Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 89: Rreshti 89:
* [[Vepra 3 (Ismail Kadare)|Vepra 3]]
* [[Vepra 3 (Ismail Kadare)|Vepra 3]]
* [[Viti i mbrapshtë (Roman)|Viti i mbrapshtë]]
* [[Viti i mbrapshtë (Roman)|Viti i mbrapshtë]]
* [[Stinë e mërzitshme në Olymp]]

</div>
</div>



Versioni i datës 11 qershor 2010 22:51

Stampa:Infobox shkrimtar Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtaret më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit ("Frymëzime djaloshare", 1954, "Ëndërrimet", 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Ismail Kadare

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë"[1] pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur"[2], thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krështerë dhe mysliman.

Në 2009 ai u nderua me Diplomë Nderi i Shkencave Sociale dhe Komunikimit institucional ndër Universitetit të Palermos në Sicili, kërkuar me forcë dhe dëshirë nga arbëreshëvet të Piana degli Albanesi.

Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Tituj të veprave

Shih edhe Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

Nderime

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).

Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.

Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi.

Ky çmim u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve perfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsise apo gjuhësisë.

Fituesja e cmimit "Princi i Asturias per Letërsi" në vitin 2008 ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi per veprën e saj të shkëlqyer, në mbrojtjen e dinjitetit të grave.

Skenare filmash

Mirënjohjet

Burim i të dhënave

  1. ^ Ismail Kadare: "Identiteti evropian i shqiptarëve" - artikull në int. 2006 i Gazetës Shekulli: ID=92925/ID=92968
  2. ^ Rexhep Qosja: "Realiteti i shpërfillur" - artikull në int. 2006 i Gazetës Shekulli: ID=95244

Shih edhe

Lidhje të jashtme