sistemit të së drejtës.

Historikisht dihet se zakonet kanë vepruar e veprojnë më gjatë, pavarësisht se nuk janë sanksionuar nga shteti.

Kushtet historike në të cilat ka kaluar Shqipëria në tërësi dhe Labëria në veçanti dhe zhvillimet e brendshme ekonomike-shoqërore, kanë përcaktuar faktin që mjaft zakone ndryshuan në brendësi dhe u shndërruan në norma të së drejtës zakonore, u bënë pjesë përbërëse e sistemit të së drejtës. E drejta zakonore është forma fillestare dhe më e lashtë e së drejtës. Fakti që ajo vazhdoi të veprojë deri në kohën tonë, tregon për forcën e potencialin e së drejtës zakonore. Pikërisht për këto arsye ajo është ndër problemet kryesore të teorisë të së drejtës bashkëkohore.

Pleqtë e zakonit, nëpërmjet zgjidhjes së çështjeve, mosmarrëveshjeve a konflikteve të ndryshme, ose u referoheshin zakoneve të mëparshme, ose vendosnin një normë të re, e cila, vihej në përdorim edhe për zgjidhje analoge në të ardhmen si precedent gjygjësor. Kështu bëhet kalimi gradual nga zakonet e lashta të të parëve në norma të së drejtës zakonore, si rezultat i zhvillimit historik, i ndarjes dhe i diferencimit të shoqërisë në klasa, pozita ekonomike e të cilave u sanksionua në normat e së drejtës zakonore.

Pikërisht për këto arsye kanuni përmban norma sjelljeje që nga lashtësia, nga Ilirët, rendi gjinor, nga mesjeta dhe shtresëzime të reja, veçanërisht në shek.XVIII dhe deri në gjysmën e parë të shek.XX.

Pra, burimi i parë kryesor i normave të Kanunit të Labërisë, janë zakonet që u kthyen në norma juridike, për shkak të zbatimit të tyre të vazhdueshëm e të detyrueshëm. Veç normave të përbashkëta të së drejtës zakonore, në njësi tokësore të veçanta, në fshatra, kanë vepruar edhe zakone të vendit të detyrueshëm për t’u zbatuar brenda tyre. Sipas vendit bëhet kuvendi.

Burimi tjetër kryesor i normave të Kanunit janë vendimet e Kuvendit të burrave, besëlidhjet e ndryshme për çështje të rëndësishme, si psh për pajtimin e gjaqeve (hasmërive), ndarjen e kufijve të tokave apo të maleve, etj.

Në Labëri janë zhvilluar mjaft kuvende të rëndësishme që njihen në historinë e popullit shqiptar, si i Himarës (Shekulli XV). Kuvendi i Progonatit (1846), Kuvendi i Mesaplikut (1847) dhe kuvende të tjerë, të cilët lidhen drejtpërsëdrejti me reformat e së drejtës zakonore të Labërisë, e për të cilët do të flitet më poshtë.

Pikërisht këto burime të së drejtës zakonore përbënin bazën për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore ndërmjet njerëzve të bashkësisë labe. Ato njëkohësisht ishin mburoja nga çdo arbitraritet, sepse askush nuk mund të vihej para përgjegjësisë civile, penale apo për shkelje të tjera, pa u mbështetur në normat e Kanunit. Çdo veprim ishte i domosdoshëm të bazohej në këto norma.

Askush nuk mund të vepronte në kundërshtim apo duke i anashkaluar ato, ndryshe reagonte tërë bashkësia dhe nuk lejonte vetëgjyqësinë.

Zhvillimi historik i Kanunit të Labërisë

Në shoqërinë shqiptare, si në çdo shoqëri tjetër njerëzore, në stadet më të hershme të saj janë njohur tabutë, si veprime të ndaluara. Shkelësit e tyre dënoheshin me dënime të ndryshme. Veç këtyre në shoqëri kanë vepruar normat e moralit, bazuar në filozofinë e së mirës e të keqes dhe përcaktonin se si duhej të silleshin njerëzit.

Gjithashtu u shfaqën zakonet, që kanë luajtur rol të rëndësishëm për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në grupet etnike.

Me zhvillimin historik të shoqërisë, si pasojë e dallimeve ekonomike shoqërore, u diktua nevoja e shndërrimit të zakoneve në norma të së drejtës zakonore.

Megjithatë nuk mund të mohohet se edhe në Labëri kanë ekzistuar sisteme të ndryshme të së drejtës, bartës të së cilave kanë qenë grupe të ndryshme sociale e kulturore, ndaj të cilave veprojnë këto sisteme. Në literaturën historike e juridike të vendit e të huaj, është pranuar se perandoria bizantine, si ajo romake, ishte e detyruar tu njihte bashkësive të ndryshme etnike, përfshirë shqiptarët, format patriarkale të ekzistencës së tyre kombëtare si dhe normat e së drejtës zakonore për vetëqeverisjen vendore. Konkretisht kanë vepruar e drejta romake, bizantine (nga e cila është huazuar dënimi me prerjen e gjymtyrëve hundës, veshit etj) dhe sidomos sheriati, ligjet e shtetit osman, e drejta kishtare dhe paralelisht me to edhe e drejta zakonore, venomet, që përfaqësojnë pluralizmin juridik. Ato kanë pasur mbi të ndikime sidomos në marrëdhëniet familjare e martesore.

Megjithatë, është gjithashtu fakt i pamohueshëm, se e drejta zakonore e Labërisë, dhe ajo mbarë shqiptare nuk u asimilua, por në përmbajtje të saj, ruajti karakterin origjinal shqiptar e kombëtar dhe vazhdoi të mbijetonte e të zbatohej në praktikë. Ajo ishte pjesë përbërëse e qëndresës së popullit kundër pushtuesve të huaj. Në rast se ajo do të ishte asimiluar gjatë pushtimit osman, atëherë njerëzit do të detyroheshin të zbatonin vetëm sheriatin dhe të humbitnin edhe gjuhën shqipe siç kanë humbur edhe njëzetmijë gjuhë të ndryshme.

