Elektra: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
v roboti shtoj: zh:厄勒克特拉 |
Xqbot (diskuto | kontribute) v roboti shtoj: arz:اليكترا; cosmetic changes |
||
Rreshti 1: | Rreshti 1: | ||
[[ |
[[Skeda:1869 Frederic Leighton - Electra at the Tomb of Agamemnon.jpg|thumb|right|180px|Electra at the Tomb of [[Agamemnon]], [[Frederic Leighton]] c.1869]] |
||
[[ |
[[Skeda:Orestes Elektra Hermes Louvre K544.jpg|thumb|left|220px|[[Orestes (mythology)|Orestes]], Electra and [[Hermes]] at the tomb of [[Agamemnon]], [[lucania]]n red-figure [[pelike]], ca. [[-380|380]] – [[-370|370 BC]], [[Louvre]] (K 544)]] |
||
[[ |
[[Skeda:Electra and Orestes - Project Gutenberg eText 14994.png|thumbnail|300px|right|Electra and [[Orestes (mythology)|Orestes]], from an 1897 ''Stories from the Greek Tragedians'', by Alfred Church]] |
||
ELEKTRA (greq. Elektra, lat. Electra) - emri i dy qenieve hyjnore dhe i një gruaje vdekatare nga mitet greke. |
ELEKTRA (greq. Elektra, lat. Electra) - emri i dy qenieve hyjnore dhe i një gruaje vdekatare nga mitet greke. |
||
Rreshti 18: | Rreshti 18: | ||
[[Kategoria:Mitologji]] |
[[Kategoria:Mitologji]] |
||
[[arz:اليكترا]] |
|||
[[bar:Elektra]] |
[[bar:Elektra]] |
||
[[bg:Електра]] |
[[bg:Електра]] |
Versioni i datës 22 qershor 2010 02:48
ELEKTRA (greq. Elektra, lat. Electra) - emri i dy qenieve hyjnore dhe i një gruaje vdekatare nga mitet greke. E para prej këtyre qenieve hyjnore ishte e bija e Titanit Oqean dhe gruas së tij, Tetis. Është martuar me Taumantin, zotin e fenomeneve natyrore në det dhe me të ka pasur katër vajza: hyjneshën e bukur të ylberit dhe lajmëtaren e zotërave, Iridën, dhe tri Harpie të shëmtuara gjysmë-gra gjysmë-shpend.
Tjetra nga këto ishte e bija e Titanit, Atlant dhe Oqeanidë Pleones. Me zotin suprem, Zeusin, ka pasur djalin Dardan, stërgjyshin e themeluesit të Trojës Iliun. Bashkë me gjashtë motrat e saj Zeusi e sjell në qiell dhe e shndërron në hyllësi Pleadë. Pas rënies së Trojës nga pikëllimi i lëshon flokët dhe kohë pas kohe bredh nëpër qiell si yll komet.
Elektra e vdekshme ishte e bija e Agamemnonit, mbretit të Mikenës dhe gruas së tij Klitemnestrës. E shpëtoi vëllaun e vet, Orestin dhe i ndihmoi që të hakmirret kundër vrasësve të babës, axhës, Egistit dhe nënës së vet Klitemnestrës. Pas kësaj hakmarrje në përgatitjen e së cilës ia kaloi shtatë vjet të jetës së vet, u martua për Piladin, shokun e Orestit dhe me të shkoi në Fokidë. Me Piladin ka pasur djalin Strofiun.
Për dallim nga emnaket e veta hyjnore, Elektra vdekatare i ka qëndruar shkatërrimit të botës së miteve dhe jeton sot e kësaj dite si heroine kryesore e dy tragjedive madhështore antike nga fundi i shek. V, para e.s. Elektra e Sofokliut dhe ajo e Euripidit. Rol të rëndësishëm ka edhe në Orestinë, në trilogjinë e Eskilit, veçmas në pjesën e saj të dytë, Flijimit në varr ose Heoforete (nga viti 458 para e.s.). Veç kësaj është ringjallur në trajtime të kohës së re. Në mesin e tyre bën pjesë drama Elektra e Hugo von Hofrnanshtalit, e cila u bë bazë e libretos së operës me të njëjtin titull e Rikard Shtrausit) në vitin 1909, transponimi modern i dramës së Eugen O'Neilli (Jugjin O Nili) Elektra në zi (1931). Kuptohet se Elektra në trajtimet e ndryshme të mitit dallohet mjaft, kurse në trajtimet më të lashta ka madje edhe emrin tjetër: Leodika. Te Eskili ajo është vetëm ndihmëse e Orestit, te Sofokliu personifikimi krenar dhe e pakompromis i dëshirës për të marrë hakun për vrasjen e babait të vet, ndërsa te Euripidi e gjorë dhe grua e shkatërruar në vete e cila beson në jetën më të mirë pas vuajtjeve të mposhtura.
Fatin e saj autorët modern e kanë trajtuar sipas dëshirës. Në operën e Shtrausit, p.sh. pas kryerjes së hakmarrjes vdes në vallëzimin ekstatik. Sidoqoftë Elektra me Medenë, Ifigjeninë dhe Antigonën hyjnë në radhën e figurave më të mëdha të krijimtarisë së tragjedisë antike dhe dramës botërore në përgjithësi.