Bashkimi Evropian: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: yo:Ìṣọ̀kan Europe; cosmetic changes
Rreshti 155: Rreshti 155:


=== Bashkimi monetarë ===
=== Bashkimi monetarë ===
bashkimi europian eshte kot plere[[
]]fuck


=== Garimi ===
=== Garimi ===

Versioni i datës 4 janar 2010 20:19

Bashkimi Evropian
Shtetet e BE-së

Bashkimi Evropian (shkurtesa shqip: BE, zyrtarisht : EU) është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste. Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.

Historia

Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit 1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropian dhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit te bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.

Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :

  • liria, siguria dhe drejtësia,
  • qytetaria e Bashkimit,
  • politika e jashtme,
  • institucionet e BE-së,
  • bashkëpunimi ndërmjet shteteve.

Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së. Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.

Shetet anetare ne BE tani per tani Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian përbëhen nga gjashtë shtetet themeluese të komuniteteve evropiane, së bashku me shtetet që aderuan më vone. Kështu, më 1 janar 1973 aderuan Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka (me përjashtim të Groendlandës, e cila me një referendum të vitit 1982 vendosi tërheqjen nga Komuniteti Evropian) dhe Irlanda. Më 1 janar 1981 aderoi Greqia, ndërsa më [[1 janar]] 1986 aderuan Spanja dhe Portugalia. Një zgjerim i mëtejshëm ndodhi më 1 janar 1995 me aderimin e Austrisë, Finlandës, dhe Suedisë. Zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian u realizua së fundmi me aderimin, më 1 maj 2004, të dhjetë shteteve, ku përfshihen : Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Qiproja dhe Malta. Në vitin 2007 Bashkimit Evropian ju bashkëngjit edhe Rumania dhe Bullgaria. Aktualisht Bashkimi Evropian numëron 27 shtete dhe 3 shtete kandidate potenciale siç janë : Kroacia, Turqia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Struktura

Shtylla e parë
Komunitetet Evropiane

Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.

Shtylla e dytë
Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët

Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin konsultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.

Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe vendimet kuadër.

Shtylla e trete
Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme

Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian.

Institucionet

Këshilli Evropian

Këshilli Evropian lindi nga Samitet e Kryetarëve të Shteteve dhe të Qeverive të vendeve anëtare. Në Samitin e Parisit të mbajtur në dhjetor 1974, u vendos që këto takime të mbaheshin tri herë në vit dhe të merrnin emrin Këshill Evropian. Në vitin 1987, Akti i Përbashkët Evropian e bëri Këshillin Evropian pjesë të strukturës institucionale të Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Evropian.

Kryetarët e Shteteve dhe të Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht të paktën dy herë në vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit.

Funksioni themelor i Këshillit Evropian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Evropian. Ai e realizon një gjë të tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit e Shteteve Anëtare. Në këtë mënyrë, Këshilli Evropian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte të parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim.

Këshilli i Ministrave

Këshilli i Ministrave duhet dalluar nga Këshilli Evropian, edhe pse këto dy institucione janë të lidhura ngusht në mes veti. Në fakt , Këshilli Evropian nuk konsiderohet instittucion i BE-së. Këshilli Evropian përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilat takohen dy herë në vit. Tubimet e Këshilit Evropian quhen Samite. Roli i Këshillit Evropian është iI përqendruar kryesisht në përcaktimin e kahes politike të UE-së Ky institucion ekziston nga vitit 1974, kur u miratua propozimi i Zhiskar D>Estenit, që udhëheqësit e shteteve të takohen në formë dhe në mynyrë të rregullt për të diskutuar çështjet e bashkësisë që kanë të bëjnë me politiken e jashtme. Kurse Këshilli i Ministrave , ekziston që nga themelimi i BE-së

Parlamenti Evropian

klubi rruges Origjina e Parlamentit Evropian fillon në vitet 50-te me traktatet themeluese. Parlamenti Evropian përbëhet nga 730 deputete, të cilët zgjidhen me votim të drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do të thotë se Parlamenti Evropian gëzon legjitimitet demokratik dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve të Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë në pesë vjet dhe të drejtën e votës e gëzon çdo qytetar evropian që është regjistruar si votues. Përsa i përket zgjedhjes në mënyrë të drejtpërdrejte, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “janë përfaqësues të popujve të shteteve që bëjnë pjesë në Komunitete”.

