Baptizmi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: Këta janë vazhdë e puritanistëve anglezë. Biblën e vlerësojnë si themel të besimit dhe të jetës së tyre. Në fund të shek. XVI komunitetin e tyre e kanë llogaritur të pavar...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 15 prill 2010 16:27

Këta janë vazhdë e puritanistëve anglezë. Biblën e vlerësojnë si themel të besimit dhe të jetës së tyre. Në fund të shek. XVI komunitetin e tyre e kanë llogaritur të pavarur nga kisha shtetërore. Kështu që, në mesin e tyre është formuar një njësi me emrin “komuniteti i shenjtorëve”. Për shkak të përndjekjes dhe dhunës shtetërore disa anëtarë e kanë braktisur Anglinë. John Smyth, njëri prej udhëheqësve të komunitetit, më 1608, u vendos në Amsterdam. Këtu formoi bindjen se besimtarët e “komunitetit të shenjtorëve” duhet të pagëzohen në bazë të shembullit biblik, si një praktikë e Jezu Krishtit. Disa anëtarë të komunitetit u ndanë prej Smythit dhe nën udhëheqjen e Thomas Helwyit (1611-1612), përsëri shkuan në Angli. Për të mos u ngatëruar me mennonitët, të cilët pagëzoheshin ngjashëm me ta, vetveten e quajtën “baptistë”, që ka kuptimin “të pagëzuarit”. Kjo lëvizje, gjatë kohës u përhap nëpër shtete të ndryshme të Europës dhe të Amerikës. Themelin e jetës së komunitetit e përbëjnë adhurimet e të dielës. Nuk kanë ndonjë tekst definitiv që përcakton përmbajtjen e adhurimit. Esencën e predikimeve e përbëjnë përmbajtja dhe teksti i marrë nga Bibla. Thuhen këngë hyjnore.460 Ceremonia e kungimit të shtunën bëhet një herë në muaj. Buka e thyer në ceremoni është bukë natyrore dhe anëtarët e komunitetit të rreshtuar të gjithë marrin nga një pjesë. Po ashtu pinë edhe prej gotës me alkool. Por këtë nuk e kuptojnë si një sakrament, por, vetëm si një përkujtim. Edhe gjatë javës organizojnë tubime të ndryshme. Pagesa e priftit që shërben në komunitet dhe harxhimet e tjera, realizohen nga vetë komuniteti. Anëtarët e komunitetit njëri-tjetrin e thërrasin “vëlla”. Organi më i lartë administrativ është kuvendi i komunitetit. Ai tubohet një herë në vit. Sot është anëtare e kishave protestante. Krishtin e llogaritin si Bir të Zotit, shpëtimtar dhe zotëri të botës. Mbrojnë mendimin se pagëzimi nuk realizohet për fëmijët, por për të rriturit dhe se besimi dhe pagëzimi janë të pandara njëri nga tjetri. Parimin e ndarjes së kishës dhe të shtetit e pëlqejnë. Nuk njohin autoritetin e njeriut shpirtëror në kishë. Sipas supozimeve të vitit 1975, mendohet se në botë ka afër 35 milionë baptistë.

Burimi i të dhënave