Agjencia e Sigurisë Kombëtare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: ko:미국 국가안보국
Rreshti 81: Rreshti 81:
[[it:National Security Agency]]
[[it:National Security Agency]]
[[ja:アメリカ国家安全保障局]]
[[ja:アメリカ国家安全保障局]]
[[ko:국가안보국]]
[[ko:미국 국가안보국]]
[[lt:Nacionalinio saugumo agentūra]]
[[lt:Nacionalinio saugumo agentūra]]
[[nl:National Security Agency]]
[[nl:National Security Agency]]

Versioni i datës 21 prill 2010 00:35

Vula e ASKA-s.
Qendra kryesore e ASKA-s në Fort Meade, Maryland

Agjencia e Sigurimit Kombëtar Amerikan, shkurt ASKA dhe anglisht NSA - National Security Agency (shqiptimi En Es Ej)/Central Security Service (NSA/CSS) (Shërbimi Qendror i Sigurimit) besohet të jetë agjencia më e madhe e zbulimit e qeverisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane. ASKA është përgjegjëse për mbledhjen dhe rishqyrtimin e komunikimeve të huaja dhe për sigurinë e komunikimeve të qeverisë së SH.B.A kundër agjencive të njëjta kudo në botë. ASKA u themelua nga një urdhër presidencial ekzekutiv, dhe punon ngushtë me Ministrinë Amerikane të Mbrojtjes (Department of Defense) dhe është drejtuar gjithmonë nga një flamur me tre yje ose një oficer gjeneral. ASKA është një çelës kryesor i Bashkësisë së Zbulimit të SH.B.A-së dhe kryesohet nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar.

Detyra e ASKA-s është të përgjojë transmetimin radior, si nga organizata dhe persona të ndryshëm, internetin, dhe forma të tjera përçimi e komunikimi, veçanërisht komunikacione të besueshme.

Misioni i komunikimit të sigurt i ASKA-s përfshin komunikime të besueshme ose të fshehta ushtarake, diplomatike, dhe të gjitha komunikimet e tjera të ndjeshme qeveritare. Megjithëse përshkruhet si një nga punëdhënëset e vetme më të mëdha në botë të matematikanëve doktorë të filozofisë dhe zotëruesja e vetme e grupit më të madh të superkompjuterave, dhe duke pasur një fond shumë më të madh se atë të AQZ-së, ka qenë deri në vitet e fundit shumë pak e njohur. Për shumë vjet të jetës së saj nuk ka qenë madje e njohur nga qeveria e SH.B.A. Shpesh thuhet, gjysmë me tallje se fjalëshkurtimi "NSA" në anglisht do të thoshte "No such Agency" ("S´ka Agjenci të Tillë") ose "Never Say Anything" ("Mos Trego Kurrë Ndonjë gjë").

Për shkak të detyrës së saj përgjuese , ASKA/SHSQ është e lidhur ngushtë me kërkimet kriptoanalitike, dhe punon si pasuese e agjencive të mëparshme që njihen për zbulimin e shumë kodeveLuftën e Dytë Botërore dhe deshifrimeve (si p.sh. Purple Code, Venona, dhe JN-25).

Qendra Kryesore e ASKA-s është në Fort George G. Meade, Maryland (Merilend), gati 16 km. në verilindje të Washington, DC. ASKA e ka daljen në Baltimore-Washington Parkway (Beltimore-Uashington Parkuej) me tabelë "NSA Employees Only" ("Vetëm Për të Punësuarit") dhe ruhet zakonisht nga dy automjete të policisë së Shtetit Merilend. Shkalla e veprimtarisë në ASKA është e vështirë të përcaktohet nga të dhëna të paklasifikuara, por një gjë dihet mbi përdorimin e elektricitetit nga Qendra Kryesore e ASKA-s. Buxheti për elektricitetin i ASKA-s i tejkalon 21 milion dollarët në vit, duke e bërë atë përvetësuesin e dytë më të madh në Merilend. Fotografi të ndryshme kanë treguar se aty janë 18.000 vende parkimi, megjithëse shumë hamendësime e kanë vlerësuar fuqinë e plotë punëtore të ASKA-s rreth dyfishin e numrit të punëtoreve të ASKA-s, që janë të shpërndarë në të gjithë botën.

Puna e komunikimit të sigurt qeveritar e ka futur ASKA-n në fusha të shumta teknologjike duke përfshirë skicimin e posaçëm komunikativ harduerik dhe softuerik, prodhimin e përkushtuar të gjysmëpërcjellësve (aty ndodhet një fabrikë e prodhimit të çipaveFt.Meade), dhe kërkimin e përparuar kriptografik. Agjencia bën kontrata me sektorë privatë në fushat e kërkimit dhe pajimit.

Historia e agjencisë

Ndërthurjet me kriptografi joqeveritare

Patenta

ECHELON

Përgjimet telefonike

Grupi i punës

Drejtorët

Drejtorët deputetë

Kriptoanalistë të njohur

Sistemi i deshifrimit të ASKA-s

E kaluara dhe e tashmja e veprimtarive të SIGINT

Nëpër trillime

Shënime

Kompjuterët e ASKA-s

Lexime të mëtejshme

Shiko edhe

Lidhje të jashtme