Sabit Rrustemi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 64: Rreshti 64:





{{lit-cung}}


[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë|publicistë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë|publicistë shqiptarë]]

Versioni i datës 22 qershor 2010 12:14


Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terzijaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.

Krijimtaria

Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit "Nën maskën e mysafirëve", të botuar në revistën "Fjala" më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve. Jeton në Zhegër.

Veprat

  • "Ku i la lisat era" Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.
  • "Besoj në një diell", Fjala 1992 Prishtinë.
  • "Variacione për lirinë", Rilindja, 1997, Prishtinë.
  • "Ëndrra që puthet"", poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.
  • "Pika e zezë"", përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.
  • "Maska e mysafirëve"" SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.
  • "Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës", prozën dokumentare 1994, Shtëpia Botuese "Plejada" botues, Beqir Musliu.
  • "Natyrë me vaj", album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.
  • "Paqja e brishtë", bot. Rozafa, Prishtnë, 2007
  • "SHIU I BUZËVE TUA", bot. Rozafa, Prishtnë, 2009
  • "ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
  • "NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
  • "I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009

Funksionet publike

Sabit Rrustemi përpos krijimeve letrare e publicistike, merret edhe me veprimtari publike politike. Aktualisht është këshilltar politik në Zyrën e z/kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Ramë Manaj.

Në vitet 2001 - 2004 ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gjatë vitit 2003 është çertifikuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg si vijues i Shkollës Politike të Prishtinës,

Gjatë vitit 2009, ka kryer dhe Shkollën për Integrime Europiane në Prishtinë.

Çmimet letrare

Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.

Lidhje të jashtme