Stavri Shkurti: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
Puntori (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 1: | Rreshti 1: | ||
{{joref|24 Korrik 2008}} |
|||
'''Stavri Shkurti''' ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1927. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950 kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi” duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaron në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike. |

Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën "Vajza pa prikë", ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si "Pamje nga ura" e Artur Milerit dhe ""Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën "Maro Mokra". |

Versioni i datës 14 prill 2010 16:47
Stavri Shkurti ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1927. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950 kur u krijua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi” duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaron në Pragë (Çeki) për inxhinieri hidrologjike. Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit), Fadil Kraja, Piro Mani (Artist i Popullit), Sokrat Mio (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën "Vajza pa prikë", ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si "Pamje nga ura" e Artur Milerit dhe ""Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën "Maro Mokra". Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar,filmin "Tana" në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik. Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin "Ilegalët" në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin "Zonja nga qyteti" në vitin 1976, roli i Zalo Kapllanit në filmin televiziv " Agimet e Stinës së Madhe" në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985 etj. Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin "Vitet e pritjes" në vitin 1990. Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga Atdheu në Selanik të Greqisë ku dhe do të ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare në 6 gusht të vitit 1998 duke u përcjellë me shumë nderim e dashuri në banesën e fundit jo vetëm nga gjithë populli i Korçës por dhe nga shumë miq,kolegë e dashamirë. Për meritat e tij artistike Stavri Shkurti është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit".
Filmografia
- 1990 -- Vetmi Jani
- 1990 -- Fletë të bardha (Film TV) Andrea
- 1990 -- Jeta në duart e tjetrit Babai i Spiros
- 1989 -- Kush është vrasësi Thimi Dino
- 1989 -- Muri i gjallë Babai i Rozafës
- 1989 -- Vitet e pritjes Fajdexhiu
- 1988 -- Shkëlqimi i përkohshëm
- 1987 -- Botë e padukshme Inxhenieri
- 1987 -- Përsëri pranverë Sekretari
- 1987 -- Rrethi i kujtesës Profesor Weberi
- 1986 -- Dasëm e çuditshme Dalipi
- 1985 -- Asgjë nuk harrohet Manol Gjinaj,përkthyesi
- 1985 -- Të shoh në sy (Film TV) Drejtori
- 1984 -- Kush vdes në këmbë Doktori
- 1984 -- Lundrimi i parë Borak
- 1984 -- Vendimi Kiçua
- 1983 -- Një emër midis njerëzve Jani
- 1981 -- Agimet e Stinës së Madhe (Film TV) Zalo Kapllani
- 1981 -- Gjurmë në kaltërsi Mjeku
- 1981 -- Kërcënimi Drejtori
- 1981 -- Qortimet e vjeshtës Fotografi
- 1980 -- Një shoqe nga fshati Sala,sekretari i Partisë
- 1980 -- Partizani i vogël Velo Babai i Velos
- 1979 -- Mysafiri Mysafiri
- 1979 -- Ballë për ballë Shefi i Arkeologëve
- 1978 -- Gjeneral Gramafoni Brahoja
- 1978 -- I treti (Film TV) Qazim Beluli
- 1978 -- Kur hidheshin themelet (Film TV) Zeneli
- 1978 -- Yje mbi Drin Pertefi,inxhinieri
- 1977 -- Flamur në dallgë (Film TV) Urani
- 1977 -- Guna mbi tela Mësuesi
- 1977 -- Njeriu me top Murat Shtaga
- 1976 -- Përballimi Tarja
- 1976 -- Zonja nga qyteti Sala,sekretari i Partisë
- 1976 -- Ilegalët Besimi
- 1975 -- Rrugicat që kërkonin diell (Film TV) Furrxhiu
- 1971 -- Mëngjese lufte
- 1968 -- Prita Ligori
- 1965 -- Vitet e para Një nga vullnetarët në tharjen e kënetës
- 1958 -- Tana