Therepeli: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Fjale te urta
vNo edit summary
Rreshti 9: Rreshti 9:
| posta=
| posta=
| telefoni=
| telefoni=
| lartësia=
| lartësia=300-600m mbi nivelin e detit
| latitude=
| latitude=
| longitude=
| longitude=
| web=
| web=WWW.therepeli.com
}}
}}


'''{{PAGENAME}}''' është një fshat në [[Shqipëri]]...
'''{{PAGENAME}}''' është një fshat në [[Shqipëri]]...



''''''Tekst i trashë''''''= Gjeografia ==


Pak historik
Pak historik

Versioni i datës 21 maj 2010 08:50

Stampa:Infobox ALB fshat

Therepeli është një fshat në Shqipëri...


Pak historik

Nga pikpamja toponimike është një nga fshatrat e pakët që emërtimi nuk lidhet me emërtime sllave.

Shpjegimi shkencor për prejardhjen e emrit Therepel vjen nga profesor Eqerem Çabej, i cili e shpjegon këtë emër me librin e tij madhor “Etimologjia e gjuhës Shqipe” , me një lloj bime mjekësore the’repel , por në gjuhën e folur karakteristike për Skraparin, theksi bie te zanorja e parafundit.


Pozita gjeografike e fshatit Therepel

Therepeli është një nga 103 fshatrat e rrethit të Skraparit. Lokacioni i tij është me koordinatat gjeografike, ne paralelin 40028’ gjerësi gjeografike veriore dhe meridianin 20004’ gjatësi gjeografike lindore dhe shtrihet në Rajonin Jugor të Shqipërisë në krahun e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Osum.

Kufizohet me fshatin Valë në Veri-Perëndim, në Veri ndahet me anë të lumit Osum me fshatin Kakrukë , në Perëndim me fshatin Vokopolë të rrethit Berat, në Jug-Perëndim me fshatin Lavdar, në Jug me fshatin Vëndreshë e Madhe dhe në Jug-Lindje me fshatin Buzuq. Pozita gjeografike e favorshme e fshatit Therepel, jep mundësi për zhvillimin e turizmit të gjelbërt.

Në Veri –Perëndim të fshatit ndodhet Qafa e Shkozës e cila lidh Therepelin me fshatra të rrethit Berat, e duke lëvizur më në Jug dallojmë bregun e Sinores që e lidh me fshatrat e rrethit të Tepelenës dhe Përmetit.

E rëndësishme është dhe Ura e Kakrukës që lidh fshatin me rrugën kryesore automobilistike të Skraparit, e në Jug-Lindje është shkalla e Danes, ajo që lidh Therepelin me rruge automobilistike me Çorovodën dhe rrugën nacionale.

Është një vend i ekspozuar nga rrezet e diellit për shkak të vendodhjes dhe i favorshëm.

Relievi

Në përgjithësi relievi i Therepelit është kodrinor me lartësi mesatare 300 m mbi nivelin e detit, por pavarësisht këtij relievi kodrinor dallojmë dhe fusha të tilla si: Fusha e Çaçit, Luadhet, etj. Pika më e lartë e fshatit është bregu i Sinores që arrin lartësinë 650 m mbi nivelin e detit. Këtu merr fillesat dhe vargu Therepel-Tenda e Qypit –Sevran që arrin lartësinë më të madhe 1250 m.

Formacionet gjeologjike janë terigjene të buta që ka krijuar kushte optimale për formimin e tokave të kafejta , shumë pjellore. Këtu ndikon edhe fakti që nga pikpamja floristike shtrihet brezi i shkurreve dhe i dushqeve

Bimësia

Bimësia është shumë e larmishme për shkak të tokave të pasura  dhe mikroklimës së favorshme e si rezultat i  vendodhjes  dhe shtrirjes së fshatit në një gjatësi të madhe në luginën e Osumit, që arrin në disa kilometra.

