Shkodra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 91: Rreshti 91:


== Shiko edhe këtë ==
== Shiko edhe këtë ==
* [[Thethi]]
* [[Lista e qyteteve të Shqipërisë]]
* [[Lista e qyteteve të Shqipërisë]]
* [[Stadiumi "Loro Boriçi"]]
* [[Turizmi në Shqipëri]]
* [[Turizmi në Shqipëri]]
* [[Turizmi në Shkodër]]
* [[Turizmi në Shkodër]]
* [[Thethi]]


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 11 qershor 2010 23:34

Stampa:KUTIAShkodra

Shkodra ose Shkodër, vendasit e së cilës quhen Shkodranë, është qytet në Shqipërinë veri-perëndimore. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Origjina e emrit të saj mendohet të jetë Scodrinon ose vendi ku shkon Drini, kur erdhën agresorët turq në Mesjetë e quanin İşkodra e Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri, por faktet dëshmojnë për më të vjetër. Shtrihet në nyjën hidrografike me pranë Liqenin e Shkodrës dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në përëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj.

Kalaja e Rozafës

Kalaja e Rozafes - Shkoder

Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve, lundrimtarë e tregtarë të zotë. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.e.r. Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore deri në lumin Naretva (thuhet edhe deri në Friulin e sotëm, në Itali). Gjatë shek. II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushat përreth, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijne rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave : Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). Qyteti antik dhe mesjetar shtrihej përkatësisht përreth akropolit, kalasë dhe ishte i mbrojtur edhe me mure të jashtme rrethuese. Pamja e sotme e kështjellës i detyrohet punës që u bë nën drejtimin e venecianëve, ndër të parat punime me karakter të përhershëm, qé ndërtimi i saranxhave në vitin 1394 ku mblidhej uji i shiut me anë ujësjellsave prej gurit të gjallë dhe derdheshin brenda për ta pasur si depozitë në rast rrethimi nga armiku. Këto shihen edhe sot dhe ka ndonjë që ujin e depozituar e ruan aq mirë dhe pastër, sa jo vetëm që mund të pihet, por edhe nuk i lë gjë mangut ujit të pusave të qytetit. Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i mureve të kalasë ku punuan mjeshtra vendas dhe dalmat ; brenda kësaj kohe u mor pjesa verilindore që ishte pronë e familjes shkodrane Jonima duke i dhënë si shpërblim për këtë, ndërrim tokë afër kishës së Shën Vlashit, ku tani është Hamami. Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore e baladë. E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqsohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare. Rozafa, nusja e më të voglit ndër tre vëllezër (baca Gjergj), u muros e gjallë në themelet e kalasë,- si këshillë nga një plak tregon legjenda,- si një sakrificë për të ndalur përgjithnjë syrin e keq që shkatrronte muret për çdo natë. Uji gëlqëror që kalon ndër muret e kalasë lidhet, në fantazinë e folklorit, me qumështin e gjirit të Rozafës, kërkesa e së cilës si akord për të pranuar sakrificën ishte lënja e anës së djathtë të trupit «sýnin e djathtë që t'shoh birin t'em, krahun e djathtë qi ta mbâj, gjinin e djathtë qi ta ushqej, kâmben e djathtë qi me përkûnd djepin» që të kujdesej për të birin e sapolindur.

