Presidenti i Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
vNo edit summary |
BetBot (diskuto | kontribute) v Robot: Changing Category:Kryetar |
||
Rreshti 20: | Rreshti 20: | ||
{{Kryetarë të Shqipërisë}} |
{{Kryetarë të Shqipërisë}} |
||
[[Category: |
[[Category:Kryetarë]] |
Versioni i datës 23 qershor 2006 14:46
Që nga krijimi i shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912, Shqipëria ka provuar disa modele qeverisjeje, përfshirë protektoratin ndërkombëtar, monarkinë, regjimin e partisë – shtet si dhe republikën parlamentare. Gjatë kësaj periudhe funksioni i Presidentit të Republikës dhe i Kryetarit të Shtetit është ushtruar në forma të ndryshme.
Më 1912 u krijua qeveria e parë me Ismail Qemalin në krye, e cila kishte edhe kompetencat e Kryetarit të Shtetit. Më 6 shkurt 1914 Konferenca e Ambasadorëve emëroi Princin Wilhelm Wied si Kryetar të Shtetit shqiptar. Në periudhën shtator 1914 – janar 1920 Shqipëria u bë shesh lufte duke ndërruar disa qeveri, ku detyra e Kryetarit të Shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca të ndryshme. Më 8 janar 1920 Kongresi i Lushnjës, zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash, i cili do të kryente funksionet e Kryetarit të Shtetit duke rikthyer parlamentarizmin Në vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverisë, duke ushtruar edhe funksionet e Kryetarit të Shtetit. Pas ndryshimeve të shpeshta në qeverisje, më 31 janar 1925 Asambleja Kombëtare miratoi formën republikane të regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President të Republikës. Më 1 shtator 1928 Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipëtarëve. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prill 1939 dhe bashkimit të dy vendeve, Viktor Emanueli III u bë Mbret i Shqipërisë. Vitet 1943-‘44 nën pushtimin gjerman rikthejnë qeverisjet – regjenca.
Përfundimi i luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të Kryetarit të Shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria përjetoi diktaturën komuniste, funksionet e Kryetarit të Shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nëntor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991.
Më 30 prill 1991 me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, krijohet Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës. Që nga kjo datë dhe deri më sot Presidentët dhe periudhat e drejtimit të tyre janë si më poshtë:
Zgjedhje
- 30 prill 1991: Parlamenti zgjedh President të Republikës, zotin Ramiz Alia
- 9 prill 1992: Parlamenti zgjedh President të Republikës, zotin Sali Berisha
- 3 mars 1997: Parlamenti rizgjedh President të Republikës, zotin Sali Berisha
- 24 korrik 1997: Parlamenti zgjedh President të Republikës, zotin Rexhep Meidani
- 24 korrik 2002: Parlamenti zgjedh President të Republikës, zotin Alfred Moisiu