Mirëpo, origjina e normave të së drejtës zakonore mbarë shqiptare, përfshirë atë të Labërisë, i përket lashtësisë, para pushtimit romak, që nga ilirët (shek.IV-I para erës së re). Sipas Shtjefën Gjeçovit emri i së drejtës zakonore te shqiptarët e Shqipërisë së jugut lidhet me emrin e Pirros mbretit të Epirit. ²Krahu që i afrohet Gjirokastrës thonë: ²Me ba kuvënd mbas Kanunit të Pirrit² mbretit të Epirit.[1] Kjo është një hipotezë e ngjashme me atë të historianit Kasem Biçoku se Kanuni i Lekës ka lidhje me emrin e Aleksandërit të Madh, që mbetet objekt hulumtimi i diskutimit shkencor.

Këto norma u përcollën në traditën gojore gjatë shekujve deri në gjysmën e parë të shekullit XX, gjithmonë në trajtën e normave të sjelljeve të pashkruara, që përbën karakteristikën kryesore të së drejtës zakonore.

Normat e së drejtës zakonore të përfshira në Kanun nuk kanë qenë statike në të gjitha kohët. Ato kanë pësuar evolucionin e tyre historik, janë ndryshuar e plotësuar me norma të reja, në përshtatje me kërkesat objektive të zhvillimit ekonomiko-shoqëror e kulturor të Labërisë.

E drejta zakonore e Labërisë, ndonëse ka origjinë që nga lashtësia, gojëdhëna popullore ia atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati, shek.XI, i cili, flitet se ka qenë prift edhe si prijës i Kurveleshit i njohur nga normanët gjatë pushtimit të tyre (1081). Figura e Papa Zhulit i takon kohës së Bizantit, çka dëshmon se gjurmët e Kanunit të Labërisë gjenden qysh atëherë dhe kanë vepruar në praktikë krahas monokanonit bizantin. Për këtë legjendë ka shkruar edhe Eqrem Vlora (Shejzat 1957) pavarësisht se ende nuk janë gjetur dokumente të shkruara.

Është interesant fakti se kjo gojëdhënë për Papa Zhulin në Labëri, ka shumë ngjashmëri me atë në Malësinë e Veriut, që i atribuon Kanunin mesjetar Lekë Dukagjinit, apo Kanuni i Skënderbeut, ndonëse edhe për këta nuk ka dokumente arkivore.

Sipas mendimit tonë, të shprehur edhe më parë, as Lekë Dukagjini dhe as Papa Zhuli nuk ka qenë e nuk mund të ishin krijuesit e kodifikuesit e Kanunit, derisa normat e Kanunit kanë origjinë shumë më herët, por, në rastin më të mirë ata mund të kenë bërë ndonjë ndryshim të normave të vjetra për zëvendësimin me norma të reja në përshtatje me kërkesat e kohës, ose kanë ushtruar autoritetin e tyre për zbatimin e këtyre normave.

Veç asaj, në Kurvelesh gojëdhëna popullore nuk i jep ndonjë rol të veçantë Papa Zhulit, ashtu siç ndodh në malësi të Veriut për Lekë Dukagjinin ose për Skënderbeun.

Në vitin 1492, Porta e Lartë, i njohu zyrtarisht Himarës, si kryeqendër e kryengritjeve të Labërisë kundër pushtuesit osman, venomet e saj, të drejtën për t’u vetëqeverisur me normat juridike të saj. Himara, në shekujt XV dhe XVI përfshinte bregun e detit deri në Butrint dhe gjithë pothuaj Labërinë e sotme. Nga dokumente të mëvonshme del se në Himarë bënin pjesë fshatrat e Tepelenës, të Kurveleshit, Kudhësi, Smokthina, Mesapliku, Dukati, Tragjasi, Drashovica, Lapardha etj. (mbi 50 fshatra).

Shtegtarët anglezë që kanë vizituar Himarën në shek.XVII, K.Liku, E.Liri, J.Hobhaus etj shkruajnë për një kod zakonor të fortë që vepronte në Himarë. Dhe vetëm në gjysmën e parë të shek.XIX Himara u kufizua në shtatë fshatrat e njohura të Bregdetit: Himarë, Qeparo, Kudhës, Vuno, Pilur, Dhërmi dhe Palasë.

Njohja e venomeve vazhdoi edhe kur filluan të zbatoheshin reformat e Tanzimatit (1839).

Më vonë gojëdhëna popullore njeh Gjokutën nga Kuçi si ligjvënës, që mendohet se ka jetuar në mesjetë (1615), por edhe për këtë nuk ka dokumente të shkruara. Pavarësisht nga mungesa e burimeve arkivore, normat e së drejtës zakonore të Labërisë, kanë vazhduar të veprojnë gjatë shekujve.

Ndryshime në të drejtën zakonore të Labërisë njihen në shekujt XVIII-XX-të. Sipas gojëdhënës popullore këtu mund të përmenden Kuvendi i burrave, i mbledhur në Senicë (Delvinë) në (shek.XVIII) me përfaqësues nga Delvina, Zhulati, Filati, Smokthina, Himara, Vunoi, Qeparoi, Borshi, Piqerasi, Shevasija, Nivica, Tatzati, Kalasa, Kardhiqi, Lukova, e deri nga Lunxhëria.


