Tigri: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Mc-G Ncsh 4ever
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Taxobox
{{Taxobox
| Tigri
| Tigri MC-G
| status =
| status =
| status_system =
| status_system =
Rreshti 31: Rreshti 31:
Tigrat e jugut e kanë ngjyrën e trupit më të shndritshme dhe vijat më të gjera, kurs tigrat e veriut ([[tigri siberian]]) ngjyrën e trupit e kanë më të zbehtë vijat më të holla. Gëzofi i tigrit në shumicën e llojeve është shumë i shkurtër por te tigri siberian është i gjatë dhe i dendur për shkak të klimës së ftohtë që mbizotëron atje (bëhet deri në -72 °C).

Gjatësia e qimeve të tigrit është 1 cm, por te tigrat siberian qimet janë shumë më të gjatë : qimet e shpinës janë 5 cm të gjatë dhe qimet e barkut deri në 10 cm. Thonjtë e tigrit mund të arrijnë gjatësi deri më 10 cm, kurs dhëmbët e syrit i kanë të gjatë rreth 6 cm. Të gjitha 9 llojet e tigrave i'u duken njëri tjetrit shumë të ngjashëm, por dallimi kryesor qëndron tek madhësia. Tigri më i vogël është tigri indonezian. Ky lloj tigri e ka perimetrin e kokës deri 140 cm, gjatësinë e bishtit deri në 60 cm dhe peshën trupore 90 kg (femrat) dhe 120 kg (meshkujt).
Gjatësia e qimeve të tigrit është 1 cm, por te tigrat siberian qimet janë shumë më të gjatë : qimet e shpinës janë 5 cm të gjatë dhe qimet e barkut deri në 1000 cm. Thonjtë e tigrit mund të arrijnë gjatësi deri më 10 cm, kurs dhëmbët e syrit i kanë të gjatë rreth 6 cm. Të gjitha 9 llojet e tigrave i'u duken njëri tjetrit shumë të ngjashëm, por dallimi kryesor qëndron tek madhësia. Tigri më i vogël është tigri indonezian. Ky lloj tigri e ka perimetrin e kokës deri 140 cm, gjatësinë e bishtit deri në 60 cm dhe peshën trupore 90 kg (femrat) dhe 120 kg (meshkujt).
Tigri siberian perimetrin e kokës e ka 200 cm gjatësinë e bishtit rreth 90 cm peshon 150 kg (femrat) deri në 250 kg (meshkujt). Kjo e bënë tigrin siberian grabitqarin më të madh në botë pas ariut. Tigri është macja më e rënde dhe më e fortë edhe pse vihet në dyshim forca e luanit por një tigër e mposht luanin me plot bindje.

Versioni i datës 15 mars 2010 20:52

Tigri
Tigri Bengal (Panthera tigris tigris) në parkun Bandhavgarh National Park në Indi.
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
P. tigris
Emri binomial
Panthera tigris
(Linnaeus, 1758)
Shtrirja historike e tigrave (në të verdhë) në vitin 2006 (në të gjelbër).[1]
Sinonimet
Felis tigris Linnaeus, 1758

Tigris striatus Severtzov, 1858

Tigris regalis Gray, 1867

Tigri (Panthera tigris) është shtazë grabitqare dhe pjesëtari më i madh i familjes së felinëve (maceve). Territori ku jeton tigri është kryesisht Azia. Në xhungël, ambienti i tij, lëviz pa bërë zhurmë kur e kap prenë e tij. Për këtë qëllim, ai është i pajisur me kthetra të mprehta. Qimet e lëkurës janë përshtatura ambientit të xhunglës. Kjo bën që tigri të fshihet nëpër barin e lartë. Preardhja e tij mund të lidhet me një kafshë dy metra të gjatë, e parë në tokë 40 milion vjet më parë, që konsiderohej paraardhësi i felinve të sotëm, përfshirë dhe macen e shtëpisë.

Dukja

Tigrat e jugut e kanë ngjyrën e trupit më të shndritshme dhe vijat më të gjera, kurs tigrat e veriut (tigri siberian) ngjyrën e trupit e kanë më të zbehtë vijat më të holla. Gëzofi i tigrit në shumicën e llojeve është shumë i shkurtër por te tigri siberian është i gjatë dhe i dendur për shkak të klimës së ftohtë që mbizotëron atje (bëhet deri në -72 °C).

