Gjirokastra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 22: Rreshti 22:


Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqipërisë. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi.
Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqipërisë. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi.
Gjirokastra perveç te qenit qendër Administrative e rajonit, këtu kane prezencën e tyre kompanitë me te njohura prodhuese dhe tregtare te vendit si : Glina, Fresh Compani, Elka,Uji i Ftohte Tepelene, Harri Lena Grup, Ferruni etj. përben edhe qendrën me te madhe bankare ne jug te Shqipërisë ku kane selinë e tyre : Banka e Shqipërisë, Banka Kombetare Tregtare, Raiffaisen Bank, Intesa SanPaolo Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, Ethniki Bank, Emporiki Bank, Banka Popullore.
Gjirokastra perveç te qenit qendër Administrative e rajonit, këtu kane prezencën e tyre kompanitë me te njohura prodhuese dhe tregtare te vendit si : Glina, Fresh Compani, Elka,Uji i Ftohte Tepelene, Harri Lena Grup, Ferruni etj. përben edhe qendrën me te madhe bankare ne jug te Shqipërisë ku kane selinë e tyre : Banka e Shqipërisë, Banka Kombetare Tregtare, Raiffaisen Bank, Intesa SanPaolo Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, NBG Bank, Emporiki Bank,UNION BANK, Banka Popullore.



Versioni i datës 11 qershor 2010 10:06

Stampa:KUTIAGjirokastra

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arkitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.

Pak histori

Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit[1]. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e kështjellës janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesën veriore te kalasë ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjesës muzeale te kalasë. Kalaja e Gjirokastrës si shume pjese te tjera te trashëgimisë Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndërtuar mbi shkëmb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokës. Prerjet e pemëve dekadën e fundit ka shkaktuar rreshkitje te mëdha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalasë. Muret lindore te kalasë kane çarjet me te thella dhe qe kërkojnë ndërhyrje te menjëhershme. Pa ketë ndërhyrje kjo pasuri e trashëgimisë Shqiptare rrezikon te humbasë. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qëndrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.[2]

16 tetor 1908 në Gjirokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historinë e Republikës së Shqipërisë.

Ne Gjirokastër ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj një nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur". Vlen per tu theksuar se ky qytet hierend e

Politika

Ne Gjirokaster jane aktive te gjitha forcat politike PD , PS , PBDNJ ,LSI etj. Deputetet e Gjirokastres ne Parlamentin Shqiptar jane z.Genc Ruli (PD) , z.Spiro Ksera (PD) , z.Vangjel Tavo (PS) , znj.Arta Dade (PS) dhe z.Et'hem Ruka (PS). Kryetar i Bashkise Gjirokaster eshte z. Flamur Bime, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë. Prefekte e Qarkut Gjirokaster eshte Zonja Mimoza Como. Krytari i Qarkut te Gjirokastres eshte Zoti Arben Culli , perfaqesues i Partise Demokratike.

Ekonomia

Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqipërisë. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra perveç te qenit qendër Administrative e rajonit, këtu kane prezencën e tyre kompanitë me te njohura prodhuese dhe tregtare te vendit si : Glina, Fresh Compani, Elka,Uji i Ftohte Tepelene, Harri Lena Grup, Ferruni etj. përben edhe qendrën me te madhe bankare ne jug te Shqipërisë ku kane selinë e tyre : Banka e Shqipërisë, Banka Kombetare Tregtare, Raiffaisen Bank, Intesa SanPaolo Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, NBG Bank, Emporiki Bank,UNION BANK, Banka Popullore.


Aktivitet kryesore ekonomike ne rajonin e Gjirokastres jane Tregetia , Industria e amballazhimit te ujit dhe pijeve freskuese si Glina ,Uji i Ftohete Tepelene , Uji Trebeshina , Uji Cajupi , Fresh Compani etj.Fabrikat e perpunimit te qumeshtit dhe prodhimit te djathrave dhe nenprodukteve te qumeshtit si Gjirofarma dhe Libohova.Industria e tregetimit dhe perpunimit te Drurit. Industria e prodhimit te Inerteve dhe Ndertimit. Repartet e shumta te prodhimit te veshjeve dhe kepuceve per tregjet e huaja.Industria e nxjerjes dhe perpunimit te gurit per ndertim dhe atij dekorativ.

Kultura

Ne Gjirokastër mund te vizitoni Muzeun Kombëtar te Armeve, Muzeun Etnografik e një sere banesash karakteristike si Zekatet , Skendulatet , Babametot ,Angonatet etj. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastrës ka protokolle binjakëzimi me Bashkine e Potencës (Itali) si dhe me qytetin e Grottammarës (Itali). Fale këtij binjakëzimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve, Provincën e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bëre të mundur te ketë Hartografine e pare digjitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendrës Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokastër po shton bashkëpunimin edhe me Bashkine e Leces, Agjensine për Pasuritë Kulturore Euromesdhtare (Itali). Si fillim i këtij bashkëpunimi ka qene një Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Shfaqjet e "Baletit Rajonal Puljez" në Gjirokastër ne tetor te 2007. Bashkëpunime ka edhe Universiteti i Gjirokastrës me Universitetin e Macerates ne sektorin e arkeologjise.

Arkitektura

Skeda:Gjirokastër, shtëpi muze.jpg
Gjirokastër, shtëpi muze

Turizmi

Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Hotele te tjerë : Hotel Cajupi, Hotel Freskia - Virua , Hotel Bleta , etj.

Turisti ne Gjirokastër mund te vizitoje Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike si dhe Kështjellën ku përvec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart. Ne Gjirokastër vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik, Shtepite karakteristike te Zekateve, Skendulateve, Babametos, Kadarese etj.

Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë "Antigonea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane te Shën Marise Labove dhe Peshkepi.

Për te apasionuarit e natyrës me shume vlera jane Parqet natyror te Viroit, Sotires, Ujit te Ftohte Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujrat Ternale te Benjes (Permet) si dhe kanionet e Lumit te Suhes dhe Vjoses.

Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastrës do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesën e poshtme te qytetit ne qendër te luginës së Drinos. Ky aeroport i ndërtuar në vitet '30 nga italianet, shërbente si një pikë lidhjeje e Gjirokastrës me qendrat e tjera të Shqipërisë. Sot aeroporti është i papërdorshëm.

Gjirokastra ka pamje të mrekullueshme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arkitektura e veçantë i japin asaj pamjen e një anije në luginën e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t'i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.

Muzete

Muzeu etnografik: eshte i ngritur ne ish shtepine ku ka qene muzeu historik ne gjirokaster

Burimi i të dhënave

  1. ^ Shih edhe Teatri antik i Adrianopolit
  2. ^ Robert Elsie : nga udhëpërshkrimi (Sejahatnameja) i Evlija Çelebiut

Lidhje të jashtme