Kënga popullore thotë:

Gjëmon vendi nga oshtima

Vijnë kalorës, vijnë trima

Nga Himara, nga Smokthina,

Nga Labova nga Delvina…


Fakti që Kuvendi u mbajt në një fshat që i përkiste besimit kristian me pjesëmarrjen e gjerë edhe të përfaqësuesve nga shumë fshatra që ishin kthyer në shekullin XVII-XVIII në besimin mysliman, ishte me rëndësi politike kombëtare. Ai dëshmoi për tolerancën e madhe fetare që ekzistonte në Labëri që në shek.XVIII dhe njëkohësisht për qëndrimin e vendosur patriotik të popullit në mbrojtje të zakoneve e të traditave të tij.

Me guxim e vendosmëri ai përballoi politikën shtypëse të pushtuesve osmanë, propagandën presionet e intrigat e Patriarkanës së Stambollit, politikën nacionaliste ekstremiste të shovinistëve fqinjë e të kishës ortodokse greke, për të përçarë e prishë harmoninë fetare për bashkëjetesë të banorëve të këtyre krahinave.

Pikërisht për këto arsye marrjen e vendimit të përbashkët të Kuvendit populli e quajti: “Në Senicë u bë palcimi” dmth. pajtimi, bashkimi. Megjithëse krahas së drejtës zakonore vepronte edhe e drejta kishtare përsëri në këtë ngjarje del qartë se e drejta zakonore zbatohej në praktikë pa u shkrirë me të drejtën kishtare e Sheriatin. Këto ligje të pashkruara ishin të njëjta për të gjithë pavarësisht nga përkatësia e besimit fetar, ndryshimi i fesë nuk kishte sjellë pengesë në zbatimin e së drejtës zakonore në Labëri, por ishte në harmoni me ndjenjat individuale të besimit fetar të të krishterëve e myslimanëve.

Mbështetur në realitetin shqiptar Faik Konica shprehet se në "Shqipëri ka ekzistuar toleranca fetare dhe është i vetmi vend i Evropës, ku nuk ka pasur luftëra fetare”. (Konica, vepra 1993)

Në këtë kuvend u shqyrtua çështja e vjedhjes së një viçi në Bamatat (Delvinë) nga një person nga Lukova. Kuvendi e dënoi kusarin për 1 me 5 dhe 500 grosh gjobë, sa ishte sharti. Mirëpo ai nuk u bind e nuk e pranoi vendimin. Për këtë Kuvendi vendosi një normë të re dënimin me vdekje (me vrasje) për moszbatimin e vendimit të Kuvendit dhe për vjedhje të pasurisë së tjetrit.

Përsëri sipas gojëdhënës popullore Kuvendi i dytë i madh me rëndësi të veçantë historike për të drejtën zakonore të Labërisë u mbajt në shek.XVIII në Zhulat, te rrapi i Agait, poshtë qafës së Taroninës, nën drejtimin e burrit të shquar të zakonit dhe agait Idriz Sullit.

Në këtë Kuvend morën pjesë burra të dalluar zakoni nga Kurveleshi, Himara, Bregdeti në tërësi, Rrëzoma, Smokthina, Delvina, Labova, Tepelena e deri nga Mallakastra, si Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Çelo Picari, Tafil Buzi, Belul Zoto, Fejzo Gjika, Ali Harmova, Lab Duka, Sheh Alia, Xhafer Demua, Rrapo Hekali (Mallakastra) e shumë të tjerë.

Kjo ngjarje e madhe ishte dëshmi tjetër e gjallë e bashkimit dhe e vëllazërimit të njerëzve, burrave të zakonit që i përkisnin besimit, kristian e mysliman për mbrojtjen dhe reformimin e së drejtës zakonore në Labëri, e përjetësuar në këngën popullore.

Në një variant të këngës popullore thuhet :



Tek rrapi në Taroninë

Që është pranë Zhulatit

Seç e mblodhi miqësinë

Të lidhin ligat e fatit

Gjithë krahinat i ftuan

Delegatët të dërgojnë

Kishin për të biseduar

Nga të gjitha anët rrodhën…..


Variant tjetër :

U thotë Idriz Agai:

Mbani vesh o kapedanë

Dhe ju bejlerë e agallarë Të madhe ju bëj rixhanë (lutjen)


Të lidhim mirë ixhanë (pajtimin)

Kuvendi i burrave bëri shtesa e ndryshime të rëndësishme në Kanunin e vjetër, duke pranuar norma të reja, të cilat u njohën me emrin “Shartet e Idriz Sullit”. Ato janë zhvillim e pasurim i mëtejshëm i së drejtës zakonore të Labërisë, të cilat u kundërvihen ndikimeve të Sheriatit, që kishte filluar të zbatohej në Labëri pas reformave të Tanzimatit (1839).

E drejta zakonore në Labëri u qëndroi këtyre reformave e nuk u asimilua nga Sheriati dhe ligjet osmane.

Veçanërisht në Himarë e në zonën malore të Kurveleshit, që kishin një farë autonomie, Kanuni, si pjesë e qëndresës popullore kundër pushtuesve të huaj, u ruajt më fort e më kompakt për vetëqeverisjen vendore, ashtu sikurse këngët, vallet, vajtimet e kostumet popullore labe.

Ndër ndryshimet më të rëndësishme mund të përmenden: Zgjerimi e forcimi i pronës private në dëm të asaj të përbashkët, prirja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, posaçërisht të gruas, duke i njohur të drejtën për të punuar jashtë shtëpisë bashkë me burrat. Për këtë dha shembullin i pari vetë agai Idriz Sulli. Deri në atë kohë gratë e agallarëve, nën ndikimin e sheriatit, qëndronin të mbyllura brenda dhe mbulonin fytyrën me perçe në disa zona.