Brënda mureve antike ka edhe një muzé i kushtuar historisë dhe legjendës së kështjellës. Për toponiminë, balada, sidomos ajo që flet për kalanë e Shkodrës, jep një sërë territoresh. Ato gërshetohen me territorin rreth kështjellës se Rozafatit: Kazenë, Maldunus, ose Valdunus (kodra mbi të cilën ngrihet Rozafati), Zarufe. Të tria këto ekzistojnë edhe sot. Humanisti dhe historiani shqiptar, shkodrani Marin Barleti me 1504 shkruan në "Rrethimi i Shkodrës": "Na patën rënë në dorë disa shkrime ...Ishin shkruar aty në gjuhën popullore se një farë Roza me motrën e vet, të quajtur Fa, qenë themeluesit e parë të Shkodrës e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa". Ekziston një variant i baladës, në të cilin gjithçka kryhet nga Roza e Fa sipas veprimeve dhe situatave të baladës së murimit. Por Barleti nuk i përmend situatat dhe nuk e përmend flijimin. Ndoshta sepse ai është monoteist. Mbledhësi i këtij varianti është H. Hecquard dhe për këtë çështje shprehet më hollësisht në një studim Vili Kamsi. Sipërfaqja prej 3,5 km katrorë. Lartësia mbi nivelin e detit luhatet nga 120 m (hyrja në kështjellë) në 130 m, (zona e sektorit të fundit). Perimetri i mureve është 881 m. Kështjella ndahet në tre sektore (oborre). Më i rëndësishmi është i fundit ku kishte qendrën kapiteneria, ose rezidenca e guvernatorit, e ndërtuar nga venecianët në fillim të shek. XV.

Historiku i qytetit të Shkodrës

Artikulli kryesor : Historia e Shkodrës

Shkodra në Lidhjet Tregtare me Trevat e Tjera në Shekujt XIV - XV

Trashëgimia kulturore, Kultura e Shkodrës për Kombin Shqiptar

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XVII me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639". Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit. Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from PreHistoric Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632. “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XI-XIII kemi Statuset e Drishtit e të Shkodrës, dëshmi të një kulture juridike pararëndëse e pushtuesve. Ilustrimi i gjallë i kësaj shkalle të lartë zhvillimi janë Kodikët e famshëm të qytetit mesjetar, të zbuluara së fundi në Venezia. Në shek. XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”. Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe. Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman.

Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”.

Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet. Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit. Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé! Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë. Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dhá vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet. Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.

«... më 1861 Françeskanët themeluan (në Shkodër - N.B.) seminarin e tyre në të cilin mësohej edhe gjuha shqipe. Pastaj më 1877 Jezuitët themeluan në Shkodër një tjetër qendër me influencë për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë. Një risi shkencore në Kolegjin e Saverit ishte Observatori Meteorologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari Observator astronomik në Ballkan. Ai vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist. Një vit më pas (1878) motrat stigmatine themeluan shkollën femërore Françeskane për 200 vajza. Në atë kohë njoftohej se kishte 21 shkolla fillore të tjera shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre në Durrës dhe në qytete të tjera Veriore. Secila prej tyre kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit që kishte tetëdhjetë...» nga E. Jacques

«...interesant është fakti se sipas dokumentave të pseudohistorianëve komunistë, në Shkodër komuniteti ortodoks (pra popullsi jo vendase, por e ardhur vonë për nevojat e veta) ka pasë hapur shkollën e tyre që në vitin 1835, ose më saktë ata “vërtetojnë” se ne autoktonët paskemi hapur shkollat tona plot 52 vjet më vonë se jabanxhinjtë e përjetshëm serbo-malazezë. Natyrisht kjo logjikë që u shkonte për shtat komunistëve e padronëve të tyre sllavë, tani në demokraci duhet të “demaskohet” e hidhet në koshin e plehrave si vetë sistemi e ideologjia që ka 14 vite që e lamë pas. Ne veriorët e kuptojmë se po të ishin këto shkolla shqipe në trevat e Jugut nga ishin kapot komunistë me siguri do të ishte zgjedhur një nga këto shkolla e data që dëshmojnë rreth të paktën 350 vjet jetë të shkollës së re shqipe. Por për t’u realizuar kjo ishte nevojitur edhe një “ndryshim” tjetër, pasi besimtarët që hapën e zhvilluan këto shkolla nuk duhej të ishin katolikë, por ortodoksë, si vetë mëma e komunizmës. Natyrisht gjithçka është deformuar e shëmtuar nga historia jonë, duhej të korrigjohej në këto vite të pluralizmit e demokracisë duke shkuar në Europën e Bashkuar origjinal e me curriculumin e vërtetë që na kanë përcjellë shekujt së bashku me Europën së cilës i përkasim. Por, si gjithnjë ne vazhdojmë të tregohemi të vonuar... Pse???» nga Ndue Bacaj.