Dëmtime të florës së pasur sidomos në zonën e makies u bënë rreth viteve 1980 me ç’pyllëzimet masive per mbjelljen e “kulturave polifite”, apo hapja e tokave të reja gjoja në “dobi” të bujqësisë dhe në dobi të askujt.

Këto shpyllëzime sollën si pasojë dhe shtimin e erozonit të tokës.

Bimët që rriten në fshatin Therepel janë shumë të larmishme si: shkurre, shqopja, mareja, mërekështa, cemërdelja,

murrizi, mëlqinja, dëllinja, shkoza, thana etj. Bimët drunore në gjendje të egër si: bliri, rrapi, plepi i egër, lojthata, shparri, qarri, lisi i butë, bugjeri, panja, frashëri i bardhë, vallëza, vidhi, selvija, molla e egër, etj.

Bimë drunore të kultivuara si: ulliri, hurma, molla, dardha, fiku, qershia, kumbulla, kajsia, gështenja, hardhia, pjeshka, arra, etj.

E rëndësishme është që të theksojmë se janë ngritur sipërfaqe të mëdha me vreshta dhe blloqe masive me pemëtore, sidomos këto vitet e fundi pasi ka patur një traditë të mirë në kultivimin e tyre.

Bimët barishtore janë shumë të larmishme si rezultat i mikroklimave dhe tokës së pasur dhe të përhapura në lëndina e livadhe.

Bota shtazore

Bimësia shumë e pasur, ka ndikuar dhe në botën shtazore që duket e shumëllojshme në këtë zonë. Ndonëse mjediset ku jetojnë kafshët e egra janë të dëmtuara por që po rigjenerohen sidomos vitet e fundit, përsëri kjo zonë ka shumë lloje të kafshëve të egra të cilat sa vinë e shtohen. Si kafshë të egra të përhapura në këtë zonë mund të përmendim: lepurin e egër, dhelpëra, kaprodhi, derri i egër, kunadhja, nuslalja, ketrri, vjedulla, iriqi, qelbësi, shpendët e egër e grabitqarë të ditës (shqiponja, skifteri) si dhe grabitqarët e natës (bufi, kukuvajka, hutini), zvarranikë të llojeve të ndryshme.

Hidrografia

Hidrografia e Therepelit është e pasur me ujra të pastra nëntokësore si dhe lumi Osum me skaj qe fillon nga Veri-Lindja deri në Jug-Lindje dhe liqeni artificial i cili ndodhet në krye të tokave bujqësore.

Klima

Si gjithë klima e Shqipërisë në përgjithësi dhe Therepeli ka klimë mesdhetare-kodrinore me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehte dhe e thatë.70% e reshjeve bien në periudhën Nëntor-Prill.

Bujqësia

Në fshatin e Therepelit, ashtu si dhe gjithë rrethi i Skraparit, blegtoria dhe bujqësia kanë qënë në të kaluarën, (madje edhe sot ruajnë përparësinë) si degët e para të përmbajtjes ekonomike, ndonëse trashëgojnë një prapambetje mjaft të madhe. Për të gjithë banorët e krahinës ishte dhe është ende e mjeruar gjendja ekonomike,duke shpjeguar kështu dukurinë e migrimit jashtë e brenda Shqipërisë. Ndonëse nuk egziston, prej më shumë se 50 vjetësh zija e bukës ka qënë jo e rrallë në këtë fshat. Kjo i detyronte dhe i detyron për të marë rrugën e kurbetit shumë djem e vajza që punojnë për një jetë më të mirë.

Por duhet theksuar se vitet e fundit ka filluar që të organizohet punohet më tepër në organizimin e punëve në bujqësi dhe fermerët të orientohen në drejtime të caktuara dhe kjo ka sjellë dhe një rritje të mirëqënies së tyre.

Të drejta të kufizuara për përdorim. Maj 2010 ©Astrit LIKA

Demografia

Ekonomia

Historia

Shih dhe këtë


Lidhje të jashtme