Normë tjetër e re ishte ajo e ndarjes së gruas, pa sjellë si pasojë vrasjen. Dhe për këtë e dha shembullin personal Idriz Sulli, i cili i tha dhendërrit ta ndante vajzën e tij dhe nuk do të prekej (vritej). Ngjarja kështu u zhvillua. Idrizi nuk e vrau. Një shart tjetër ishte që hajdutit të mos i pritej dora, siç veprohej më parë ( nën ndikimin e së drejtës bizantine dhe të kuranit), por të paguante njëfishin e sendit të vjedhur kur ishte jashtë shtëpisë, ndërsa brenda shtëpisë dyfishin ose pesëfishin dhe pesëqind grosh kallauz. Gjithashtu u vendosën dënime të rënda për krimin e tradhtisë.

Ali Pashë Tepelena (1740-1822) në pashallëkun e tij, krahas sheriatit për popullsinë myslimane dhe kanuneve kishtare për banorët e krishterë, zbatoi bujurditë (urdhëresat) e tij. Në raste të veçanta lejoi të zbatohej edhe e drejta zakonore vendase. Por, sipas gojëdhënës popullore Ali Pasha e vrau Idriz Sullin, sepse kërkonte të kufizonte veprimin e kanunit. Pavarësisht nga motivet, vrasja e këtij burrë zakoni të shquar ishte një krim i rëndë.

Pasi nënshtroi me forcë të armëve dhe futi në pashallëkun e tij edhe Sulin e Himarën (1798), Ali Pasha u përpoq të bënte organizimin gjyqësor në çdo qytet e krahinë dhe të zbatonte ligjet njëlloj si për myslimanët dhe të krishterët, sipas parimit të barazisë para ligjit.

Me këto masa synonte të bënte një hap përpara sipas modelit të shteteve perëndimore.

Gjithashtu ai kufizoi vrasjet për gjakmarrje dhe gjakmarrjen e zëvendësoi me dënime të tjera, si me pagimin e dietës (shpërblimin e gjakut) ose me dëbimin e deri me dënimin me vdekje, siç veprohej në shtetet e tjerë për vrasjet me dashje.

Për kufizimin e gjakmarrjes e të pasojave të saj (ngujimet) në Labëri kanë luajtur rol të madh Kuvendet e burrave që nga shek.XVIII e në vazhdimësi.

Ky fakt është një argument tjetër i fuqishëm në mbështetje të pikëpamjes që mbronte At Gjergj Fishta në parathënien e Kanunit të Lekë Dukagjinit kundër autorëve që shpreheshin se gjakmarrja përcaktonte “barabarësinë e egërsinë e kombit shqiptar…”.

Mbas Kanunit – thotë Fishta, qi asht të shprehunit e shpirtit të Kombit shqiptar, vrasa asht e ndëshkueme me dekë (vdekje). (Parathënia e KLD, f.XXII)

Procesi i kufizimit gradual deri në zhdukje i gjakmarrjes në Labëri, është dëshmi e gjallë edhe kundër pikëpamjeve të Lombrozos e pasuesve të tij, që e shpjegojnë gjakmarrjen nga pozita biologjike dhe ia atribuojnë racës shqiptare, ndonëse dihet botërisht që ajo ka qenë fenomen historik – shoqëror ndërkombëtar, që ka lindur në bashkësinë primitive, si rrjedhojë e jetesës së përbashkët, e solidaritetit ndërmjet njerëzve, që përcaktonte vetëmbrojtjen në kushtet e mungesës së shtetit.

Megjithatë, si në zonat e tjera malore, edhe në Labëri, në një shoqëri ku nuk kishte autoritet shtetëror, hakmarrja në kuptimin e gjerë të fjalës, vepronte për rivendosjen e drejtësisë, si shpagim për rrahjen, fyerjen, shpifjen ose nga çdo veprim tjetër i padrejtë në dëm të palës së dëmtuar.

Në këtë kuptim edhe gjakmarrja ishte veprimi për marrjen e gjakut të babait, djalit, vëllait, xhaxhait, nipit nga babai të vrarë më parë. Derisa nuk kishte autoritet shtetëror për mbrojtjen e jetës, gjakmarrja funksiononte si mjet i vetëmbrojtjes. Krejt ndryshe është gjakmarrja në kushtet e funksionimit të shtetit. Ajo nga mjet e vetëmbrojtjes kthehet në vetëgjyqësi dhe është e dënueshme nga ligjet e shtetit.

Normat e së drejtës zakonore vazhduan të vepronin në Labëri edhe pas shpalljes së Pamvarsisë Kombëtare dhe krijimit të shtetit kombëtar Shqiptar (28 Nëntor 1912).

Qeveria e Vlorës, e kryesuar nga patrioti Ismail Qemali, për shkak të gjendjes politike, ekonomike e shoqërore në të cilën ndodhej, të izolimit dhe veprimit fort të zakoneve e traditave të vjetra, lejoi përkohësisht normat e së drejtës zakonore, sidomos ato që kishin të bënin me rregullimin e hakmarrjes e të gjakmarrjes.

Ky qëndrim gjeti mirëkuptim jo vetëm në Labëri por edhe në popullatën e atyre zonave ku ishte problem gjakmarrja, e cila mbështeti qeverinë, siç ishte vendimi i krerëve të Malësisë së Veriut të datës 6 shtator 1913 të mbledhur në Krujë.

Në Kanunin e Zhurisë (1913), të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit, krahas normave juridike me karakter penal e procedural, ka edhe disa norma të së drejtës zakonore. Nga vitet 1913 Labëria u pushtua, u shkatërrua e masakrua nga andartet greke dhe, vetëm në gusht – shtator 1916, banorët e Kurveleshit të zhvendosur me dhunë, pas dy vjetësh u kthyen nga lumi i Vlorës në fshatrat e tyre të djegur e të shkatërruar krejtësisht, që ndodheshin nën pushtimin italian pas atij grek. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas mbarimit, të Luftës së Parë Botërore (1918) dhe deri në luftën e Vlorës në vitin (1920).

