| ky album = '''''Liquid Tension Experiment'''''<br />(1998)
| albumi tjetër = ''[[Liquid Tension Experiment 2]]''<br />({{M|1999}})
}}
'''''Liquid Tension Experiment''''' u lëshua më [[10 mars]] {{M|1998}} nga bendi [[Liquid Tension Experiment]] nëpërmes [[Magna Carta Records]]. Albumi është shkruar dhe inçizuar brenda një jave.
* [[Tony Levin]] - [[bas kitarë]] dhe [[Chapman Stick]]
* [[John Petrucci]] - [[kitarë]]
==Shënime==
* "State of Grace" gjithashtu paraqitet në ''[[An Evening with John Petrucci and Jordan Rudess]]''.
* "Paradigm Shift" dhe "Universal Mind" janë të përfshira në këngën "Instrumedley" nga [[Live at Budokan]].
* "Paradigm Shift" e fillon [[CD]]-në me një eksplodim të notave në tempo tepër të shpejtë duke treguar kështu aftësitë teknike të bendit. Tempo më vonë shkon duke u ngadalësuar.
* "Thre Minute Warning" është referim për periudhën e inçizimit ku Tony Levin dëshironte të improvizonte duke u kundërshtuar kështu nga John Petrucci dhe Mike Portnoy të cilët dëshironin që t'i shkruanin këngët me kujdes. Levin përfundimisht iu tha atyre që nëse nuk ia fillonin të improvizonin për 3 minuta, ai do të shkonte në shtëpi. Kënga "Three Minute Warning" është ajo çka pasoi. Inçizimi papritur shkoi aq rrjedhshëm sa që ata e kaluan limitin e shiritit inçizues për 27 minuta, mirëpo fatmirësisht, paisja digjitale e Mike Portnoy-t arriti që ta inçizonte atë. Në pjesën e pasme të kopertinës së CD-së shkruan: ''"KUJDES: "Three Minute Warning" nuk është për ata që janë muzikalisht të ndijshëm, të padurueshëm, apo kritikë ekstrem vetë-kënaqës. Nëse ju i takoni njërës nga këto kategori, ju lutem shtypeni butonin "stop" të CD-player-it tuaj pas këngës # 8."''
* Një pjesë e këngës "Universal Mind" përfshihet në solo-n me tastierë të Jordan Rudess në koncertin e [[Dream Theater]] [[Live Scenes from New York]].
==Lidhje të jashtme==
* [http://musicbrainz.org/release/c3c0e462-1606-40dc-9667-1b26b9fb44c5.html Liquid Tension Experiment te musicbrainz.org]