Fillon arti i dritëshkronjës nga italiani Pietro Marubi me foton e parë të Hamza Kazazit më 1858, dhe më vonë, shfaqja e parë kinematografike në Shqiperi në vitin 1912 nga Kólë Idromeno, e energjia elektrike. Biblioteka "Marin Barleti" disponon mbi 250 000 libra. Ekzistojnë institucione të ndryshme kulturore, si Qendrea Kulturore, Fototeka Marubi, Shoqata e Shkrimtarëve e Artistëve, Teatri Migjeni (i emëruar mbas Millosh Gjergj Nikolla), Galeria e Arteve, Muzeu Historik. Shkodra është qendra e Katolicizmit Shqiptar dhe një nga qendrat shpirtërore kryesore e katolikëve në Shqipëri. Ndërtime historike janë Kalaja e Shkodrës, Banja e Vogël, Xhamia e Plumbit, Ura e Mesit, Katedralja e Shkodrës, Prefektura që dëshmojnë ndikimet e shumta kulturore në qytet. Kalaja u mori famë të madhe kur në Luftën e parë ballkanike u mbrojt nga patrioti Hasan Riza Pasha dhe Esad Pasha.

Shkodra është e famshme gjithashtu për shkollimin Islam. Qendra e disa institucioneve që japin edukim të nivelit të lartë në studime arabike, e ka prodhuar studioz të mirënjohur myslimanë si Shaykh Nasirudin Albani.

Muzika

Skeda:Shkodra migjeni.jpg
Migjeni Theater in Shkoder

Krijimi i bandës së parë daton ne vitin 1870 dhe drejtues i parë i saj qe Palokë Kurti, i cili shquhej për ndjenjat e një artisti popullor e atdhetari të flaktë. Më vonë, lindi banda muzikore e Frano Ndojës. Në vitin 1901 zë fill farmacioni i bandës muzikore të artizanatit, që u krijua menjëherë pas shpërndarjes së bandës së parë qytetëse. Pjesëmarrësit e saj ishin gjithesej 50 instrumentistë dhe drejtoheshin nga mjeshtri Palokë Kurti. Instrumentistët ishin nxënës zanatçinj të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, ato arrijnë brenda një kohe relativisht të shkurtër rezultate të kënaqshme në përvetësimin e instrumenteve popullore. Repertori i saj përmbante këngë e marshe me karakter atdhetar e popullor. Merita e Palokë Kurtit me këtë bandë është se ai diti të përgatisë drejtues te ardhshëm të bandave muzikore, të cilët do ta çonin më tej punën e filluar nga vet ai. Banda pati jetë më shumë se një dekadë dhe më 1911 ajo shpërndahet. Ndër formacionet që fituan një popullaritet qe edhe banda e shkolles "Plotore e Parruces", nën drejtimin e mjeshtrit Sule Liçaj. Kjo shkollë ishte e njohur në qytetin e Shkodrës për veprimtari të dendur jashtëshkollore në drejtime te ndryshme. Nisma për krijimin e saj u mor nga vet mësuesit e shkollës, të cilët duke gjetur dhe përkrahjen e prindërve hapin një fushatë për mbledhjen e te hollave për të blerë instrumentet. Në fillim, kjo bandë muzikore pati 15 vete, por me vone numri arriti në 50 vetë. Repertori i saj përbëhej kryesisht nga marshe, që gjallëronin mjaft jetën e shkollës sidomos ne raste festash apo me rastin e mbylljes së vitit shkollor. Ne historikun e saj kjo bandë muzikore ka një veprimtari të pasur sidomos për turnete që ka organizuar edhe jashtë rrethit. Nga kujtimet e mësuesit të Merituar, Ragip Gjylbegu, mësojmë se për mbledhjen e ndihmave u dallua ne veçanti atdhetari i shquar Hilë Mosi. Përveç këtij mësuesi, ndihmesë të madhe dha edhe mësuesi tjetër Mehmet Gjyli. Nën shembullin e shkollës së Parrucës u formua edhe fanfara e konviktit të "Maleve tona", që filloi veprimtarinë në vitin 1931, nën drejtimin e Zef Kurtit me një efektiv prej 20 instrumentistësh. Krijimi i saj vlejti për gjallërimin e jetës së studentëve të gjimnazit të shtetit, kurse me këngët dhe marshet atdhetare ndihmoi në edukimin e ndjenjave të atdhedashurisë dhe frymës luftarake të saj. Kjo bandë muzikore pati jetë vetëm një vit. Tradita e mire e tyre ruhet dhe sot e kësaj dite. Në vitin 1971, pak kohe pas krijimit të shkollës se mesme artistike "Prêng Jakova" krijohet edhe orkestra frymore e shkollës, e cila vazhdon edhe sot veprimtarinë e saj. Ndërkohë, që prej 50 vitesh vazhdon veprimtarinë e saj edhe banda e qytetit.