Edhe gjatë këtyre pushtimeve të huaja, populli i Labërisë vazhdoi të vetëqeveriset për aq sa mundej, nëpërmjet së drejtës zakonore.

Ndryshime e përmirësime të Kanunit të Labërisë nga pleqtë e zakonit dhe kuvendet e burrave janë bërë edhe në vitet pasardhës deri në vitet 20-të të shekullit XX, nga përfaqësuesit e fshatrave të Kurveleshit, të mbledhur në Gusmar në vitin 1921, i cili vendosi pajtimin e gjaqeve-hasmërive.

Me rëndësi të madhe historike, politike e juridike është Kuvendi (Kongresi) i Labërisë, i mbledhur në Kuç të Kurveleshit më 28 nëntor 1924, në një situatë, kur kishin fituar idetë e revolucionit demokratik të qershorit 1924 dhe qeveria e Fan Nolit kishte programuar reforma të thella ligjore. Ndërkohë normat e së drejtës zakonore vepronin ende me forcë në Kurvelesh. Në Kuvend morën pjesë delegatë jo vetëm nga Labëria, por edhe nga Kruja, Lumi i Matit, Mirdita, Shala e Dukagjini etj. Të gjithë këta delegatë ishin veteranë vullnetarë dhe i dhanë Kuvendit karakter kombëtar.

Komisioni organizator i Kuvendit shpallte se lufta kundër zakoneve të këqija është pjesë përbërëse e luftës për forcimin kombëtar dhe demokratik.

Një nga vendimet kryesore të Kuvendit ishte padyshim pajtimi i gjaqeve- hasmërive dhe ndalimi i hakmarrjeve, si një plagë shoqërore me pasoja të rënda, si dhe masat ndëshkuese kundër atyre që do të shkelnin këtë normë zakonore të Kuvendit. Kjo normë kishte karakter të thellë humanitar, sepse çlironte njeriun nga ankthi i vrasjeve për gjakmarrje dhe godiste mentalitetet e së kaluarës.

Gjithashtu u vendos ndalimi i zakoneve te vjetra patriarkale në marrëdhëniet familjare e martesore, sidomos ndalimi i fejesave të fëmijëve të paralindur ose të fëmijëve të mitur, lirimi i grave nga punët e renda etj. Këto reforma pasqyronin idetë demokratike për emancipimin dhe barazinë e gruas me burrin.

Ndër faktorët subjektivë për reformat që synonte të bënte Kuvendi një rol të veçantë pozitiv ka luajtur nisiatori, organizatori dhe drejtuesi i Kuvendit juristi Sali Hallkakondi nga Vranishti i Vlorës, njohës i zakoneve të vendit dhe i ligjeve përparimtare të shteteve demokratike të asaj kohe, i cili pati mbështetjen e plotë të patriotit e intelektualit Halim Xhelo, ndonëse ky nuk mundi të merrte pjesë në Kuvend.

Në vendimet e këtij kuvendi hidhej një hap përpara për të realizuar idealet e rilindësve tanë të mëdhenj dhe vendimet e Kongresit të Lushnjës (1920), për zëvendësimin e së drejtës arkaike zakonore me ligje të reja përparimtare e demokratike.

Në vitet pasardhës (1928 - 1939), gjatë regjimit monarkist të Zogut dolën Kodet e rinj dhe ligje me orientim perëndimor, por megjithë atë, u njohën edhe kanunet e Lekës e të Skënderbeut për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore të veçanta.

Labëria, jo vetëm ka qenë çerdhe luftëtarësh trima, por ajo është dalluar edhe për njerëz të tjerë të urtë, të mençur,pleq zakoni, interpretues e zbatues të mirënjohur të normave të së drejtës zakonore. Të tillë njihen në traditën gojore të shekullit të XX: Arif Mëhilli,(Kuç), Laze Malua në Tërbaç, Sali Hallkokondi në Vranisht, Zaçe Çelo në Mesaplik, Memo Meta në Brataj, Zoto Mahmuti në Ramicë, Hamit Selmani në Dukat, Riza Runa në Nivicë, Rrapo Çelua në Sevaster, Ismail Bezhani në Fterrë, Hito Zaçe në Golem, Arif Malo, Kadri Gjoleka, Xhafer Aliko në Kuç, Josif Kopali në Çorraj, Shaban Bineri në Fushë Bardhë, Neço Veizi e Jani Rexho në Himarë, Beqir Velo në Kaninë, Odhise Kasneci në Vuno e sa e sa të tjerë.

Kërkoj falje në qoftëse nuk janë përmendur të gjithë ata që janë dalluar si pleq zakoni, por kjo thjeshte për arsye se në një parathënie nuk mund të zgjatesh pafund.

Megjithatë, kujtimi i tyre ruhet me respekt nga populli i Labërisë dhe nga autori.

Lavdia e brezave që na lanë trashëgimi këto vlera të mëdha kulturore, si gurë të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare shqiptare është e përjetshme.

Mbledhja e normave të Kanunit të Labërisë

Mbledhja dhe studimi i kulturës shpirtërore e materiale, i traditave dhe zakoneve, si dhe i normave të së drejtës zakonore kanë rëndësi të madhe për historinë e çdo kombi.

Në këtë kuadër edhe mbledhja e normave të kanunit të Labërisë, krahas kanuneve të tjerë shqiptarë, paraqet interes të veçantë. Ky interes shprehet në unitetin e kulturës juridike mbarëkombëtare, pa mohuar veçoritë e dallimet vendore.