Megjithatë, për një kohë të gjatë ata kanë qenë delegate të shteteve anëtare dhe zgjidheshin sipas procedurave të veçanta nga secili shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim të mjaftueshëm të grupeve opozitare të parlamenteve të shteteve anëtare, duke çuar kështu në një “deficit demokratik”. Në vitin 1976, Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve në Parlament me votim të përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta janë mbajtur në vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik të 374 milionë qytetarëve të Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre në marrëdhënie me institucionet e tjera të BE-së. Parlamenti Evropian i zhvillon punimet e tij në Francë, Belgjikë dhe Luksemburgu. Sesionet plenare mujore, në të cilat merr pjesë çdo eurodeputet, zhvillohen në Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Evropian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet në Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm).

Parlamenti ushtron tri funksione themelore :

  1. Ai ushtron pushtetin legjislativ në bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një organ i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejte bën që Parlamenti të jetë garanti kryesor i legjitimitetit të së drejtës evropiane.
  2. Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian janë të detyruara të kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se të adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojnë shprehimisht një gjë të tillë. Konsultime të tilla mund të jenë edhe opsionale.
  3. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi të gjitha institucionet e BEsë, veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejtën për të pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionarëve ; mund të paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit në tërësi dhe Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve të Parlamentit.

Ai ushtron, në bashkëpunim me Këshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar kështu mbi shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gëzon të drejtën të miratojë ose të rrëzojë buxhetin në tërësi.

Veprimtaria e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore :

  • Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtaret e Parlamentit në komisionet parlamentare të cilat janë të specializuara në fusha të veçanta të aktivitetit të Bashkimit. Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike.
  • Sesionet plenare. Gjate këtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se të votojë tekstin në përgjithësi.

Në veprimtarinë e Parlamentit Evropian bëjnë pjesë edhe “komunikimet” me Këshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situatën në botë.

Këshilli i Bashkimit Evropian

Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Evropian edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve gjatë viteve ‘50. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe në takimet e tij merr pjesë një ministër nga secila prej qeverive të shteteve anëtare të BE-se, me varësi të natyrës së çështjeve që do të diskutohen në atë takim. Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me pjesën tjetër të botës mbahen nga “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por një konfigurim i tillë i Këshillit ka përgjegjësi të gjera edhe për çështje të politikës së përgjithshme, prandaj takimet e tij mund të ndiqen nga secili prej ministrave të qeverive të shteteve anëtare, sipas zgjedhjes së vete qeverive.

Gjithsej ekzistojnë nënte konfigurime të ndryshme të Këshillit :

  • Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë
  • Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
  • Drejtësia dhe Punët e Brendshme
  • Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit
  • Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet)
  • Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
  • Bujqësia dhe Peshkimi
  • Mjedisi
  • Edukimi, Rinia dhe Kultura

Gjithsesi, Këshilli mbetet një institucion i vetëm.

Secili prej ministrave në Këshill gëzon plotfuqishmeri. Kjo do të thotë se deklarimet dhe veprimet e tij janë plotësisht të afta për të angazhuar qeverinë që ai përfaqëson. Me fjale të tjera, nënshkrimi i ministrit është nënshkrim i qeverise që ai përfaqëson. Gjithashtu, çdo ministër i Këshillit është përgjegjës ndaj parlamentit të vendit të tij si dhe ndaj qytetareve që ky parlament përfaqëson, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve të Këshillit.