Muzika e qytetit ndryshon nga ajo e fshatit, por të dyja bashkë gëzojnë popullaritet në Shkodër. Muzika e veriut është një kombinim i rafinuar i romantizmit dhe me nëntinguj të sofistikuar oriental dhe një zhdërvjelltësi në maxhor e minor. Ka një ngjashmëri me sevdalinke-n e Bosnjës dhe me Sanxhakun fqinj, por ndryshon nga ato sepse ruan cilësi tipike shqiptare në rrjedhshmërinë karakteristike të ritmit dhe tempos. Përshkrimet e para të këtyre grupeve muzikore, që datojnë nga fundi i shek. XIX dëshmojnë për përdorimin e violinës, klarinetës, sezit, dhe disa stile indiane (të përftuara duke rrarë shkopin mes dy shishesh). Të mëdhenjt Lec Kurti, Prêng Jakova, Çesk Zadeja luajtën e luajnë një rol qëndror si udhërrëfyes për kompozitorët e Shqipërisë. Sot, fizarmonika dhe kitarra kanë zëvendësuar instrumentet ekzotike. Ndër përfaqsuesit më të mëdhenj të muzikës shkodrane janë Ludovik Ndoj Gjergji, Luçie Miloti, Xhevdet Hafizi, Marie Kraja, Shyqyri Alushi, dhe Bujar Qamili.

Politika

Kryetar i Bashkisë së Shkodrës është Lorenc Luka (aktualisht, Nentor 2007) i Partisë Demokratike, PD. Institucionet vendore : Bashkia e qytetit, Prefektura dhe Këshilli i Rrethit, Gjykata.

Vlen për tu përmendur se në këtë qytet u bë protesta e parë anti-staliniste nga studentët dhe në vitin 1990 ka hedhur hapin e parë në ndërrimin e sistemit. Kujtojmë këtu demostradën e parë: "Demostrada e Heshtur", në nëntor të 1990. Më pas 13 dhjetori që ishte rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, 2 prilli 1991 ku u vranë 4 djem dhe u quajten "Dëshmorët e Demokracisë", si dhe lindja e sindikatave të pavarura

Ekonomia, Turizmi, Peisazhi

Artikulli kryesor : Ekonomia e Shkodrës

Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Në rrethin e Shkodrës ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit : ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të cilët janë përcjellësit kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti frekuentohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshë ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik, SardaVau Dejës deri në Razëm, Shkrel, Bogë, Theth nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera.

Qyteti dhe zonat përreth janë të bekuara me një shumëllojshmëri t'elementeve si natyrore ashtu edhe kulturore. Lagjet më tërheqëse mendohen të jenë Pìaca (është i vetmi qytet në Shqipëri që e quan kështu qendrën e tij), e identifikuar si qendra e qytetit me në qendër statujat e Nënë Terezës dhe Luigj Gurakuqit, dhe Sarreqi, Gjuhadoli (lagje e rrugë vjetër, emri i së cilës paraqet lodhjen e udhëtarëve që vinin nga Kalaja deri aty) dhe një nga rrugët me skenike,- ku shihen arkitekurat e shumta dhe dora e Kólë Idromenos në disa ndërtesa,- që lidh Katedralen nga ana lindore e qytetit me qendrën e qytetit.

