Valbona (fshat): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: de:Valbona (Albanien)
Rreshti 76: Rreshti 76:
[[Category:Fshatra në Shqipëri]]
[[Category:Fshatra në Shqipëri]]


[[de:Valbona (Albanien)]]
[[en:Valbonë]]
[[en:Valbonë]]
[[mk:Валбона (Албанија)]]
[[mk:Валбона (Албанија)]]

Versioni i datës 3 prill 2010 11:32

Stampa:Infobox ALB fshat

Valbona është një fshat në Alpet Shqiptare, 26 km nga Bajram Curri, Rrethi i Tropojës. Fshati është padushim një ndër atraktcionet më të preferuara turistike në Shqipërinë e veriut. Lumi Valbona qe kalon nëpër fshat dhe vet Lugina e Valbonës tërhjekin shumë vizitorë.

Rrenjet e Valbones

Emri i madh i Valbonës, aktualisht përfshin rreth 37 shtëpi me vetëm 300 banorë. Fshati i vendosur në një grykë gjysmë të thepisur, buzë lumit me të njëjtin emër, mes malit të Kollatës, mal përballë Jezercës e Pecmarës, në një lartësi prej 810 metra mbi nivelin e detit. Fshati kaq i njohur i ka rrënjët në fshatin shqiptar të Vuthajve, që sot ndodhet në Malin e Zi. Plaku 78 vjeçar, Muhamet Selimi, tregon se rrënjët e fshatit kanë moshë të paktën mbi 400 vjeçare. Në atë kohë, në këtë grykë kishin stanet verore për blegtorinë banorët e këtij fshati. Një nip i tyre (nga vajza) që kishte mbetur jetim në moshën 4 muajshe, pasi u rrit e u martua, kërkoi të qëndronte të paktën me qera në stanet e verimit edhe gjatë dimrit. Pse kështu? Sepse sipas Kanunit (edhe sot e kësaj dite) nipi (nga vajza, bijë e fshatit) nuk ka hise në fshat, pasi hise mund të ketë vetëm nipi në linjën mashkullore. Por, duke qëndruar për disa vite aty, nipit i lindën edhe fëmijë, ata u rritën e u martuan, aq sa kjo familje u shumua, pinjollët e saj nuk pranuan të largohen më, problemi shkoi deri në gjyq. Nipi që ishte lënë nga fshati të banonte në stane, që edhe t’i ruante, kishte vdekur. Gjyqtarët e kohës për zgjidhjen e problemit kërkuan të shkonin në Valbonë e sipas ligjeve të kohës nëse oxhaqet e shtëpive nxirrnin tym, toka u takonte atyre. Në të kundërt i takonte Vuthajve. Në gjyq (nuk dihet se kush i mësoi valbonasit (më saktë paraardhësit e fisit të Selimajve të sotëm), por kur gjyqtarët shkuan panë se çdo shtëpi nxirrte tym, përkjo i detyroi të jepnin verdiktin, se toka u takonte atyre. Kjo ka ndodhur rreth 300 vjet më parë. Kështu lindi fshati i Valbonës.