Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Rrjeti Kompjuterik"

ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
(Më këtë kuptojmë që nëse kemi një sinjal ADSL dhe e kalojmë në një ruter është e mundur ta shpërndajmë në shumë rrjeta kompjuterike apo pajisje kompjuterike.)
No edit summary
sinjalit zanor ose pamor (në të shumtën e rasteve nga njeriu) dhe perkthehet në pulse elektronike. Sinjalet dixhitale e marrin sinjalin zanor ose pamor dhe e thyejnë në kode binare pra formojnë seri “1”-sh dhe “0”-sh. Shumica e pajisjeve analoge jane telefonat, fakset, modemet etj.
 
[Shikoni Skemën:]http://albbrain.com/wiki/netwok/rrjeti_telefonik.png
[[http://i40.tinypic.com/2aam4c1.jpg]]
 
Në figurën e mësipërme jepen hallkat në të cilat kalon sinjali si analog ashtu dhe dixhital.
Ky terminator shërben për të konvertuar sinjalet nga dixhitale në analoge dhe anasjellas. Çdo linjë telefonike ISDN që vjen nga shërbimi publik telefonik (që quhet Network Loop ose U-Loop) deri tek konsumatori, mund të përdori vetëm 2 përcjellesit e tij
të bakrit siç perdor për sinjalin analog. Shërbimi Publik Telefonik e mbaron shërbimin e tij me 2 fijet ISDN deri tek Terminatori
i Rrjetit (NT1 – Network Terminator). Konsumatorët sipas kërkesës së tyre mund të përdorin pajisje si Telefona, Faks, Modem te jashtëm dhe të brendshëm për të lidhur kompjuterat ose një sistem të tërë kompjuterik. Kombinimi i modemëve dhe ruterave (Router), na bëjnë të mundur që të lidhim një seri të gjerë pajisjesh kompjuterike, në mënyrë që të shkëmbejnë të dhëna(Data). Në vitet 1990 teknologjia ADSL (Asymmetric Digital Subscriber Line) ishte shumë e kushtueshme për përdorim vetiak dhe mënyra me ekonomike në atë kohë u bënë vetëm me modem. Ky lloj komunikimi i kompjuterave ISDN – Modem, arrin në shpejtësinë maksimale 128 kilo bit per sekondë (kbps). Sot për sot në tregun Shqipëtar ndodhen modem të jashtëm dhe të brendshëm, ku çdo konsumator është i lirë të zgjedhi teknologjinë që dëshiron për tu lidhur në Internet. Duke instaluar ADSL (ISDN + Modem + Ruter + Kompjuter), arrihen shpejtësi shumë të mëdha në transmetimin e të dhënave (Data). Mund të përmendim 512 kbps, 1 Mbps (Mega bit për sekondë) dhe vende si Amerika, Anglia dhe Japonia po e rrisin teknologjine e transmetimit për konsumatorin deri në 20 Mbps.
 
[[Skeda:http://i40.tinypic.com/2aam4c1.jpg]]
[Shikoni skemën:]http://albbrain.com/wiki/netwok/rrjeti_telefonik_me_kompjuterik.png
 
Në skemën e mësipërme jepet skema rrjetit kompjuterik që formohet nga Ruter, Hab, Modem, kompjutera, dhe Filter Adsl - Telefon (Splitter). Pra sic na vjen sinjali ISDN me dy përcjellësa bakri, nga Shërbimi Publik Telefonik, do te futet tek Filteri Adsl-Telefonik (Splitter), i cili ka rol shumë të rëndësishëm në këto tipe rrjetash. Funksioni i spliterit është që të bëjë ndarjen e sinjalit që vjen ISDN (Telefon dhe Data), në 2 sinjale të ndryshme. Spliteri ka 3 porta. Porta hyrëse Linjë ku hyn sinjali ISDN dhe është i tipit RJ-11(Spinë Telefonke 4 pin). Porta dalëse ADSL nga del sinjali Data për tu lidhur Modemi, kjo portë është e tipit RJ-45(Spinë Rrjeti Kompjuterik – 8 pin). Porta dalëse Telefonike (Phone), për të marrë sinjalin telefonik (Sinjalin Analog – zakonisht zanor). Nëse nuk do të ishte Spliteri, në këtë rrjet sinjali Adsl që do të merreshe dhe sinjali analog do të binin në konflikt me njeri tjetrin. Pra nuk do ishte një lëvizje e drejtuar e sinjaleve. Nga Spliteri, në porten e Adsl marrim sinjalin dhe e kalojmë në Modem. Nga modemi e kalojmë në portën hyrëse të Ruterit. Ruterat jane të ndryshëm, nga ruteri mund të lidhen një seri e madhe e kompjuterave dhe rrjetave të tjerë kompjuterik. Nga ruteri e kalojmë sinjalin në shpërndarësin e sinjalit ADSL që quhet Hab (Hub). Edhe habet jane disa llojesh në varësi nga numri i portave RJ-45 dhe shpejtësisë që transmetojnë në rrjet. Mund të përmendim me 8 porta, 12 porta, 16 porta etj.
3

edits