Historikisht në Shqipëri, është mbledhur i pari Kanuni i Maleve, në Gziq të Mirditës, nga Shtjefën Kostandin Gjeçovi në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shek.XX-të. Ai u botua pjesë pjesë në “Hyllin e Dritës” (1913-1929) dhe më 1933 u kodifikua dhe u botua nga kleri françeskan në Shkodër në një vepër më vete të mbiquajtur Kanuni i Lekë Dukagjinit. Ky kanun është burimi i parë kryesor i së drejtës zakonore shqiptare dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve shqiptarë e të huaj. Ai është përkthyere botuar në gjuhën italiane, angleze e ruse.

Vitet e fundit janë mbledhur e botuar edhe kanune të tjerë si Kanuni i Skënderbeut nga Dom Frano Ilia (1993), Kanuni i Lekë Dukagjinit sipas variantit të Pukës (1997) dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit sipas variantit të Mirditës nga mbledhësi i pasionuar dhe njohësi kompetent Xhemal Meçi (1992), Kanuni i Dibrës nga Xhafer Martini (2003). Kanuni i Lumës, mbledhur nga etnografi i njohur Shefqet Hoxha, Kanuni i Malësisë së Madhe e të Malësisë së Lezhës mbledhur nga Fadil Mehmeti, Kanuni i Malësisë së Gjakovës dhe kanune të tjerë lokalë si ai i Çermenikës, Martaneshit, Bendës i mbledhur nga Haxhi Goci etj. Kanuni i Mirditës nga Pal Doçi, Përmbledhje sistematike e zakoneve juridike të vjetra shqiptare nga Zef Benusi etj. Këtyre u shtohet dhe Kanuni i Labërisë. Të gjithë këta variante së bashku përbëjnë Kanunin Popullor mbarë shqiptar nga Labëria në Veri të Shqipërisë e gjer në Kosovë dhe në trojet e tjera ku banojnë e jetojnë shqiptarë (Kanunet lokale të mbledhur ndodhen në arkivin e Institutit të Kulturës Popullore). Materiali i mbledhur në këto Kanune ka qenë dhe mbetet objekt i studimi për mjaft autorë shqiptarë dhe të huaj.

Copëzimi i sistemit feudal të vendit ka qenë veçori tjetër kryesore e së drejtës zakonore, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në shtete të tjerë, si psh. në Francën feudale kanë vepruar rreth 300 sisteme të së drejtës zakonore lokale (coutumier) të shkruara e të pashkruara, të cilat u mblodhën nga Filip Bomahuer në shek. XVIII. Ato u ndryshuan më vonë me kodifikimin e së drejtës nga Napoleon Bonaparti.

Mbledhja e normave të këtij kanuni filloi me nismën e autorit dhe me vendimin e presidiumit të ish Institutit të Shkencave në vitet 50-të, kur u ngarkua sektori i Etnografisë i Institutit të Folklorit (sot Instituti i Kulturës Popullore) i drejtuar nga etnografi i shquar prof. Rrok Zojzi i cili në vitet 50-të 60-të të shekullit të kaluar bëri ekspedita në disa zona të Labërisë dhe kreu një punë të madhe e me ndërgjegje të lartë për mbledhjen e materialit folklorik etnografik nga gojëdhëna popullore labe.. Ndonëse prof. Rroku nuk jeton më, emri dhe kontributi i tij do përkujtohen me respekt e mirënjohje.[1]

Pasi u njoha me materialin konstatova se ishte e domosdoshme që, krahas atij folklorik e etnografik, të vazhdohej puna për mbledhjen e materialit normativ. Për këtë qëllim, në vitet 70-80 i kushtova rëndësi të dorës së parë mbledhjes së normave të së drejtës zakonore në Kurvelesh, që ende ruheshin në traditën gojore të popullit.

Kanuni përmban në pjesën më të madhe normat e së drejtës zakonore të shekujve XVIII-XX, pa përjashtuar edhe norma më të hershme.

Për mbledhjen e materialit burimor të Kanunit janë përdorur metoda të ndryshme si ajo e anketimit individual me burra zakoni të njohur, metoda e pyetësorëve nëpër disa fshatra me persona të ditur, mësues e intelektualë të tjerë, metoda krahasuese e materialeve të mbledhura në fshatra të zonave të ndryshme.

Evidentimi dhe krahasimi i normave të grumbulluara krijuan mundësinë që të përcaktohen karakteristikat kryesore të përbashkëta të Kanunit të Labërisë dhe të verifikohet përafërsia e saktësisë së këtyre normave. Fakti që ato në përgjithësi harmonizohen me njëra tjetrën, se tregimet e pleqve të zonave të ndryshme janë të ngjashme në përmbajtje, tregon për besueshmërinë e burimeve dhe identitetin e normave të Kanunit të Labërisë.

Sigurisht, derisa nuk kemi burime arkivore të shkruara, nuk mund të përjashtohen dukuritë e subjektivizmit apo të “modernizimit” të kësaj ose asaj norme. Nuk mund të mohohen edhe gjurmët e kohës në të cilën janë mbledhur këto norma.

Në rast se normat e Kanunit të Labërisë do të ishin mbledhur e kodifikuar të paktën 80-90-të vjet më parë si ato të Kanunit të Lekës, nuk ka dyshim që do të ishin më të plota e më të sakta, se sa në variantin e paraqitur. Shumë burra zakoni njohës, interpretues e zbatues të Kanunit të Labërisë tani nuk jetojnë më, ose edhe ata që mund të mbijetojnë janë shpërndarë nëpër qytete ose nuk dihet se ku banojnë.

Autori është plotësisht i vetëdijshëm se Kanuni nuk është e nuk mund të jetë i plotë e gjithëpërfshirës, derisa jo pak gjurmë të së kaluarës janë zhdukur. Thesari i kulturës popullore është i paarritshëm, por, siç thotë populli, ”më mirë pak, se sa hiç”.

