Mahmud Ahmedinezhad: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: arz:احمدي نجاد
Rreshti 20: Rreshti 20:
[[af:Mahmoud Ahmadinejad]]
[[af:Mahmoud Ahmadinejad]]
[[ar:محمود أحمدي نجاد]]
[[ar:محمود أحمدي نجاد]]
[[arz:احمدي نجاد]]
[[arz:محمود احمدى نجاد]]
[[az:Mahmud Əhmədinəjad]]
[[az:Mahmud Əhmədinəjad]]
[[bg:Махмуд Ахмадинеджад]]
[[bg:Махмуд Ахмадинеджад]]

Versioni i datës 23 janar 2010 14:57

Skeda:Mahmud Ahmedinezhad.jpg
Mahmud Ahmedinezhad, Kryetar i Republikës Islamike të Iranit

Mahmud Ahmedinezhad (persisht: محمود احمدی‌نژاد, Mahmud Ahmadinežâd, IPA: mæhˈmuːd æhmædiːneˈʒɒːd), i njohur edhe si Mahmoud Ahmadinejad, është kryetari aktual, i gjashti me radhë, i Republikës Islamike të Iranit. Ish-kryebashkiak i Teheranit, Ahmedinezhad fitoi mandatin e parë katërvjeçar në zgjedhjet presidenciale të Iranit në vitin 2005. Si kryetar, ai mban postin më të lartë të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, si dhe kryen funksionet e kreut të qeverisë dhe disa funksione ceremoniale të kryetarit të shtetit. Kreu i vërtetë i shtetit në Iran është Udhëheqësi Suprem, i cili mban komandën e forcave të armatosura dhe ka tagër t'i rishikojë vendimet politike të ligjvënësve dhe ekzekutivit.

Ahmedinezhad mban titullin e doktorit të shkencave, ndërsa në politikë njihet si konservator i pikëpamjeve islamike shiite dhe një kundërshtar i madh i SHBA-ve dhe Izraelit. Telashet e Ahmedinezhadit janë dështimi i planit të tij ekonomik si dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Ai ka mbrojtur programin bërthamor të Iranit, me gjithë kundërshtimin e botës perëndimore. Njëherësh, gjendja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe të grave nuk ka ndryshuar gjatë gati një mandati presidence të Ahmedinezhadit.

Kryetari iranian është figurë tejet kundërthënëse dhe komentet e tij kanë bërë që të njihet si njeri dhunshëm dhe luftëdashës. Së fundi, pohimi i tij në një konferencë të OKB-së se Izraeli është shtet i ndërtuar në baza raciste u përcoll nga braktisja e sallës ku ai po mbante fjalim.

Në zgjedhjet presidenciale 2009, Ahmedinezhad u sfidua nga dy kandidatë reformistë, ish-kryeministri Mir Hosein Musavi dhe ish-kryeparlamentari Mehdi Karubí, dhe një konservator, ushtaraku dhe ekonomisti Mohzen Rezai. Ahmedinezadh u rizgjodh me mbi 60% të votave, ndonëse kandidati i dytë, Musavi, nuk e ka pranuar akoma disfatën, duke u thirrur në parregullsi zgjedhore.

Shih dhe këtë

Referencat

BBC News, "Iran's presidential candidates," 21 maj 2009