Gjatësia e qimeve të tigrit është 1 cm, por te tigrat siberian qimet janë shumë më të gjatë : qimet e shpinës janë 5 cm të gjatë dhe qimet e barkut deri në 1000 cm. Thonjtë e tigrit mund të arrijnë gjatësi deri më 10 cm, kurs dhëmbët e syrit i kanë të gjatë rreth 6 cm. Të gjitha 9 llojet e tigrave i'u duken njëri tjetrit shumë të ngjashëm, por dallimi kryesor qëndron tek madhësia. Tigri më i vogël është tigri indonezian. Ky lloj tigri e ka perimetrin e kokës deri 140 cm, gjatësinë e bishtit deri në 60 cm dhe peshën trupore 90 kg (femrat) dhe 120 kg (meshkujt).

Tigri siberian perimetrin e kokës e ka 200 cm gjatësinë e bishtit rreth 90 cm peshon 150 kg (femrat) deri në 250 kg (meshkujt). Kjo e bënë tigrin siberian grabitqarin më të madh në botë pas ariut. Tigri është macja më e rënde dhe më e fortë edhe pse vihet në dyshim forca e luanit por një tigër e mposht luanin me plot bindje.

Përhapja

Lloji Numri minimal Numri Maximal
Tigri Siberian 450 530
Tigri Bengalez 1300 2000
Tigri Indonezian 600 1200
Tigri i Malajzisë 600 650
Tigri i Kines 20 30
Sumatra-Tiger 400 500
Tigri i Balit --- --- (I zhdukur)
Tigri i Javës --- --- (I zhdukur)
Tigri Kaspik --- --- (I zhdukur)
Zonat natyrale ku jeton tigri.

Supozohet se një përkeqësim i kushteve klimatike siberiane bëri që shumë kafshë të emigronin drejt jugut. Nga aty specia filloi të lëvizë drejt lindjes dhe perëndimit, duke ndaluar vetëm në vendet e përshtatshme për ezigjencat e tyre, si Himalaja apo shkretëtira e Gobit. Disa kafshë u spostuan drejt Koresë, ndërsa të tjerët arritën Turkestanin dhe në fund Indinë.

Pra tigrat janë të përhapur nga India deri në Kinë e Azinë juglindore, kurse në veri mbi lumin Amur larg në Siberinë Lindore. Ishulli i vetëm në të cilin jetojnë tigrat është ishulli i Sumatrës. Vetëm në vitet 1995-2005 territoret në të cilat jetojnë tigrat janë zvogëluar për 40 %, kështu që tigrat i kanë vetëm edhe 7 % të territorit të cilin e kanë pasur më herët[2].

Tigri i Bardhë

Tigri i bardhë

Tigrat e bardhë njihen prej shumë kohësh. Tigri i parë u zbulua rreth vitit 1820. Një tigër i bardhë u vra në Asam në 1899. Raca e famshme e tanishme, e ka prejardhjen nga një mashkull i bardhë, i kapur në Rewa në 27 maj 1951. Ky i fundit u kryqëzua me një tigreshë normale. Këlyshët e parë patën ngjyrë normale. Njëra nga femrat u kryqëzua me të atin dhe dha 4 këlyshë të bardhë në 30 Tetor 1958. kështu pati fillimin dhe brezi i tigrave të bardhë. Aktualisht ka disa tigra të bardhë që jetojnë në Indi. Bëhet fjalë për tigra të kryqëzuar me tigrat e bardhë të kopshteve zoologjike, për të mos humbur llojin dhe të ruajnë tigrin e bardhë.

Tigri i kuq

Njihet vetëm një tigër i kuq. Bëhet fjalë për një femër të vrarë në Elbaaz 1928. Lëkura e saj e ruajtur në Museumin Britanik te Londrës, është ngjyrosur normalisht por ka vija brune.

Tigri i zi

Ekzistenca e tyre është vene re në xhunglën e Travancores, ato janë të ngjashëm me panterën e zezë. Njeri prej tyre u vra në 1895.

Shih edhe

Burime të thëna

  1. ^ Save The Tiger Fund | Wild Tiger Conservation
  2. ^ http://www.vistaverde.de/news/Natur/0411/09_tiger.php