Përmbajtja e Kanunit të Labërisë, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekës e Kanunin e Skënderbeut

Ideja kryesore e përmbajtjes së Kanunit të Labërisë është dhënë në përkufizimin, objektin, detyrat dhe qëllimet e tij. Normat e kanunit mund të përcaktohen drejt vetëm në qoftë se shikohen në procesin e zhvillimit historik dhe jo si një ligj konkret statik në kuptimin e sotëm të fjalës.

Kanuni, si monument i kulturës shpirtërore të bashkësisë labe, i ngjan një kalaje qindravjeçare të Jugut, të ndërtuar gur mbi gur, si monument i kulturës materiale, dhe të dyja bashkë në unitet të pandarë janë pjesë përbërëse e kulturës së kombit shqiptar.

Në përmbajtje të Kanunit, veç normave të përgjithshme, në vend të parë janë paraqitur parimet kryesore: liria, barazia, nderi, besa, mikpritja, si vlera morale shoqërore dhe parime juridike.

Trajtimi i organizimit tokësor e shoqëror parashtetëror në njësitë e vetëqeverisjes vendore përbën një drejtim të rëndësishëm për të kuptuar e shpjeguar se bashkësia labe nuk ishte tribun fisesh nomade apo të mbyllura e izoluara, por jetonte në një njësi tokësore me kufij e ndarje administrative të përcaktuar sipas traditës dhe ndikimeve të trashëguara nga perandoria romake, bizantine e osmane: mëhalla (çeta), fshati (katundi), krahina. Mbi këtë bazë ndërtohej edhe struktura e organizmave të vetëqeverisjes vendore: që nga plaku i barkut deri te Kuvendi i burrave, me gjurmë të demokracisë gjinore dhe elemente të organizimit shtetëror nga ilirët deri te pashallëku i Janinës i Ali Pashë Tepelenës.

Rendi shoqëror (vëllazëria, farefisi, barku, brezat, gjinia), marrëdhëniet familjare e martesore në Kanun pasqyrojnë evoluimin nga bashkësia gjinore te rendi patriarkal në familje, me ndikime nga e drejta romake – për paterfamilias dhe me prirje zhvillimi gradual drejt një farë emancipimi në marrëdhëniet familjare. Shtylla kryesore qëndronte te martesa monogame e egzogame dhe mosbarazia e gruas, si rezultat i ndikimit të madh të sheriatit.

Rendi ekonomik është një pjesë thelbësore në përmbajtjen e Kanunit të Labërisë. Rregullimi i marrëdhënieve juridike-civile, të bazuara në pronën private (pa lënë mënjanë format e tjera të pronësisë), detyrimet e kontratat, trashëgimia tregojnë për rolin e normave të Kanunit në këtë fushë, deri në kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqëror.

Në përmbajtjen e kanunit hyjnë normat që parashikojnë veprat penale dhe dënimet përkatëse, sipas një sistemi të caktuar, normat proceduriale të pashkruara të hetimit e të gjykimit të çështjeve penale e civile, sipas traditës, sidhe normat që parashikojnë shkelje të tjera, të cilat njësohen me shkeljet apo kundërvajtjet administrative (dëmet).

Duke u njohur në vija të përgjithshme me përmbajtjen e Kanunit të Labërisë, kemi mundësi të bëjmë krahasime për ngjasimet dhe të evidentohen dallimet me kanunet e tjerë.

Në shkencën juridike i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të tipeve dhe të llojeve të ndryshme të së drejtës zakonore në realitetin historik të çdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka arritur në disa përfundime për katër variantet kryesore të kanuneve shqiptare: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Maleve, pa mohuar kanunet e tjerë lokalë. Duke i njohur këto lloje të ndryshme të së drejtës zakonore është bërë e mundur të njihen edhe karakteristikat kryesore e ligjësitë e përgjithshme të tyre. Për efekte krahasimi po merren në shqyrtim vetëm Kanuni i Labërisë me Kanunet e Lekë Dukagjinit e Kanunin e Skënderbeut.

Kanuni i Labërisë dhe Kanuni i Lekës e Kanuni i Skënderbeut, pavarësisht se kanë vepruar në kohë e hapësirë të ndryshme, se i pari i referohet nga gojëdhëna shek.XI, kurse të dytët shek XV, se i pari ka vepruar në Jugperëndim të Shqipërisë dhe të dytët në Malësinë e Veriut, kanë shumë norma të ngjashme e të njëllojta, kanë një nënshtrat të përbashkët, janë pjesë përbërëse të Kanunit mbarëpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e përballoi stuhitë e pushtimeve të huaja gjatë shekujve.

Këto ngjasime kanë në themel të tyre etikën, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të së drejtës zakonore të tij, lidhjet kulturore e shpirtërore të popullit shqiptar.

Gjithashtu ngjasime ka në organizimin e brendshëm shoqëror, parashtetëror mbështetur në lidhjet farefisnore në vëllazëritë e mëdha e të vogla, në institucionin e pleqve e të kuvendeve të burrave, si organizma të vetëqeverisjes vendore, në rregullimin e marrëdhënieve të pronësisë, të trashëgimisë, të detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e të gjykimit të çështjeve.

Analiza e hollësishme e ngjasimeve të këtyre kanuneve është bërë në një studim të veçantë nga autori. (shih: Jeta Juridike N.2/2004)

Njëkohësisht, nga njohja me përmbajtjen e kanuneve, nuk mund të mos vihen në dukje edhe dallimet e veçoritë vendore, ashtu si në gjuhë dialektet, në kostumet, në këngët, vallet etj, të përcaktuara në analizë të fundit nga kushtet historike, politike, shoqërore dhe materiale të jetesës së popullsisë së njërës apo tjetrës trevë.

