Adem Ramadani: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 33: Rreshti 33:
== Albumet ==
== Albumet ==
[[Adem Ramadani]]-Nena me nje sy
[[Adem Ramadani]]-Nena me nje sy
[[Adem Ramadani]] respekti ndaj prinderve
[[Adem Ramadani]]- respekti ndaj prinderve
[[Adem Ramadani]] Ti o Muhamed
[[Adem Ramadani]]- Ti o Muhamed
[[Adem Ramadani]] Shkurorzimi
[[Adem Ramadani]]- Shkurorzimi
[[Adem Ramadani]] Fukaraja
[[Adem Ramadani]]- Fukaraja
[[Adem Ramadani]] kendo more vella kuran
[[Adem Ramadani]]- kendo more vella kuran
=== Audio ===
=== Audio ===
* [http://www.riniashop.com/muzike_files/artistat/AdemRamadani.htm Adem Ramadani - RiniaShop]
* [http://www.riniashop.com/muzike_files/artistat/AdemRamadani.htm Adem Ramadani - RiniaShop]

Versioni i datës 2 mars 2010 16:14

Gjendeni te artikulli Adem Ramadani. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Stampa:Biografia-Box Adem Ramadani lindi më 27 shtator të vitit 1978, në Shkup një ish këngëtar mjaft i njohur nga Shkupi i cili me disa prej albumeve te tija para disa vitesh ka korrur suksese te mëdha deri atë ditë kur ai vendosi te perqafoj fort Islamin dhe ne atë menyr të distancohet nga muzika duke filluar të këndoj ilahi në gjuhën shqipe.

Rinia dhe edukimi

Pas shkollës fillore dhe të mesme, ai e përfundoi Fakultetin Pedagogjik. Muzika ishte pasion i tij qysh nga vegjëlia. Qysh si fëmijë, madje para se të fillonte shkollën fillore, filloi të këndoj. Karrierën e tij prej muzikanti e filloi në shoqëri kulturore artistike të Shkupit.

Kariera muzikore

Në vitet 1990-1991 e nxori albumin e parë,titulluar "Loti per Ty". Albumi i tij i parë nuk pati shumë suksese, pasi që Ademi akoma nuk ishte njohur si këngëtar, meqë nuk kishte përvojë me përpunimin e teksteve, kompozimin e muzikës etj. Sukseset filluan diku prej vitit 1995 kur Ademi filloi të kërkohej me të madhe dhe të simpatizohej nga dëgjuesit tejmase.

Ishin vitet kur Adem Ramadani filloi të nxjerrë albume dhe hite, njëra pas tjetrës. Ademit, madje, nuk i kujtohet me saktësi numri i albumeve që ka nxjerr. Prej tyre kishte me muzikë kolazhe, folklorike dhe të tjera. Gjatë karrierës së tij muzikore kryesisht këndonte muzikë popullore, argetuse dhe folklorike.

Përqafimi i Islamit

Kontakti i tij i parë me fenë islame ishte në vitet 1990-1991 nëpërmjet disa artikujve. Vlen të përmendim se libri i parë fetarë që lexoi Adem Ramadani, ishte “Rijadul Salihin” (përmbledhje e haditheve), libër që kishte lënë gjurmë të mëdha tek ai. Ky libër e kishte shtyrë të mendonte se një ditë do të duhej të fillonte të zbatojë mësimet islame në tërësi. “Bindja nuk më shkrepi menjëherë. Ajo u zhvillua ngadalë nëpërmjet leximit, studimit dhe praktikimit gradual të mësimeve islame”, rrëfen Adem Ramadani. Ideja për të nxjerrë një album me ilahi i kishte lindur edhe më herët por nuk mund ta pranonte që në të njëjtën kohë të bënte edhe muzikë edhe ilahi.

Prandaj, vendosi që një ditë të braktisë muzikën dhe të merret me këndimin e ilahive. 27 gushti i vitit 2004 ishte dita e dasmës së fundit në të cilën do të këndonte Adem Ramadani. Ishte kohë kthese në jetën e tij. Në zemrën e Ademit shndritën rrezet e diellit islam. Tashmë, ai përfundimisht filloi karrierën e tij si këngëtar i ilahive dhe praktikues i denjë i islamit.

Këndimi i ilahive

Ademi është i vendosur në bindjen e tij se për ta bërë një hap të tillë duhet ta njohësh dhe ta praktikosh islamin me përpikëri. Ky vendim Ademit i solli edhe vështirësi të shumta me produksione të ndryshme muzikore. Ata nuk donin ta pranonin albumin e parë të tij me ilahi, “Të duhemi për Allah”.Disa prej tyre frikësoheshin se do të ishte dështim financiar, prandaj nuk ishin të interesuar që të investonin mjetet e tyre. Kishin frikë se albumi nuk do të shitej sa duhet dhe do të pësonin fiasko. Ndërkaq, ndodhi e kundërta. Albumi ishte më i suksesshmi i albumeve të tij. Jo zyrtarisht flitet se vetëm në Kosovë janë shitur mbi 50,000 kopje, në Maqedoni 15,000 e në diasporë shumë më tepër.

Albumet

Adem Ramadani-Nena me nje sy Adem Ramadani- respekti ndaj prinderve Adem Ramadani- Ti o Muhamed Adem Ramadani- Shkurorzimi Adem Ramadani- Fukaraja Adem Ramadani- kendo more vella kuran

Audio

Video