Qyteti numëron rreth 100.000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbërta e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (Sarreqi, Gjuhadoli, Arra e madhe). Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist. Qyteti i Shkodrës ka rreth 90 monumente kulture ku spikasin në pjesen antiko - mesjetar: Kalaja e Rozafës me gjurmë të rëndësishme kulturore autoktone, muri rrethues i qytetit antik (i përiudhës romake), Muzeu i kështjellës, Xhamia e Plumbit, Kisha e Shën Shtjefnit dhe Kisha e Zojës së Shkodrës. Ndërsa në pjesen e re të qytetit: ekzistojnë sot pas shkatërrimeve komuniste këto institucione të rëndësishme fetare: Xhamia "Ebu Beker", Xhamia e Perashit, Kisha Katedrale, Kisha françeskane, Kisha orthodokse (mozaikët e t'cilës i bëri Pjetër Marubi), Medreseja "Sheh Shamia", Seminari Ndërdioqezan Shqiptar, Kolegji Françeskan - Shkodër, ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla", Instituti Katekistik Shqiptar etj; institucionet arsimore dhe kulturore: Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi" i themeluar në vitin 1957, Biblioteka "Marin Barleti", Fototeka "Marubi" - më e madhja në Shqipëri (e rrezikuar të asgjesohet nga mospërkujdesja shtetërore), Teatri "Migjeni", Muzeu i rrethit (Shtëpia muze e Oso Kukës), Radio "Shkodra", Qëndra Kulturore "Don Bosco", Gjimnazi i Shtetit "28 Nëntori", Shkolla e Mesme Artistike "Prengë Jakova" etj; institucionet shëndetësore: Spitali Civil "Jorgji Karamitri", Spitali Pediatrik, Spitali Obstetrik - Gjinekologjik, Spitali Psikiatrik, Spitali infektiv, Sanatoriumi etj; këto vende të rëndësishme: Telekomi, Hotel "Rozafa", Hotel "Argenti", Banka Kombëtare Shqiptare. Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në gad. e Ballkanit, dhe qendrat e Shirokës e të Zogajt janë shumë të vizituara nga turistë të huaj e vëndas. Rreth 5 km në lindje të Shkodrës gjendet edhe qyteza mesjetare e Drishtit.

Shumë vizitorë ndjejnë se Shkodra është shpirti i Shqipërisë. Paraqitja karakteristike e qytetit formohet nga struktura e vendosjes e shtëpive të vjetra, rrugëve të ngushta e shoqëruar me muret prej guri dhe ndërtimet moderne. Pas Luftë së Dytë Botërore u rindërtua me rrugë më të gjëra që të përshtateshin me mjete e reja të transportit, dhe ndërtime të reja rezidenciale po ndërtohen vazhdimisht.

Shkodra ka dhe stadiumin e famshëm Loro Boriçi, stadiumi i dytë më i madh në Shqipëri, e rreth sporteve ishte qyteti i parë me shoqëri sportive Vllaznia i themeluar në 1919.

Klima

Shkodra ka një klimë mesdhetare, dimër i butë e i lagësht, verë e nxehtë e e thatë. Temperaturat mesatare në vit varjojnë nga 14,5 °C deri ne 16,8 °C. Temperatura në Janar është nga 1,9 °C deri në 9 °C. Mesatarisht aty bie 2000 mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë.

Transporti

Shkodra ndodhet rreth 90 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ajo ka dy akse që e lidhin me Malin e Zi. Njëri është Shkodër-Hani i Hotit dhe tjetri është Shkodër-Muriqan. Rrjeti hekurudhor nga Hani i Hotit për në Tiranë ndalon dhe në Shkodër. Transporti publik brenda qytetit mbulon linjën Bahçallëk-Fermentim. Transporti i udhëtarëve ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe shumicës së komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhëtarëve të tipit furgon.

Panorama e qytetit

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme

 Commons: Shkodra – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


Albume fotografike