Ndër këto dallime thelbësore vërehet zhvillimi më herët i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim në Labëri, në krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Skënderbeut në Malësitë e Veriut. Nga përcaktimi në analizë të fundit i këtyre marrëdhënieve ekonomike u shfaqën edhe dallimet në strukturën klasore të shoqërisë në Labëri. Në disa fshatra sidomos në Rrëzomë u krijuan shtresa të reja të pasura-agallarët, u forcuan më tej çifligarët, u zgjeruan shtresat e mesme të pronarëve të tokës e të bagëtive, u thellua varfëria e shtresave të ulëta, që përbënin shumicën, veçanërisht në Kurvelesh. Secila prej këtyre shtresave kishte një status të veçantë në Kanun, dhe barazia shoqërore e dikurshme e bashkësisë fisnore (gjinore) gradualisht në shek XVIII-XX-të shkonte duke u kufizuar, ndërsa barazia e gjakut ²gjak për gjak²u ruajt edhe në vitet pasardhës. .

Si rrjedhojë e këtyre dallimeve ekonomike-shoqërore, Kanuni i Labërisë rregullonte marrëdhëniet juridike ndërmjet çifligarëve e çifçinjëve, marrëdhënieve civile e kontraktore të pronarëve të tokës e bujqve, agallarëve pronarëve të kopeve të bagëtive e çobanëve që paraqesin dallim të dukshme të Kanunit të Labërisë nga Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut në Veri të Shqipërisë.

Dallime jo të pakta vërehen edhe në rregullimin e marrëdhënieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, që nga gjysma e dytë e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin në procesin e shpërbërjes së plotë dhe ua linin vendin vëllazërive, familjeve të mesme e të vogla, të ndara nga trungu prindëror, me ekonomi më vete, të vogël apo të mesme. Tradita gojore dëshmon se familja labe, në shumicën e madhe, përbëhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri në 30 veta, ndryshe nga ajo në Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekës apo Kanuni i Skënderbeut, që arrinte deri në 100 veta.

Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavëruese për gruan. Ato nuk i njihnin asaj të drejta në krahasim me burrin, veçse i mbronin nderin e saj.

Nga gjysma e dytë e shekullit XIX, pas reformave të normave të vjetra, pozita e gruas në Labëri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe në marrëdhëniet martesore që gradualisht u liberalizuan në një masë ose në tjetrën. Marrëdhëniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindëror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pësuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku më fort e diku më pak, gjurmët e patriarkalizmit të kohës së kaluar. Gruaja fitoi disa të drejta e liri, që i mohoheshin më parë. Fëmijët madhorë mund të ndaheshin më lehtë nga trungu prindëror, etj.

Dallime e veçori në Kanunin e Labërisë nga Kanuni i Lekës, apo Kanuni i Skënderbeut ka përsa i përket organizimit të vetëqeverisjes vendore. Në këtë kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derës së Gjonmarkajve, si në Kanunin e Lekës, nuk njihet instituti i bajraktarëve, i krerëve të fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisë së vendit, i kapedanëve, i vegjëlisë dhe i gjyqit të pleqve. Në këtë drejtim ka ushtruar ndikim në Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallëkut të Janinës, nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës.

Veç këtyre, për zëvendësimin e normave të vjetra me norma të reja të Kanunit, merita të mëdha i takojnë përhapjes së arsimit e të kulturës me çeljen e shkollave që në fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore në Labëri etj.

Popullsia e Labërisë, e zonave të vetëqeverisjes vendore, nuk ka qenë krejtësisht e izoluar, e shkëputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.

Kontaktet e Labërisë me shkollat dhe me jetën kulturore të qyteteve kryesore, e posaçërisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete të tjerë si Greqia, Turqia e Italia, kanë luajtur rol të madh përparimtar në Labëri. Të gjithë këta faktorë të harrur së bashku vepruan aktivisht në ndryshimin e mentaliteteve të njerëzve, për qytetërimin e shoqërisë dhe, si rrjedhojë edhe për ndryshimet pozitive të normave të Kanunit të vjetër të Labërisë, që pasqyrohen në rregullimin e marrëdhënieve juridike.

Megjithatë, kanuneve shqiptare u përshtatet sentenca e filozofisë së vjetër greke "Jemi bashkë, pse jemi ndryshe".

Në një masë ose tjetrën kjo sentencë ka vlera edhe për krahasimet e Kanunit të Labërisë me zakonet juridike të Greqisë së vjetër, të përshkruara me mjeshtëri nga Eskili.

Kanunet janë dhe do të mbeten si monumente historike të vlerave kulturore të popullit shqiptar, pasqyra të historisë dhe të karakterit të tij fisnik.

Mbi të gjitha ngjashmëritë themelore dëshmojnë lashtësinë e popullit shqiptar, të kulturës së tij në përgjithësi dhe të asaj juridike në veçanti, si dhe unitetin e pandashëm të kombit tonë në trojet e tij ilire.

Kanunet shqiptare, bashkë me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit, Budvës) të shek.XIV mbetën pasuri kombëtare, nderim për të parët tanë, të cilët na i lanë këtë trashëgimi të pasur kulturore.

Në këtë parathënie nuk është parë e nevojshme të zhvillohen gjerësisht karakteristikat dhe institutet kryesorë të Kanunit, për arsye se është botuar më parë libri i autorit: "E drejta zakonore e Labërisë", i cili në njëfarë mënyre mund të quhet edhe komentari i kanunit, kështu që nuk do të kishte vend për përsëritje. Libri dhe Kanuni janë në unitet organik, duke ruajtur secili tiparet e veçanta të tij.

Sigurisht , Kanuni është pasuruar me mjaft norma të reja dhe me praktikat e zbatimit të tij në hapësira të gjëra të Labërisë, tej atyre që përmenden në libër. Për këtë arsye normat e kanunit mbeten objekt hulumtimi e studimi shkencor nga studiuesit.

Lidhje te jashtme

[1]