Këshilli ushtron gjashtë funksione themelore :

  1. Miraton normat komunitare. Në disa fusha të caktuara, këtë pushtet ai e ushtron në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.
  2. Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.
  3. Lidh marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose organizata ndërkombëtare.
  4. Aprovon buxhetin e Bashkimit, së bashku me Parlamentin Evropian.
  5. Zhvillon Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të Bashkimit, në bazë të direktivave të Këshillit Evropian.
  6. Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në çështjet penale.

Shumica e përgjegjësive të Këshillit kanë të bëjnë me fusha të veprimit komunitar, në të cilat shtetet anëtare kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre duke ua deleguar pushtetin vendimmarrës organeve të BE-se. Kjo fushë veprimi përben “shtyllën e parë” të Bashkimit Evropian. Megjithatë, dy funksionet e fundit kanë të bëjnë me fusha në të cilat shtetet anëtare nuk kanë hequr dorë nga sovraniteti i tyre, por thjesht kanë pranuar të punojnë së bashku. Kjo quhet “bashkëpunim ndërqeveritar” dhe përfshin “shtyllën” e dytë dhe të tretë të Bashkimit.

Veprimtaria e Këshillit te BE-se është e organizuar si më poshtë :

  • COREPER. E gjithë puna e Këshillit përgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER), i cili përbehet nga përfaqësuesit e përhershëm në Bruksel te të gjitha shteteve anëtare si dhe nga ndihmësit e tyre. Vete puna e COREPER-it përgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, të cilat përbehen nga delegate të shteteve anëtare.
  • Presidenca e Këshillit. Secili prej shteteve anëtare kryeson takimet e tij për një periudhe gjashtë mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative të Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndermjet shteteve anëtare.
  • Sekretariati i Përgjithshëm. Ky është një organ ndihmës i Presidencës dhe ka për detyrë të sigurojë funksionimin normal të punimeve të Këshillit në të gjitha nivelet.

Komisioni Evropian

Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues të BEse. Komisioni Evropian përbëhet nga 25 anëtare të cilët emërohen një herë në pesë vjet, pa kaluar gjashtë muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Procedura e emërimit është e tillë :

  • Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit që do të drejtojë Komisionin për pesë vjetët e ardhshëm.
  • Presidenti i Komisionit zgjedh, në bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtaret e tjerë të Komisionit.
  • Parlamenti Evropian aprovon përbërjen e Komisionit të ri, në tërësi. Në rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm.

Selia e Komisionit Evropian është ne Bruksel, por ai ka një numër zyrash në Luksemburgu, përfaqësi në të gjitha shtetet anëtare të BE-se si dhe delegacione në disa prej kryeqyteteve të botës.

Komisioni Evropian ushtron katër funksione themelore :

  1. Propozon aktet normative në Parlament dhe në Këshill ;
  2. Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin ;
  3. Është “gardiani” i Traktateve (së bashku me Gjykatën e Drejtësisë);
  4. Përfaqëson Bashkimin Evropian ne arenën ndërkombëtare.

Vete Komisioni vendos fushën e veprimtarisë të secilit komisioner si dhe shpërndarjen e përgjegjësive në rast se është e nevojshme. Stafi i Komisionit është i organizuar në departamente, të njohura ndryshe edhe si “Drejtori të Përgjithshme”. Secila prej këtyre drejtorive është përgjegjëse për një fushë të veçante të aktivitetit të BE-se dhe kryesohet prej një Drejtori të Përgjithshëm, i cili është përgjegjës përpara njërit prej komisionarëve.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Gjykata e Drejtësisë është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyre e saj është të sigurojë që e drejta e BE-se të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndermjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

Gjykata është e përberë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, në këtë mënyre, përfaqësimin e sistemeve ligjore të të gjithë shteteve anëtare të BE-se. Gjykata ndihmohet nga tetë “avokate të përgjithshëm”, të cilët kanë për detyrë të japin mendimin e tyre për çështjet që shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jenë të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.

Çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje përpara Gjykatës :

  1. kërkesa për gjykim paraprak ;
  2. procedimi për shkelje të detyrimeve që rrjedhin nga traktatet ;
  3. procedimi për anullim të një vendimi ;
  4. procedimi për mosveprim.

Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve që shtrohen përpara saj, si dhe për t’u siguruar një mbrojtje më të mirë ligjore qytetareve të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkalles së Pare”. Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar çështjesh, në mënyre të veçante të atyre që paraqitën nga individët dhe çështjet që kanë të bëjnë më raste të konkurrencës së pandershme midis ndërmarrjeve.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së Parë kanë nga një President, të zgjedhur ndermjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar.

Politika ekonomike

Bashkimi tregtarë

Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit te të gjithë anëtareve të saj. Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16 anëtaret e eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion dollarësh amerikan që arrin gjeri në 22 % të output-it total ekonomik të botës në terma të purchasing power parity, gjë që e bën atë ekonominë më të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok ekonomik tregtar. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i mallrave (të mirave), importuesi i dytë më i madh dhe partneri tragtar më i madh i disa vendeve si India dhe Kina.

Nga 500 korporata, 170 prej tyre i kanë selitë të vendosura në vendet e BE. Në maj 2007 papunësia e BE ishte 7 % kurse investimet 21,4 % të GDP. Ka një variacion të madh në të ardhurat vjetore për kokë të vendeve të BE, nga 7000 $ deri në 69 000 $.

Shtetet anëtare të BE kanë dizenjo pasaporte të standardizuara me fjalët “Bashkimi Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga objektivat kryesore të Komunitetit Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt më pas tregu i vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin qarkullimin falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe bashkimin e doganave që përfshinte aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar në treg, ato nuk mund të bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se si Islanda, Norvegjia, Zvicra marrin pjesë në tregun e vetëm por jo në bashkimin doganor. Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE. Lëvizja e lirë e kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh : blerja e pronave. Deri në bashkimin monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri tani është unikë sepse lejohet në mënyre të barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave nënkupton që qytetaret mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo për të dalë në pension. Kjo kërkoi uljen e formaliteteve administrative dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të shteteve të tjera. Një nder objektivat kryesore të BE që ishte “kursi I vetëm këmbimi” u bë e ditur që në 1969 dhe u realizua jo më vonë se në 1 janar 1999. Propozimi i 11 vendeve nga 15 anëtare ishte përdorimi i euros. Në 2002 u bënë 12 anëtar dheqe atëherë është rritur gjithje e më shumë duke u bërë sot me 16 vende anëtare (më i fundit anëtar është Sllovakia me 1 janar 2009). Të gjitha vendet e tjera të BE, perveç Danimarkës dhe Britanisë së Madhe, i është lejuar të bashkohen tek “euro” kur të kenë plotësuar kushtet ekonomik. Vetëm pak vende kanë lejë për të hyrë. Suedia do bashkohet ekonomikisht, të bëhet pjesë e euros por jo të jetë anëtare, pa i plotësuar kushtet e anëtarësimit. Qëllimi i krijimit të euros është : lehtësimi i lëvizjes së qytetareve dhe i mallrave, duke eliminuar problemet e shkëmbimit, nëpërmjet beries transparent të çmimin duke krijuar një treg financiar të vetëm, me çmime të qëndrueshme dhe interesa të ulta më kurs këmbimi internacional të mbrojtur nga dyndjet e mëdha tregtare në eurozonë. Ajo është gjithashtu e nënkuptuar si simbol i integrimit dhe stimulues për më shumë. Eurozona dhe politikat monetare për ato vende që i kanë adaptuar ato me konsensusin w BE, janë nën kontroll të Bankës Qendrore Evropiane.

Bashkimi monetarë

bashkimi europian eshte kot plere[[ ]]fuck

Garimi

Politika e zhvillimit

Agrikultura

Energjia

Infrastruktura

Zhvillimi Regjional


Ambienti

Edukimi dhe zhvillimi


Demografia


Gjuhët


Religjioni


Kultura


Sporti


Referencat

shih edhe këtë

Lidhje të jashtme