JHVH: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
SieBot (diskuto | kontribute) v roboti shtoj: tl:Tetragrammaton |
v roboti largoj: fr:YHWH |
||
Rreshti 33: | Rreshti 33: | ||
[[es:Yahveh#Escritura]] |
[[es:Yahveh#Escritura]] |
||
[[fa:یهوه]] |
[[fa:یهوه]] |
||
[[fr:YHWH]] |
|||
[[he:השם המפורש]] |
[[he:השם המפורש]] |
||
[[hi:यहोवा]] |
[[hi:यहोवा]] |
Versioni i datës 26 shkurt 2010 11:56
JHVH është katërshkronjëshi që përdoret nga hebrenjtë në biblën e tyre Tanakh për emrin vetjak dallues të Perëndisë së Izraelit. Ky emër përbën për besimtarët hebrenj dhe besimtarët e krishterë, Zotin (Perëndinë) e vetëm të mbarë botës, krijuesin e tyre, shpëtuesin, gjykuesin dhe shëlbuesin. JHVH është për ta "Çlirimtari i mëshirshëm" dhe "Besëlidhësi i drejtë" i popullit të zgjedhur të Izraelit, siç e paraqet Urdhëresa e 1 tek (Dalja 20:2):
- Une jam JHVH, Perëndia jote, që të ka nxjerrë nga robëria e Egjyptit. Ti s´duhet të kesh Perëndi tjeter përveç meje.
Këto shkronja shqiptohen në alfabetin hebraik kështu: י (jod´h) ה (heh) ו (vav) ה (heh) ose יהוה (JHVH).
Emri JHVH
Nga të gjithë emrat e Perëndisë, të përdorur në biblën hebraike, JHVH shfaqet 6.823 herë, sipas Enciklopedisë hebraike. Bibla Hebraike dhe Bibla Hebraike Shtutgartese të Shkrimeve hebraike e përmbajnë katërshkronjëshin 6.828 herë.
Në Judaizëm, katërshkronjëshi JHVH është emri i pashprehshëm i Perëndisë, dhe prandaj nuk duhet të lexohet me zë të lartë. Për t´u lexuar me zë të lartë nga shkrimet apo në lutje, ai është zëvendësuar me fjalën Adonai (Zot). Trajta të tjera shkrimi si י (jod) ו (vav) (JV ose Jav); ose י (jod) ה (heh) (JH ose jah) lexohen në të njëjtën mënyrë.
Jashtë lutjes së drejtpërdrejte, fjala " ’ǎdônây" (אֲדֹנָי) nuk flitet nga disa judenj sepse përmendja kot e emrit të Zotit është dhunim i urdhëresës së tretë (Dalja 20:7). Prandaj, fjala lexohet shpesh si HaShêm (הַשֵּׁם), që do të thotë "Emri", ose në disa raste ’ǎdô-Shêm , një përbërje e ’ǎdônây dhe HaShêm. Nga judenjtë përdoret edhe fjala ’ělôhîym (Perëndi) për mos përmendjen e katërshkronjëshit JHVH.