Dallime mes rishikimeve të "Mevlan Shanaj"

Jump to navigation Jump to search
1.730 bytes added ,  11 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[[Skeda:Mevlan Shanaj.jpg|thumb|300px]]
'''Mevlan Shanaj''' Mjeshter i madh, artist i merituar, pedagog dega e filmit në Akademinë e Arteve [[Tirana|Tirane]], lindi më [[7 shkurt]] të vitit [[1945]] në [[Fier]], [[Shqipëri]],. ështëËshtë prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe regjisortelevizion, shqiptardhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH dhe Anëtar i Këshillit Artistik i "Grupi Përzgjedhës i filmave" Kanë, Pragë, Budapest, Bukuresht. Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me "Zig-Zag" Film. Më 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" e deri më sot në degën e regjisë në Akademinë e Arteve. Në vitin 2008 mori titullin "Mjeshtër i Madh".
Shanaj ka interpretuar në filmat: "I teti në bronz"(1970) regjisor Viktor Gjika, "Malet me blerim mbuluar" (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, "Guximtarët" (1970) regjisor Gëzim Erebara, "Rrugicat që kërkonin diell" (1975) regjisor Saimir Kumbaro, "Ballë për Ballë"(1979) regjisor Kujtim Çashku, "Rrethimi i Vogël" (1986) regjisor Saimir Kumbaro, "Pranvera s'erdhi vetëm" (1988) i Pirro Milkanit, "Viktimat e Tivarit"(1996) i Ekrem Kryeziut, "Unë e dua Erën" (1991), dhe "Lule të Kuqe Lule të Zeza" realizim i vetë Shanajt. Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: "Korrierët" (1976), "Plumba Perandorit" (1980 ), "I Paharruari"(1984), "Të Shoh në Sy" (1985), "Një Telegram dhe një Këngë" (1986), "Fletë të Bardha" (1990). Dokumentarë: "Marie Kraja", "Tefta Tashko", "Komani një Betejë e Madhe", "Gju me Gju", "Lasgush Poradeci", "Berati Qyteti i Bardhë", "Zëra nga Lashtësia", "Katër Mëngjeset", "Pandi Raidhi", "Rrugët", "Bibla & Kurani" , "Një ftesë nga Iliri", "Visi", "Përcjellja", "Shkronjat e Pavarësisë".
 
Ne vitin [[2008]] ishte ne rolin e kritikuesit ne reality-show [[Big Brother]].

Menyja e lëvizjeve